ATV

Blog

  • Shqipëri, mes zjarrit votohet në parim projektbuxheti për vitin 2024

    Shqipëri, mes zjarrit votohet në parim projektbuxheti për vitin 2024

    Deputetët e opozitës në Shqipëri edhe këtë të hënë ishin përgatitur të bllokonin punimet e seancës plenare ku do të votohej projektbuxheti për vitin 2024.

    Të hënën, kishte trupa të shtuar të mbrojtjes në hyrje të Kuvendit, të cilët kontrolluan deputetët para se të futen në sallë, ndërsa brenda ambienteve nuk e kanë lejuar ish-kryeministrin të zërë vend në foltore.

    Kjo gjë bëri që deputetët e Opozitës të përplasen fizikisht me truprojat.

    Mirëpo, as kontrollet e shtuara në hyrje të Kuvendit nuk i ndaluan deputetët e opozitës t’i merrnin edhe këtë seancë tymuesit, të cilët i ndezën në nisje të seancës plenare.

    E njëri prej tymuesve ka shpërthyer në flakë.

    Mirëpo, pas reagimit të shpejtë të gardës, ai u fik.

    Pas situatës së krijuar, mes tymit e flakës, mazhoranca miratoi me 78 vota pro, pa diskutime miratoi në parim projektbuxhetin për vitin 2024 brenda 5 minutave.

    I pranishëm në seancë ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk e mori fjalën, por mori pjesë në votimin e projektbuxhetit.

    Pasi votuan, ministrat, deputetët e më pas edhe gazetarët janë larguar menjëherë nga salla, duke bërë kështu që edhe seanca të mbyllej.

    Për tensionet e krijuara në Kuvend, kryeministri Rama shkori në platformën X.

    Rama shkroi se opozita ka futur fjalorin dhe sjelljet e rrugës në politikë.

    Sipas tij, deputetët demokratë janë kapur nga Berisha dhe derisa ai t’i “lëshojë”, ata do të vazhdojnë të “shkërmoqen”.

    Buxheti për vitin 2024 në Shqipëri do jetë mbi 7 miliardë euro. /atvlive.tv

  • Pas Osmanit, Stoltenberg i shkon në takim Kurtit

    Pas Osmanit, Stoltenberg i shkon në takim Kurtit

    Ka filluar takimi në mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

    Ai para pak çastesh ka përfunduar edhe takimin me presidenten Vjosa Osmani, ku pas takimit tha se kanë mirëpritur propozimin për formimin e Asociacionit, i cili sipas tij është hap kyç drejt paqes në rajon, raporton Eo.

    Stoltenberg ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka bërë që ta rrisin prezencën e KFOR-it me ushtarë shtesë. Për këtë, Stoltenberg ka kërkuar që kryerësit e këtij sulmi të mbahen përgjegjës

    Këtë të hëne shefi i NATO-s nisi vizitën treditore në Ballkan. Fillimisht ishte në Bosnje e Hercegovinë.

    Të martën Stoltenberg do jetë në Serbi ku e pret në bisedime presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq.

  • Stoltenberg: E mirëpres propozimin për formimin e Asociacionit, hap kyç drejt paqes në rajon

    Stoltenberg: E mirëpres propozimin për formimin e Asociacionit, hap kyç drejt paqes në rajon

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka bërë që ta rrisin prezencën e KFOR-it me ushtarë shtesë. Për këtë, Stoltenberg ka kërkuar që kryerësit e këtij sulmi të mbahen përgjegjës, raporton EO.

    Në një konferencë për medie së bashku me presidenten Vjosa Osmani, Stoltenberg ka folur edhe për propozimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këtë e quajti hap kyç drejt paqes në rajon.

    “Kënaqësi të jem përsëri në Prishtinë dhe të takohem përsëri me ju pas takimit në Bruksel. Sapo patëm një diskutim të rëndësishëm për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Në shtator pamë një ndezje të dhunës në veriun e Kosovës që ngriti shqetësime të një konflikt më i gjerë mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor”, tha Stoltenberg.

    Ai tha se sulmet janë të papranueshme.

    “Personat përgjegjës duhet të mbahen për përgjegjës. NATO ka reaguar me shpejtësi, kemi sjellë 1000 shtesë trupa në Kosovë, kemi dërguar armatime të rënda, kemi rritur patrullimet në veri”, tha ai.

    “Do të bëjmë atë që është e nevojshme të mbajmë një mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë. Stabiliteti në rajon vendoset nga të gjitha anët që duhet të zgjedhin diplomacinë mbi dhunën dhe t’i nderojnë zotimet ekzistuese”, tha Stoltenberg.

    “Çdo vendosje e forcave të Policisë së Kosovës duhet të marrë konfirmimin e NATO’s… NATO e mbështet dialogun e lehtësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe të dyja palët duhet të angazhohen në mirëbesim. I mirëpres propozimet e fundit për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe drejt paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon”, tha ai.

    Ai e falënderoi Osmanin për “mirëpritjen dhe takimin shumë konstruktiv”.

  • Osmani: Kosova dhe NATO janë në njërën anë, terroristët janë në anën tjetër

    Osmani: Kosova dhe NATO janë në njërën anë, terroristët janë në anën tjetër

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia vazhdon t’i mbështesë terroristët që sulmuan Kosovën më 24 shtator, prandaj sipas saj Serbia duhet të mbahet përgjegjëse, raporton EO.

    Pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është qenësorë, prandaj tha se ky institucion i sigurisë mund të llogarisë Kosovën si partnere të saj.

    “Në një kohë jashtëzakonisht sfiduese për sigurinë në përgjithësi, Kosova është një shtet i ri dhe demokratik, liria e Kosovës është edhe rezultat i mbështetjes së NATO-s. Në të njëjtën kohë jemi falënderues edhe për ushtarët e NATO-s.”

    “Edhe pse kjo paqe është cenuar dhe vazhdoj që të cenohet nga Serbia. Të dhënat e hetimeve zyrtare konfirmojnë se Serbia qëndron prapa këtij sulmi. Në mënyrë që të mos lejohet përsëritja e një akti të tillë Serbi duhet që të mbahet përgjegjëse. Serbia mbete një kërcenim i vazhdueshëm për rajonin. Policia e Kosovës dhe NATO janë në njërën anë, terroristët janë në anën tjetër. Republika e Kosovës është partner ku gjithnjë mund të llogarisni”, u shpreh Osmani.

  • Mobilizohet PDK në Itali, njofton për aderime të reja dhe themelim të nëndegëve

    Mobilizohet PDK në Itali, njofton për aderime të reja dhe themelim të nëndegëve

    Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Itali ka njoftuar për aderime të reja. Kryetari i kësaj dege, Patriot Krasniqi u ka uruar mirëseardhje Mefail dhe Egzon Thaçit.

    Krasniqi poashtu ka njoftuar se paraprakisht kanë mbajtur takimin edhe me kryesinë e degës.

    “Temë e diskutimit kanë qenë zhvillimet aktuale të degës, si dhe planifikimi per vazhdimin e themelimit të nëndegëve të tjera në Itali, po ashtu biseduam edhe për aktivitetet e ndryshme që do të mbahen gjatë festave dhe situatën aktuale politike në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    Partia Demokratike e Kosovës, sipas tij, çdo ditë e më shumë është duke u fuqizuar në Itali, sepse mërgata thotë ai e kanë kuptuar qe gjendja aktuale dhe zhvillimet e fundit që janë duke ndodhur në Kosovë, sipas tij, nuk kanë qenë kurrë më keq që nga paslufta.

    “Jam shumë falënderues ndaj secilit anëtare dhe aktivist e aktiviste të PDK-së në Itali, për punën e madhe dhe kontributin që janë duke e dhënë, që PDK-ja të rikthehet dhe të vazhdoj në shtyrjen e proceseve të mëdha për Kosovën, sepse këtë ka ditur të bëj vetëm Partia Demokratike e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera ai.

  • Hajredini: Deri në dhjetor do të hartojmë raportin shtetëror për zbatimin e konventës

    Hajredini: Deri në dhjetor do të hartojmë raportin shtetëror për zbatimin e konventës

    Deri në dhjetor do të hartohet raporti shtetëror për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Kështu u tha në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve në Ditën Botërore të Fëmijëve. Po ashtu, u theksua se Kosova po vazhdon të ballafaqohet me mungesë të të dhënave cilësore dhe të besueshme të të drejtave të fëmijëve.

    Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini tha se çështja e të drejtave të fëmijëve është prioritet i qeverisë. Ai tha se në 14 komuna janë themeluar ekipe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

    Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi theksoi se po punohet në implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

    Ajo theksoi se Kosova vazhdon të përballet me mungesë të të dhënave për zbatimin e të drejtave të fëmijëve. Zëvendëskryeministrja theksoi se nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës janë aprovuar tetë udhëzime administrative.

  • Shefi i NATO-s në Presidencë, takohet me Osmanin

    Shefi i NATO-s në Presidencë, takohet me Osmanin

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton Ekonomia Online. Më pas ai do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti. Të hënën shefi i NATO-s do nisi turin treditor në Ballkan. Fillimisht ishte në Bosnje e Hercegovinë. Kurse të martën Stoltenberg do jetë në Serbi ku e pret në bisedime presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq.

    Një vizitë është parashikuar me shkencëtarë serbë ku do të prezantohet edhe teknologjia me e re e zhvilluar nga NATO në funksion të paqes dhe sigurisë.

    Në Maqedoninë e Veriu pas bisedimeve me presidentin Stevo Pendarovski dhe kreun e qeverisë Dimitar Kovaçevski, kreu i Aleancës së Atlantikut do të mbajë një fjalim në parlamentin e Maqedonisë pasi më herët do të zhvillojë një takim me kryeparlamentarin, shqiptarin Talat Xhaferi.

    I gjithë turi do të mbyllet me një takim dhe konferencë të përbashkët mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup të mërkurën e 22 nëntorit. Në të pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Përveç udhëheqësve të rajonit, në tryezën e diskutimeve do të jenë edhe presidenti kroat dhe kryeministri slloven.

    Vizita e Jens Stoltenberg vjen në një moment të rindezjes së tensioneve në Ballkan, e veçmas ato mes Kosovës dhe Serbisë pas ngjarjes terroriste në Banjskë. Po aq në sfondin e këtij turi intensiv janë edhe diskutimet mbi të ardhmen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të vazhdimit të konfliktit në Ukrainë.

  • Kosova fiton 6 medalje në Ballkanikun e Karatesë

    Kosova fiton 6 medalje në Ballkanikun e Karatesë

    Federata e Karatesë e Kosovës fitoi 6 medalje në Kampionatin Ballkanik të Karatesë për Senior dhe Veteran 2023 që u mbajt në Tiranë.

    Medaljet u fituan nga karatesitët e më poshtëmm:

    Fidair Berisha

    Visar Hoxha

    Musli Rexha

    Visar Hoxha

    Fortesa Orana

    Endrit Beka

    Vendet e 5-ta Individuale

    Albulena Gërvalla

    Mirlind Rexhepi

    Alma Loki

    Vendet e 5-ta Ekipore

    Njomza Ibrahimi

    Fortesa Orana

    Albulena Gërvalla

    Vlerë Qerimi

    Jakup Ajdari

    Benjamin Shabani

    Endrit Beka

    Albinot Selmani

    Shpresim Shabani

    Elhami Shabani

    Mirlind Rexhepi

    Vendet e 7-ta Individuale

    Vlera Qerimi

    Benjamin Shabani

    Në mesin e 11 shteteve pjesëmarrëse Kosova në plasmanin e përgjithshëm u rendit e 6-ta.

  • ​Kosova e gatshme për sfidën me Bjellorusinë

    ​Kosova e gatshme për sfidën me Bjellorusinë

    Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Bjellorusisë, që zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:45.

    Kjo do të jetë ndeshja e fundit e Dardanëve në kuadër të fushatës kualifikuese për Euro 2024 dhe synimi është fitorja, në mënyrë që të vazhdohet seria e rezultateve pozitive.

    Seanca e sotme stërvitore, e cila u mbajt në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, nuk ka qenë aq e ngarkuar, ku kryesisht janë bërë ushtrime të lehta dhe stërvitje me top.

    Dardanët vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve ndaj Andorrës dhe Izraelit, si dhe barazimit me Zvicrën, por sërish me mungesa të rëndësishme.

  • Abdixhiku thotë se 6 mijë pjesëmarrës ishin në Konventë: Ndjesë për 2 mijë tjerë që mbetën jashtë

    Abdixhiku thotë se 6 mijë pjesëmarrës ishin në Konventë: Ndjesë për 2 mijë tjerë që mbetën jashtë

    Kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falëndëruar 6000 pjesëmarrësit që, sipas tij, ishin në Konventë, ndërsa u ka kërkuar falje 2000 tjerëve që, sipas tij, mbetën jashtë.

    “Sallë më të madhe nuk kishim; por masoviteti juaj, thirrjet tuaja, brenda e jashtë, na dha forcë për ecjen para. 19 nëntori shënon nisjen drejt rikthimit tonë të madh. Lidhja është e forte”, ka shkruar Abdixhiku.

    Abdixhiku një ditë më parë është rizgjedhur me unanimitet të plotë në krye të këtij subjekti.