ATV

Blog

  • Bizneset e “Rent a car”- Ministria e Tregtisë vendos kushte të reja

    Bizneset e “Rent a car”- Ministria e Tregtisë vendos kushte të reja

    Për herë të parë në Republikën e Kosovës, përcaktohen kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së operatorëve ekonomik që ushtrojnë veprimtarinë e qiradhënies së automjeteve.

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nënshkroi sot udhëzimin administrativ për shoqëritë tregtare me të cilin përcaktohen kushtet dhe kriteret e ofrimit të shërbimeve të automjeteve me qira (rent-a-car).

    Sipas këtij udhëzimi, ndër të tjera shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtarinë e ofruesit të shërbimeve të automjeteve me qira, obligohen që të regjistrohen në regjistrin e turizmit sipas kërkesave të Udhëzimit Administrativ për Regjistrin e turizmit brenda 30 ditëve nga dita e fillimit të ushtrimit të veprimtarisë.

    Poashtu, me Udhëzimin e ri Administrativ parashihet që ofruesit e shërbimit të automjeteve me qira duhet të lidhin kontratë në secilin rast të ofrimit të automjeteve me qira dhe gjatë gjithë kohës duhet të kenë të regjistruara dhe të siguruara të gjitha automjetet sipas legjislacionit përkatës për sigurimin e detyrueshëm nga auto përgjegjësia.

    Gjithashtu operatorët obligohen të kenë së paku 10 (dhjetë) automjete të përshtatshme për vozitje.Ky udhëzim administrativ hyn në fuqi 7 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare dhe do të mbikëqyret nga Inspektorati i Tregut, në kuadër të MINT.

  • KMDNLj: Dënojmë fuqishëm shkeljet që Gjykata Speciale Raciste po ua bënë pengjeve të Hagës

    KMDNLj: Dënojmë fuqishëm shkeljet që Gjykata Speciale Raciste po ua bënë pengjeve të Hagës

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pasi Gjykata Speciale gjatë fundjavës ka ndaluar këtë të shtunë dhe të diel telefonatat dhe komunikimet përmes video-lidhjes (platformës zoom) mes të paraburgosurve dhe familjarëve të tyre.

    Në reagimin e bërë nga KMLDNJ, thuhet se kufizimet janë bërë pa ndonjë paralajmërim.

    Po ashtu KMDLNj thotë se “në të njëjtën kohë kryetarja e Gjykatës Speciale Raciste, Ekaterina Trandafilova paralajmëroi se do ta vizitojë Kosovën dhe do të ketë një takim “informues“ me shoqërinë civile ndërsa nuk tregoi nëse do të ketë ndonjë takim me politikanët, ndryshe që këtë mund ta bëjë edhe pa e informuar publikun”.

    “KMDLNj –ë fuqishëm dënon shkeljet që Gjykata Speciale Raciste po ua bënë pengjeve të Hagës, të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë sikur edhe heshtjen e institucioneve të Kosovës që, me dashje apo pa dashje janë vënë në krahë të kësaj Gjykate. Vizita e Ekaterina Trandafilovës në Kosovë për KMDLNj –ë është e papranueshme, e neveritshme dhe në kundërshtim me standardet minimale profesionale dhe morale dhe si e tillë duhet të bojkotohet dhe kundërshtohet”, thuhet në reagim.

    Reagimi i plotë:

    Sipas informatave të KMDLNj –së, ndaj pengjeve që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës, si të paraburgosur, duke u gjykuar dhe në vuajtje të dënimit, kohëve të fundit u ishin nënshtruar disa kufizimeve në fushën e informimit e që përfundoi me ndërprerjen e paparalajmëruar të vizitave familjare dhe personave të tjerë që kishin marrë pëlqimin nga autoritetet e Gjykatës Raciste Speciale për vizita. Edhe komunikimi tjetër ishte ndërprerë, pa dhënë ndonjë sqarim. Vizitat ishin ndërprerë krejtësisht në kohën e pandemisë mirëpo jo edhe komunikimet me familjarë dhe të tjerë përmes telefonit dhe formave tjera elektronike.

    Në të njëjtën kohë kryetarja e Gjykatës Speciale Raciste, Ekaterina Trandafilova paralajmëroi se do ta vizitojë Kosovën dhe do të ketë një takim “informues“ me shoqërinë civile ndërsa nuk tregoi nëse do të ketë ndonjë takim me politikanët, ndryshe që këtë mund ta bëjë edhe pa e informuar publikun.

    Kjo farë kryetare e pati lënë për një kohë tjetër vizitën për faktin se ishin paralajmëruar protesta ndërsa, tani e vlerëson se kushtet janë më të mira për ta realizuar këtë vizitë “informuese“. Se takohet me shoqërinë civile, është thuaja normale aq më parë që një pjesë të saj e kanë partner edhe para themelimit të Gjykatës përkatësisht nga Rasti i Burrelit apo “Shtëpisë së Verdhë“. Se një pjesë e madhe e shoqërisë civile ka pasur qëndrim anues dhe oportunist ndaj shkeljeve serioze të drejtave të njeriut që i ka bërë kjo Gjykatë në raport me pengjet nga Kosova është e ditur botërisht prandaj këta Trandafilova nuk e ka asnjë problem t’i informojë për punën dhe transparencën e kësaj Gjykate, tmerrësisht e mbyllur dhe tmerrësisht diskriminuese në baza etnike që identifikohet me mungesën e transparencës elementare, së paku deri më tani.

    Thuhet se kjo gjykatë është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, injorantët dhe dashkëqinjt vërtet mendojnë ashtu ndonëse me asgjë nuk identifikohet me Kosovën përveç se në baza etnike arreston dhe dënon shqiptarë. Ata që kanë kryer krime masive në Kosovë (serbët dhe Serbia) nuk ndiqen për krimet e bëra, janë shndërruar në bashkëpunëtorë dhe dëshmitarë të gjykatës për të cilën janë angazhuar që nga polici i trafikut i Serbisë e deri te presidenti i këtij shteti kriminel. Ekaterina Trandafilova është takuar edhe me civilistët dhe jocivilistët nga Serbia, do të ishte befasi po të mos takohej.

    LESP-i i Kosovës, njërin ndër kapitujt kryesorë për sukses në procesin e risocializimi të të dënuarve i konsideron vizitat familjare, miqësore dhe shoqërore, ruajtjen e familjes dhe krijimin e familjes së re, me një fjalë parasheh të ruhet dhe forcohet mjedisi social. Po të njëjtën gjë e parasheh Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Rregullat Evropiane të Burgjeve dhe Rregullat e Nelson Mandelës që kinse i zbaton kjo Gjykatë, si standardin më të lartë të Kombeve të Bashkuara që rregullon të drejtat e personave të privuar nga liria.

    Shkeljet që iu bëhet në vazhdimësi pengjeve nga Kosova në Hagë, të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë duhet të trajtohen seriozisht nga Komiteti Ndërkombëtar për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Degradues për faktin se askujt nga Kosova nuk i lejohet t’i vizitojë brenda hapësirës së burgut për të parë trajtimin e tyre dhe kushtet fizike. Kjo metodologji përdoret në të gjitha vendet e botës, hiç atyre diktatoriale dhe është thuaja praktikë uniforme e monitorimit. Ekaterina Trandafilova duhet të tregojë pse vetëm Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nga Gjeneva dhe Ombudspersoni i Holandës kanë të drejtë t’i vizitojnë pengjet e Hagës dhe, deri më tani nuk kanë bërë asgjë në mbrojtje të drejtave të tyre.

    Pjesa më e madhe e deputetëve të Kosovës dhe politikanët e tashëm, jo që kanë ndonjë interesim për këta të syrgjynosur por po kërkojnë rrugë dhe mundësi si t’ua ndërprenë mbrojtjen ligjore dhe vizitat familjare përmes ndalimit të financimit. Të gjithë i përmendin se deri më tani janë shpenzuar për mbrojtje dhe vizita familjare 20 milionë euro kurse Kroacia vetëm për mbrojtjen e Ante Gotovinës i ka shpenzuar 33 milionë euro.

    KMDLNj –ë fuqishëm dënon shkeljet që Gjykata Speciale Raciste po ua bënë pengjeve të Hagës, të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë sikur edhe heshtjen e institucioneve të Kosovës që, me dashje apo pa dashje janë vënë në krahë të kësaj Gjykate. Vizita e Ekaterina Trandafilovës në Kosovë për KMDLNj –ë është e papranueshme, e neveritshme dhe në kundërshtim me standardet minimale profesionale dhe morale dhe si e tillë duhet të bojkotohet dhe kundërshtohet.

  • Dhoma e Tregtisë shpreh shqetësimin e saj lidhur me diskriminimin e sektorit privat

    Dhoma e Tregtisë shpreh shqetësimin e saj lidhur me diskriminimin e sektorit privat

    Dhoma e Tregtisë shpreh shqetësimin e saj lidhur me diskriminimin e sektorit privat Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me thellimin e diskriminimit të sektorit privat krahasuar me atë publik, ku parashihet të bëhet ngritja e pagave në sektorin publik me çka po rritet diferenca me sektorin privat nga 25% në 60%.

    “Me Vendimin e fundit të marrë në mbledhjen e Qeverisë për paga, koeficienti nga njëqind e pesë (105) euro siҫ ishte për vitin 2023 pritet të kaloj në njëqind e dhjetë (110) euro në vitin 2024 për të punësuarit në sektorin publik që në numër janë rreth 83 mijë persona. Një praktikë e tillë është premtuar se do të vazhdoj të ndiqet edhe gjatë viteve në vazhdim”, thuhet në reagim.

    Në komunikatë thuhet se sektori privat i cili është gjeneratori kryesor i ekonomisë së vendit e ku të punësuar janë mbi 300 mijë punëmarrës vazhdon të mbetet në një gjendje të rëndë. Për informim për vitin 2021 paga mesatare në sektorin privat ka qenë 490 euro, përderisa në sektorin publik për vitin 2021 ka qenë 612 euro, në vitin 2022 ishte 620 ndërkaq në vitin 2023 është 730 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 780 euro, pra dallimi mes këtyre dy sektorëve po shkon vetëm duke u thelluar. Nga 25% diferenca po rritet në 60%.

    “Nga popullsia në moshë pune, 61.4 % nuk janë ekonomikisht aktive ndërsa të punësuar sipas të dhënave të publikuara në Anketën e Fuqisë Punëtore për vitin 2022 nga Agjencia e Statistikave janë vetëm 403.813 persona apo 33.8%, ku shumica prej tyre janë të punësuar pikërisht në sektorin privat”, thuhet në komunikatë.

    Andaj, sipas njoftimit Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës, trajtimin me prioritet edhe të sektorit privat ashtu sikur që po trajtohet sektori publik, në mënyrë që të mos diskriminohen bizneset dhe njëkohësisht as të punësuarit e këtij sektori.

    DHTIK po ashtu kërkon që të merren parasysh kërkesat e vazhdueshme të cilat kemi përcjellë tek Qeveria dhe Ministritë e që deri më tani fatkeqësisht kanë hasur në vesh të shurdhër, kërkesa këto konkrete në mesin e të cilave përfshihen ndryshimi i Ligjit të Punës përkatësisht Pushimit të Lehonisë, Ligjit për Procedurat Tatimore, krijimi i ofertës konkrete për Investitorët, krijimi i arkës “Patriot”, ndryshimi i Ligjit për Tregti të Brendshme, kërkesa e DHTIK që TVSH-ja të paguhet në inkasim dhe jo vetëm.

  • Vidhet një traktor në Ujmir të Klinës

    Vidhet një traktor në Ujmir të Klinës

    Vjedhjet vazhdojnë të jenë një dukuri shqetësuese në Kosovë.

    Dyshohet se tre persona kanë hyrë në Ujmir të Klinës dhe kane vjedhur një traktor, raporton ATV.

    Policia dhe njësitet përkatëse po merren me rastin.

  • A duhet Kosova ta emërojë Batatinën ose Munishin trajner? Ja çfarë përgjigje befasuese ia dha Tortoshi moderatorit

    A duhet Kosova ta emërojë Batatinën ose Munishin trajner? Ja çfarë përgjigje befasuese ia dha Tortoshi moderatorit

    Trajneri më i suksesshëm kosovar Jusuf Tortoshi ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ me Ylber Kelmendin në ATV.

    Tortoshi në këtë intervistë i ka lavdëruar lojtarët e Kosovës për paraqitjen përballë Zvicrës.

    Po ashtu ish trajneri i shumë skuadrave kosovare, i pyetur nga moderatori se çfarë mendon për kandidaturën e hapur që kanë shprehur Tahir Batatina dhe Ismet Munishi për selektor të Kosovës, ka befasuar me përgjigjën.

    Për më shumë shikojeni emisionin më poshtë.

  • Gashi për dërgimin e Osmanit në Kushtetuese për Jusufajn: Do të presim përfundimin e procesit

    Gashi për dërgimin e Osmanit në Kushtetuese për Jusufajn: Do të presim përfundimin e procesit

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se të enjten përpos Raportit të Progresit, në rend dite janë edhe disa Marrëveshje Ndërkombëtare.

    Sa i përket kësaj të fundit, Gashi tha se do t’i votojnë.

    Ndërsa sa i përket dhënies së nënshkrimeve për ta dërguar presidenten Vjosa Osmani në Gjykatë Kushtetuese për mosdekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Gashi tha se do ta presin përfundimin e procesit për të vazhduar më tutje.

  • Tahiri: Kuvendi duhet të ketë mendim rreth të gjeturave të Raportit të KE-së

    Tahiri: Kuvendi duhet të ketë mendim rreth të gjeturave të Raportit të KE-së

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se me kërkesë të partive opozitare, të enjten do të diskutohet për Raportin e Komisionit Evropian (KE), raporton EO.

    Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri shtoi se është e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të ketë mendim rreth gjetjeve nga ky Raport.

    “E dini që të enjten mbahet seancë dhe ne si opozitë kërkuam që të diskutohet për Taportin e Progresit dhe si AAK kërkojmë të ketë një pozicion të Parlamentit karshi këtyre masave të Bashkimit Evropian”.

    “Si AAK jemi në proces të amandementitmit për buxhetin e vitit 2024 e ku mungojnë shumë amendamente që do të trajtojnë probleme të qytetarëve”, u shpreh Tahiri.

  • Tentim vjedhje në bankën TEB në Gjilan, disa persona të armatosur shpërthejnë bankomatin me mjet eksploziv

    Tentim vjedhje në bankën TEB në Gjilan, disa persona të armatosur shpërthejnë bankomatin me mjet eksploziv

    Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Gjilan është dëmtuar një bankomat i bankës “TEB”.

    Nga policia e Gjilanit kanë thënë se persona të panjohur të maskuar dhe të armatosur, kanë shpërthyer bankomatin me eksploziv.

    “Me datën 20.11.2023 rreth orës 05:22 jemi njoftuar se në rrugën ‘’Isuf Kika’’ në qytetin e Gjilanit, persona të panjohur për momentin, të maskuar dhe të armatosur, me mjet eksploziv kanë shpërthyer një bankomat të një banke komerciale”, ka thënë Valon Osmani nga policia rajonale e Gjilanit.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante, njësiti i hetimeve rajonale, krime teknika dhe njësiti për menaxhim të eksplozivëve nga Policia e Kosovës.

    Përpos dëmeve materiale në bankomat lëndime trupore nuk ka pësuar askush nga ky rast. Në bazë të hetimeve të para të dyshuarit nga ky rast kanë arritur që të largohen në drejtim të panjohur për momentin pas arritur që të kryejnë vjedhjen.

    “Rrethanat e rastit po hetohen nga ana e hetuesve policor në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar ‘’Vjedhje e rëndë në tentativë’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’”.

  • Tahiri: Kurti të përgjigjet se pse Radojçiqi u la të largohet nga Kosova

    Tahiri: Kurti të përgjigjet se pse Radojçiqi u la të largohet nga Kosova

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të përgjigjet në pyetjen se pse krimineli serb, Milan Radojçiq është lënë të largohet nga Kosova pas ngjarjes së 24 shtatorit.

    Në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri gjithashtu akuzoi kreun e Qeverisë për rrënim të pozitës së Kosovës në dialog, pasi sipas tij Draft Statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe përmban kompetenca ekzekutive.

    “Kurti duhet t’i përgjigjet qytetarëve se pse është lejuar largimi i Radojçiqit nga Kosova, kur në kohë reale është parë prezenca e tij në sulmin e 24 shtatorit në veri. Pse është lejuar largimi i tij? Ai është i dyshuar për vepra penale dhe është e turpshme që ai u la të ikte. Kjo është një përgjigje që Kurti duhet ta japë”, tha ai.

    “Në tavolinë e kemi një draft të dëmshëm. Ky angazhim i Kurtit në dialog ka sjellë një pushtet paralel sepse për herë të parë po flasim për kompetenca ekzekutive. Po zbatohet neni 7 i Marrëveshjes së Ohrit. Në përmbajtje kjo një vetëqeverisje për serbët”, theksoi Tahiri.

    Ai gjithashtu foli edhe për dërgimin në Kushtetuese të presidentes Vjosa Osmani nga partitë opozitare për mosdekretimin e Blerim Isufajt si kryeprokuror i shtetit.

    Tahiri theksoi se LDK nuk ka qenë e gatshme që Osmanin ta dërgojnë në Kushtetuese, dhe se sipas tij ajo po shpëton nga shkelja që ka bërë.

    “Për rastin Osmani kemi pas dakordim të punojmë së bashku. Kemi dështuar ta dërgojmë atë në Kushtetuese. PDK dhe AAK kanë qenë të gatshme, por jo edhe LDK. Ajo po shpëton nga shkelja që ka bërë”, përfundoi Tahiri.

  • ​Mbahet seanca për gjykimin e parë në mungesë për krime lufte

    ​Mbahet seanca për gjykimin e parë në mungesë për krime lufte

    Është mbajtur seanca fillestare për gjykimin e parë në mungesë, ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiq. Në seancën e mbajtur në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, u tha se i njëjti ngarkohet për krime lufte nga janari deri në maj të vitit 1999. Në aktakuzën e prezantuar nga prokurorja speciale, thuhet se Aksiq ka marrë pjesë në këto krime në fshatrat Reçak, Mulapolc dhe Petrovë të Shtimes.

    Prokurorja speciale, Habibe Salihu ka lexuar aktakuzën për gjykim në mungesë ndaj Çedomir Aksiq, ku tha se është vërtetuar dyshimi se i akuzuari nga janari deri në maj të vitit 1999 duke bashkëvepruar me një grup njerëzish ka shkaktuar vuajtje të mëdha, cenim të integritetit e vrasje.

    Tutje, ajo theksoi se në fillim të muajit prill, i akuzuari bashkë me një grup njerëzish kriminal në pikën “Kodra e Gështenjave” në mes të Shtimes dhe fshatrave Mulapolc, Reçak dhe Petrovë, kishin urdhëruar dëbimin e gjithë banorëve të lagjes.

    Prokurorja speciale theksoi se i akuzuari Çedomir Aksiq ka kryer veprën penale “Krim i Luftës kundër Popullsisë Civile”.

    Paraprakisht, prokurorja Habibe Salihu para trupit gjykues tha se qysh në fazën e hetimeve ka ndërmarrë veprime dhe kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore, me qëllim të sigurimit të prezencës së të akuzuar.

    Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Violeta Namani tha se janë plotësuar kushtet qe të nis gjykimi në mungesë.

    Gjykatësja e ka udhëzuar mbrojtësin e të akuzuarit që në afat prej 30 ditësh të paraqes kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.