ATV

Blog

  • Zyret e IML-së janë bërë shkrumb e hi, pamje nga brenda

    Zyret e IML-së janë bërë shkrumb e hi, pamje nga brenda

    Objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore e ka kapluar zjarri mëngjesin së martës.

    Dëmi i shkaktuar duket goxha i madh. Dy zyre janë bërë shkrumb e hi.

    Bashkë me orenditë dhe makineritë e punës, dyshohet se janë djegur edhe disa materiale të rëndësishme.

    “Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” thuhet në njoftimin e policisë.

  • Burri ushtron dhunë ndaj gruas në Prishtinë, ajo tenton të vetëvritet

    Burri ushtron dhunë ndaj gruas në Prishtinë, ajo tenton të vetëvritet

    Një grua në Prishtinë ka denoncuar burrin e saj për dhunë. E njëjta, sipas Policisë së Kosovës kishte tentuar të bëjë vetëvrasje.

    Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i Policisë:

    · Prishtinë 18.11.2023 – 03:30. Viktima femër kosovare raporton se burri i saj ka ushtruar dhunë ndaj viktimës si pasojë e kësaj viktima kishte tentuar të bëjë vetëvrasje. I dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.

  • Zhduket një 13 vjeçar në Fushë-Kosovë

    Zhduket një 13 vjeçar në Fushë-Kosovë

    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një 13 vjeçari në Fushë Kosovë.

    Rasti është duke u hetuar nga policia.

    “Rr. 17 Shkurti, Fushë Kosovë 16.11.2023 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se djali i tij i moshës 13 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

  • Sulmi në Banjskë, shtimi i trupave e shqetësimi për zgjerim të konflikteve në rajon, çka tha shefi i NATO-s në Prishtinë

    Sulmi në Banjskë, shtimi i trupave e shqetësimi për zgjerim të konflikteve në rajon, çka tha shefi i NATO-s në Prishtinë

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dje nuk ka dhënë shumë shpresa për anëtarësim të Kosovës në strukturat e aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, NATO, duke nisur nga Partneriteti për Paqe.

    Për këtë, sekretari i NATO-s tha se nevojiten votat e të gjithë anëtarëve.
    “Anëtarësimi në programimin për Partneritet për Paqe kërkon vota unanime nga të gjitha shtete anëtare. Nevojitet vendimi i të gjitha aleatëve nuk e di kur mund të merret një vendim i tillë”, u shpreh Stoltenberg, teksa foli sërish për sulmin në Banjskë. Për këtë, tha se do të bisedojë nesër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Dhuna që e kemi parë në Banjskë kjo është arsyeja pse kemi rritur praninë tonë dhe që është vendosja me e madhe e KFOR për një dekadë. NATO nuk është institucion i zbatimit të ligjit për këtë arsye është Policia dhe EULEX. Këtë shqetësim do ta ngris nesër në Beograd dhe ata që qëndrojnë prapa sulmit të mbahen përgjegjës. Po e rishikojmë nëse duhet të ketë një rritje të përhershme të ushtarëve të NTAO-s në Kosovë”, tha ai.

  • 120 policë sulmohen për 10 muaj, kërkohen ndëshkime të rrepta dhe sigurim shëndetësor

    120 policë sulmohen për 10 muaj, kërkohen ndëshkime të rrepta dhe sigurim shëndetësor

    Sulmet ndaj policëve në Kosovë kanë shënuar një rritje të shqetësueshme me 120 raste në 10 muajt e fundit. Ekspertët bëjnë thirrje për masat e rrepta ligjore dhe sigurim shëndetësor për personelin policor

    Nga janari deri në tetor të këtij viti, janë kryer gjithsej 120 raste të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë, sipas statistikave të siguruara nga Policia e Kosovës.

    Përkundër rrezikshmërisë në punë ata nuk e gëzojnë as sigurimin shëndetësor.

    Eksperti i sigurisë Arben Dashevci, ka kërkuar që ndëshkimet për ata që i sulmojn policët të jenë më të rrepta.

    “Masat ndaj atyre që sulmojnë policët duhet të jenë më të rrepta”, ka deklaruar ai për Portalin Dukagjini.

    Sipas tij masat e rrepta ligjore e mbrojnë personelin policor.

    Dashevci tha se përpos sulmeve ndaj policëve janë shtuar edhe krimet e tjera siç janë vjedhjet e rënda apo grabitjet.

    Sipas tij kjo ka mundur të ndodh për shkak edhe të situatës në veri të vendit dhe koncentrimit të Policisë më shumë në atë pjesë të vendit.

    “Në periudhën Janar -Tetor 2023 përpos që janë shpeshtuar rastet e sulmeve ndaj zyrtarëve të policisë së Kosovës janë shpeshtuar edhe rastet e vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve gjithashtu. Kjo është dukuri shqetësuese, duke pasur parasysh që policia e Kosovës është e koncentruar në veriun e vendin për shtrirjen e plotë të sovranitetit në atë pjesë. Andaj masat ligjore ndëshkimore ndaj atyre që i sulmojnë policët e Kosovës pa dyshim se duhet të jenë më të rrepta, duke u bazuar në ligjet në fuqi. Të sulmosh zyrtaret policorë do të thotë sulm ndaj ligjit në këtë rast zbatuesit te ligjit. Masat më të rrepta ligjore janë të domosdoshme”, ka deklaruar ai për Dukagjinin.

    Dashevci ka ngritur shqetësime të forta edhe për kushtet e punës dhe sigurinë e personelit policor.

    Ai e ka kritikuar nivelin e pagave, duke potencuar se Policia e Kosovës, e cila buron nga populli dhe i shërben popullit, meriton një pagë dinjitoze për punën e tyre të vështirë dhe të rrezikshme.

    Duke theksuar punën njëzet e katër orë në ditë të Policisë dhe nevojën për përmirësime të menjëhershme, ai ka apeluar për fuqizim në aspektin e burimeve njerëzore, logjistikës dhe teknologjisë.

    Sipas tij dorëheqjet e zyrtarëve policorë janë shqetësuese.

    “Dorëheqjet janë tepër shqetësuese sipas mendimit tim, nevojitet fuqizimi i institucionit policor si ne aspektin e burimeve njerëzore po ashtu edhe ne ato logjistike, e teknologjike, krahas zhvillimit dhe avancimit të teknologjisë. Krijimi i kushteve me të mira për punë, mirëqenia me sigurt dhe më e lartë janë nevojë po ballafaqohemi me inflacion të lartë, me çmime të larta në çdo artikull ushqimorë, policia është e popullit dhe buron nga populli meriton pagë dinjitoze sepse puna e tyre është specifike, gjithashtu përfshirë avancimin profesional këto janë të domosdoshme”, ka thënë ai.

    Sipas tij, fuqizimi dhe rregullimi i mirëqenies së zyrtarëve policorë, si dhe rregullimi i sigurimit shëndetësor dhe jetësor janë nevojë dhe jo luks.

    Ai ka vlerësuar punën e njësive speciale dhe ka thënë se shtesat e miratuara nga Qeveria e Kosovës për policët duhet të jenë më të larta, duke theksuar se ata ballafaqohen me rrezikshmëri të lartë dhe se kanë dëshmuar profesionalizmin e tyre në situata të vështira.

    “Fakti që njësitë tona speciale ballafaqohen me rrezikshmëri të lartë, ku e dëshmuan profesionalitetin e tyre të pa parë deri më sot shtesat sipas mendimit tim duhet të jenë më të larta, sepse puna e tyre është meritore, profesionale, dhe e pa shembullt”, ka deklaruar Dashevci.

    “Sigurimi shëndetësor dhe jetësor janë prioritetet kryesore të zyrtarëve policorë”
    Kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka theksuar se, megjithëse policia është e pajisur me pajisje të nevojshme për sigurinë, shtesat për rrezikshmëri janë ende në nivele jo të kënaqshme për zyrtarët.

    “Shtesat për rrezikshmëri janë shumë më pak se sa kishim para implementimit të Ligjit të Pagave. Zyrtarët policorë janë të rrezikuar, dhe është e rëndësishme që ata të kenë kushte të sigurta dhe efektive për t’u mbrojtur në detyrën e tyre,” ka thënë Zeqiri për Dukagjinin.

    Ai ka thënë se sigurimi shëndetësor dhe jetësor janë prioritetet kryesore të zyrtarëve policorë.

    Ai ka shprehur shqetësimin e tij për faktin që shumë nga shtesat për rrezikshmëri janë ende në nivelin e ligjit të mëparshëm të pagave, ndërsa kushtet shëndetësore nuk janë në nivelin e duhur.

    Nga numri i lartë i dorëheqjeve vullnetare të policëve, me mbi 2 mijë e 300 raste, kryesindikalisti Zeqiri, ka bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për përmirësimin e kushteve në policinë e vendit.

    “Duke u bazuar në numrin e lartë të dorëheqjeve vullnetare, mbi 2 mijë e 300 raste, është e qartë se duhet të ndërmerren masa për përmirësimin e kushteve në policinë tonë. Përmirësimi i kushteve do të ndikonte drejtpërdrejt në parandalimin e dorëheqjeve”, është shprehur Zeqiri.

    Kujtojmë se më 27 tetor, Qeveria e Kosovës i ka prezantuar shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Shtesat janë ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë.

    Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë prej 150 euro mbi pagën bazë.

    Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria ka thënë se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh.

    Këto ndryshime në strukturën e pagave dhe shtesave, sipas burimeve zyrtare, do të hyjnë në fuqi nga muaji nëntor.

    Pagat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, variojnë nga 210 euro për kadetët policorë deri në mbi 1.500 euro për drejtorin e përgjithshëm.

  • Policia jep detaje për gjetjen e eshtrave të një njeriu në Skenderaj, dyshohet se i përkasin luftës së fundit

    Policia jep detaje për gjetjen e eshtrave të një njeriu në Skenderaj, dyshohet se i përkasin luftës së fundit

    Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje lidhur me gjeten e eshtrave të një njeriu në komunën e Skenderajt.

    Sipas njoftimit këto eshtra dyshohet se janë të kohës së luftës së fundit në Kosovës.

    Rasti është duke u hetuar.

    “Komuna e Skenderaj 1999. Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në Kosovë së bashku me komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur gjatë Luftës në Kosovë, kanë hapur një varrezë ku janë gjetur eshtra të së paku një njeriu, besohet që eshtrat e gjetur janë të kohës së luftës së fundit. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Policia konfirmon se janë djegur dy zyra të Institutit të Mjekësisë Ligjore: S’ka të lënduar

    Policia konfirmon se janë djegur dy zyra të Institutit të Mjekësisë Ligjore: S’ka të lënduar

    Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së martës ku janë djegur dy zyre, raporton EO.

    Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti tha se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.

    “Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”.

    “Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

    Kjo nuk është hera e parë që është djegur gjatë këtij vitit ky institute. Në mars të këtij viti, kishte shpërthyer një zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku ruhen provat e vdekjeve të dyshimta, vrasjeve apo raste të tjera që janë nën hetim.

    Në lidhje me zjarrin e marsit, Policia kishte dhënë detaje, duke sqaruar se nuk kishte pasur persona të lënduar.

    “INCIDENT ZJARRI/Instituti i Mjekësisë Ligjore, Prishtinë 25.03.2023, 20:20. Është raportuar se është përfshi nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Njësit policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhej në raport.

  • Vetëvrasja në Prishtinë, polica ‘zbardh’ skenën e ngjarjes

    Vetëvrasja në Prishtinë, polica ‘zbardh’ skenën e ngjarjes

    Një vetëvrasje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë në rrugën “Jeronim De Rada”.

    Në shtëpinë e tij është gjetur i vdekur një person mashkull.

    Pranë trupit të pajetë të viktimës është gjetur një armë me të cilën dyshohet se është kryer vetëvrasja.

    Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

  • Zjarr në zyrat e Mjekësisë Ligjore

    Zjarr në zyrat e Mjekësisë Ligjore

    Një zjarr i madh i ka përfshirë disa zyre të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës në Prishtinë mëngjesin e së martës.

    Zjarrfikësit dhe Policia janë parë në vendin e ngjarjes duke punuar për ta shuar zjarrin.

    Nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin në ndërtesën e këtij Instituti.

  • DASh: ShBA-ja është e përkushtuar ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor, si kundërpeshë ndaj ndikimit rus

    DASh: ShBA-ja është e përkushtuar ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor, si kundërpeshë ndaj ndikimit rus

    Departamenti amerikan i Shtetit thotë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës nënvizon urgjencën dhe rëndësinë e punës së Shteteve të Bashkuara “për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijnë aspiratat e tyre për integrimin evropian dhe anëtarësimin në institucionet euro-atlantike”.

    Komenti është pjesë e një reagimi që një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i dha Zërit të Amerikës, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy javën e kaluar “se ka informacione që Rusia mund të përpiqet të nxisë një konflikt në Ballkanin Perëndimor”.

    “Ne jemi të përkushtuar të punojmë me vendet e Ballkanit Perëndimor, partnerët tanë evropianë dhe komunitetin ndërkombëtar për të çuar përpara reformat në qeverisje, në sundimin e ligjit, ato zgjedhore dhe në luftën kundër korrupsionit, që do të pakësonin shanset për ndikimin keqdashës rus dhe do të sillnin paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe mirëqenie për rajonin”, thotë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

    Ai shtoi se sanksionet e shpallura nga Departamenti i Shtetit dhe i Thesarit javën e kaluar kishin për qëllim pikërisht këtë problem, kryqëzimin midis ndikimit keqdashës rus dhe korrupsionit.

    Zëdhënësi i referohet shpalljes nga qeveria amerikane të politikanëve serbë si persona të padëshiruar dhe vendosjes së sanksioneve ndaj 12 entiteteve në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, aktiviteti i të cilëve lidhet me ndikimin keqdashës rus në rajon dhe korrupsionin.

    “Të dyja pengojnë përpjekjet e rajonit për të përparuar drejt anëtarësimit në BE dhe një të ardhmeje më të begatë. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe për të gjitha vendet në Evropë, është i rëndësishëm rezultati i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse është kritike që ne të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku përballë agresionit të Rusisë”, tha ai.

    Pas komentit të presidentit Zelenskyy, zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se ndikimi keqdashës rus në territorin e Ballkanit Perëndimor, nuk është shqetësim i ri.

    “Rusia po bën gjithçka që mundet për të mbjellë pakënaqësi, paqendrueshmëri politike, po ndërhyn nga jashtë, po keqinformon. Dhe kjo është arsyeja pse ne po rrisim në fakt bashkëpunimin dhe ndihmën tonë për partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për forcimin e kapaciteteve dhe aftësive të tyre për t’u përballur me këtë formë të kërcënimeve dhe ndërhyrjet nga jashtë”, tha zoti Stano.