ATV

Blog

  • ​Kosova për herë të parë me databazën për viktimat e trafikimit

    ​Kosova për herë të parë me databazën për viktimat e trafikimit

    Ministria e Punëve të Brendshme për herë të parë ka lansuar data-bazën e të dhënave për viktimat e trafikimit, e cila do të shërbejë për të gjitha institucionet për të paraqitur rastet e trafikimit, për mbledhjen e tyre dhe analizën për të luftuar trafikimin njerëzor.

    Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se ndëshkimi i kryerësve të veprave të trafikimi njerëzor, është përgjegjësi sociale dhe sot për herë të parë Kosova përmban një bazë të dhënave për të menaxhuar këto raste deri në identifikimin e tyre.

    “Trafikimi me njerëz siç e dini ju është një shkelje fondamentale e të drejtave të njeriut që shkel vlerat themelore të një shoqërie demokratike, është e vërtet që ne si Kosovë kemi marrë obligime karshi bashkësisë ndërkombëtare në përmbushjen e standardeve që dëshmojnë që jemi të gatshëm të jemi pjesë e integruar e Bashkimit Evropian, e organizmave ndërkombëtare, gjë të cilën tashmë e kemi dëshmuar. Puna jonë e pa ndalur në këtë fushë nuk është vetëm përmbushje kritereve por është përgjegjësi sociale, është obligim që e kemi t’i mbrojmë fëmijët, të mbrojmë të drejtat dhe lirit fondamentale të njeriut, t’i ndëshkojmë kryesit e veprave dhe të ofrojmë shërbimet më të mira të mundshme për viktimat deri në riintegrimin e tyre.03:31 Sot po bëhemi vendi i parë në rajon me një bazë të dhënave ndërinstitucionale, një mjet thelbësor që do të mundësoj mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave kyçe për hartimin e politikave strategjike në parandalim dhe luftim të trafikimit me njerëz dhe ofrim cilësor të shërbimeve të viktimave të prekura. Baza e të dhënave e rregulluar me udhëzim administrativ do të na mundësoj gjenerimin e të dhënave të detajuara, identifikimin e trendeve dhe tendencave, identifikimin e hapësirave për intervenim dhe përmirësimin, por në të njëjtën kohë do të mbrojë identitetin e viktimave dhe do të ofrojë rekomandime për përmirësimin e shërbimeve në përputhshmëri me të drejtat e njeriut dhe standardet evropiane”, tha Gashani.

    Nga Policia e Kosovës, nënkoloneli Bahri Shala, u shpreh se policia deri më sot është marrë me raste të viktimave të trafikimit, pa pasur një data-bazë. Ai tha se me posedimin e data-bazës nga sot policia e Kosovës do të ketë një pasqyrë të këtyre rasteve në mënyrë për të ndërmarrë masa të parandalimit.

    “Trafikimi me njerëz është një ndër krimet më të rënda dhe më komplekse dhe si i tillë cenon sigurinë e viktimave e po ashtu edhe në sigurinë dhe imazhin e përgjithshëm të një vendi. Fatkeqësisht ky krerë ka prekur edhe vendin tonë Kosovën dhe duke marrë parasysh rrezikun dhe pasojat që vinë nga kjo dukuri negative, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa adekuate në aspektin organizativ dhe të ngritjes se kapaciteti të saj me qëllim të parandalimit të trafikimit me njerëz, mbrojtjes së viktimave, hetimit dhe arrestimit të kryerësve të këtyre veprave penale… Në frymën e kësaj është edhe baza e të dhënave që po lansohet kjo nënkupton që ne si polici nuk kemi poseduar të dhëna për këto raste, por një bazë e të dhënave e avancuar që përfshin të gjitha institucionet, do të shërbej në shumë dimensione e në veçanti do të kontriboj në hartimin e objektivave strategjike, pasi që do te kemi një pasqyre dhe analizë më të saktë se cilat janë grupet më të cenueshme”, tha Shala.

    Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tankut Soykan u shpreh se Këshilli i Evropës do t’u ofrojë ndihmë në vazhdimësi institucioneve të Kosovës për të hetuar rastet e trafikimit të njerëzve. Ai shtoi se zhvillimi i data-bazës për të dhënat e trafikimit është një hap përpara për këtë çështje.

    “Si Këshill i Evropës, ne u ofrojmë ndihmë institucioneve të Kosovës në përpjekjet e tyre për të parandaluar, hetuar dhe ndjekur trafikimin e qenieve njerëzore në përputhje me konventën evropiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Në këtë rrugëtim, projekti ynë për rritjen e veprimeve kundër trafikimit ka ofruar ekspertizë teknike për të përmirësuar kuadrin normativ, për të përmirësuar përgjigjet e drejtësisë penale, për të forcuar mbrojtjen e viktimave dhe për të kryer fushata informuese, veçanërisht për të miturit. Zhvillimi i bazës së të dhënave për viktimat e trafikimit është një hap i rëndësishëm përpara në këtë drejtim. Ne besojmë se Kosova tani është më e barabartë me monitorimin e tendencave në zhvillim, identifikimin e sfidave të reja dhe hartimin e strategjive afatgjata, politikat e synuara dhe modalitetet efektive të bashkëpunimit për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore “, potencoi Soykan.

    Zhvillimi i bazës së të dhënave është financuar nga projekti “Forcimi i veprimeve anti-trafikim”, zbatuar nga Këshilli i Evropës dhe bashkëfinancuar nga Belgjika, Gjermania, Irlanda, Norvegjia dhe Këshilli Evropës.

  • Ministrja belge kërkon de-eskalim të situatës në veri e përkushtim në dialog

    Ministrja belge kërkon de-eskalim të situatës në veri e përkushtim në dialog

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se temë diskutimi me homologen e saj nga Belgjika, Hadja Lahbib, ka qenë diaspora kosovare. E kjo e fundit, i ka kërkuar de-eskalim të situatës në veri dhe përkushtim në dialogun Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

    Duke folur për situatën në veri të vendit, ministrja Lahbib ka thënë në një konferencë për medie se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë ende të lartë dhe për këtë është i nevojshmen dialogu.

    Ajo tha se deeskalimi i situatës dhe përkushtimi në dialog është mënyra e vetme për paqe afatgjatë në rajon.

    “Është një nder që jam këtu në një qytet më një histori të pastër dhe e çmoj relacionin pozitive të dyja vendeve tona. Belgjika ka qenë ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Jemi të lidhur me një diasporë gjithnjë në rritje nga Kosova, rreth 40 mijë tani janë në Belgjikë, që e pasurojnë kulturën tone dhe ndikojnë në zhvillimin tonë ekonomikë. Shtetet tona janë fuqizuar viteve të fundit. Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është një çështje që e kam ngritur edhe dje në Beograd. Tensionet janë ende të larta, vetëm me dialog shkojmë tutje. Përgjigja që po e kërkoj është deeskalimi dhe një përkushtim i ri për procesin e normalizimit. Është kjo e vetmja mënyrë për paqe afatgjatë”, tha ajo.

    E ministrja Gërvalla ka deklaruar se temë diskutimi ka qenë diaspora e Kosovës në këtë shtet, e cila sipas saj është duke kontribuar në të dyja vendet.

    “E kam falënderuar shumë ministren për përkushtimin e Mbretërisë së Belgjikës për t’i ndihmuar Kosovës për shtetndërtimin e saj. Jemi sot këtu për të bërë një hap edhe më tëj për thellimin e marrëdhënieve tona. Ministren e njoftova për zhvillimin që ka bërë Kosova për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik. Biseduam gjatë rreth sfidave të sigurisë, të cilat vetëm të bashkuar mund t’i përballojmë. Biseduam për diasporën që kemi në Belgjikë, është një diasporë shumë mirë e integruar që kontribuon në të dyja vendet”, tha ajo.

  • Aliu: Në Varosh rregulluam fushën sportive, do t’u shërbejë nxënësve dhe sportistëve

    Aliu: Në Varosh rregulluam fushën sportive, do t’u shërbejë nxënësve dhe sportistëve

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka shpërndarë disa fotografi ku shihen investimet për terrene sportive në zonat rurale.

    Këto investime sipas tij do t’u shërbejë nxënësve dhe sportistëve të fshatit Varosh.

    “Në oborrin e shkollës në Varosh rregulluam fushën sportive në vazhdën e investimeve për terrene sportive në zonat rurale, duke i shërbyer nxënësve dhe sportistëve të gjithë fshatit e më gjerë”.

  • PEN Qendra e Kosovës uron poetin Lulzim Tafa

    PEN Qendra e Kosovës uron poetin Lulzim Tafa

    Poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, këto ditë, nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, është dekoruar me urdhrin e lartë të këtij vendi “Oficer i Urdhrit Kombëtar të Letrave dhe Arteve”.

    Kjo është Dekorata më e lartë që deri më tash i është dhënë ndonjë shkrimtari a artisti në Kosovë.

    Me këtë rast PEN Qendra e Kosovës e uron Lulzim Tafën për marrjen e këtij çmimi prestigjioz dhe e falënderon Francën për përzgjedhjen e anëtarit të PEN Qendrës për dhënien e kësaj Dekorate.

    PEN Qendra e falënderon Lulzim Tafën për kontributin që ka dhënë në këtë Asociacion dhe i dëshiron edhe çmime e dekorata të tjera në fushën e artit në të cilën ai shquhet-poezi.

  • Legjenda holandeze Phillip Cocu në mesin e favoritëve për përzgjedhës te Kosovës

    Legjenda holandeze Phillip Cocu në mesin e favoritëve për përzgjedhës te Kosovës

    Legjenda e futbollit holandez dhe ish lojtari i Barcelonës Phillip Cocu, është emri i fundit i cili është kandidat për postin e përzgjedhësit të kombëtares së Kosovës në futboll.

    Sipas burimeve të ATV-së brenda federatës së futbollit të Kosovës, përfaqësuesit e trajnerit tashmë kanë shprehur interesim për këtë pozitë.

    Kur jemi te Cocu, 53 vjeçari aktualisht është duke e drejtuar skuadrën holandeze Vitesse, kurse me parë ka qenë pjesë edhe e gjigantit PSV, ku ka arritur të shpallet tri herë kampion i Holandës.

    Pëveç PSV dhe Vitesses, Cocu, ka drejtuar edhe Fenerbahçen, Derby Countin dhe ka qenë asistent për katër vite te kombëtarja e Holandës.

    Përndryshe përveç Cocu, deri me tani emrat që janë përmendur si kandidat për postin e slektorit të Kosova janë: Niko Kovac, Ilir Daja, Blaze Silskovic, Fatih Terim dhe Gianni De Biasi.

  • Reagon Hoti pasi LDK fitoi betejën në Kushtetuese kundër Qeverisë: Sistemet e komanduara kanë dështuar

    Reagon Hoti pasi LDK fitoi betejën në Kushtetuese kundër Qeverisë: Sistemet e komanduara kanë dështuar

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

    Hoti ka thënë se LDK-ja beson në ekonominë e tregut, konkurrencë e lirë dhe në iniciativën private për të ardhme e zhvillim.

    Deputeti Hoti ka thënë se sistemet e komanduara kanë dështuar dhe se ata që tentojnë t’i ringjallin lodhen kot.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës beson në ekonominë sociale të tregut, në konkurrencën e lirë e në iniciativën private për prosperitet e zhvillim. Sistemet e komanduara kanë dështuar. Ata që tentojnë t’i ringjallin lodhen kot”, ka shkruar Hoti

  • Ministrja Gërvalla e pret në takimin homologen e saj nga Belgjika

    Ministrja Gërvalla e pret në takimin homologen e saj nga Belgjika

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka mirëpritur ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, Hadja Lahbib, raporton Ekonomia Online.

    Takimi është duke u zhvilluar në ambientet e MPJD-së dhe pas takimit, pritet që të ketë konferencë për medie.

    Po ashtu gjatë ditës ministrja Hadja Lahbib, do të takohet edhe me presidenten, Vjosa Osmani si dhe kryeministrin Albin Kurti.

  • Kremlini thotë se dëshira e NATO-s për “Shengen ushtarak” në Evropë rrit tensionet

    Kremlini thotë se dëshira e NATO-s për “Shengen ushtarak” në Evropë rrit tensionet

    Kremlini tha të premten se dëshira e NATO-s për të pasur një “Shengen ushtarak” në Evropë për të lejuar forcat e armatosura të aleancës të lëvizin lirshëm për t’iu kundërvënë Rusisë, kishte rritur tensionet dhe ishte një arsye për shqetësim.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia do të përgjigjet nëse propozimi bëhet realitet.

    Shefi i komandës logjistike të NATO-s, gjenerallejtënant Alexander Sollfrank, i tha Reuters në një intervistë të publikuar të enjten se do të dëshironte të shihte një “Shengen ushtarak”.

    Ai tha se ishte i shqetësuar se burokracitë e tepërta në të gjithë Evropën po pengonin lëvizjet e trupave, një problem që mund të shkaktonte vonesa të mëdha nëse do të shpërthente një konflikt me Rusinë.

    “Po na mbaron koha. Atë që nuk e bëjmë në kohë paqeje nuk do të jetë gati në rast krize ose lufte”, tha Sollfrank.

    NATO nuk duhet të shkaktojë një llogaritje të gabuar në Kremlin duke dhënë përshtypjen se Moska mund të ketë një shans për të fituar sepse aleanca nuk është e përgatitur, paralajmëroi ai.

    “Ne duhet të jemi përpara kurbës. Ne duhet ta përgatisim teatrin shumë përpara se të thirret neni 5”, tha ai, duke iu referuar klauzolës së mbrojtjes kolektive të NATO-s, e cila efektivisht e vë aleancën në luftë.

    Komanda e Përbashkët Mbështetëse dhe Mundësuese e NATO-s (JSEC) filloi të operojë në Ulm të Gjermanisë në vitin 2021. JSEC ka për detyrë të koordinojë lëvizjen e shpejtë të trupave dhe tankeve në të gjithë kontinentin dhe përgatitjet logjistike si ruajtja e municioneve në aleancën krahu lindor.

  • Kushtetuesja merr vendim për Ligjin për vendosjen e çmimeve tavan

    Kushtetuesja merr vendim për Ligjin për vendosjen e çmimeve tavan

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të kërkesës së LDK-së të parashtruar në Kushtetuese për interpretimin e Ligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

    Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se është vendosur njëzëri të shpallë kërkesën e pranueshme dhe të konstatojë me shtatë vota për dhe një kundër, se paragrafët 2 dhe 4 të nenit 4 (Produktet Themelore), paragrafi 2 i nenit 5 (Masat e përkohshme mbrojtëse), paragrafët 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 9 të nenit 8 (Vendimmarrja) dhe paragrafi 2 i nenit 9 (Mbikëqyrja dhe sanksionet) të Ligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat].

    “Gjykata ka vendosur (i) njëzëri të shpallë kërkesën e pranueshme; (ii) të konstatojë, me shtatë (7) vota për dhe një (1) kundër, se paragrafët 2 dhe 4 të nenit 4 (Produktet Themelore), paragrafi 2 i nenit 5 (Masat e përkohshme mbrojtëse), paragrafët 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 9 të nenit 8 (Vendimmarrja) dhe paragrafi 2 i nenit 9 (Mbikëqyrja dhe sanksionet) të Ligjit nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat], nenin 10 [Ekonomia] dhe paragrafin 5 të nenit 119 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; (iii) të konstatojë, me shtatë (7) vota për dhe një (1) kundër, se neni 10 (Hyrja në fuqi) i Ligjit nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 1 të nenit 119 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; (iv) të shpallë të pavlefshëm, me shtatë (7) vota për dhe një (1) kundër, në tërësinë e tij, Ligjin nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg; dhe (iv) të refuzojë, njëzëri, kërkesën për masën e përkohshme”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses.

    Kushtetuesja ka publikuar aktgjykimin në rastin KO 173/22, me parashtrues Arben Gashi dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të parashtruar në Gjykatë bazuar në përcaktimet e paragrafit 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

  • Ndarja nga jeta e ‘mjeshtrit të madh’ të humorit, Rama me zemër të thyer: Lamtumirë i dashur Zef!

    Ndarja nga jeta e ‘mjeshtrit të madh’ të humorit, Rama me zemër të thyer: Lamtumirë i dashur Zef!

    Pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh të humorit Zef Deda ka reaguar dhe kryeministri i vendit Edi Rama.

    “Lamtumirë i dashur Zef!”, shkruan ai në Facebook-un e tij, bashkangjitur fotos së Mjeshtrit të Madh të humorit, e shoqëruar me një emoji me zemër të thyer.

    Lajmi i trishtë për humbjen e “Chaplinit shqiptar” u bë i ditur paraditen e sotme nga djali i tij, Julian Deda.