ATV

Blog

  • ​Rama për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Jemi një, të festojmë gjithmonë bashkë

    ​Rama për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Jemi një, të festojmë gjithmonë bashkë

    Me rastin e shënimit të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka uruar të gjithë qytetarët, me porosinë që të punohet në krijimin e një ardhme të ndritur për kombin shqiptar.

    Rama tha se është krenar që Kosova ka një diasporë fenomenale, cila e bën të mburret, dhe se shqiptarët po mbërrijnë në të gjitha sferat e jetës si në sport, kulturë, shkencë e teknologji.

    “Shihet që ne nuk na ndal as shiu e as bora të jemi bashkë e të festojmë bashkë gjithmonë. Jemi një… Jemi krenar që kemi një diasporë fenomenale në gjithë botën, e cila na bënë të mburremi… Shqiptarët po mbërrijnë në të gjitha sferat e jetës, në sport, kulturë, shkencë, teknologji. Kemi sot figura të mëdha, të mburremi me ta… Tash duhet të punojmë në paqe, ta ndërtojmë një paqe të mirë e të mrekullueshme, një rini të shëndoshë, të edukuar, se vetëm kështu në paqe mund ta krijojmë një të ardhme të mrekullueshme për të gjithë ne, rajonin dhe botën. Le të mbizotërojë paqja kudo në botë”, tha ai.

    Festa ka vazhduar me një koncert muzikor organizuar nga Komuna e Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në të cilin për shkak të motit me shi morën pjesë një numër i vogël qytetarësh.

    Ndryshe, me rastin e festave të nëntorit, një flamur gjigand me shqiponjën dykrenare është shpalosur dje në sheshin e Prishtinës. /kp

  • ​Vihet gurthemeli, Gjakova do të bëhet me shtatoren e Gjergj Kastriotit

    ​Vihet gurthemeli, Gjakova do të bëhet me shtatoren e Gjergj Kastriotit

    Në 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në Gjakovë është vënë gurthemeli i shtatores së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Derisa donatori i këtij projekti është Gjergj Prenkocaj, qytetar nga Gjakova që jeton në Zvicër.

    Në vënien e këtij gurthemeli, morën pjesë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe dhjetëra qytetarë të tjerë.

    Me këtë rast, kryetari Gjini u shpreh i lumtur që sot është vendosur ky gurthemel, derisa falënderoi Gjergjin dhe të tjerët që kanë kontribuuar në realizimin e këtij projekti.

    Gjini potencoi se shumë shpejtë, përmes një datë të shënuar, do të bëhet edhe zbulimi i shtatores së Skënderbeu, për çka tha se do t’i përngjajë asaj në Tiranë, e punuar nga skulptori, Odhise Paskali.

    “Gjithmonë duket që është e tepërt, por unë besoj që duhet përsëritet që diaspora jonë nuk është gjetur vetëm në luftë, nuk është gjetur vetëm në ndihmën financiare dhe mbështetje, mirëpo është gjetur në momente të cilat janë tepër të rëndësishme si ky sot…Unë si kryetar i Komunës së Gjakovës jam shumë i lumtur që sot po vendosim gurthemelin e monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të cilin e financon Gjergji…Po besoj që një datë shumë të shpejtë të shënuar, edhe do zbulojmë bashkë këtë monument”, tha Gjini.

    Ndërkaq, iniciatori dhe financuesi i këtij projekti, Gjergj Prekoccaj bëri thirrje që të ndiqet rruga e Skënderbeut.

    “Kam nderin sot të jem prezent pranë juve, iu falënderoj nga zemra për mbështetjen… falënderoj kryetarin Ardian Gjinin që më ka befasuar me mbështetjen me vullnetin e tij ta realizojmë këtë projekt së bashku…Dashtë Zoti kështu shqiptarët të jemi të bashkuar, ta ndjekim rrugën e Gjergj Kastriotit, iniciativa ime ka qenë se është thelbi i çdo gjëje të mirë që e kanë shqiptarët, e gëzofshim pra”, theksoi Prenkoccaj.

    Figurën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, si të rëndësishme dhe me vlera të larta, e cilësojnë edhe qytetarët.

    Ekrem Tërshnjaku, nga Prizreni tha se në këtë ditë të veçantë kur po festohet pavarësia dhe ngritja e flamurit në Vlorë, “i ka hije shqiptarisë”, një organizim i tillë.

    “Një ndër figurat më embleme të gjithë shqiptarisë është Skënderbeu, prandaj në këtë ditë të veçanet kur po festojmë pavarësia dhe flamurin e ngritjes në Vlorë, është me të vërtetë një eveniment që i ka hije shqiptarisë. Unë nuk jam prej këtu, kam ardhur nga Prizreni vetëm për këtë eveniment. Urime edhe festa e 28 nëntorit”, tha Tërshnjaku.

    Po ashtu, edhe Musha Kabashi nga Gjakova u shpreh falënderues për vendosjen e gurthemelit për shtatores së Skënderbeut, derisa e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë ngjarje, siç tha ai për të gjitha trojet shqiptare.

    “Kjo është rëndësi shumë e madhe për jetë për këtë ditë, që është ditë manifestimi për të gjithë shqiptarët kudo që janë në trojet tona, në vendet tona, në Shqipëri, në Kosovë, Preshevë, Medvegjë, çdokënd. Jemi falënderues për këtë ardhje të themelit të shtatores së Gjergj Kastriotit”, potencoi Kabashi. /KP

  • E jashtëzakonshme: Këngëtarja rumune këndon shqip për Adem Jasharin – mahnitë me zërin

    E jashtëzakonshme: Këngëtarja rumune këndon shqip për Adem Jasharin – mahnitë me zërin

    Këngëtarja rumune Andrea Vilcan, e cila ditë më parë publikoi këngën “Mora fjalë”, këngë kjo kushtuar komandantit Legjendar Adem Jashari, për herë të parë ka dhënë intervistën e saj në një televizion në Kosovë.

    Ajo ishte e ftuar në emisionin LIBERO në ATV, ku tregoi se si kishte filluar të këndojë shqip dhe si ishte pritur kjo nga bashkëkombësit e saj rumunë.

    “Në fillim nuk iu ka dukur diçka interesante, madje janë befasuar me faktin se pse në Kosovë, por me kalimin e kohës kur e kanë parë dhe iu kam treguar historinë se çka ka ndodh, edhe ata kanë nisë me e pëlqy shumë”, thotë ajo.

    Në këtë emision, këngëtarja nga Rumania, Andreea Vilcani ka mahnitur publikun në sallë me zërin e saj teksa i këndoi heroit legjendar të Kosovës, Adem Jasharit, me vargjet e një prej këngëve më të popullarizuara shqiptare “Mora fjalë. /atvlive.tv

  • Arif Vladi këndon live në LIBERO “Marshin e UÇK-së” për nder të 28 Nëntorit

    Arif Vladi këndon live në LIBERO “Marshin e UÇK-së” për nder të 28 Nëntorit

    Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Arif Vladi, oshte i ftuar mbrëmë në emisionin LIBERO në ATV, ku bëri një rrëfim për jetën e tij private si dhe karrierën artistike.

    Në këtë emision, ai edhe interpretoi këngën “Marshi i UÇK-së” për nder të 28 Nëntorit.

  • Dëshmitari i mbrojtjes thotë se për Pjetër Shalën ka dëgjuar vetëm kur filloi gjykimi

    Dëshmitari i mbrojtjes thotë se për Pjetër Shalën ka dëgjuar vetëm kur filloi gjykimi

    Dëshmitari i nëntë i mbrojtjes, i cili po dëshmon nën masa mbrojtëse, tha se për Pjetër Shalën nuk ka dëgjuar dhe as nuk e ka parë atë gjatë vitit 1999.

    Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Pjetër Shalës, avokatit Mohammed Hedi Aouini, dëshmitari tha së për të akuzuarin ka dëgjuar vetëm kur kanë filluar seancat gjyqësore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Jo nuk kam parë dhe nuk kam dëgjuar për të, përveç tash kur kanë fillu seancat gjyqësore”, tha dëshmitari me kodin W04280.

    Po ashtu, dëshmitari tha se gjatë vitit 1999 nuk ka dëgjuar asnjëherë për dikë me nofkën ‘Ujku”.

    Pas kësaj, me kërkesën e avokatit Aouini, seanca sërish kaloi në sesion privat për publikun.

  • “Na përfaqëson denjësisht në mbarë botën”- Rita Ora nderohet me “Çelësin e Qytetit” në Prishtinë

    “Na përfaqëson denjësisht në mbarë botën”- Rita Ora nderohet me “Çelësin e Qytetit” në Prishtinë

    Këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora i është dhuruar “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i Komunës (Bashkisë) së Prishtinës, Përparim Rama për përfaqësimin me dinjitet që i ka bërë Shqipërisë në mbarë botën.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku gjithashtu i ka falënderuar çiftin për vizitën e tyre në Kosovë.

    “Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë! Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam ‘Çelësin e Qytetit’ për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën. Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik!

    “Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë”– ka shkruar ai.

    Artistja së bashku bashkëshortin,Taika Waititi prej disa ditësh ndodhet në Prishtinë, ku festoi edhe 33-vjetorin e lindjes.

    Ajo është pritur nga kryetari i komunës, Rama, kryeministri Albin Kurti si dhe nga presidentja Vjosa Osmani.

  • Filmi “Nëntori i dytë” nuk e paraqet realitetin – Historiani tregon ndikimin që pati ky film tek shqiptarët

    Filmi “Nëntori i dytë” nuk e paraqet realitetin – Historiani tregon ndikimin që pati ky film tek shqiptarët

    Historiani Durim Abdullahu, në një intervistë në emisionin A LIVE Në ATV, tha se shumica e e njerëzve, në masë të madhe, ajo që dinë për 28 Nëntorin, është e dominuar prej filmit “Nëntori i dytë”.

    Sipas tij, një pjesë e asaj çka përmban ky film, nuk ka të bëjë me realitetin.

    “Ndërrojnë brezat edhe sigurisht që duhet me u rifreskua edhe me u mirëmbajt ajo çfarë na dimë kryesisht për historinë, sidomos për data kaq të veçanta siç është 28 Nëntori që është në thelb dita e jonë kombëtare. Realisht, sa i takon kësaj, kam përshtypje që ende shumica e njerëzve, në masë të madhe, ajo çfarë dinë për 28 Nëntorin dhe ngjarjet që çuan në krijimin e shtetit shqiptar në 1912, është shumë i dominuar prej filmit “Nëntori i dytë”, i cili fundja është një film artistik, nuk është film dokumentar, dhe një pjesë e mirë të asaj çka përmban filmi në vetvete, sigurisht që nuk përkon krejt me realitetin historik. Është njëfarë sfide që duhet t’i tejkalosh disa bindje ose steriotipe që i ka kriju filmi sa i takon 28 Nëntorit”, tha Abdullahu. /atvlive.tv

  • IPK-ja arreston një zyrtar policor në Gjakovë për ngacmim dhe dhunim

    IPK-ja arreston një zyrtar policor në Gjakovë për ngacmim dhe dhunim

    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot (e martë) një zyrtar policor në Gjakovë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Ngacmim” dhe “Dhunim”.

    Inspektorati Policor kishte pranuar informacione dy ditë më herët nga Policia e Kosovës dhe ankuesja e cila ka denoncuar rastin në të cilin rast ky zyrtar policor dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme.

    Më komunikatë thuhet se bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor ka shantazhuar viktimën në këtë rast përmes disa fotove dhe video incizimeve.

    “Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

    Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

  • Azem Deliu me poezinë që e shkroi nga malli për gjyshen, rrëmbeu me bollëk çmime

    Azem Deliu me poezinë që e shkroi nga malli për gjyshen, rrëmbeu me bollëk çmime

    Shkrimtari i njohur Azem Deliu ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” ku ndau shumë të pathëna rreth shkrimeve të tij.

    Mes emocionesh, ai tregoi lidhjen e tij të ngushtë dhe të veçantë që e kishte me gjyshen e tij dhe përkrahjen e saj ndaj shkrimeve.

    Azemi ndau poezinë dedikuar gjyshes së tij, të cilën tha se e kishte më për zemër dhe e vlerëson si poezinë më të suksesshme.

    ‘‘…Poezia që e kam shkruar për gjyshen është më e suksesshmja dhe e dua më së shumti. Është përkthyer në tri gjuhë dhe është ekspozuar në galerinë e qytetit në Poloni dhe Gjermani…”, shtoi ai.

    Gjithashtu, poezia e shkruar nga Azemi dedikuar gjyshes së tij gjendet në librat shkollorë ku nxënësit e klasave të shtata kanë mundësi që ta lexojnë atë.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Fisnik Ismaili del me deklaratë të fuqishme: Deputetet fajësonin viktimat e përdhunimit gjatë luftës

    Fisnik Ismaili del me deklaratë të fuqishme: Deputetet fajësonin viktimat e përdhunimit gjatë luftës

    Aktiviteti i tij në dimensione të ndryshme ka bërë që emri i tij të dëgjohet shpesh. Fisnik Ismaili i cili e krijoi monumentin simbol të Pavarësisë së Kosovës “NEWBORN”, monument ky që për vite me radhë përmes ndryshimit të vazhdueshëm përcjell mesazhe të rëndësishme për kauza të rëndësishme, ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” ku rrëfeu pjesë të shumta nga jeta dhe puna e tij.

    Një prej çështjeve që Fisnik Ismaili, ka ngritur zërin, ka qenë mbrojtja e të drejtave të grave.

    Ai ndau disa situata ku është përballur me deputete gra, pasi që në rastet e abuzimeve dhe përdhunimeve të grave gjatë luftës së fundit, deputetet i kanë fajësuar viktimat.

    “…Kam marrë pjesë në Komisionin për barazi gjinore dhe të drejtat e njeriut, si i vetmi burrë…Ka pasur raste të përdhunimeve të grave dhe disa deputete gra i kanë fajësuar viktimat duke thënë: ‘Hajt se e ka lypë ajo’…”,tha ai.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: