ATV

Blog

  • ​Kryetarja e Gjykatës Speciale sot në Kosovë, policia kujdeset për sigurinë e saj

    ​Kryetarja e Gjykatës Speciale sot në Kosovë, policia kujdeset për sigurinë e saj

    Policia e Kosovës njofton se sot (e martë) në Kosovë, do të qëndrojë për vizitë kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova.

    Sipas njoftimit, Policia e Kosovës gjatë vizitës së saj në Kosovë do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit në vendin tonë.

    “Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) bazuar në itinerarin dhe agjendën si dhe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në komunikatë.

  • Lutfiu e ngrit flamurin kombëtar në Bujanoc për nder të 28 Nëntorit

    Lutfiu e ngrit flamurin kombëtar në Bujanoc për nder të 28 Nëntorit

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka uruar festën e 28 Nëntorit.

    Ai ka ngritur flamurin kombëtar në Komunën e Bujanocit.

    “Kombin e ngrisim kur më shumë i japim se sa i marrim!”, ka thënë Luftiu.

  • Kurti e Rama bëhen bashkë në shënimin e 28 Nëntorit në Vlorë

    Kurti e Rama bëhen bashkë në shënimin e 28 Nëntorit në Vlorë

    Ceremonia e ngritjes së flamurit në 111-vjetorin e pavarësisë në Vlorë, ka bërë bashkë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe homologun e tij Albin Kurti.

    Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

    Pjesë e kësaj ceremonie ishte ngritja e flamurit dhe vendosja e kurorave tek busti i Ismail Qemailit.

    Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemaili ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

    Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.

  • NATO uron aleatin për festën e flamurit

    NATO uron aleatin për festën e flamurit

    Organizata më e madhe ushtarake në botë NATO, e ka uruar aleatin e saj Shqipërinë për festën e flamurit.

    Aleanca Veriatlantike ka shpërndarë një fotografi të një ushtari që mban flamurin “Kuq e Zi” në dorë.

    Sot, më 28 nëntor Shqipëria e feston 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

    Ndryshe, dita e sotme shënon edhe ngjarje të tjera me rëndësi për shqiptarinë.

    Më 28 nëntor, shënohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

    Ai u lind në vitin 1955.

    Po sot, është edhe 26 vjetori i daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

  • Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

    Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

    Policia e Kosovës ka raportuar për 5 raste të dhunës në familje në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.
    Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, një në Fushë Kosovë, një në Viti dhe një tjetër në Ferizaj, raporton Policia.
    Sipas raportit 24 orësh njëri rast në Prishtinë ka qenë konflikt verbal në mes dy bashkëshortëve, ndërsa rasti tjetër ka qenë kërcënim nga burri për shkak të vendimit për divorc nga ana e gruas.
    Në Fushë Kosovë burri ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, në Ferizaj është arrestuar një burrë pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, ndërsa në viti një burrë ka sulmuar fizikisht babain e tij.
    Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje të tjera për rastet.

  • Fillon seanca solemne për 28 Nëntorin në Kuvendin komunal të Prishtinës

    Fillon seanca solemne për 28 Nëntorin në Kuvendin komunal të Prishtinës

    Komuna e Prishtinës bërë një organizim të veçantë me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, raporton ATV.

    Pjesëmarrës në këtë organizim ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

    Seanca nisi me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe atij të Kosovës.

    Ambasadori Malaj, në një fjalim para asamblistëve, tha se është shumë i lumtur që festen e 28 Nëntorit po e feston së bashku me barshkumbësat e tij, shqiptarët e Kosovës.

    Ndërsa kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, në fjalën e tij, tha se i 28 Nëntori është shumë më shumë se një datë, ku sipas tij, është një testament i shumë betejave, shpalljes së Pavarësisë, e festë e lirisë.

    Sot gjate ditës, po ashtu do të shpaloset edhe flamuri në sheshin e kryeqytetit e më pas do të ketë edhe performime të grupeve të ndryshme si “Çamëria”, “Labëria”, “Permeti”, etj. /atvlive.tv

  • Albi Mall, po hapet edhe në Gjilan

    Albi Mall, po hapet edhe në Gjilan

    Gjilani është në pritje që të transformohet sa i përket shoppingut, takimeve, ushqimit, veshjeve e shumëçkaje tjetër. Kjo për shkak se qendra më ikonike në Kosovë, Albi Mall po e zgjeron aktivitetin e vet duke e hapur edhe një qendër poashtu unike në Gjilan.

    Me arkitekturë unike e hapësirë të jashtëzakonshme, me brendet më të mira, me marketin më të furnizuar dhe me këndin e ushqimit më të pasur, Albi Mall në Gjilan do të hap dyert më 8 dhjetor, nga ora 18:00

    Albi Mall Gjilan do të hap dyert për të zbuluar një sërë brendesh mbresëlënëse, që plotësojnë të gjitha shijet dhe nevojat. Përtej brendeve të famshme, këndi i ushqimit brenda qendrës tregtare është parajsa e adhuruesve të ushqimit. Një përzierje e jashtëzakonshme e restoranteve dhe kafeneve që e mundëson që jo vetëm vikendi të jetë vendi i çdo familjeje, por edhe ditët e javës të jenë të stërmbushura me familjarë, shoqëri e kolegë.

    Për më shumë, në mënyrë domethënëse, hapja e Albi Mall Gjilan shënon një moment historik të madh në zhvillimin ekonomik të Gjilanit duke krijuar qindra vende pune dhe duke i dhënë një fuqi të madhe punësimit.

    8 dhjetori, dita e hapjes, do të jetë ditë spektakli ku do të ketë ceremoni të prerjes së shiritit, argëtim, muzikë live dhe ngjarje të ndryshme interaktive, duke krijuar një atmosferë festive.

    Ndërsa qendra tregtare fillon udhëtimin e saj si një pikë referimi e re në Gjilan, Albi Mall në Gjilan do të jetë vendtakimi i përditshëm jo vetëm për qytetarët e Gjilanit, por edhe për gjithë Kosovën.

  • PDK-ja bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

    PDK-ja bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me rastin e 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton EO.

    Nga aty, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, tha se fati e deshi që komnadtin legjendar Adem Jashari të ishte një ndër kolosët shqiptar.

    “Jemi këtu për nderime në Memorialin ‘Adem Jashari’ në Nëntorin e spikatur të shqiptarëve që është poashtu ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari e që tregon se edhe fati e vulosi që të ishte një ndër kolosët shqiptar”.

    E kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, tha se kjo që ngërthen në vetvete një varg ngjarjesh që personifikojnë sakrificën për lirinë e gjithë shqiptarëve.

    “Ne ishim në mënyrë institucionale si pushtet lokal bashkë me struktura të Partisë Demokratike të Kosovës me rastin e Flamurit, festë që ngërthen në vetvete një varg ngjarjesh që personifikojnë sakrificën për lirinë e gjithë shqiptarëve”.

  • Rama uron festën: Gëzuar përvjetorin e 111-të të Flamurit të Pavarësisë

    Rama uron festën: Gëzuar përvjetorin e 111-të të Flamurit të Pavarësisë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar festën e 28 Nëntorit.

    “Mirëmëngjes, gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë”, ka thënë Rama në Facebook.

    Në postimin e tij në Facebook, ai ka shpërndarë një fotografi të një vogëlusheje që mban flamurin kuq e zi.

  • Konjufca: 28 nëntori gjithmonë fillon në Prekaz

    Konjufca: 28 nëntori gjithmonë fillon në Prekaz

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 28 Nëntorit.

    Me këtë rast Konjufca tha se 28 Nëntori gjithmonë fillon në Prekaz, aty ku ka ndodhur sipas tij sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri.

    “28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz, këtu ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe këtu është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së, po ashtu kjo datë është edhe dalja publike e ushtrisë tonë çlirimtare e po ashtu në të njëjtën kohë është edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Nëntori do të festohen gjithmonë, uroj që ne të na gjejnë gjithmonë më të bashkuar dhe gjithnjë më të fortë. Lavdi dëshmoreve dhe urime dita e flamurit gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata”, tha Konjufca.