ATV

Blog

  • Rrëmbehet një burrë në Fushë-Kosovë, arrestohen tre të dyshuar

    Rrëmbehet një burrë në Fushë-Kosovë, arrestohen tre të dyshuar

    Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona kanë rrëmbyer dje një burrë në Fushë-Kosovë, të cilit i kanë kërkuar të holla.

    Të dyshuarit për këtë rast, tashmë janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra.

    “Rrëmbim – Fushe Kosovë 19.01.2024-19:30. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë futur në veturë viktimën mashkull kosovar e kanë kërcënuar dhe kërkuar të holla. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që ka pësuar lëndime trupore. Me vendim te prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Vdes foshnja që ishte duke u trajtuar në QKUK

    Vdes foshnja që ishte duke u trajtuar në QKUK

    Një foshnjë e cila ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka vdekur të premtë në rrethana të panjohura.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Koosvës, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    “Viktima foshnje e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, në rrethana ende të panjohura ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML”, thuhet në raport.

  • Molliqaj: Asociacioni do të sjellë konflikt të përhershëm ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve

    Molliqaj: Asociacioni do të sjellë konflikt të përhershëm ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të sjellë konflikt të përhershëm ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në veri të vendit.

    Kreu i PSD-së ka thënë se liberalizimi i vizave është ndërruar me autonomi për serbët në Kosovë, pasi sipas tij, Asociacioni nuk do të sjellë anëtarësim në Këshill të Evropës.

    Ndërsa liberalizimin e vizave për kosovarët, Molliqaj e konsideron si “shkëmbim të autonomisë së serbeve në Kosovë”, pasi me formimin e Asociacionit eventualisht mund të rezultojë me anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës.

    Kreu i PSD-së, ka thënë se gjatë këtij viti, protestat për të kundërshtuar Qeverinë do të jenë të mëdha, pasi Asociacionin e konsideron ndarje federative mes Kosovës dhe komunitetit serb.

    “Tashmë është e qartë që po hyjmë në faza të implementimit dhe jemi të sigurt që Kosova po shkon drejt një konfliktit të përhershëm në mes të entitetit serb në Kosovë dhe shumicës shqiptare duke krijuar një ndarje federative mes Kosovës meqë njërën anë federata e komunitetit serb dhe pjesa që janë në anën tjetër, po ashtu shprehim indicet e para të një konfederate të mundshme në horizont në të ardhmen andaj ky vit ka me na përcjell me shumë aksione e protesta në kundërshtim të kësaj dhe e dyta ka të bëj me organizimin e brendshëm”, deklaroi Molliqaj për EO.

    Kreu i PSD-së, ka thënë se meritat për liberalizimin e vizave kanë të gjitha qeveritë e kaluara, ndonëse e konsideron si proces të vonuar. Liberalizimin, Molliqaj e sheh si “shkëmbim me autonomi” për serbët. Thotë se Kosova nuk ka fituar asgjë nga Asociacioni. “Meritat për liberalizim iu takojnë të gjithëve, kjo ishte e drejtë që na u mohua, besoj që Kosovës i janë vënë kushte politike e besoj që secila Qeveri që ka qenë.

    ka jep kontribut edhe qeveria e fundit po por besoj që përgjegjësia është që liberalizimi i vizave na është ndërruar me autonomi. Duhet t’i marrim përgjegjësitë, është e qartë që liberalizimi është shkëmbye më autonominë e serbëve në Kosovë, kjo është fitimi i vetëm që Kosova ka. Eventualisht anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Nuk kemi siguri për njohjen e 5 vendeve anëtareve ose anëtarësim në NATO. Shpresoj që kjo t’ua lehtësojë jetën qytetarëve, ndonëse jam i shqetësuar jo vetëm në largimin masiv por edhe në cilësinë e jetës që po e kanë ata”, u shpreh Molliqaj për EO.

    Ai foli edhe për zgjerimin e partisë në mërgatë. Paralajmëroi edhe tubime në dy qytete të Gjermanisë muajin e ardhshëm.  “Do të jetë vit i shtrirjes së strukturave tona në Kosovë dhe jashtë saj, në muajin shkurt jo jemi për tubime në gjermani dhe kjo me synimin për ta përgatitur për të marr pjesë në zgjedhje dhe për të qenë pjesë e kuvendit të Kosovës. Tubimet në Gjermani më 3 dhe 4 shkurt jemi në dy qytete të Gjermanisë, kjo pas një vizitë në fundvitin që lamë dhe pritet ta emërojmë Bekim Ukiqin si përfaqësues të PSD-së atje, dhe që po bën një punë të mirë atje. Deri në fundvit besoj se do të jenë 10 tubime e shume takime të vogla atje, do i nisim në Zvicër në shkurt dhe do të rrisim numrin e aktiviteteve që kanë qëllim mobilizimin strukturor”, u shpreh Molliqaj.

  • Sot mot i vranët dhe me reshje bore

    Sot mot i vranët dhe me reshje bore

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbizotërojë mot i vranët dhe me reshje bore.

    Gjatë ditës së shtune parashihet që temperaturat minimale të lëvizin mes -3 gradë Celsius deri -1 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

    “Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet – 1 deri1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

  • Gjendet 14-vjeçarja që ishte raportuar e zhdukur në Prizren

    Gjendet 14-vjeçarja që ishte raportuar e zhdukur në Prizren

    Është gjetur 14-vjeçarja, e cila ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët që nga e marta.

    Lajmin e ka bërë të ditur Rivdan Tahiri, i cili shumë herë është angazhuar në raste të tilla për gjetjen e personave.

    “Të dashur vullnetar dhe qytetar. Vajza e lajmëruar e zhdukur është gjetur shëndosh e mirë. Faleminderit Policisë (Prizren)”, ka shkruar ai.

  • 15 vjet nga shpërbërja e TMK-së në FSK

    15 vjet nga shpërbërja e TMK-së në FSK

    Ishte viti 1999 ku nisi çarmatimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u shndërruar më vonë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

    Nuk shkoi shumë dhe në vitin 2000 përfundon edhe transformimi i UÇK-së në TMK.

    Kjo e gjitha kishte nisur pas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë. Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ishin pjesë përbërëse e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës nën protektoratin e OKB-së – misionit UNMIK.

    Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua gjenerallejtënant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin e dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet, raporton KP.

    TMK u themelua në kohën e fillimit të organizmit institucional të vendi që po ndodhnin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, e cila rritej e forcohej, por në kushte jo të mira dhe paga të ulëta.

    Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TMK-së dhe krijimi i një force të re.

    “Do të krijohet një forcë e re, profesionale dhe shumë-etnike për sigurinë e Kosovës, e cila do të jetë e armatosur lehtë dhe do të jetë e aftë të mbulojë nevoja të caktuara të sigurisë sipas Shtesës VII të kësaj marrëveshjeje. Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pasi e arritën qëllimin e tyre, duke përfshirë këtu lehtësimin e rindërtimit pas lufte të Kosovës, ato do të shpërndahen një vit pas miratimit të kësaj marrëveshjeje”, shkruhej në Planin e Ahtisaari-t.

    Por, më 2009 kjo forcë prapë u shpërbë për t’u shndërruar në një forcë tjetër, tash Forca e Sigurisë së Kosovës.

    Më 20 janar 2009, TMK-ja zyrtarisht u shpërbë në FSK. Forca e Sigurisë së Kosovës, fillimisht kishte përgjegjësi që të përballet me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret që mund të kërcënojnë Kosovën.

    Më 4 mars 2014, Qeveria e Kosovës mori vendimin që të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës, si ushtri e Kosovës, e cila parashihet t’i mbërrijë kapacitetet që të mund të sigurojë integritetin e Kosovës.

    Më 14 dhjetor 2018, Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

    Ligjet e miratuara ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës nuk morën pjesë në seancë, pasi ata ishin kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës.

  • Problem me softuerin në kufirin e Malit të Zi: Të gjithë qytetarët e Kosovës në kërkim nga Interpoli

    Problem me softuerin në kufirin e Malit të Zi: Të gjithë qytetarët e Kosovës në kërkim nga Interpoli

    Të premten e 19 janarit, dhjetëra qytetarë të Kosovës, kanë pritur për orë të tëra në pikëkalimin kufitar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në Bozhaj, kjo për shkak se sistemi i Interpolit i ka paraqitur të gjithë kosovarët si të kërkuar prej Interpolit.

    Arsyeja e këtij problemi ka rezultuar të jetë softueri i cili u rregulluar pas tri orëve.

    Policia e Malit të Zi, ka konfirmuar se sistemi është rregulluar në mbrëmje, siç raporton mediumi “Vijesti”.

    Sipas njoftimit, autoritetet e Malit të Zi kanë lëshuar të paktën tetë shtetas të Kosovës për të vazhduar rrugën drejt Prishtinës.

    Bëhej fjalë për një grup që ishte pjesë e një projekti mediatik.

    Sipas raportimit, edhe policët e kishin të qartë se ka problem me sistemin e Interpolit, por që raste të tilla sipas tyre janë të rralla.

    “Kjo ndodh rrallëherë”, ka thënë policia e Malit të Zi.

    Ndërsa, ndalimi i qytetarëve të Kosovës është bërë për shkak të domosdoshmërisë së kontrollit. (AP)

  • QMK: Qytetarët duhet të përgatiten për reshje të dendura bore

    QMK: Qytetarët duhet të përgatiten për reshje të dendura bore

    Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) pas njoftimeve nga QRMK këtë fundjavë për reshje të dendura bore dhe mot të ftohtë me rënie të ndjeshme të temperaturave apelon tek qytetarët për menaxhim të kujdesshëm të automjeteve për shkak të pakalueshmërisë së mundshme të rrugëve në zonat më të larta.

    “Qytetarët të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së nesërme dhe të dielën, nëse është e nevojshme, me karburant të mjaftueshëm në cisterna dhe sigurisht me pajisje dimërore të përshtatshme për automjetet në vendet më të larta dhe qafa malore, sepse mund të krijohen rrëshqitje bore dhe rrugë. itineraret duhet të jenë të pakalueshme në seksionet e larta për një periudhë të caktuar kohore”, thekson QMK.

    Në të njëjtën kohë, njerëzve që jetojnë në vende më të larta u kujtohet se duhet të rezervojnë me kohë ushqimet bazë (ushqim dhe ilaçe), si dhe rekomandohet lëvizja e kujdesshme e qytetarëve në këmbë, pasi është e mundur shfaqja e etheve.

    Sipas parashikimit të motit nga Administrata për Çështje Hidrometeorologjike, gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot i vranët dhe i ftohtë me reshje kryesisht bore. Reshjet do të jenë më të shumta sidomos në pjesët perëndimore. Në male do të formohet një mbulesë e konsiderueshme dëbore mbi 30 cm, ndërsa në zonat më të ulëta nga 3 deri në 10 cm. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu, sidomos në afërsi të Povardarisë dhe temperaturat do të kenë rënie të ndjeshme dhe do të ketë edhe ngrica.

    NP “Rruga e Maqedonisë” njoftoi sonte se komunikacioni në rrugët shtetërore aktualisht po zhvillohet në kushte dimërore, në vend të rrugëve me lagështirë. Në rrugë të caktuara rrugore që kalojnë nëpër lugina dhe prerje është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve më të vogla, për këtë arsye apelohet për menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, respektim i sinjalistikës së komunikacionit të vendosur, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. Ekipet kujdestare të NP MACEDONIJAPAT janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët rrugore, thuhet në ndërmarrjen publike.

  • I dënuari për shpërthimin në Zhur, Arben Gashi, thotë se Iran Badalli nuk është fajtor

    I dënuari për shpërthimin në Zhur, Arben Gashi, thotë se Iran Badalli nuk është fajtor

    Përgatiti: Nora Luta

    Katër vjet pas ngjarjes, i dënuar me 12 vjet burgim nga Gjykata e shkallës së parë për shpërthimin në Zhur të Prizrenit, Arben Gashi e ka ndryshuar deklaratën e tij të premten para kolegjit të Apelit.

    Gashi ndryshe, nga ajo çfarë kishte thënë gjatë hetimeve dhe procesit gjyqësor, tha se i dënuari tjetër, Iran Badalli, nuk është përgjegjës e mjetin shpërthyes ia shiti ish-gruas së tij.

    Sipas tij, kishte një arsye se pse nuk e kishte treguar këtë më herët.

    I kontaktuar nga televizioni ish-prokurori i rastit Metush Biraj, e ka quajtur shpifje deklaratën e Gashit.

    Me këtë deklarim nuk është pajtuar as avokati i ish-policit Artur Mrasori, i cili ka humbur pothuajse tërë shikimin nga shpërthimi.

    Besnik Berisha para kolegjit të Apelit, kujtoi deklaratat e mëhershme të Gashit.

    E mbrojtja e të dënuarve kërkoi kthimin e rastit në rigjykim, ose ulje të dënimit.

    Badalli dhe Gashi u dënuan me 12 vjet burgim për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, dhe armëmbajtje pa leje.

    Një thirrje për dhunë në familje kishte dërguar policinë në shtëpinë e Badallit, në janar të 2020-s, e cila pastaj kishte dyshuar për substanca narkotike dhe pas kontrollit nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kishte hasur në mjet shpërthyes, i cili ia mori jetën një zyrtari policor dhe tre të tjerë u lënduan rëndë.

    Sipas aktakuzës, të dënuarit, në janar të 2020-s, janë furnizuar me mjet eksplodues nga Valbon Çollaku, të cilin e kanë fshehur në shtëpinë e Badallit në Zhur, i cili të premten nga salla e gjykimit doli i nervozuar me avokatin Besnik Berisha.

  • Me 500 euro mund të paguash, por nuk mund t’i marrësh nga banka

    Me 500 euro mund të paguash, por nuk mund t’i marrësh nga banka

    Përgatiti: Driton Sadiku

    Kartëmonedha 500-euroshe mund të përdoret për pagesa, por ajo nuk mund të merret më nga institucionet financiare.

    Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur që nga fillimi i muajit të ardhshëm ta ndalë riqarkullimin e kësaj monedhe.

    Sidoqoftë, BQK-ja sqaroi për qytetarët se nuk duhet të kenë frikë, meqë ato mund t’i këmbejnë me kartëmonedha të tjera.

    “Kjo nuk nënkupton ndalimin e qarkullimit të saj ndërmjet palëve si mjet i ligjshëm i pagesës. Kur ajo deponohet nga klientët, ajo nuk rikthehet më në qarkullim nga institucionet financiare. Gjithashtu, klientët mund ta konvertojnë në institucionet financiare kartëmonedhën 500 euro në denominime më të vogla, sikurse janë 200 euro, 100 euro, 50 euro, 20 euro, 10 euro, 5 euro dhe të tjera”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

    Një gjë e tillë po mirëpritet edhe nga ekonomistët, meqë thonë se nuk ka efekte negative në ekonomi.

    Megjithatë, me vendimin e BQK-së janë shtuar edhe rastet për mashtrim me këtë kartëmonedhë të falsifikuar.

    Disa raste janë paraqitur në organet e rendit pasi persona të ndryshëm kanë tentuar që këtë kartëmonedhë falëse ta deponojnë në institucione bankare.

    Sidoqoftë, kartëmonedha 500-euroshe është ndaluar së prodhuari nga 2019-ta në bankat evropiane, ku euroja përdoret si valutë.