ATV

Blog

  • ​Fazliu ndalet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën në Grand Slam Tbilisi

    ​Fazliu ndalet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën në Grand Slam Tbilisi

    Xhudistja jonë, Laura Fazliu është ndalur në gjysmëfinale të Grand Slam Tbilisi që po zhvillohet në Gjeorgji.

    Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu pësoi humbje në gjysmëfinale nga xhudistja polake, Angelika Szymanska, raporton KosovaPress.

    Tani, Fazliu garën e vazhdon në finale të repesazhit, ku për medaljen e bronztë do të përballet me xhudisten nga Holanda, Joanne Van Lieshout.

  • ​KFOR: Ne vazhdojmë të ofrojmë mjedis të sigurt për qytetarët e Kosovës

    ​KFOR: Ne vazhdojmë të ofrojmë mjedis të sigurt për qytetarët e Kosovës

    Personeli i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO zhvillon rregullisht aktivitete trajnimi për tremujorin e ngushtë për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale.

    Në njoftim thuhet se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

    “KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në komunikatë.

  • Hovenier përkujton ish-sekretaren Amerikane të Shtetit, Albright në dyvjetorin e vdekjes së saj

    Hovenier përkujton ish-sekretaren Amerikane të Shtetit, Albright në dyvjetorin e vdekjes së saj

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier ka përkujtuar ish-sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright në dyvjetorin e vdekjes së saj.

    Ai tha se në këtë ditë nderon një mikeshë të vërtetë të Kosovës teksa ka cituar një thënie të presidentit amerikan, Joe Biden “Liria qëndron kundër të gjitha mosmarrëveshjeve përballë çdo agresori, sepse ka gjithmonë nga ata që do të luftojnë për atë liri. Dhe në shekullin 20 dhe 21, liria nuk kishte kampione më të madhe se Madeleine Korbel Albright”.

    Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka vdekur më 23 mars të vitit 2022 në moshën 84-vjeçare.

    Madeleine Albright u lind në Pragë të Çekosllovakisë së atëhershme më 15 maj 1937.

    Së bashku me familjen e saj shpërngul në SHBA më 1948.

    Madeleine Albright ka qenë gruaja e parë e zgjedhur në pozitën e Sekretares amerikane të Shtetit më 1997.

    Ajo ka shërbyer në këtë pozitë deri më vitin 2001, nën administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

    Albright ka qenë Sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që kanë çuar në çlirimin e Kosovës.

    Për punën e saj për demokraci dhe të drejtat e njeriut, ajo më 2012 është nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë, që është çmimi më i lartë civil në SHBA.

    Për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, në Prishtinë, më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, u zbulua në Prishtinë busti për nder të saj.

  • Osmani i uron shërim princeshës të Uellsit: I dërgojmë lutjet nga Kosova

    Osmani i uron shërim princeshës të Uellsit: I dërgojmë lutjet nga Kosova

    Presidentja, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë princeshës Catherine të Uellsit, pasi ajo njoftoi se po përballet me kancer.

    “I uroj Princeshës së Uellsit një shërim të shpejtë dhe të plotë. I dërgojmë lutjet dhe urimet tona më të mira nga Kosova”, ka shkruar Osmani në X.

    Catherine, njoftimin se po përballet me kancerin e dha përmes një video.

    “Testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm”, u shpreh princesha.

    Princesha e Uellsit Catherine (Kate Middleton), shfaqet në publik, tregon se ka kancer

  • Sllovakia mban zgjedhjet presidenciale

    Sllovakia mban zgjedhjet presidenciale

    Sllovakët votojnë të shtunën në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në të cilat garon kampi pro Moskës kundër atij pro Kievit, meqë brenda Sllovakisë ekzistojnë pozicionime të ndryshme për luftën në Ukrainën fqinje.

    Kryetari i Parlamentit Peter Pellegrini, dhe ish-ministri i Jashtëm liberal, Ivan Korcok, që përkrahet prej opozitës, janë kandidatët kryesorë në mesin e nëntë garuesve në total.

    Ndonëse pozita e presidentit në këtë shtet është ceremoniale, presidenti sllovak ratifikon traktatet ndërkombëtare, emëron gjyqtarët dhe është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

    Kreu i shtetit mund të përdorë edhe veton për ligjet e miratuara prej parlamentit.

    Pellegrini përkrahet prej kryeministrit popullit Robert Fico, i cili e ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e Ukrainës, në kuadër të disa komenteve që ka bërë për luftën e Rusisë ndaj atij shteti.

    Korcok, në anën tjetër, është mbështetës i madh i Ukrainës, sikurse presidentja në shkuarje Zuzana Caputova.

    Caputova njihet si kritike e Qeverisë, e cila ka vendosur të mos garojë për një mandat të dytë.

    Sondazhet e kryera së fundi kanë treguar se gara do të jetë e ashpër në këtë vend me 5.4 milionë banorë, anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

    Megjithatë, një rreth i dytë zgjedhjesh duket i pashmangshëm, pasi sondazhet tregojnë që asnjëri kandidat nuk pritet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave./REL/

  • Votimi për shkarkimin e kryetarëve në veri, KQZ-ja së shpejti miraton fletëvotimin dhe pyetjen që do t’iu parashtrohet votuesve

    Votimi për shkarkimin e kryetarëve në veri, KQZ-ja së shpejti miraton fletëvotimin dhe pyetjen që do t’iu parashtrohet votuesve

    Për herë të parë në historinë e proceseve zgjedhore në Republikën e Kosovës, qytetarët me të drejtë vote të katër komunave të pjesës veriore të vendit, nuk do të shkojnë në vendvotime për të zgjedhur kryetarin e komunës, por për të vendosur nëse duan ta shkarkojnë apo jo.

    Procesi i votimit që pritet të mbahet më 21 prill në katër komunat, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok, dallon shumë nga proceset që jemi mësuar t’i shohim duke u organizuar.

    Kësaj radhe, as KQZ nuk do të miratojë fletëvotime me një listë të kanidatëve që garojnë për kryetarin e komunës, por një fletëvotim me pyetje të cilës do të duhet t’i japin përgjigje votuesit e këtyre katër komunave.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ në një nga mbledhjet e ardhshme do të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit dhe se cila do të jetë pyetja konkrete që do të parashtrohet në fletëvotim, do të vendoset nga KQZ-ja.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet, organizimin e procesit të votimit që do të mbahet më 21 prill, në këto katër komuna. Sipas planifikimeve, së shpejti KQZ, do të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimet, të cilat do të përdoren në procesin e votimit për apo kundër, largimit të kryetarëve të komunave nga funksioni i tyre. Se cila do të jetë pyetja konkrete që do të parashtrohet në fletëvotim, do të vendoset nga KQZ-ja”, ka thënë Elezi.

    I pyetur nga KosovaPress, se cili është dallimi i këtij procesi të votimit nga proceset tjera zgjedhore që jemi mësuar t’i shohim në vend, Elezi ka thënë se qytetarët nuk do të zgjedhin kandidatët për kryetarë, por do të vendosin për ata ekzistues.

    “Po ky është një proces që organizohet për herë të parë në Republikën e Kosovës. Pra, ku qytetarët me të drejtë vote do të deklarohen me votën e tyre nëse janë Për apo Kundër largimit të një kryetari të komunës nga funksioni i tyre. Meqenëse është një proces që organizohet për herë të parë, ka dallime nga proceset zgjedhore të organizuara në të kaluarën. Siç dihet, nuk ka pasur periudhë për certifikimin e kandidatëve dhe subjekteve politike, siç ndodhë rëndom në një proces zgjedhor. Rrjedhimisht, qytetarët nuk do të zgjedhin kandidatët për kryetar, por do të vendosin për ata ekzistues”, tha Elezi.

  • Arrestohet një burrë në Suharekë, dyshohet se nën ndikimin e alkoolit sulmoi fizikisht nënën e tij

    Arrestohet një burrë në Suharekë, dyshohet se nën ndikimin e alkoolit sulmoi fizikisht nënën e tij

    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Suharekë, meqë i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

    Policia njoftoi se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Suharekë 22.03.2024-21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Punimet në rrjet, në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Punimet në rrjet, në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 23.03.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Mramor-Slivovë (kodi: 10014001) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

    Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit dhe Mareci.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    2.

    Nga TS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet.

    NS 10/0.4 kV TS Sefë Hasi- Ferma e lopëve me kod: 16100006221 prej orës 09:00 deri në ora 14:00

    Vendet: Pokleku, Vasileva, Sefë Hasi-Ferma e lopëve dhe Rexhep Cërrvadiku.

    Arsyeja: Ndërprerje emergjente, bartja e rrjetit të tensionit të ulët në 4 shtylla të reja dhe demontimi i të vjetrave.

    Pejë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet degëzimi në Sfërk-Lutogllavë dhe pa tension mbesin Ts-at:

    TS 10/04kV Zahaqi (kodi: 51000005006) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

    TS 10/04kV Zahaqi (kodi: 51000005007) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

    TS 10/04kV Leshani (kodi: 51000005045) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

    TS 10/04kV Leshani (kodi: 51000005046) prej orës 10:30 deri në ora 15:0.0.

    TS 10/04kV Leshani (kodi: 51000005047) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

    TS 10/04kV Leshani (kodi: 51000005048) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

    TS 10/04kV Leshani (kodi: 51000005049) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

    TS 10/04kV Zahaqi (kodi: 51000005009) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

    TS 10/04kV Zahaqi (kodi: 51000005011) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

    TS 10/04kV Zahaqi (kodi: 51000005010) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

    TS 10/04kV Leshani (kodi: 51000005044) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

    TS 10/04kV Zahaqi (kodi: 51000005008) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

    Vendet: Zahaqi dhe Leshani.

    Arsyeja: Ndërprerje emergjente, ndërrimi i shtyllave te dëmtuara të tensionit të mesëm.

    Prizren

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J15 Rahoveci (kodi: 30000015)nga ora 09:00-12:00 dhe nga ora 14:00 deri 17:00

    Vendet: Euro Graniti, Atmaxha I, Atmaxha II, Tupeci I, Tupeci II, Tupeci III, Landovica, Tulltorja I, Tulltorja II.

    Arsyeja: Projekte investive, ngritja e shtyllave në projektet e Lot 16 në Lagjen në hyrje të Krajkut, Krajku 1 dhe Krajku 2.

    * * *

    Punime nga palët e treta

    1.

    Nga TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Shtëpia e armatës (kodi: 31000023) nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

    Vendet: rrugët: Armata Popullore, Banesat, Asdreni, Mostari dhe Durmish Asllani.

    Arsyeja: Punime që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-enegjetik dhe projektit të aprovuar.

    3.

    Nga TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Kamenica (kodi: 31000029) nga ora 10:00 deri në ora 13:00.

    Vendet: Lagjja Gurishti, Petrova dhe lagjja Arbana.

    Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

    Mitrovicë

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Turiqevci (kodi: 74000006)nga ora 08:30 deri në ora 17:00.

    Vendet: Llaushë, Rakinicë, Kopiliq i Epërm, Kllodernicë, Turiqefc, Burojë, Vojnik, Izbicë, Ozrim, Kopiliq i Ulët dhe Açarevë.

    Arsyeja: Projekte investive, shtrirja, fiksimi dhe lidhja e urave të përçuesve me qellim energjizimin e linjave te reja dhe trafove të reja sipas projekteve.

  • Arrestohen 5 persona në Prishtinë, u zunë duke prerë drunj

    Arrestohen 5 persona në Prishtinë, u zunë duke prerë drunj

    Pesë persona janë arrestuar në Bërnicë të Epërme të Prishtinës, pasi janë zënë duke prerë dru në mal.

    Policia ka bërë të ditur se nga pesë të arrestuarit, dy janë të mitur.

    “Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

  • Jashari për sulmin në Banjskë: Të akuzuarit mund të gjykohen edhe në mungesë, s’ka pengesa

    Jashari për sulmin në Banjskë: Të akuzuarit mund të gjykohen edhe në mungesë, s’ka pengesa

    Ish-avokati i Popullit, Hilmi Jashari, thotë se terroristët e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë mund të gjykohen edhe në mungesë dhe se për këtë nuk ka fare pengesa.

    Krahas tre të dyshuarve që janë në paraburgim nga 24 shtatori i vitit të kaluar, Jashari thekson se të tjerët që nuk janë arrestuar mund të gjykojnë në mungesë. Këtë, thotë se e lejon Kodi Penal.

    Ai ka lavdëruar edhe institucionet e drejtësisë për punën që e kanë bërë në këtë rast.

    “Në fakt është edhe e pritshme kur kemi parasysh rolin e Serbisë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare mirëpo edhe në Kosovë, por përndryshe edhe përkrahja së paku ndaj informacioneve që kemi mundur me i pa në publik, për organizimin për shtetin dhe logjistike të këtij grupi mirëpo për mua është shumë e rëndësishme se çfarë kanë bërë autoritetet e Kosovës dhe çfarë janë duke bërë në lidhje me këtë rast që procedohet. E para sigurisht se është niveli i zhvillimeve për këtë çështje dhe e di që është ende në proces nga ana e prokurorisë për të përmbyll si hetim penal dhe e dyta është procedimi i saj pastaj mbi bazën e kodit penal të Kosovës”, u shpreh Jashari për EO.

    Jashari e sheh të arsyeshme që të përfundojë sa më shpejt gjykimi në mungesë i tyre, pasi kështu i hapet rrugë edhe mundësisë që Kosova të kërkojë ekstradim nga ndonjë shtet evropian.

    “Mendoj që Kosova ka bërë një ndryshim të këtij kodi pas ca kohësh me të cilin ka institucionalizuar gjykimin në mungesë. Unë mendoj që nuk ka asnjë pengesë që ky rast të procedohet tamam në institucionet tona, në gjykatat tona penale për të marrë një vendim përfundimtar lidhur me ketë çështje në pajtim më këtë mekanizëm më institucional që e njohin edhe shumë shtete të Këshillit të Evropës. Bëhet fjalë për gjykimin në mungese prandaj një proces i tillë do duhej të organizohej patjetër, dhe që përmbyll këtë proces e pastaj pjesa tjetër niveli ndërkombëtare duhet shqyrtuar me kujdes sepse ndërkohë ka pasur raste për shembull në gjykatat evropiane që janë thelluar me ankesën ndërshtetërore… përndryshe unë mendoj që në Kosovë duhet të shtjellohen edhe hetimi penal edhe procedimi pastaj në procedurë të rregullt penale duke përdorur mekanizmin në fuqi gjykimi në mungesë e që s’paraqet asnjë pengesë që kjo të realizohet në aspektin ligjor e juridik”, u shpreh tutje Jashari.