ATV

Blog

  • Haradinaj bashkë me veteranë të UÇK-së në Garën e Shenjtarisë, në nderim të Epopesë së Dukagjinit

    Haradinaj bashkë me veteranë të UÇK-së në Garën e Shenjtarisë, në nderim të Epopesë së Dukagjinit

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë sot pjesë në Garën e Shenjtarisë, bashkë me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Haradinaj ka publikuar fotografi nga ky event, derisa ka treguar se po mbahet në nderim të Epopesë së Dukagjinit.

    “Me veteranët e UÇK-së, në Garën e Shenjtarisë e cila mbahet në nderim të Epopesë së Dukagjinit”, ka shkruar Haradinaj.

  • Von Cramon i reagon Vuçiqit: KiE vendos vet se kë do të pranojnë

    Von Cramon i reagon Vuçiqit: KiE vendos vet se kë do të pranojnë

    Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, të shtunën ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për deklaratën lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

    Vuciq të premten ka deklaruar se Serbia mund të dalë nga kjo organizatë, në rast se Kosova pranohet në KiE.

    Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar sot euro deputetja, Viola von Cramon, e cila në postimin e saj në X, ka shkruar se sigurisht që Serbia nuk do të largohet nga ky Këshill.

    “Sigurisht që Serbia nuk do të largohet. Biseda nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt. Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do të pranojnë. Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës”, ka shkruar Von Cramon në X.

    Ndërsa, Këshilli i Evropës ka konfirmuar se më 27 mars, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare, në rend dite do të jetë raporti për Kosovën.

  • Kusari-Lila: Legjislatura jonë ka shënuar suksesin më të madh nga gjitha legjislaturat paraprake

    Kusari-Lila: Legjislatura jonë ka shënuar suksesin më të madh nga gjitha legjislaturat paraprake

    Shefja e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se legjislatura e tyre  ka shënuar suksesin më të madh nga gjitha legjislaturat paraprake të Kuvendit të Kosovës.

    Ajo këto deklarime i bëri në një konferencë për media me rastin e tre vjetorit të kësaj  legjislature, ku tha se nga marsi i viti 2021 deri në marsin të 2024, Kuvendi i Kosovës ka miratuar gjithsej 220 ligje, prej të cilave 57 janë marrëveshje ndërkombëtare.

    Ajo ka thënë se karakteristik e veçante e legjislaturës së tetë është që për here të parë është llogaridhënie nga përfaqësuesit e përzgjedhur.

    “Në legjislaturën e tete në periudhën kohore prej marsit 2021 deri në marsin 2024 Kuvendi i Kosovës ka miratuar gjithsej 220 ligje, prej të cilave 57 janë marrëveshje ndërkombëtare. Sa i përket legjislaturave të mëparshme, tashmë pa dyshim kjo legjislaturë ka shënuar suksesin më të madh nga gjitha legjislaturat paraprake të Kuvendit të Kosovës përkundrejt sfidave me të cilat jemi ballafaquar. Nga gjitha seancat që i ka mbajtur Kuvendi për këto tri vite janë 151 seanca. Karakteristik e veçantë që ndodh për herë të parë është llogaridhënie nga përfaqësuesit e përzgjedhur”, ka thënë ajo.

  • Ish-ministri Fatmir Matoshi aderon në NISMA

    Ish-ministri Fatmir Matoshi aderon në NISMA

    Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka aderuar të shtunën në Nismën Socialdemokrate.

    Lajmin e ka bërë ditur kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, i cili ka theksuar se Matoshi është një intelektual dhe një emër i dëshmuar në këto vite.

    Sipas tij, ardhja e tij në parti është dëshmia më e mirë se Nisma Socialdemokrate është adresa e duhur për të gjithë ata që duan ta japin kontributin e tyre për vendin.

    Matoshi ka qenë pjesë e partisë së Behgjet Pacollit – Aleanca Kosova e Re (AKR).

    Postimi i plotë:

    Mirë se erdhe Fatmir Matoshi!

    Mirëseardhje sot në familjen tonë politike i uruam ish-ministrit Fatmir Matoshi. Një intelektual dhe një emër i dëshmuar në këto vite.

    Ne jemi të nderuar, që Fatmiri është bashkuar me ne dhe së bashku do të rrugëtojmë në proceset që e presin vendin tonë.

    Ardhja e Fatmir Matoshit, një personaliteti të shquar, është dëshmia më e mirë se Nisma Socialdemokrate është adresa e duhur për të gjithë ata që duan ta japin kontributin e tyre për vendin.

    Ftoj edhe një herë të gjithë ata që janë të pakënaqur me drejtimin që ka marrë vendi të na bashkohen dhe bashkërisht t’i japim një drejtim të ri dhe të hapim një përspektivë të re vendit tonë.

    Suksese të përbashkëta!

  • Shërbimi special rus pranon se mori informata nga ShBA-ja për sulmin terrorist

    Shërbimi special rus pranon se mori informata nga ShBA-ja për sulmin terrorist

    Shërbimet speciale ruse kanë marrë informacionin për sulmin e mundshëm terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sipas tyre, informacioni ishte i një natyre të përgjithshme, pa detaje specifike, kanë konfirmuar disa burime për agjencinë ruse TASS.

    Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson, ka thënë se qeveria amerikane “e ka ndarë informatën me autoritetet ruse në pajtim me politikat e paralajmërimit”. Dhe kjo është konfirmuar nga shërbimet speciale ruse (FSB), që kanë thënë se e kanë marrë një informacion të tillë.

    “Por informacioni ishte i një natyre të përgjithshme, pa ndonjë specifikë”, kanë thënë burimet.

    SHBA-ja i kishte paralajmëruar qytetarët e vet në Rusi të shmangin daljet publike, shkruan KOHA.net.

    Mbi 100 persona të vdekur e qindra të plagosur mbetën nga sulmi në sallën “Crocus City”, për të cilin e ka marrë përgjegjësinë ISIS-i./Koha.net/

  • AAK-ja prezanton mocionin në 3-vjetorin e Qeverisë: Tri vjet stagnim për vendin

    AAK-ja prezanton mocionin në 3-vjetorin e Qeverisë: Tri vjet stagnim për vendin

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka prezantuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

    Tahiri ka thënë se dokumenti i prezantuar, paraqet vetëm një pjesë të efekteve gjatë tri viteve të kësaj qeverie.

    “Ky është dokumenti që e prezantuam e që reflekton vetëm një pjesë të defekteve tri vjeçare të kësaj qeverie të dobët dhe stagnuese”, ka thënë Tahiri.

  • Merr fund bashkëpunimi i Gresa Pallaskës me Naser Rafunën në ‘Çka ka shpija’

    Merr fund bashkëpunimi i Gresa Pallaskës me Naser Rafunën në ‘Çka ka shpija’

    Aktorët e njohur, Gresa Pallasku dhe Naser Rafuna ishin dyshja e serialit më të popullarizuar vendor ‘Çka ka shpija’, por që së fundmi kanë ndarë rrugët mes tyre.

    Prej disa javësh është shënuar një mungesë e aktores në serial, e cila nuk ka ardhur rastësisht. Siç raportojnë mediat, Gresa ka ndarë rrugët me produksionin dhe si duket kjo ka ndodhur jo në mënyrën më paqësore të mundshme, pas një bashkëpunimi për më shumë se një dekadë.

    Madje, Gresa ka vendosur që Naserin të largoj edhe nga rrjetet e saj sociale.

    Aktorët nuk kanë bërë të ditur arsyen për prishjen e raportit,por një është e ditur pas vendimit të tyre, bashkë nuk do ti shohim.

  • Osmani: Do ta kujtojmë gjithmonë kontributin këmbëngulës të Albright

    Osmani: Do ta kujtojmë gjithmonë kontributin këmbëngulës të Albright

    Presidentja Vjosa Osmani në dyvjetorin e vdekjes së ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, ka nderuar veprën e saj pranë bustit të vendosur në Prishtinë.

    “Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta, ne nderuam ish-sekretaren Madeleine Albright. Trashëgimia e saj është skalitur jo vetëm në faqet e historisë sonë, por edhe në strukturën e vendit tonë. Ne do ta kujtojmë përgjithmonë kontributin e saj këmbëngulës për lirinë dhe demokracinë tonë”, ka shkruar Osmani në X.

  • ​“Dardanët” e rinj përballen sot me Spanjën

    ​“Dardanët” e rinj përballen sot me Spanjën

    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 do të përballet sot me Spanjën, ndeshje kjo në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

    Përballja e sotme do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona” në Slloveni, raporton KosovaPress.

    “Dardanët” e rinj e nisin këtë aventurë me fitore kundër Austrisë U19, të cilën e mposhtën 1:0, kurse Spanja U19 barazoi 1:1 me Slloveninë U19.

    Momentalisht, Kosova është lidere e Grupit 1 të këtyre kualifikimeve me tri pikë të arkëtuara, krahas Spanjës që ka një pikë në vendin e tretë.

    Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara në të gjitha garat, “Dardanët” e rinj kanë tri fitore dhe dy barazimi, krahas spanjollëve që kanë katër fitore dhe një barazim.

    16:00 Spanja U19 – Kosova U19 (Stadiumi TSC Trate Gornja Radgona)

  • Deputetët pritet të dënohen deri në 20% të pagës nëse ofendojnë, shajnë dhe nxisin dhunë në seancë të Kuvendit

    Deputetët pritet të dënohen deri në 20% të pagës nëse ofendojnë, shajnë dhe nxisin dhunë në seancë të Kuvendit

    Sjelljet dhe gjuha joparlamentare në Kuvendin e Kosovës do të sanksionohen, përmes kodit të sjelljes që pritet të miratohet së shpejti. Deputetët që ofendojnë, shajnë dhe nxisin dhunë në seancë të Kuvendit, do të dënohen deri në 20 për qind të pagës bazë, derisa do t’iu pamundësohet edhe pjesëmarrja në tri seanca plenare. Miratimi i këtij kodi mirëpritet nga monitoruesit e punës së legjislativit, megjithatë kritikohet gjuha seksiste që sipas tyre, është përdorur në rregullimin e kodit të veshjes së deputeteve.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i komisionit për legjislacion, Adnan Rrustemi thotë për KosovaPress, se kodi i sjelljes do të përmirëson jetën parlamentare dhe ngritë kredibilitetin e deputetit.

    Ai shton se të gjitha rastet e shkeljeve të lehta dhe të rënda, do t’i trajtojë këshilli i etikës, i cili do të themelohet dhe do të përbëhet nga deputetët me një balancë pozitë-opozitë.

    “Kodi i sjelljes synon në mënyrë të avancuar dhe profesionale të përcaktojë modelin e sjelljes së deputetit të Kuvendit të Kosvoës. Po synojmë të ndërtojmë një shembull të deputetit të përgjegjshëm që përdorë gjuhë parlamentare dhe nuk keqpërdorë resurset e Kuvendit të Kosovës…Kodi i sjelljes parasheh të themelohet një këshill i etikës brenda Kuvendit të Kosovës, që përbëhet nga deputetët me një balancë ndërmjet pozitës dhe opozitës. Ky këshill do të trajtojë aneksat e rasteve të paraqitur në lidhje me atë që pretendohet se është shkel kodi i sjelljes. Kodi i sjelljes parasheh shkelje të lehta dhe të rënda, në varësi të llojit të shkeljes janë përcaktuar edhe masat. Natyrisht për shkeljet e lehta janë parapa vërejtjen me gojë, me shkrim, publikimi i vërejtjes në ueb faqen e Kuvendit. Ndërkaq, për shkelje të rënda janë parapa ndalimi i pjesëmarrjes deri në tre seanca, ndalimi i pjesëmarrjes në komisione dhe natyrisht është paraparë edhe ndëshkim financiar deri në 20 për qind të pagës bazë”, thotë Rrustemi.

    Mbështetje miratimit të këtij kodi të sjelljes i ofroi edhe shefi i rupit Paprlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

    “Ka pasur një angazhim të madh të të gjithë grupeve parlamentare, ka qenë një disiplinë në diskutim dhe trajtim të të gjitha çështjeve. Ky kod rregullon dhe sanksionon rregullat e sjelljes për deputetin. Deputetit i ndalohet që të shprehet me fjalë të pahijshme dhe ofenduese në Kuvendin e Kosovës, që të pengojë ose cenojë rregullimin e punëve të Kuvendit të Kosovës, të kërcënojë apo fyej deputetët të tjerë. Ky kod po ashtu e sanksionon edhe kodin e veshjes, gjatë zhvillimit të punimeve të një seance plenare në Kuvend, deputeti apo deputetët duhet të kenë një veshje zyrtare e cila duhet të përcaktohet. Kodi i veshjes duhet të respektohet edhe nga pjesëmarrësit të tjerë”, thotë Tahiri.

    Në anën tjetër, hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Arbër Thaçi, thotë për KosovaPress, se përpjekjet që përmes kodit të sjelljes, Kuvendi i Kosovës të rregullojë një numër të problemeve është pozitiv. Ai shton se dokumenti synon të rregullojë sjelljen e deputetëve në kuptimin e fjalorit që përdorin, kodin e veshjes së tyre, si dhe vlera e dhuratave që ata pranojnë.

    Megjithatë, ai thotë se në versionin fillestar të kodit, përmbajtja e tij ka qenë seksiste në aspektin e kodit të veshjes dhe përcaktimit të tyre, veçanërisht kundrejt deputeteve.

    “Përpjekjet që përmes kodit të sjelljes Kuvendi i Kosovës të rregullojë një numër të problemeve, ne e kemi pa si zhvillim pozitiv…Në përgjithësi dokumenti synon të rregullojë prej sjelljes së deputetëve në kuptim të fjalorit që ata përdorin, deri tek veshja e tyre apo le të themi çështje të tjera si pranimi i dhuratave dhe vlera e dhuratave që ata pranojnë… Përmbajtja e tij fillestare ka qenë paska seksiste, në disa përshkrime ka lënë shije seksiste apo përcaktime joadekuate në kuptimin gjinor…Në aspektin e kodit të veshjes dhe përcaktimit të tyre, veçanërisht kundrejt deputeteve. Në pikëpamje gjinore versioni fillestar i tij nuk ka qenë i përditësuar me zhvillimet bashkëkohore”, thekson Thaçi.

    Për hartimin e këtij kodi përveç ligjvënësve, kanë qenë të përfshirë edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare.