ATV

Blog

  • Dita e Tokës, Haradinaj: Të angazhohemi bashkërisht për një mjedis të pastër

    Dita e Tokës, Haradinaj: Të angazhohemi bashkërisht për një mjedis të pastër

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Ditën e Tokës ka kujtuar rëndësinë vitale të mjedisit.

    Ai ka bërë thirrje që të angazhohen të gjithë për një mjedis të pastër.

    Ndër të tjera ish-kryeministri shprehet që të ruhet bukuria e Kosovës.

    “Dita e Tokës na kujton rëndësinë vitale që ka mjedisi ku jetojmë. Të angazhohemi bashkërisht për një mjedis të pastër, nga i cili varet cilësia e jetës sonë. Ta ruajmë bukurinë e atdheut tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

  • BE me vendim zyrtar: S’ka integrime për Serbinë pa normalizim me Kosovën

    BE me vendim zyrtar: S’ka integrime për Serbinë pa normalizim me Kosovën

    Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) e ka miratuar sot vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e saj me normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e vet, Kosovën.

    Ky ndryshim ka të bëjë me kapitullin 35 të kornizës negociuese, në të cilin zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani bëhet edhe kusht formal për Serbinë në procesin e negociatave të anëtarësimit në bllok.

    Në tekstin e ri të kornizës negociuese si kusht është vendosur kjo fjali: “Serbia zbaton plotësisht obligimet që dalin nga Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Aneksit të zbatimit të saj, siç ishin pajtuar më 18 mars të vitit 2023”.

    Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

    Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), të cilat edhe kishin propozuar këto ndryshime, e kanë mirëpritur vendimin e Këshillit të Ministrave për ta miratuar ato, sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano.

    “Të dyja palët kishin pranuar obligimet e tyre përkatëse, se Marrëveshja për normalizimin [e marrëdhënieve] do të bëhej pjesë përbërëse e rrugëtimit të tyre të integrimeve evropiane. Zbatimi i Aneksit të arritur në mars të vitit 2023 reflekton këtë obligim të të dyja palëve”, tha Stano.

    Stano konfirmoi se edhe për Kosovën do të bëhet formal një detyrim i tillë përmes një grupi “special për normalizim”.

    “Agjenda e takimit të ardhshëm të grupit special për normalizim për Kosovën do të përditësohet po ashtu. Ne presim që të dyja palët ta zbatojnë Marrëveshjen dhe të gjitha obligimet tjera që kanë mbetur nga dialogu, sepse kjo është kyçe për rrugëtimin e tyre përkatës evropian”, shtoi ai.

    Pajtimin për këto ndryshime e kishin arritur ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së javën e kaluar.

    Ky ndryshim ishte kërkuar për të përfshirë edhe obligimin për zbatimin e marrëveshjes nga dialogu i Serbisë me Kosovën si kusht në kuadër të kapitullit 35 të negociatave të anëtarësimit qysh kur ishte arritur marrëveshja para një viti.

    Përparimi në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën edhe më herët kishte qenë pjesë e kushtëzimeve në negociatat e anëtarësimit të Beogradit në BE, por tani në mënyrë specifike përmendet kushti i zbatimit të marrëveshjes të arritur vitin e kaluar.

    Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

    BE-ja insiston se marrëveshja dhe aneksi, pavarësisht se nuk janë nënshkruar nga palët, janë obligime ligjore për të dyja vendet.

    Serbia përmes zyrtarëve të saj disa herë ka thënë se ajo nuk do të zbatojë pjesë të marrëveshjes që kanë të bëjnë me integritetin territorial dhe pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. /REL/

  • Hoxhaj propozon që Kuvendi të miratojë rezolutën e OKB-së për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë

    Hoxhaj propozon që Kuvendi të miratojë rezolutën e OKB-së për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë

    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se sot në kryesi të Kuvendit të Kosovës, ka propozuar që Kuvendi në ditën kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara aprovon rezolutën për “Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”, të njejtën rezolutë ta mbështesë edhe Kuvendi i Kosovës.

    Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se duke mos qenë anëtare e OKB-së, kjo është mënyra më e mirë për Kosovën që t’i bashkohet botës demokratike në dënimin dhe përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë.

    “Ballafaqimi me të kaluarën është më se i nevojshëm dhe politika gjenocidale dhe serbomadhe e Beogradit ndaj Kosovës, Bosnjës dhe Kroaciaë, duhet të ndëshkohet dhe përkujtohet, me qëllim që ajo kurrë të mos rikthehet në rajon.”, ka shkruar Hoxhaj.

  • ​Kurti takohet me homologun bullgar, diskutojnë mundësinë për rritje të bashkëpunimit

    ​Kurti takohet me homologun bullgar, diskutojnë mundësinë për rritje të bashkëpunimit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë vizitës në Sofje është takuar me homologun e tij bullgar, Dimitar Glavchev.

    Në llogarinë e tij në X, Kurti ka falënderuar kryeministrin e Bullgarisë për pritjen e ngrohtë dhe tha se kanë diskutuar për fushat ku mund të rrisin bashkëpunimin dhe të forcojnë marrëdhëniet bilaterale.

    “Gjatë vizitës sime të parë në Sofje në kuadër të Forumit Ekonomik të Vienës, pata takimin e parë me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev. E falënderova për pritjen e ngrohtë dhe diskutuam për fushat ku mund të rrisim bashkëpunimin dhe të forcojmë marrëdhëniet tona shumë të mira bilaterale”, është shprehur Kurti.

    Ndërkaq, në njoftmin e Qeverisë thuhet se këtë vit planifikohet të organizohet forum i përbashkët i bizneseve të Kosovës dhe Bullgarisë.

    “Bullgaria njohu pavarësinë e Kosovës në mars të vitit 2008, ndërkaq sivjet shënojmë 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Deri më tani kemi të nënshkruara tetë marrëveshje dypalëshe dhe disa tjera që presin të finalizohen”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

  • Vdes gazetari i njohur amerikan, ishte mbajtur peng 7 vjet gjatë luftës civile në Liban

    Vdes gazetari i njohur amerikan, ishte mbajtur peng 7 vjet gjatë luftës civile në Liban

    Gazetari nga Amerika, Terry Anderson, i cili u mbajt peng për rreth 7 vjet gjatë Luftës Civile në Liban, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Anderson ishte korrespondenti kryesor për Lindjen e Mesme për “Associated Press” ku u kap për t’u marrë peng në vitin 1985 gjatë asaj që u njoh si “kriza e pengjeve” në Liban.

    Lajmin e vdekjes së gazetarit të njohur e bëri të ditur vajza e tij, e cila tha se i ati ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Greenwood Lake të New Yorkut. E bija, Sulome Anderson tha se i ati kishte gjetur paqe vitet e fundit pas sprovës që kishte përjetuar për 7 vite.

    “Asnjëherë nuk i pëlqente të quhej hero, por të gjithë këmbëngulën ta quanin atë. Megjithëse jeta e babait tim u karakterizua nga vuajtje ekstreme gjatë kohës së tij si peng në robëri, ai gjeti paqe vitet e fundit. Unë e di se ai kishte dëshirë të mbahej mend jo nga përvoja e tij më e keqe, por përmes punës së tij humanitare me Fondin e Fëmijëve të Vietnamit, Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, veteranët e pastrehë dhe shumë kauza të tjera të pabesueshme”, tha vajza e tij.

    Anderson u rrëmbye në Bejrut më 16 Mars 1985. Ai sapo kishte mbaruar së luajturi tenis kur persona të armatosur e tërhoqën zvarrë në një makinë dhe u larguan me shpejtësi. Shumica e më shumë se 100 të mbajturve peng midis viteve 1982 dhe 1992 ishin nga SHBA dhe Evropa Perëndimore. Anderson u lirua përfundimisht në 1991 pasi Lufta Civile përfundoi.

    Ai u takua me vajzën e tij, e cila lindi menjëherë pas rrëmbimit të tij, për herë të parë kur ajo ishte gjashtë vjeç. Pas lirimit të tij, Anderson dha mësim për gazetari në kolegje të ndryshme amerikane, përfshirë Universitetin Columbia në Nju Jork, përpara se të dilte në pension në vitin 2015. Anderson shkroi autobiografinë e tij më të shitur “Den of Lions”, ku dha detaje që përshkruanin kohën kur ai ndodhej në robëri.

  • Haradinaj shkon për ngushllime në familjen Imeri

    Haradinaj shkon për ngushllime në familjen Imeri

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë, sot ishte për ngushëllime në familjen Imeri, për të ndarë dhimbjen për humbjen e Ganiut.

    “Gani Imeri ishte ndër ushtarët më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare në Zonën Operative të Shalës. Si njëri ndër nismëtarët e luftës për liri, e nderoi jo vetëm Vushtrrinë por gjithë kombin”, ka shkruar Haradinaj, në Facebook.

    “Ganiu do të kujtohet gjithmonë për vlerat njerëzore e atdhetare, virtyte të cilat e kanë përcjellë gjatë gjithë jetës. Pushoftë në paqe!”.

  • Në kryeqytet mbillen 40 pemë, ditëve në vijim do të mbillen 300 të tjera

    Në kryeqytet mbillen 40 pemë, ditëve në vijim do të mbillen 300 të tjera

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me drejtoreshën e Hapësirave Publike dhe Parqeve, Donika Çetta, të hënën në kuadër të Ditës së Tokës bënë mbjelljen e pemëve dhe shkurreve shumëvjeçare.

    Rama bashkë me Çetën sot kanë mbjellur 40 pemë, në parkun e Ulpiana, ndërsa ditëve në vijim do të mbjellin 300 të tjera, raporton EO.

    Përparim Rama, tha se ky aktivitet do vazhdojë edhe ditëve në vijim. Ai uroji nisjen e punimeve të parkut rekreativ në lagjen Ulpiana.

    “Po vazhdojnë punimet edhe në pjesë tjera të Prishtinës, ishim më herët edhe te parku i Ulpianës, urime Dita e Tokës”, tha Rama.

  • Kusari–Lila: Dështimi i referendumit në veri, dëshmi që Serbia pamundëson integrimin e serbëve

    Kusari–Lila: Dështimi i referendumit në veri, dëshmi që Serbia pamundëson integrimin e serbëve

    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se dështimi i referendumit për largimin e kryetarëve nga komunat veriore të Kosovës, shpërfaq faktin që Serbia përmes Listës Serbë përdor të gjitha mekanizmat për të pamundësuar integrimin e serbëve, raporton EO.

    Sipas saj, është e pakuptimtë që Kosova të jetë nën masa dhe të mos merr statusin e vendit kandidat për në BE.

    “Së pari ajo çka ka ndodhur dje ka ndodhur si një mundësi karshi kërkesave për ato mungesë së legjitimitetit të kryetarëve të zgjedhur. Ajo çka ndodhi dje është shpërfaqje e faktit që Serbia së pari përmes Listës Serbë përdor të gjitha mekanizmat për të pamundësuar integrimin e serbëve në vend. Është e qartë se pengesa kryesore e integrimit të serbeve në Kosovë, e veçanërisht në veri është Serbia. Është e pa kuptimit që Kosova të jenë nën masa dhe të mos merr statusin e vendit kandidat për në BE”, ka thënë ajo.

  • PDK-ja kërkon Komision Hetimor për faljen e borxheve ambalazhuesve të ujit dhe zhdukjen e mostrave të Deharit

    PDK-ja kërkon Komision Hetimor për faljen e borxheve ambalazhuesve të ujit dhe zhdukjen e mostrave të Deharit

    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se nuk do të heqin dorë nga formimi i Komisionit Hetimor për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari, raporton EO.

    Sipas Tahirit, Komision Hetimor duhet të ketë edhe në rastin e faljes së borxheve për prodhuesit e ujit të ambalazhuar.

    “Seanca e re do të mbahet ditën e enjte prej orës 10:00. Sa i përket angazhimit tonë, ju e din që kemi ngritë një çështje për të cilën, ministrja e Drejtësisë po i iki kësaj. Ne jemi ngritur disa pyetje për humbje e mostrave të Astrit Deharit. Propozimi jonë për formim e Komisionit Hetimor, për humbje e këtyre mostrave. Ajo është në seancën e vazhdimeve dhe nëse Kuvendi do të hezitoj ne do të iniciojmë me mbledhjen e nënshkrimeve duke thirrur një seancë të jashtëzakonshme”.

    “Ky komision do të zbardh shumë çështje që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe. Javën e kaluar jemi njoftuar edhe me një ngjarje ambalazhuesve të ujit, çështja e përllogaritjeve të ambalazhuesve të ujit. Kjo çështje duhet të trajtohet përmes Komisionit Hetimor. Qysh është e mundshme që dhjetëra milionë euro të reduktohen. Këtu kemi të bëjmë edhe me një abuzim penal”, ka thënë ai.

  • Në Vushtrri mbillen pemë me rastin e Ditës së Tokës

    Në Vushtrri mbillen pemë me rastin e Ditës së Tokës

    Komuna e Vushtrrisë me rastin e Ditë Botërore të Tokës ka përmirësuar ambientet duke mbjellur pemë në hapësira publike.

    Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, ka thënë se janë mbjellur pemë në parkun rekreativ në Stanoc të Epërm”.

    “Pemë të reja në parkun rekreativ në Stanoc të Epërm, në ditën e Tokës”, ka shkruar ai në Facebook duke prezantuar përmes fotografive mbjelljen e pemëve.

    Dita e Tokës shënohet çdo vit më 22 prill, në mbarë botën, për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve rreth mbrojtjes së mjedisit si dhe për të demonstruar masat e mbrojtjes së mjedisit. Për herë të parë, Dita Botërore e Tokës u festua në vitin 1970 dhe më pas filloi të festohej çdo vit në nivel global, nga rreth 190 vende.