ATV

Blog

  • ​OEK shpreh shqetësimin për situatën e kompanive që merren me ambalazhimin dhe shitjen e ujit

    ​OEK shpreh shqetësimin për situatën e kompanive që merren me ambalazhimin dhe shitjen e ujit

    Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin për sulmet që po ju bëhen kompanive vendore që merren me ambalazhimin dhe shitjen e ujit dhe kërkon që situata të sqarohet nga organet kompetente dhe të mos dëmtohen bizneset me pretendimin se këto kanë bërë shkelje ligjore dhe nuk kanë paguar taksat gjegjëse.

    Në njoftim thuhet se Oda Ekonomike e Kosovës e vlerëson përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së taksës së ujit, por njëkohësisht bën thirrje që kjo të bëhet ashtu që të mbrohet ky sektor i prodhimit vendor, si dhe interesat e përgjithshme të bizneseve kosovare.

    “Oda Ekonomike e Kosovës vëren se „sektori i ambalazhimit të ujit ballafaqohet me sfida të ndryshme, duke përfshirë paqartësitë ligjore dhe vonesat në zbatimin e politikave“ dhe shton se të gjitha këto kanë vështirësuar operimin e këtyre kompanive”, thuhet në komunikatë.

    Si institucion në shërbim të sektorit privat në Kosovë, OEK inkurajon dialogun ndërmjet sektorit publik dhe privat. “Në këtë rast, kërkojmë të bëhen të qarta çështjet dhe informacionet për shumën e borxhit të pretenduar si dhe pasqyrimin e situatës reale, por edhe mbrojtjen e bizneseve nga dëmtime“, apelon OEK”, thuhet në komunikatë.

  • Vuçiq ankohet në KS të OKB-së: Paaftësi e BE-së që Kosova nuk po e bën Asociacionin

    Vuçiq ankohet në KS të OKB-së: Paaftësi e BE-së që Kosova nuk po e bën Asociacionin

    Aleksandër Vuçiqi ankohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, se Kosova qe 11 vjet nuk po e bën Asociacionin e komunave serbe.

    “Më lejoni para se të lëviz te raporti, cka po flasim sot është t’ju kujtojmë që më 19 prill, para njëmbëdhjetë viteve prej marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, dicka që gjithashtu ka qenë pjesë përbërëse edhe bashkësia evropiane, që prej atëherë Asociacioni i komunave serbe ende nuk është në horizont.

    Për gjithë serbët që jetonë në Kosovë kanë qenë vite të të pavërtetave dhe premtimeve të pambajtura.

    11 vite të paaftësisë së BE-së si garantuese për të lëviz gjërat.

    Para se gjithash, përgëzoj përfaqësuesen e Kombeve të Bashkuara për të përmbushur mandatin e UNMIK-ut dhe Rezolutën 1244”, tha ai.

    Ne plotësuam të gjitha, ndërsa Asociacuioni as që është në horizont.

    Për 11 vite kemi parë premtime të papërmbushura.

    Sigurisht kjo rezultoi në dhunë ligjore ndaj popullatës serbe në Kosovë.

    Raporti i UNMIK-ut nuk kap krejt ndjeshmërinë e situatës në Kosovë.

    Raporti që kemi para neve po diskutohe 1 muaj e gjysmë pas seancës (ku u diskutua për dinarin). Në atë kërkesë Serbia njoftoi për veprimet e hollësishme se si qeveria kosovare krijon jetë të rëndë për serbët. Serbia paraqiti të gjitha veprimet se si këta institucione kryejnë malltretim sistematik ndaj serbëve.

    Më 8 shkurt të gjitha anëtërët e KS OKB-së e pranuan që argumentet e tona ishin të bazuara në fakte.

    Shumica e atyre vendeve që pranuan argumentet tona ishin edhe prje atyre që s’na e respektojnë integritetin territorial në bazë të Rezolutës 12/44″, tha ai.

  • Shefja e UNMIK-ut: Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë

    Shefja e UNMIK-ut: Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë

    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, në raportimin e saj gjashtë mujor për Kosovën në OKB, ka folur për agresionin në Banjskë duke kërkuar drejtësi.

    Ajo ka deklaroi se thotë sërish dhe do të vazhdoj ta thotë edhe në vazhdim që të dalin para drejtësisë përgjegjësit e agresionit të 24 shtatorit.

    “Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë që është një incident shumë serioz i sigurisë. Kjo është edhe çështje gjyqësore, por edhe domosdoshmëri politike, në mënyrë që t’u ikim rasteve të tilla që më të mos përsëriten”, ka thënë Ziadeh.

    Ziadeh ka thënë se zgjidhja e probleme që po ndodhin në Kosovë është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    “Thirrjet për themelimin e Asociacionit duhet të merren parasysh me këtë do të tejkalohen elementet e sigurisë për komunitetin serb që përfshin edhe çështjet e administrimit lokal. Implementimi i plotë i marrëveshjeve të dala nga dialogu është një prioritet i madh për t’iu ikur krizave që na kanë dalë, me rëndësi është që të dyja plaët të jenë të angazhuara”, ka thënë Ziadejh.

  • KQZ publikon rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në katër komunat veriore

    KQZ publikon rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në katër komunat veriore

    Këto janë rezultatet nga procesi i votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

    Në këto rezultate përfundimtare mund të vërehet ndonjë ndryshim lidhur me numrin e përgjithshëm të votave nga ato që KQZ ka prezantuar në konferencën e orës 19:30, më 21 prill. Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga Votimi me Kusht dhe votat nga Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta. Në raportimet nga dita e votimit, KQZ zakonisht i referohet vetëm statistikave nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihet Votimi me Kusht dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV).

  • Nis seanca për Kosovën në OKB, marrin pjesë Osmani dhe katër gra heroina nga Kosova

    Nis seanca për Kosovën në OKB, marrin pjesë Osmani dhe katër gra heroina nga Kosova

    Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) ka nisur mbledhjen ku do të raportohet për zhvillimet e fundit në Kosovë.

    Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, kurse Serbia nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    Po ashtu, në këtë takim do të prezantohet raporti i rregullt gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.

    Sipas një njoftimi të presidencës së Kosovës, Osmani ditën e shtunë ka udhëtuar për në Amerikë.

    Gjatë ditës presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se në ShBA gjendet bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin, kjo për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    Para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Osmani krah grave heroina, tha se në këtë mbledhje do të sigurohen që të dëgjohet zëri i qytetarëve të Kosovës, të dëshmojnë se si Kosova vërtetë është storje suksesi përkundër përballimit të dhimbjeve të shumta dhe sakrificave të jashtëzakonshme.

  • ​Dita e Tokës, vendoset “muri” me mesazhe për ruajtjen e mjedisit

    ​Dita e Tokës, vendoset “muri” me mesazhe për ruajtjen e mjedisit

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, me moton “Planeti Kundër Plastikës”, synohet largimi i plastikës dhe riciklimi i saj. Me këtë rast në qendër të Prishtinës te kampusi i “Universitetit të Prishtinës” , është vendosur “Muri apo Premtimi i Prirët” strukturë e përbërë nga qese të plastikës dhe materiale tjera të ricikluara e cila do të finalizohet për katër javët e ardhshme me punime premtuese dhe mesazhe inkurajuese të shkruara nga fëmijët.

    Përmes këtyre punimeve artistike ky “Mur” do të reflektojë në ndërgjegjësimin e njerëzve ndaj mjedisit. Kjo ditë i bënë thirrje institucioneve shtetërore për të zvogëluar prodhimin e plastikes në botë. Me këtë rast, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se plastika po i zë frymën gjithë planetit dhe në Kosovë situata nuk është fare e mirë sidomos gjatë kohës së vërshimeve.

    Ai tha se si ministri janë rrugës për të krijuar një strategji konkrete për largimin e shisheve të plastikes. Sipas tij, sfidë mbetet edhe reduktimi i mbeturinave ilegale.

    “Çështjet e mbeturinave plastike janë bërë problem global dhe i tërë planeti po ballafaqohet me ndotje masive e cila po ia zë frymën dhe po e shkatërron planetin tonë. Natyrisht situata nuk është më e mirë në vendin tonë, sado që mund të mos duket kur kemi vërshime na bie në mend që ndryshimet klimatike po na ndikojnë dhe ne që shohim edhe mbeturinat plastike që na vërshojnë bashkë me vërshimin e ujit dhe kjo bëhet që qeset e plastikes dhe shishet e plastikës i hedhim kudo pasi që nuk kemi arritur të ndërtojmë një sistem të mirëfilltë të menaxhimit të mbeturinave. Kjo ka qenë edhe detyra themelore e ministrisë që krahas strategjisë dhe ndërtimit të mekanizmave të marrë edhe hapa konkret për reduktimin e qeseve të plastikës dhe krijimin e mekanizmit për rimbursimin e depozitës për shishet e plastikës dhe shishet e tjera me këtë rast po shpresojmë të funksionalizojmë sa më shpejt.09:37 Sfidë mbetet reduktimi i mbeturinave ilegale dhe e gjithë kjo nënkupton një qasje të përgjithshme të mbeturinave në gjithë vendin nga ndërtimet, spitalet dhe ato tjera do duhet një qasje e integruar për menaxhimin tyre”, tha Aliu.

    Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci tha se në të gjitha shkollat dhe çerdhet që po ndërtojnë, parimi bazë i infrastrukturës është krijimi i ambienteve të gjelbëruara.

    “Në të gjitha shkollat dhe çerdhet që po ndërtojmë në rinovimet që po bëjmë, një nga parimet bazë të infrastrukturës është siguria dhe krijimi i një ambienti të shëndoshë si fizik ashtu edhe psikologjik për nxënësit dh stafin mësimorë. Këtu përfshihen ambientet të gjelbëruara dhe hapësirat dhe krijimet artistike nga vet nxënsit.22:00 ‘Muri’ që ekspozohet sot është një shembull i shkëlqyer se si mund të shtyjmë për para agjendën e gjelbër”, shtoi Nagavci.

    Ndërkaq, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë, Zhvillimit Rural, Faton Peci tha se si ministri kanë shënuar rënien e rasteve të dëmtimeve të hapësirave pyllëzuese.

    Ai tha se janë të mbjella 1.5 milion fidanë në të gjithë territorin e hapësirave të gjelbra.

    “Ne kemi arritur që gjatë mandatit tonë të adresojmë një mori veprimesh dhe strategji dhe politikave strategjike që të avancojmë këtë nivel të koordinimit dhe përmirësimi ambiental. Në funksion të kësaj ne kemi aprovuar strategjinë për zhvillimin e pyjeve 2022/2023, plani e veprimit të strategjisë, 2022/-2024. 27:58 Praktikat e mirëmbajtës e pyllëzimit në periudhën tre vjeçare tani e tuje janë vendosur që në planin e mirëmbajtjes, sipërfaqet e pyllëzuara për periudhën tre vjeçare të ketë aspektin e kujdesit për çdo fidan të mbjellur.28:28 Kemi iniciuar mbjelljen e 1 milion fidanëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe tash që po diskutojmë janë 1.5 milionë fidanë në një sipërfaqe 563 hektarë tokë. 28:51 Kemi arritur të krijojmë shtatë njësi emergjente të cilat parashihen që të reagojnë në aspektin e monitorimit, parandalimit dhe shuarjen e zjarreve dhe dëmtimeve të tjera në aspektin ambiental”, tha Peci.

    Kjo nismë u realizua në kuadër të Ditëve të Tokës në Kosovë, qe implementohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë në bashkëpunim me Zyrën e Presidencës, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës (MMPHI).

  • Nis në Kosovë gara ndërkombëtare “ Ushtari më i mirë 2024”

    Nis në Kosovë gara ndërkombëtare “ Ushtari më i mirë 2024”

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka mirëpritur sot ushtarakët nga vendet partnere që do të jenë pjesë e garës ndërkombëtare të “Ushtari më i mirë 2024” që ka filluar sot dhe do të mbarojë me 26 prill në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

    Kështu bën të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.

    Përveç pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës pjesë e garës do të jenë edhe garuesit nga: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e veriut, Mali i zi, Jordania, Kanada dhe Latvia, të cilët do të sfidohen në disiplina të ndryshme ushtarake të organizuar nga FSK-ja.

  • ​Dështimi i referendumit në veri, konsiderohet se Kosovës do t’i bëhet presion për Asociacionin

    ​Dështimi i referendumit në veri, konsiderohet se Kosovës do t’i bëhet presion për Asociacionin

    “Kosovës do t’i shtohet presioni për themelimin e Asociacionit me qëllim të avancimit të marrëdhënieve”. Kështu konsiderojnë analistët politikë, pas dështimit të iniciativës për largimin e kryetarëve në veri.

    Të njëjtit vlerësojnë se në ditën e djeshme është vërejtur qartë ndikimi i Listës Serbe tek serbët lokalë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

    Ish-diplomati Blerim Canaj, në një prononcim për KosovaPress tha se procesi i djeshëm i votimit ishte një dështim, pasi sipas tij, vetëm shpërfaqi ndikimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq e të Listës Serbe mbi serbët e Kosovës.

    Ai shtoi se me këto zgjedhje Kosova humbi 250 mijë euro teksa nuk arriti asgjë.

    “Është një dështim apo humbje e 250 mijë euro kot. Kjo çka tregon? Tregon thjesht ndikimin që ka Lista Serbe tek popullata serbe dhe tregon edhe një lloj unifikimi të pakicës serbe në ato komuna, që i bie që automatikisht duke marrë parasysh që Lista Serbe është një dorë e shtrirë e Vuçiqit, automatikisht tregon edhe ndikimin e Vuçiqit që e ka mbi veriun dhe serbët e Kosovës. I humbi Kosova 250 mijë euro edhe dështoi dhe çka arriti? Arriti që në ndërkohë pastaj të përdor në retorikën e saj politike atë se si serbët nuk po dëshirojnë që të shkarkojnë kryetarët, atë çka e dëgjuam nga kryeministri dhe presidentja”, shprehet ai për KosovaPress.

    Sipas tij, qeveria nuk ka strategji të qartë për integrimin e pakicave serbe në institucionet vendore.

    Argumenti kryesor pas kësaj situate, Canaj shton, se do të jetë themelimi i Asociacionit.

    Kështu mendon edhe profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, i cili konsideron se Kosovës do t’i shtohet presioni për zbatimin e Asociacionit.

    Megjithatë, Arifi thotë se Kosova do të duhej të shpërblehej me largimin e sanksioneve.

    “Presioni do të rritet për palën kosovare që zbatimi i Asociacionit të bëhet si kusht për avancimin e mëtutjeshëm. Por, në këtë pikë, po flasim vetëm për këtë rast për referendumin, Kosova do të duhej të shpërblehej me largimin e sanksioneve”, shprehet Arifi.

    Serbët, sipas tij, duhet të bashkëpunojnë me kryetarët aktual, pasi vetë refuzuan të mos marrin pjesë në procesin zgjedhor për shkarkimin e tyre.

    “Për fat të keq pala serbe apo qytetarët serbë e bojkotuan të tërë procesin dhe në njëfarë mënyre ata e shprehin publikisht që janë për vazhdimin e kryetarëve shqiptarëve në katër komunat veriore. Është një humbje e madhe për serbët në radhë të parë por edhe për shtetin e Kosovës sepse po vërehet që është problem politik dhe njëfarë problemi edhe integrimi i serbëve do të merr kohë jashtëzakonisht shumë. Bashkimi Evropian duhet të përçojë një mesazh të fuqishëm politik, ajo do të ishte largimi i masave shtrënguese për Kosovën sepse në njëfarë mënyre do t’u tregonte qytetarëve serbë në veri që bojkotimi dhe mos pjesëmarrja në integrim dhe në zgjedhje është sanksionim dhe sanksionimi më i mirë në thonjëza do të ishte largimi i masave për Kosovën, sepse kështu do të shpërblehej pala konstruktive”, deklaron Arifi.

    Ndërkaq, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi, thotë se ky rezultat është në të mirën e kryetarëve aktual.

    Gashi thotë se kanë qenë të detyruar të organizojnë një proces që ka qenë i bazuar në Udhëzimin Administrativ të Qeverisë së Kosovës, për të cilin thotë se që nga fillimi thotë se ka qenë antikushtetues.

    “Procesi ka shkuar edhe qysh ka nisur prej fillimi, realisht ka dështuar si proces për faktin se nuk kemi pasur dalje të mjaftueshme ashtu siç e kërkon ligji. Prandaj, procesi është i dështuar dhe si i tillë ne e kemi konstatuar që nuk ka marrë vota të mjaftueshme për të realizuar procesin tjetër zgjedhor për largimin e kryetarit. Rezultati është ky që është, ndoshta ky rezultat është në të mirën e kryetarëve aktual që janë atje. Por, kostoja natyrisht gjithmonë është e lartë, nuk më mbetet mua ta vlerësojë nëse ja ka vlejtur barra që ndajmë, por ne kemi qenë të obliguar që të organizojmë një proces, i cili ka qenë i bazuar në një udhëzim administrativ, për të cilin kam menduar që nga fillimi që ky udhëzim është antikushtetues”, deklaron Gashi.

    Pas dështimit të procesit të djeshëm zgjedhor, kryetarët e kanë siguruar edhe një vit në krye të komunave, pasi i njëjti nuk mund të organizohet në 12 muajt e ardhshëm.

    Për këtë ka reaguar presidentja Vjosa Osmani, e cila e ka konsideruar si fatkeqësi bojkotimin e procesit të djeshëm. Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, është shprehur se rezultatet e votimit për shkarkim tregojnë se nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktual.

    Edhe Ambasada Amerikane në Kosovë ka shprehur keqardhje për mos-pjesëmarrjen e serbëve në këtë proces zgjedhor.

    Thirrjen e Listës Serbe për bojkot, ambasadori gjerman Jorn Rohde e ka quajtur për keqardhje dhe shkatërrues.

    Të drejtë vote në katër komunat në veri kanë pasur mbi 46 mijë qytetarë, ndërkaq në total kanë votuar vetëm 265 prej tyre. /kp

  • Rezoluta e OKB-së për përkujtimin e gjenocidit të Srebrenicës, propozohet të miratohet në Kuvendin e Kosovës

    Rezoluta e OKB-së për përkujtimin e gjenocidit të Srebrenicës, propozohet të miratohet në Kuvendin e Kosovës

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj tha se në mbledhje të kryesisë ka propozuar që në ditën kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara aprovon rezolutën për “Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”, të njëjtën rezolutë ta mbështesë edhe Kuvendi i Kosovës.

    “Duke mos qenë anëtare e OKB-së ku do të ishim përkrahës të natyrshëm të kësaj rezolute, kjo është mënyra më e mirë për Kosovën që t’i bashkohet botës demokratike në dënimin dhe përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë. Ballafaqimi me të kaluarën është më se i nevojshëm dhe politika gjenocidale dhe serbomadhe e Beogradit ndaj Kosovës, Bosnjës dhe Kroacisë, duhet të ndëshkohet dhe përkujtohet, me qëllim që ajo kurrë të mos rikthehet në rajon”, tha Hoxhaj.

  • E konfirmon Policia: Një 60 vjeçar gjendet i vdekur në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Vushtrri

    E konfirmon Policia: Një 60 vjeçar gjendet i vdekur në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Vushtrri

    Një person ka mbetur i shtrirë në tokë në rrugën Ukshin Kovaçica në Vushtrri.

    I vdekur është gjetur një mashkull 60 vjeçar.

    Kështu ka konfirmuar për “Mitropol” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

    “Në vendin e ngjarjes ka arritë një njësi e Emergjencës, të cilët kanë konfirmuar se personi në fjalë është pa shenja jete”, tha Prekazi.

    Njësitë kompetente kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit.