Një protestë gjithëkombëtare pritet të mbahet më 17 tetor në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Kjo do të jetë protesta e tretë me radhë gjatë këtij viti, përmes së cilës është kërkuar lirimi i tyre.
Kjo protestë është mbështetur nga dy krerët e partive opozitare në Kosovë, Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Krasniqi ka thënë se le të jetë kjo protestë thirrje e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, për të mbrojtur historinë, dinjitetin dhe luftën për liri.
“Nga Tirana në Prishtinë, nga Shkupi në Ulqin, nga Presheva deri në diasporë, një zë, një qëndrim, një kauzë: Drejtësi për çlirimtarët tanë!”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Mbështetje kësaj proteste i ka dhënë edhe Haradinaj. “Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri”, ka thënë ai.
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se protesta do të jetë paqësore, me kërkesën për drejtësi ndaj ish-eprorëve të UÇK-së.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, nga Tirana u bëri thirrje qytetarëve dhe forcave politike që t’i bashkohen protestës, duke theksuar se ajo pason demonstratat e mbajtura më parë në Prishtinë dhe në Hagë, ku ndodhet selia e Dhomave të Specializuara.
“Sot nga kjo tryezë ju drejtohemi të gjithë shqiptarëve, partive politike, bashkohuni me ne në këtë protestë paqësore në Tiranë. Le të ngrihemi të gjithë si një vend i vetëm që t’i kundërvihemi padrejtësive”, tha Gucati.
Organizatorët theksojnë se protesta synon të shndërrohet në një thirrje të përbashkët gjithëkombëtare kundër procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilin e konsiderojnë të padrejtë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë të jenë nën masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, duke mos pasur të drejtë të ndërmarrin asnjë veprim apo vendim drejt konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e mbajtura më shumë se gjysmë viti më parë.
Kushtetuesja këtë të martë publikoi vendimin pas ankesës së Listës Serbe lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e pakicave.
Sipas këtij vendimi, Kuvendi ende mbetet i pakonstituuar dhe se seanca konstituive e nisur më 15 prill duhet të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të 30 shtatorit.
Megjithatë, aktgjykimi i plotë ende nuk është publikuar në faqen e Kushtetueses, andaj vazhdon të mbetet në fuqi masa e përkohshme e vendosur më 5 shtator.
Sot do të bëhet inaugurimi i rrugës ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, konkretisht mes fshatrave Gorozhup të Kosovës e Pogaj të Shqipërisë.
Ministria e Infrastrukturës thotë se ky projekt është rezultat i marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me qëllim të forcimit të lidhjeve infrastrukturore dhe zhvillimit rajonal.
Në këtë ceremoni pritet të jenë të pranishëm zyrtarë shtetëror, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj e kryetari i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti.
Ditë më parë, Durmishi derisa kishte ndarë pamje nga punimet në këtë rrugë ndërkufitare,kishte shkruar. “Ne ndërtojmë ura që na bashkojnë dhe i kalojmë kufinjtë të cilët na kanë ndarë padrejtësisht”.
Sot parashikohet mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në orët e mëngjesit, pritet të ketë reshje të izoluara shiu e bore.
Gjatë pasditës pritet gradualisht vranësirat të tërhiqen.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-32 km/h, njofton MeteoKosova.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 12°C.
Arabia Saudite ka përfunduar një arritje të jashtëzakonshme inxhinierike me ndërtimin e rrugës më të gjatë të drejtë në botë. Duke u shtrirë 240 kilometra pa asnjë kthesë, kjo rrugë përshkon drejtpërdrejt shkretëtirën, duke lidhur rajone të largëta me efikasitet të paprecedentë. Shoferët mund të udhëtojnë distanca të gjata pa kthesa, duke përjetuar një eksperiencë unike dhe të pandërprerë në rrugë.
Rruga nuk është thjesht për vijën e drejtë – ajo përfaqëson planifikim të kujdesshëm dhe zhvillim modern të infrastrukturës. E ndërtuar me precizion, ajo i reziston kushteve ekstreme të shkretëtirës, nga nxehtësia përvëluese te rërat që zhvendosen. Materialet e avancuara dhe teknikat inxhinierike sigurojnë qëndrueshmëri dhe siguri, duke e bërë atë një model të ndërtimit të rrugëve në shkretëtirë në shkallë të madhe.
Për udhëtarët, rruga ofron një perspektivë të jashtëzakonshme. Horizonti i shkretëtirës shtrihet pafundësisht, duke dhënë një ndjesi hapësire të gjerë që rrallë përjetohet në autostradat tradicionale. Edhe transporti dhe logjistika në distanca të gjata përfitojnë, pasi rruga e drejtë shkurton kohën e udhëtimit, përmirëson kursimin e karburantit dhe rrit lidhjen mes qyteteve dhe zonave industriale.
Ekspertët theksojnë se ky projekt pasqyron angazhimin e Arabisë Saudite për zgjerimin e rrjetit rrugor dhe mbështetjen e rritjes ekonomike. Duke lidhur zona më parë të izoluara, ai nxit tregtinë, turizmin dhe zhvillimin, ndërsa njëkohësisht dëshmon aftësinë e vendit për të realizuar projekte ambicioze infrastrukturore në mjedise sfiduese.
Rruga ka zgjuar interes edhe te entuziastët e inxhinierisë dhe aventurierët. Drejtësia dhe gjatësia e saj e jashtëzakonshme e bëjnë një destinacion për rekorde në drejtim automjetesh, sfida në biçikleta me distanca të gjata dhe eksplorim të shkretëtirës. Përveç përfitimeve praktike, ajo paraqet edhe një imazh ikonik të arritjes njerëzore përballë natyrës së pafund.
Rruga e re e drejtë e Arabisë Saudite nuk është thjesht një kalim nga pika A në pikën B – ajo është një dëshmi e precizionit, qëndrueshmërisë dhe vizionit, duke prerë shkretëtirën me qartësi dhe guxim që pak rrugë në botë mund ta rivalizojnë.
Kandidatja e NISMËS Social Demokrate për kryetare të Prizrenit, Albulena Balaj Halimaj, ironzioi me kryetarin aktual të komunës, Shaqir Totaj.
Referuar vendimit të Totajt për të mos debatuar me kundërkandidatë, për shkak të numrit të madhë të kandidatëve, Halimaj tha se kryetari aktual po kërkon që të tjerët të tërhiqen dhe ai të “garojë me veten”
“Jo nuk jemi shumë kandidat për Prizrenin, sepse Prizreni i ka specifikat e veta, por me e dëgju Totajn do të duhej ta linim vetëm atë, ne të tjerët të tërhiqemi”, tha ajo.
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka kritikuar kryetarin aktual të komunës, Shaqir Totaj, për shmangie debati me kundërkandidatë.
Ai nuk e komentoi arsyetimin e Shaqir Totajt të PDK-së për numër të madhë të kandidatëve, por e garantoi se në Prizren do të ketë balotazh.
“Unë gjithë opinoinin publik dhe juve mund tu sigurojë që balotazh do të ketë, sepse kësaj rradhe aleanca në Prizren është ndryshe, është për t’u ballafaquar me zotrin Totaj”, tha Krasniqi.
Në Prizren garojnë tetë kandidat për kryetar komune.
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në një intervistë për emisionin “Libero” në ATV, ka folur si rrallëherë më parë për jetën e tij personale; fëmijërinë, shkollimin, familjen dhe karrierën politike. Ai ndau edhe një periudhë të vështirë të jetës, kur në moshën 14-vjeçare humbi nënën, ngjarje që sipas tij sado e dhimbshme, e afroi edhe më shumë me babanë dhe katër motrat e tij.
“Nëna gjithmonë më priste në ballkon kur kthehesha nga shkolla fillore,” tregoi Ismaili, duke përmendur një kujtim të ngrohtë që i ka mbetur gjithmonë në mendje. Ai tregoi se humbja e saj në moshë të re e detyroi që të bëhej më i përgjegjshëm, sidomos pasi babai i tij ishte në moshë më të vjetër dhe familja e tij kishte nevojë për mbështetje. Për këtë arsye, ai tregoi se filloi të punonte që nga mosha 15-vjeçare dhe, pas moshës 18-vjeçare, ka mbajtur mbante më shumë se një punë njëkohësisht për të ndihmuar familjen.
Sipas tij, kjo periudhë e formoi dhe i dha ndjenjën e përgjegjësisë, duke e shtyrë të jetë më i vendosur në jetë dhe në angazhimet e tij.
Hamasi ka thënë se pranon të lirojë pengjet izraelite, të vdekur dhe të gjallë, sipas planit të paqes të Donald Trump për Gazën.
Grupi tha gjithashtu se dëshiron të angazhohet në negociata për të diskutuar detaje të mëtejshme, duke përfshirë dorëzimin e “administrimit të enklavës një organi palestinez autokratësh të pavarur”, shkruan skynews.
Bëhet e ditur se presidenti amerikan Donald Trump kishte vendosur një afat të ri deri të dielën për t’iu përgjigjur propozimeve të tij, të mbështetura nga kombet arabe, përcjell Telegrafi.
Korniza prej 20 pikash e Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës – e cila është pranuar tashmë nga Izraeli – përcakton që Hamasi të çarmatoset dhe të mos ketë asnjë rol në të ardhmen në qeverisjen e Gazës.
Ndryshe, besohet se grupi i armatosur ende mban 48 pengje në territorin palestinez, vetëm 20 prej të cilëve mendohet se janë gjallë.
Por, edhe me garancinë e Trumpit se Izraeli do t’i përmbahej kushteve, brenda grupit ekziston një mungesë besimi se Izraeli nuk do të rifillonte operacionet e tij ushtarake pasi të kishte marrë pengjet.
Kjo pasi Izraeli u përpoq të vriste udhëheqjen e Hamasit në Doha në një sulm ajror muajin e kaluar.