ATV

Blog

  • Kronika zgjedhore: Dita 21 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 21 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e njëzetenjëtë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Katër muaj nga zjarri, banesat akoma nuk janë riparuar

    Katër muaj nga zjarri, banesat akoma nuk janë riparuar

    Kanë kaluar katër muaj që kur zjarri përfshiu ketë ndërtesë banimi në lagjen Emshir të Prishtinës.

    Nga ajo ditë deri të premten në këtë hapësirë nuk është ndërhyrë për riparim.

    Si pasojë e kësaj familja e cila jetonte këtu është detyruar të dalë e të banojë me qira.

    Shpresat për riparim pronari Luan Durmishi, i kishte tek komuna, meqë kryetari i Prishtinës, kishte premtuar mbështetje.

    “Jemi në fazën e pikës 0 pa ndihmë të komunës pa ndihmë të qeverisë dhe po presim është kosto jashtëzakonisht e madhe dhe pa u rregullu kulmi asgjë nuk mundet mu be brenda, tha Durmishi”.

    Prandaj, Durmishi po kërkon që institucionet të veprojnë më shpejt.

    “I beje thirrje komunës i bëjë thirrje qeverisë qe sa më shpejt të bëjë një zgjidhje, tha Durmishi”.

    Mosriparimi në kohë tash po u nxjerr telashe edhe banorëve të kësaj ndërtese.

    Reshjet e dy ditëve të fundit kanë depërtuar në banesat e tjera.

    “Pas reshjeve të shiut dhe borës shiu po depërton në të gjitha dhomat pjesët e korridorit, as një ankese në organet e komunës së Prishtinës nuk ka rezultu pozitivisht dhe ne po futemi në sezonin e dimrit ku priten reshje shiu e dëbore, tha Restelica”.

    Vlerësimi teknik dhe harmonizimi institucional janë disa prej arsyeve që Komuna e Prishtinës i dha, kur u pyet rreth mosintervenimit në këtë ndërtesë.

    “Në koordinim me ndërmarrjen publike banesore, jemi duke shqyrtuar zgjidhjen më të shpejtë dhe të qëndrueshme, që së paku të bëhet izolimi i hapësirave të dëmtuara dhe të largohen rrjedhjet e ujit, me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i mëtejmë i gjendjes dhe rreziku për sigurinë e qytetarëve, procesi ka kërkuar kohë për shkak të nevojës për vlerësim teknik dhe harmonizim institucional.”

    Zjarri në natën e 26 qershorit kishte filluar në një nga banesat e kësaj ndërtese dhe më pas ishte përhapur edhe tek pjesët tjera të banesave.

  • Kryetarët aktualë të komunave vazhdojnë të shmangin debatet televizive për zgjedhjet lokale 2025

    Kryetarët aktualë të komunave vazhdojnë të shmangin debatet televizive për zgjedhjet lokale 2025

    Në këto 21 ditë fushate elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit, është vërejtuar mungesë e theksuar e pjesëmarrjes në përballje publike të kandidatëve për kryetarë komune, veçanërisht të atyre që aktualisht mbajnë postin e kryetarit.

    Njohësit vlerësojnë se kjo sjellje tregon se në Kosovë nuk ka kulturë të mirëfilltë politike.

    Analisti politik Lavdim Hamiti, madje beson se bazuar në të kaluarën, kjo do t’iu kthehet kundër në ditën e votimit.

    “Ka qenë rasti i Isa Mustafës, i cili pati një deklaratë të famshme ‘e mund Shpend Ahmetin me duar në xhepa’. Por kjo iu hakmor në zgjedhje dhe e humbi Prishtinën. Kështu besoj se do të ndodhë edhe me shumicën e kryetarëve që po refuzojnë të dalin dhe të ballafaqohen me kundër kandidatet,” tha Hamiti.

    Hamiti shtoi se disa prej tyre kanë bërë kalkulime se do të shkojnë në balotazh dhe ballafaqimin me një kundërkandidat do ta kenë më të lehtë në raundin e dytë.

    Për Mentor Buzhalën shmangin po e bëjnë kandidatë të cilët besojnë se janë në avantazh.

    “Së pari, ata besojnë se janë në avantazh dhe nuk duan të rrezikojnë ndonjë gafë apo pyetje të papërshtatshme që mund t’i përballen nga moderatori. Një shembull praktik është që, kur pas dy ballafaqimeve në mediat tona kandidatët vendosin të mos shfaqen duke llogaritur se çdo debat i ri ua shton rrezikun për faktin që të mos humbasin asgjë, sesa të fitojnë diçka të vogël,” deklaroi Buzhala.

    Sipas Buzhalës kjo sjellje nuk do të mbetet pa pasoja, meqë shumë votues do ta interpretojnë si frikë nga përballja dhe mungesë llogaridhënie.

    Në zgjedhjet lokale, për kryetarë të komunave garojnë 206 kandidatë, ndërkaq për anëtar të Kuvendeve Komunale më shumë se 5,400.

  • Ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet pa shikues

    Ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet pa shikues

    Ndeshja kualifikuese për botërorin e vitit 2026 të cilën Shqipëria e zhvillon ndaj Serbisë në Leskovc do të luhet pas shikues.

    Sipas raportimeve bëhet e ditur se Federata Serbe e Futbollit ka marrë vendim për mos lëshimin e biletave,duke marrë parasysh që FIFA e ka konsideruar si një prej ndeshjeve me rrezikshmëri të lartë,edhe përkundër që mund të jenë rreth 6000 të pranishëm në këtë stadium dhe ndeshje për të cilën kanë marrë një denim me kusht. .

    Përndryshe Federata Serbe këtë vendim e mori në koordinim me vlerësimin e FIFA-s, udhëzimet e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë, konsultimet me UEFA-n dhe, mbi ngjarjet që ndodhën në vitin 2014.

    Ndërkohë bëhet e ditur se hyrja në stadium do të bëhet vetëm me bileta të personalizuara në mënyrë strikte dhe me inspektimin e një dokumenti identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë), si dhe kontrolle të rrepta sigurie në hyrje, në përputhje të plotë me standardet më të larta të sigurisë.

    Kujtojmë që ndeshja Serbi-Shqipëri pritet të zhvillohet më 12 tetor në stadiumin “Dubovcica”në Leskovc.

     

  • Shtatë shkolla në prishtinë shkurtojnë mësimin për shkak të mungesës së ngrohjes

    Shtatë shkolla në prishtinë shkurtojnë mësimin për shkak të mungesës së ngrohjes

    Gjatë së premtes, shtatë shkolla në Prishtinë kanë shkurtuar procesin mësimor si pasojë e mungesës së funksionimit të sistemit të ngrohjes.

    “Në shkollën tona u shkurtua orari mësimorë 25 minuta, arsyeja ka qene rrjedhja e ujit në sistemin e ngrohjes janë njoftuar edhe DKA-ja, tha Halimi”.

    Për këtë, miratimin e dha vetë Drejtoria e Arsimit.

    “Që nga mëngjesi kemi marrë konfirmime dhe kemi aprovuar shkurtimin e orarit në 7 shkolla si pasojë e mosfunksionimit të ngrohjes nga Termokosi. Ky ndryshim i papritur i motit nuk na ka zënë të papërgatitur, por duhet që në të ardhmen të kemi një koordinim më të mirë me Termokosin, në mënyrë që për ndryshime të tilla të shpejta të motit të kemi mundësinë edhe për lëshimin e ngrohjes për një ditë a dy, tha Shahini”.

    Shkolla të tjera në Kryeqytet kanë vazhduar procesin mësimor, si zakonisht.

    Ngrohja në shkolla nis më 15 tetor. Por drejtori i shkollës Pavarësia, Halil Brahaj, thotë se nëse vazhdon situata me të ftohtin, do të ndërmarrin masa alternative.

    “Ulja e temperaturave ndikon dhe e përkeqëson situatën edhe nëpër institucione arsimore. Por, nëse situata vazhdon kështu, kemi servisuar gjeneratorin dhe mund të bëjmë ndezjen e tij, tha Brahaj”.

    Ndërkohë, nga Termokos njoftojnë se po bëhen testimet e fundit për të filluar sezonin e ngrohjes.

    “Aktualisht, janë duke u kryer testimet përfundimtare të rrjetit dhe gjithë sistemit të ngrohjes. Në rast se kushtet klimatike mbeten të njëjta, ditëve të ardhshme do të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët tanë”.

    Nga drejtoria e Arsimit thanë se, pavarësisht se nuk kanë pasur ngrohje, çerdhet në Prishtinë nuk e kanë shkurtuar orarin e punës.

  • Bora e parë rekord në Kosovë, shkakton telashe me rrymën

    Bora e parë rekord në Kosovë, shkakton telashe me rrymën

    Të enjten mbrëma disa qytete të Kosovës u zbardhen nga reshjet e para të borës.

    Për këtë arsye, janë raportuar prishje në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike, duke lënë një numër konsumatorësh pa furnizim, ku rajonet më të prekura janë Prishtina, Gjilani, Prizreni dhe Mitrovica.

    Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica tregoi se u desh të reagojnë në disa vende.

    “Ne I kemi bërë përgatitjet e duhura deri më tani kemi intervenuar në kryeqytet dhe në fshatrat e kryeqytetit në mbi 10 raste vlen te përmendet rasti te RTK në rrugën Fehmi Agani në rrugën Rasim Kiqina në Dragodan shumica janë raste të drunjve” tha Fushtica.

    Fushtica tha se nuk kanë pas të lënduar e as dëme materiale dhe se të gjitha rrugët e Prishtinës janë pastruar.

    Telashe nuk u raportuan as në rrugët nacionale dhe autostradat.

    Sipas meteorologut Mendim Rugova, bora e së enjtes është më e hershmja e regjistruar ndonjëherë.

    “Boren më të hershme deri me tani e kemi pasur me 7 tetor ka ra në vitin 2017 ka ra borë në orën e hershme të mëngjesit dhe ka pas shtresën 1 cm ndërsa rekordi i dytë është trashësia e borës në disa pjesë të Prishtinës ka arritur deri në 10 cm” shtoi Rugova.

    Rugova tregon edhe arsyen për këto të reshura.

    “Kemi një kombinim te ciklonit mesdhetarë që ka sjellë ma shumë lagështe prej Mesdheut në të njëjtën kohë e kemi pasur edhe një territim të masave ajrorë polare që kanë ardhur nga lindje dhe kjo ka bërë që të ketë më shumë të reshur” tha ai.

    Sipas Rugovës reshje shiu pritet të vazhdojnë në zonat e ultëa, ndërsa në ato malore me borë.

  • Kriza politike rrezikon buxhetin e 2026-ës

    Kriza politike rrezikon buxhetin e 2026-ës

    Për muaj të tërë deputetët morën paga, ndonëse nuk arritën ta konstituojnë kuvendin.

    Por nëse kjo bllokadë vazhdon, arka e shtetit s’do të ketë para që t’i paguaj as ata, e as rreth 80 mijë punonjës të tjerë sa konsiderohet se ka sektori publik.
    Data 31 i këtij muaji, është edhe data e fundit kur projektbuxheti për vitin e ardhshëm, do duhej të miratohej në kuvend.

    Por veç një legjislature joaktive, vendi aktualisht s’ka as qeveri legjitime që do e procedonte tutje projektbuxhetin.

    ‘’Në rast se nuk ka miratim të ligjit për buxhetin e vitit 2026 janari dhe shkurti munden me vepru me ligjin e vitit 2025 vetëm sa i përket pjesës së pagave të punëtorëve por edhe për këtë normalisht që duhet me pas kuvend të konstituuar për ta votu një ndryshim i ligjit aktual sa i përket janarit dhe shkurtit pra për pagat e punëtorëve por në çdo rrethanë siç e kemi pa kuvend dhe pa qeveri legjitime po rrezikojmë që Kosovën me lënë pa buxhet dhe punëtorët pa paga’’, tha Demhasaj.

    Njohësit e punës së kuvendit thonë se edhe shumë projekte tjera, fare lehtë mund të pezullohen, në mungesë të parave.

    ‘’Prej një janarit asnjë cent i buxhetit nuk guxon të përdorët nëse nuk ka ligj për buxhet, pra krejt projektet të cilat janë në zbatim, prej një janarit bllokohen për shkak se nuk ka mjete financiare , nuk ka buxhet të konsolidum që munden të vazhdohen dhe implementohen ato projekte’’, tha Demhasaj.

    ‘’Nuk do të mbërrijnë të adresohen kërkesat buxhetore të komunave, të agjencive të pavarura dhe të qytetarëve të ndryshëm të cilët kanë bërë kërkesa ta zëmë për çështje mjedisore, ujore, të infrastrukturës apo bujqësisë e gjëra të tjera të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve’’, tha Jakaj.

    Këta vlerësojnë se këso bllokade, shteti nuk ka pasur ndonjëherë, teksa shtojnë se deputetët do të duhej t’i lënin anash inatet politike, meqë vendi po shkon drejt kolapsit, pasojat e të cilit mund të jenë afatgjate.

  • Michael Olise në radarin e klubit mbretëror spanjoll Real Madrid

    Michael Olise në radarin e klubit mbretëror spanjoll Real Madrid

    Klubi mbretëror spanjoll Real Madrid,është duke synuar që ta përforcojë repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm.

    Drejtuesiit e “Los Blancos”po synojnë transferimin e anësorit të Bayern Munich Michael Olise,dhe trajneri Xabi Alonso e preferon aq shumë yllin francez.

    Përndryshe drejtuesit e gjigantit gjerman mund ta lënë të lirë Olisen vetëm nëse vije një ofertë prej 100 milionë euro,në të kundërtënofertat tjera që janë më të ulëta nuk vihen fare në shprehje.

    Ndërkohë në rast se Olise transferohet në Santiago Bernabeu atëherë mund të ketë largime të shumta nga Real Madrid,e një nga ta do të jetë braziliani Rodrygo i cili ishte përmendur për një largim në drejtim të Premierligës angleze.

    Kujtojmë që përveç Real Madridit interesim për Michael Olisenka shprehur edhe gjiganti anglez Liverpool,i cili e sheh francezin si pasardhës të Mohamed Salah.

  • Siguri, mbështetje për bujqësinë dhe kujdes për veteranët, zotimet e kandidatëve të AAK-së

    Siguri, mbështetje për bujqësinë dhe kujdes për veteranët, zotimet e kandidatëve të AAK-së

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha tha se siguria e fëmijëve do të jetë prioritet kryesor i tij, duke u zotuar për zgjidhje të menjëhershme dhe reale ndaj problemeve të përditshme të qytetarëve.

    Ai tha se nuk do të premtojë gjëra të parealizueshme, por do të jetë i përkushtuar për një qytet më të sigurt dhe më të jetueshëm për të gjithë.

    Në Fushë Kosovë, kandidatja Vildane Latifi premtoi mbështetje të drejtpërdrejtë për bizneset prodhuese. Ajo u zotua se komuna do të jetë partnere aktive në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në rritjen e kapaciteteve të sektorit privat.

    Faton Jakupi, kandidat në Kamenicë, gjatë vizitës në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së premtoi se do të angazhohet në ruajtjen e vlerave të luftës dhe mbështetjen për organizatat që përfaqësojnë veteranët.

    Në Rahovec, Smajl Latifi, i cili kandidon për një mandat të ri, premtoi mbështetje të plotë për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, duke theksuar se komuna do të jetë gjithmonë pranë bujkut dhe qytetarit.

    Në Pejë, kandidati Ali Berisha premtoi rikthimin e transportit publik ndërurban duke e cilësuar këtë si zotim të realizueshëm në mandatin e tij.

    Zenun Elezaj, që kërkon një mandat të ri në Klinë, prezantoi investimet e bëra në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë. Ai u zotua se kujdesi për familjet e dëshmorëve dhe ruajtja e amanetit të tyre do të jenë prioritet edhe në të ardhmen.

    Në Deçan, Bashkim Ramosaj, kryetar aktual dhe kandidat për një mandat të ri, vlerësoi bashkëpunimin me Këshillin e Bashkësisë Islame, duke shprehur mirënjohje për përkushtimin e tyre ndaj komunitetit dhe promovimin e vlerave fetare.

  • Dita e 21 e fushatës, zotimet e kandidatëve të LDK-së për kryetar komune

    Dita e 21 e fushatës, zotimet e kandidatëve të LDK-së për kryetar komune

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama, ka promovuar projektet e realizuara gjatë katër viteve të fundit, përfshirë ndërtimin e banesave te “Rrethi i Flamurit” dhe rregullimin e varrezave të dëshmorëve në Marec.

    Rama premton transformimin e “Fushës së Pajtimit” nga një deponi mbeturinash në një park botanik, i cili do të shërbejë edhe për edukim, por edhe për menaxhimin e reshjeve dhe parandalimin e përmbytjeve.

    Në Deçan, kandidati, Jeton Mushkolaj gjatë vizitës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukehaxhaj” ka premtuar mbështetje për stafin mjekësor dhe përmirësim të kushteve.

    Në Gjilan, kandidati Arber Ismajli për fshatin Livoç i Epërm ka premtuar, riaktivizim të ujësjellësit, ndriçim publik, mbjelljen e drunjve dekorativë dhe rregullim të shtratit të lumit.

    Në Rahovec, Burim Krasniqi ka vizituar qendrën Handikos dhe ka premtuar mbështetje të vazhdueshme institucionale për personat me aftësi të kufizuara, si dhe për organizatat që kontribuojnë në krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.

    Në Prizren, kandidati Driton Selmanaj ka prezantuar planin për revitalizimin e lumit Lumbardh, duke e kthyer atë në një atraksion natyror dhe urban për qytetarët dhe turistët.

    Visar Azemi, kandidat për Ferizaj, ka vënë theksin në ndarjen që i është bërë qytetit përmes hekurudhës dhe betonizimit. Ai ka premtuar zgjidhje për krijimin e një qyteti të lidhur dhe të sigurt për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

    Në Viti, Sokol Haliti, kryetar aktual dhe kandidat për një mandat tjetër, ka prezantuar investimet e bëra në arsim, sport, shëndetësi, mjedis dhe infrastrukturë në fshatit Sllatinë e Epërme.

    Në Vushtrri, kandidati Xhafer Tahiri ka prezantuar planin për rimëkëmbjen ekonomike lokale përmes lirimit të 16 milionë eurove në ekonominë vendore, me përfitim të drejtpërdrejtë për familjet e reja dhe bizneset lokale.

    Në Malishevë, Fatmir Ademaj ka theksuar rëndësinë e sektorit të bujqësisë dhe ka premtuar subvencion prej 5 centësh për çdo litër qumështi të dorëzuar nga fermerët.

    Kurse në Junik, kryetari aktual dhe kandidat për një mandat tjetër, Ruzhdi Shehu ka treguar angazhimin e komunës duke mobilizuar ekipet për pastrimin e rrugës Junik-Gjeravicë pas reshjeve të para të borës, si dëshmi e përkushtimit për mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve.