ATV

Uran Ismaili rrëfen humbjen e nënës si 14 vjeçar: Më bëri më të përgjegjshëm në jetë

Written by

in

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në një intervistë për emisionin “Libero” në ATV, ka folur si rrallëherë më parë për jetën e tij personale; fëmijërinë, shkollimin, familjen dhe karrierën politike. Ai ndau edhe një periudhë të vështirë të jetës, kur në moshën 14-vjeçare humbi nënën, ngjarje që sipas tij sado e dhimbshme, e afroi edhe më shumë me babanë dhe katër motrat e tij.

“Nëna gjithmonë më priste në ballkon kur kthehesha nga shkolla fillore,” tregoi Ismaili, duke përmendur një kujtim të ngrohtë që i ka mbetur gjithmonë në mendje. Ai tregoi se humbja e saj në moshë të re e detyroi që të bëhej më i përgjegjshëm, sidomos pasi babai i tij ishte në moshë më të vjetër dhe familja e tij kishte nevojë për mbështetje. Për këtë arsye, ai tregoi se filloi të punonte që nga mosha 15-vjeçare dhe, pas moshës 18-vjeçare, ka mbajtur mbante më shumë se një punë njëkohësisht për të ndihmuar familjen.

Sipas tij, kjo periudhë e formoi dhe i dha ndjenjën e përgjegjësisë, duke e shtyrë të jetë më i vendosur në jetë dhe në angazhimet e tij.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *