ATV

Blog

  • Kandidatët e NISMËS premtojnë urbanizëm, arsim dhe shëndetësi

    Kandidatët e NISMËS premtojnë urbanizëm, arsim dhe shëndetësi

    Kandidatja e NISMËS Socialdemokrate për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku, u paraqit të premten nga një shkollë në fshatin Drurar, prej ku premtoi arsim të mirë.

    Izmaku takoi edhe familjen e njërit prej kandidatëve të partisë për asamble.

    “Familja Demiri, me vlerat dhe përkushtimin e saj, dëshmon se mbështetja për Remziun nuk vjen vetëm nga puna e tij, por edhe nga rrënjët e forta të besimit dhe sakrificës së një familjeje të nderuar”, shkroi ajo.

    Bashkëpartiakja e saj që kandidon për komunën e Prizrenit, Albulena Balaj Halimaj, premtoi biçikleta publike për secilën lagje.

    “Vendosja e stacioneve të biçikletave publike me qira simbolike në çdo lagje. Marrja dhe dorëzimi e biçikletave në çdo pjesë të qytetit, me pagesë të thjeshtë përmes aplikacionit online”, tha ajo.

    Ajo një ditë më parë, u zotua edhe për shendetësi më të mirë për gratë Prizrenase.

    Sipas saj ”çdo grua që kujdeset për shëndetin e saj, frymëzon një familje të tërë”.

    Të enjten, ajo takoi edhe disa bujq, për çka tha se “bujqit e Atmaxhës janë forca e tokës sonë. Me mbështetje dhe kushte më të mira, prodhimi i tyre do të jetë krenaria e Prizrenit”.

    Ndërsa, Ekrem Kastrati që synon të bëhet edhe një herë kryetar i Malishevës, promovoi një projekt që sipas tij po e bënë Malishevën Urbane.

    Ndërsa mbrëmë Kastrati shkroi se u bind për fitoren më 12 tetor, pasi pa njerëzit e grumbulluar në tubimin e tij në Drenoc, ku qe edhe kryetari i partisë, Fatmir Limaj.

  • Kandidatët e PDK-së zotohen për mbështetje ndaj fermerëve dhe bizneseve lokale

    Kandidatët e PDK-së zotohen për mbështetje ndaj fermerëve dhe bizneseve lokale

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismajli premton zhbllokimin e trafikut brenda 18 muajsh me shtimin e 60 semaforëve dhe rregullimin e parkingjeve për taksi, duke luftuar taksitë ilegale.

    Kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti theksoi rëndësinë e sigurisë publike dhe bashkëpunimin me sektorin privat të sigurimit gjatë vizitës në kompaninë profesionale të sigurimit SAS.

    Në Fushë Kosovë, kandidati Rrahim Tërnava premton subvencione për qumështin dhe grante për investime bujqësore, si dhe ndihmën financiare për familjet me fëmijë.

    Kandidati, Arian Tahiri në Mitrovicë përqendrohet në mbështetjen e grave në biznes dhe krijimin e mundësive për të rinjtë.

    Në Lipjan, Shukri Buja theksoi nevojën për mbështetje të bizneseve lokale që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik.

    Kandidati, Edon Cana kritikoi qeverisjen aktuale lokale teksa prezantoi planin për zgjerimin e qytetit dhe Rahovecin e ri.

    Në Pejë, kandidatja Arta Vokshi – Nallabani premtoi investime të mëdha për inkubator start-up, qendra inovacioni dhe parking nëntokësor.

    Ndërkohë Shaqir Totaj i PDK-së që synon edhe një mandat në krye të Prizrenit premton vazhdimin e mbështetjes për fermerët.

    Në Ferizaj, Agim Aliu premton që në mandatin e ri të ndërtoj infrastrukturë sportive moderne, përfshirë stadiumin e ri, palestrat dhe fushat ndihmëse sportive, si dhe promovimin e kulturës dhe trashëgimisë.

    Sami Lushtaku, kandidat për kryetar të Skenderajt nga radhët e PDK-së, zotohet për një qeverisje të afërt me qytetarët.

    Ferit Idrizi që kandidon edhe për një mandat të dytë në krye të Vushtrrisë, zhvilloi takime në bizeset lokale. Ai premtoi bashkëpunim të vazhdueshëm për të përmirësuar kushtet e biznesit vendor.

    Kurse, Përparim Ramusa, kandidat për kryetar të Shtimes u zotua për për mbështetje të vazhdueshme ndaj fermerëve dhe zhvillimin e bujqësisë.

  • Kandidatët e PSD-së premtojnë zhvillim të arsimit dhe mbështetje për sportin

    Kandidatët e PSD-së premtojnë zhvillim të arsimit dhe mbështetje për sportin

    Kandidatja e Partisë Socialdemokrate për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka premtuar infrastrukturë të bollshme shkollore për fëmijët e komunës.

    Shahini tha se ka vizion për shkolla moderne dhe të përshtatshme.

    Ajo premton ndërtimin e 10 shkollave tw reja dhe zgjerimin e po aq shkollave ekzistuese me anekse të reja.

    Ajo premtoi edhe transport shkollor për fëmijët e Prishtinës.

    Me arsim u mor edhe bashkpartiakja e Shahinit, që garon për komunën e Deçanit, Natyra Kuçi.

    Ajo premtoi bursa për studentët që vijnë nga kjo komunë.

    Ndërkaq, Qëndron Kastrati që synon të kthehet në krye të Kamenicës, vizitoi një punëtori të vogël.

    “Z. Mehmet është besnik ndaj punës së tij, të cilën e ushtron prej plot 45 vitesh. Me mjetin e tij të veçantë, të quajtur “drebong”, ai gdhend me kujdes dhe ndihmon zejtarët e Kamenicës në mirëmbajtjen e veglave të tyre të punës”, shkroi ai.

    Ndërsa të enjten mbrëma ai takoi banorët e fshatit Roganë, të cilëve iu premtoi subvencione.

    Ai foli për subvencione për aktivitete sportive, përfshirë turnirin e Roganës, dhe investime në infrastrukturë që sipas tij, e kthejnë Roganën në vend për kampe e trajnime verore të klubeve nga i gjithë Ballkani.

    Këta janë kandidatët e vetëm të PSD-së, që i kanë hyrë garës për kryetar komune me numër 149.

  • Kandidatët e VV-së premtojnë zhvillim ekonomik dhe projekte të reja në Komunat e Kosovës

    Kandidatët e VV-së premtojnë zhvillim ekonomik dhe projekte të reja në Komunat e Kosovës

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku teksa theksoi rëndësinë e prodhimit vendor dhe mbështetjen e sektorit privat për rritjen e punësimit, ka premtuar ndër të tjera një Park Industrial në Bërnicë dhe bashkëpunim me shkolla profesionale.

    Në Gjakovë, kandidati Ardian Gola angazhohet për investime në prodhimin e dronëve, një sektor i ri që do të sjellë zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës për banorët e komunës.

    Në Gjilan, Alban Hyseni, që kërkon mandat të dytë, premton vazhdimin e mbështetjes për organizatat e dala nga lufta.

    Kandidati, Filiz Mustafa në Dragash premtoi mbështetje dhe kushte me të mira për tregtarët

    Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë, Faton Peci thekson nevojën për barazi dhe rikthim në prona, si dhe zhvillim të infrastrukturës dhe transportit publik për të dy komunat e qytetit.

    Kandidati për kryetar komune në Lipjan, Ilir Qeriqi premton transformimi urban të qytetit, me zhvillimin e sheshit qendror si projekt kryesor.

    Hysni Mehani në Skenderaj ngre pyetje për menaxhimin e fondeve publike dhe kritikon qeverisjen aktuale për mosqartësi në shpenzimin e mjeteve.

    Qemajl Aliu, kryetar aktual i Shtimes që kërkon edhe një mandat premton mbështetje të vazhdueshme të sipërmarrësve dhe biznesve vendore për krijim të vendeve të punës dhe rritje të eksportit.

    Kandidati i VV-së për Suharekë, Hamdi Bytyçi premton trajnime për mësimdhënësit në përdorimin e programeve të inteligjencës artificiale, duke përmirësuar arsimin në komunë.

    Enver Haliti në Ferizaj premton përfshirjen e personave me nevoja të veçanta, me politika për barazi sociale dhe përmirësim të infrastrukturës në hapësirat publike.

    Sylejman Meholli në Vushtrri premton mbështetje rekorde për bujqësinë dhe fermerët, duke investuar në mekanizma të rinj mbështetës bujqësorë.

    Valon Hoti në Malishevë zotohet për sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë për banorët, duke denoncuar keqmenaxhimin e projekteve të mëparshme.

  • Lamine Yamal pëson sërish lëndim,do të mungoj kundër Sevillës në fundjavë

    Lamine Yamal pëson sërish lëndim,do të mungoj kundër Sevillës në fundjavë

    Barcelona nuk do të mund të llogarisë tek ylli katalunas Lamine Yamal.

    Yamal pësoi sërish lëndim në zonën pubike,dhe pritet që të mungoj ndaj Sevillës në fundajvë.

    Përndryshe 18 vjeçari pritet të mungojë rreth 2 deri në 3 javë larg fushave të gjelbërta,dhe me gjasë nuk do të mund të jetë në grumbullimin e Spanjës për kualifikimet e botërorit të vitit 2026.

    Natyrisht se është lëndimi i Yamal është një hendikep i madh për Barcelonën,pasi ylli spanjoll nuk do të jetë present në El Classicon ndaj Real Madridit e cila zhvillohet më 26 tetor.

    Kujtojmë që Lamine Yamal ishte rikthyer fundjavën e kaluar ndaj Real Sociedadit,teksa poashtu luajti edhe ndaj PSG-së në mesjavë.

  • Ruben Amorim nuk do të shkarkohet nga stoli i Man United

    Ruben Amorim nuk do të shkarkohet nga stoli i Man United

    Trajneri portugez Ruben Amorim nuk do të shkarkohet nga stoli i Manchester United,edhe nëse skuadra e tij humb ndaj Sunderlandit këtë fundjavë.

    Këtë e ka bërë të ditur pronari i klubit Sir Jim Ratcliffe,i cili e ka konfirmuar mbështetjen e tij për teknikun portugez.

    Përndryshe Rattclife mendon se Amorim ka nevojë për më shumë kohë tek Man United,në mënyrë që të krijoj një skuadër konkurruese e cila do të luftonte për të gjitha trofetë.

    Ndërkohë mbetet të shihet në muajt në vijim sesi do të rrjedhin gjërat,marrë parasysh edhe ecurinë e mëtejme në të gjitha garat,ku aktualisht Man United nuk gjendet mirë në tabelë ku gjendet në pozitën e 14-të me vetëm 7 pikë.

  • Chelsea dhe Liverpool në garë për Ronald Araujon

    Chelsea dhe Liverpool në garë për Ronald Araujon

    Qendërmbrojtësi i Barcelonës Ronald Araujo karrierën mund ta vazhdojë në Premierligën angleze.

    Diaro Sport bëri të ditur se dy gjigantët anglezë Chelsea dhe Liverpool janë futur në garë pë shërbimet e Araujos,dhe do të bëjnë gjithçka që njëri klub ta transferojë në janar

    Përndryshe tek Chelsea po synojnë që të përforcojnë repartin e mbrojtjes,dhe lëndimi i Levi Colwill ka bërë që Araujo të jetë synimi kryesor në afatin kalimtar dimëror.

    Në anën tjetër Liverpool e sheh uruguajin si një lider të ri në mbrojtje,marrë parasysh edhe një largim të mundshëm të Ibrahima Konates nga Anfiled vitin e ardhshëm.

    Ndërkaq Araujo nuk po luan si titullar tek Barcelona,dhe janë duke menduar që ta vënë në shitje për të gjeneruar të ardhura për transferimet e klubit.

    Kujtojmë që Ronald Araujo ka kontratë me Barcelonën deri më 2031,teksa vlera e tij në tregun e transferimeve sillet rreth 35 milionë euro

  • Barcelona pritet të braktisë Superligën e Evropës

    Barcelona pritet të braktisë Superligën e Evropës

    Gjiganti katalunas Barcelona,do të lë projektin e Superligës Evropiane duke e lënë të vetme klubin mbretëror spanjoll Real Madrid në këtë projekt.

    Mediumi RAC1 bën të ditur se drejtuesit e Barcelonës janë të kënaqur me formatin e ri të Ligës së Kampionëve,dhe se kjo i ndihmon në shumë në aspektin financiar dhe atë garues.

    Përndryshe muajt e fundit marrëdhëniet mes UEFA-së dhe Barcelonës janë përmirësuar,dhe presidenti i Barcelonës Joan Laporta ishte pranë kreut të UEFA-së Alexander Ceferin si dhe atij të PSG-së Nasser Al Khelaifi në ndeshjen Barcelona-PSG.

    Natyrisht se kjo nuk është situatë e favorshme për Real Madridin dhe presidentin Florentino Perez,edhe pse ende tek klubi mbretëror e konsiderojnë si thelbësor.

  • Bajrami: A po e kuptoni? Më shumë njerëz po largohen nga Kosova sesa nga zonat e luftës

    Bajrami: A po e kuptoni? Më shumë njerëz po largohen nga Kosova sesa nga zonat e luftës

    Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të një raporti të Bankës Botërore, ku Kosova renditet e para në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë.

    Sipas saj, ky fakt tregon se më shumë qytetarë po largohen nga Kosova sesa nga vendet e përfshira nga luftërat.

    “Ndërkohë që deputetët uzurpues të zyrave qeveritare mburren me zhvillim ekonomik, Banka Botërore ua rrëzon tërësisht propagandën: ‘Kosova është vendi i parë në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë’. E kuptoni? Më shumë njerëz po largohen nga Kosova sesa nga zonat e luftës. Prej kujt po ikin qytetarët tanë? Nga ‘lulëzimi ekonomik’ që po e promovon pushteti?”, ka shkruar Bajrami.

     

  • Asnjëherë nuk duhet të fusni këto tre pajisje në kabllon zgjatuese

    Asnjëherë nuk duhet të fusni këto tre pajisje në kabllon zgjatuese

    Charanjit Mannu, një ekspert i fushës elektrike dhe drejtor në Elec Training, ka dhënë një paralajmërim të fortë për rreziqet që vijnë nga lidhja e disa pajisjeve shtëpiake në zgjatues elektrikë.

    Ai zbuloi se çdo vit ndodhin shumë zjarre në banesa për shkak se njerëzit mbingarkojnë zgjatuesit me pajisje që kanë konsum të lartë energjie.

    “Statistikat janë shqetësuese. Marrim pjesë në shumë raste ku zjarret janë shkaktuar nga zgjatuesit, vetëm sepse njerëzit nuk kuptojnë se cilat pajisje janë tepër të fuqishme për t’u përdorur me ta”, tha ai.

    Mannu theksoi se çajnikët elektrikë, pajisjet për ngrohje dhe tosterët duhet gjithmonë të lidhen direkt në prizë, dhe jo në zgjatues.

    “Këto tre pajisje tërheqin sasi të mëdha rryme – shumë më tepër se sa mund të përballojë në mënyrë të sigurt një zgjatues i zakonshëm. Një çajnik përdor zakonisht rreth 3000 vat, ngrohëset elektrikë përdorin 3000 vat ose më shumë, ndërsa një thekës buke zakonisht konsumon 800 deri në 1500 vat”, shpjegoi ai.

    Eksperti nga Wolverhampton shtoi se këto pajisje me fuqi të lartë mund të bëjnë që zgjatuesit të nxehen shumë shpejt.

    “Kur zgjatuesit mbinxehën, plastika mbështjellëse mund të shkrihet dhe të ndezë materialet përreth. Shumë njerëz e përkeqësojnë situatën edhe më shumë duke i mbështjellë zgjatuesit gjatë përdorimit, gjë që përqendron nxehtësinë në një zonë të vetme”, paralajmëroi ai.

    Ai shtoi se rreziku rritet ndjeshëm nëse në të njëjtin zgjatues lidhen disa pajisje të fuqishme njëkohësisht.

    “Kam parë raste ku njerëzit kishin lidhur një çajnik, një mikrovalë dhe një thekës buke në të njëjtin zgjatues në kuzhinë. Kjo është një rrezik ekstrem për zjarr, pasi fuqia totale që kërkojnë këto pajisje e tejkalon ndjeshëm kapacitetin e sigurt të çdo zgjatësi shtëpiak”.