ATV

Blog

  • “Der Klassiker”i takon Bayern Munichut-bavarezët vazhdojnë serinë e fitoreve

    “Der Klassiker”i takon Bayern Munichut-bavarezët vazhdojnë serinë e fitoreve

    Bayern Munich ka vazhduar me fitore në Bundesligë,ku kësaj rradhe mund Borussia Dortmundin me rezultat 2:1 në derbin e fundjavës.

    Pjesa e parë u takoi bavarezëve të cilët kaluan në epërsi në minutën e 22-të,ku autor i golit ishte sulmuesi në topformë Harry Kane.

    Bayerni pati edhe disa raste të tjera,por 45 minutat e parë përfunduan me epërsinë e vendasve.

    Në pjesën e dytë Bayerni vazhdoi dominimin,dhe në minutën e 79 Michael Olise realzoi për 2:0.

    Dortmundi arriti të ngushtoi epërsinë nëpërmjet Julian Brandt në minutën e 84-të për 2:1,por kjo ishte e pamjaftueshme dhe Bayern fitoi 3 pikët e rradhës.

    Bayern Munich mbetet lider në Bundesligë me 21 pikë,teksa Dortmund mbetet në kuotën e 14 pikëve.

  • Napoli pëson humbje befasuese nga Torino

    Napoli pëson humbje befasuese nga Torino

    Kampioni i Italisë Napoli ka pësuar humbje befasuese këtë xhiro në Serie A,duke u mposhtur nga Torino me rezultat minimal 1:0

    Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol,ku Giovanni Simeone realizoi për epërsinë e vendasve në 1:0 që ishte edhe rezultati i 45 minutëshit të parë

    Në pjesën e dytë Napoli u hodh në slum për të Ritter rezultatin,dhe në minutat e fundit Noa Lang barazoi në 1:1 por goli u anulua për shkak të pozitës jashtëloje dhe kështu Napoli pësoi humbjen e dytë në Serie A

    Napoli pas xhiros së 7-të ka 15 pikë,kurse Torino ka grumbulluar 8 pikë

     

  • Barcelona fiton në frymën e fundit ndaj Gironës

    Barcelona fiton në frymën e fundit ndaj Gironës

    Barcelona ka shënuar fitore tejet të vështirë kundër Gironas,dhe atë në minutat e fundit me rezultat 2:1.

    Pjesa e parë u karakterizua me dominim të katalunasve të cilët kaluan në epërsi nëpërmjet Pedrit në minutën e 13-të,por Girona u kundërpërgjigj pak minuta më vonë ku Axel Ëitsel barazoi në 1:1.

    Në pjesën e dytë Barca u hodh në sulm për të fituar ndeshjen,dhe këtë e arriti në minutat e fundit ku Ronald Araujo ishte heroi i Barcelonës duke shënuar për 2:1,që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar.

    Barcelona pas kësaj fitorjeje tubon 22 pikë pas xhiros së 9-të në La Liga,teksa Girona ka vetëm 6 pikë të grumbulluara.

  • Man City shënon fitore ndaj Evertonit falë Erling Haaland

    Man City shënon fitore ndaj Evertonit falë Erling Haaland

    Manchester City ka shënuar fitoren e rradhës në Premierligë,duke mundur Evertonin me rezultat 2:0.

    Pjesa e parë u karakterizua me dominim të City-it,por gola nuk pati dhe kështru 45 minutat e parë përfunduan me rezultat 0:0.

    Në pjesën e dytë Man City arriti të thyej mbrojtjen e Evertonit,ku në minutën e 58-të Erling Haaland realizoi për 1:0 pas asistimit të Nico O’Reilly.

    Ndërkohë pesë minuta më vonë norvegjezi dyfishoi epërsinë në 2:0 pas asistimit të Savinhos,që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar.

    Man.City pas kësaj fitorje tubon 16 pikë,teksa Everton mbetet në kuotën e 11 pikëve.

  • Përparim Rama i përgjigjet akuzave se mori pjesë në protestë për fushatë: Me i mbrojt vlerat e UÇK-së na takon të gjithëve, përtej partive

    Përparim Rama i përgjigjet akuzave se mori pjesë në protestë për fushatë: Me i mbrojt vlerat e UÇK-së na takon të gjithëve, përtej partive

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u është përgjigjur akuzave se mori pjesë në protestën e Tiranës për fushatë.

    Rama tha se kjo nuk është çështje politike, por kombëtare.

    “Me i mbrojt vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është çështje që na takon të gjithëve, përtej partive politike”, tha Rama në Euronews.

    Ai përmendi se qysh moti Prishtina ka themeluar zyrën për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

    “Si kryetar i kryeqytetit, në fillim të mandatit tim, para katër vjetëve, kam krijuar Sektorin për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së në kuadër të kabinetit, i cili udhëhiqet nga një ish-veteran i UÇK-së dhe përfaqëson e u shërben veteranëve të luftës. Jemi e vetmja komunë në Kosovë që e kemi bërë këtë”, tha ai.

    “Prandaj po them nuk është çështje e ditëve të fundit, nuk është çështje politike, është çështje më e madhe, çështje kombëtare”, theksoi Rama.

  • Meta mbyll aplikacionin Messenger për desktop në Windows dhe Mac

    Meta mbyll aplikacionin Messenger për desktop në Windows dhe Mac

    Meta ka njoftuar se aplikacioni i saj Messenger për desktop në Windows dhe Mac do të mbyllet.

    Që nga 15 dhjetori, përdoruesit do të duhet të shkojnë direkt në Facebook për të vazhduar bisedat përmes kompjuterit të tyre.

    Sapo të fillojë procesi i mbylljes, përdoruesit do të marrin një njoftim brenda aplikacionit. Ata do të kenë një periudhë 60-ditore për të vazhduar përdorimin e Messenger para se aplikacioni të mbyllet përgjithmonë.

    Meta sugjeron që përdoruesit të aktivizojnë ruajtjen e historikut të bisedave para se aplikacioni të zhduket përfundimisht. Përndryshe, historiku i bisedave do të humbasë përgjithmonë.

    Ndërkohë, aplikacioni i Messenger për desktop nuk është më i disponueshëm në Apple App Store.

  • Kurti e shpall Kosovën “storie suksesi” për rritje ekonomike

    Kurti e shpall Kosovën “storie suksesi” për rritje ekonomike

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova po shndërrohet në një storie suksesi për rritje ekonomike, duke paralajmëruar se vendi do të ketë sërish rritjen më të lartë në rajon.

    “Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike. Vendi ynë përsëri do ta ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon, sipas projeksioneve të FMN-së. Politikat ekonomike dhe masat e ndërmarra gjatë qeverisjes sonë po ndikojnë pozitivisht në progresin dhe zhvillimin e shtetit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Ai e ka shpërndarë një postim të mbrëmshëm të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili ka theksuar se pavarësisht sfidave dhe krizave globale, Kosova do të arrijë rritje ekonomike të lartë pa e thelluar deficitin buxhetor apo borxhin publik.

    “Sipas raportit më të fundit të FMN-së, Kosova edhe sivjet do ta ketë rritjen ekonomike më të lartën në rajon. Kjo do të arrihet përkundër sfidave e krizave globale, si dhe duke mos e thelluar deficitin apo borxhin publik. Kjo edhe njëherë e dëshmon se politikat e Qeverisë Kurti funksionojnë dhe njëkohësisht demanton të gjithë ata që prognozonin të kundërtën”, ka shkruar Murati.

    Në lidhje me këtë, ka reaguar ish-ministrja e Financave dhe shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka krahasuar normat e rritjes aktuale me ato të viteve të kaluara.

    “Atëherë kur deputeti Murati dhe bashkëpartiakët e tij rrokullisnin kamionë dhe gjuanin gaz lotsjellës në Kuvend, rritja ekonomike ishte më e lartë se sot, ndërsa inflacioni pothuaj i pavërejtshëm. Sot rritja e Hekuran Muratit është 3.9%, por inflacioni në shtator ishte 4.7%”, ka shkruar Bajrami.

  • Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë me Mallorcan

    Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë me Mallorcan

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi,po vazhdon me formë të mirë në La Liga me skuadrën e Mallorcas.

    Muriqi ishte protagonist në fitoren e ishullorëve ndaj Sevillës me rezultat 3:1,ku reprezentuesi dardan realizoi në minutën e 67-të në të cilën barazoi rezultatin në 1:1.

    Përndryshe ky gol i dha motiv ekipit të Mallorcas ku shënuan edhe dy gola të tjerë,dhe në fund ishullorët fituan në udhëtim me rezultat 3:1.

    Kujtojmë që ky ishte goli i pestë i Vedat Muriqit në La Liga,teksa Mallorca pas 9 xhirove tubon 8 pikë.

  • Chelsea fiton bindshëm ndaj Nottingham Forest

    Chelsea fiton bindshëm ndaj Nottingham Forest

    Chelsea ka shënuar fitore bindëse ndaj Nottingham Forest me rezultat 3:0,takim ky në kuadër të xhiros së 8-të në Premierligë.

    Pjesa e parë u karakterizua me raste të shumta për shënim,por rrjetat mbetën të heshtura dhe 45 minutat e parë përfunduan me rezultat 0:0.

    Pjesa e dytë nisi furishëm për londinezët,ku në minutën e 49-të Josh Acheampong shënoi për 1:0.

    Në minutën e 52-të Pedro Neto dyfishoi epërsinë në 2:0,kurse Reece James vulosi fatin e këtij takimi duke shënuar për 3:0,që në fund ishte rezultati përfundimtar.

    Chelsea pas xhiros së 9-të tubon 14 pikë,kurse Nottingham Forest është krizë të thellë duke mbetur në kuotën e 5 pikëve.

  • Drita dhe Gjilani marrin fitore tejet të rëndësishme

    Drita dhe Gjilani marrin fitore tejet të rëndësishme

    Janë zhvilluar dy ndeshje e ditës së shtunë në kuadër të xhiros së 9-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Kampioni aktual Drita ka shënuar fitoren e rradhës,ku në shtëpi mundi skuadrën e Malishevës me rezultat 2:1.

    Pjesa e parë solli raste të shumta për gola,por nuk solli asgjë dhe përfundoi baraz me rezultat 0:0.

    Pjesa e dytë u dominua nga vendasit të cilët shënuan dy gola nëpërmjet Besnik Krasniqit dhe Albert Dabiqaj,teksa golin e vetëm për Malishevën e shënoi Xhemajl Ibishi.

    Në ndeshjen tjetër që u zhvillua të shtunën Gjilani shënoi fitore në udhëtim kundër Prishtinës së Re me rezultat 1:0,që ishte edhe ndeshja debutuese për trajnerin Debatik Curri.

    Golin e vetëm në këtë ndeshje për Gjilanin e realizoi Senad Jarovic në minutën e 82-të,që ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.

    Të dielën pritet të zhvillohen edhe tre takime të tjera ku do të përballen:Drenica-Prishtina,Ballkani-Dukagjini dhe Llapi-Ferizaj.