ATV

Blog

  • Parashikimi i motit për sot, 19.10.2025

    Parashikimi i motit për sot, 19.10.2025

    Të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi për ndonjë reshje të izoluar në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë orëve të pasdites pritet vranësirat të tërhiqen gradualisht.
    Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 10-27 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C.

  • E keni ditur GABIM! Njerëzit nuk kanë 6 por 27 emocione, të cilat janë…

    E keni ditur GABIM! Njerëzit nuk kanë 6 por 27 emocione, të cilat janë…

    Pas vështrimit të rezultateve të reagimeve të tyre, kanë konstatuar që ndjenjat e tyre mund t’i klasifikojnë në 27 kategori

    Njerëzit janë të aftë të ndiejnë shumë më tepër lloje të ndryshme, emocionesh sesa kemi menduar. Shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë theksuar që, pos gjashtë llojeve themelore të emocioneve (lumturia, pikëllimi, zemërimi, befasia, frika dhe neveritja) nuk ekzistojmë më vetëm 6. Mirëpo, janë mashtruar! Në këtë studim në të cilin kanë marrë pjesë 800 meshkujt dhe 1.200 femra, të intervistuarve u janë treguar përmbajtjet e videove të njerëzve të cilët kurorëzohen, lindin fëmijë, përshëndetja me dorë dhe vdekja.

    Pas vështrimit të rezultateve të reagimeve të tyre, kanë konstatuar që ndjenjat e tyre mund t’i klasifikojnë në 27 kategori. Ato kategori janë: admirimi, adhurimi, admirimi estetik, argëtimi, tërbimi, anksioziteti, respekti i thellë, habia, monotonia, qetësia, konfuzioni, përbuzja, lakmia, zhgënjimi, krupa, bashkëndjesia, familjarizimi, varësia, shqetësimi, frika, faji, llahtaria, interesimi, lumturia, nostalgjia, krenaria, lehtësimi, dashuria, pikëllimi, kënaqësia, dëshira seksuale, surpriza, simpatia dhe triumfi.

    Të anketuarit nga grupi i parë kanë thënë se si ndihen pas çdo shikimi të videos. Grupi i dytë i të intervistuarave ka vlerësuar xhirimet si pozitive dhe negative përkundër atyre mallëngjyese dhe qetësuese në shkallën nga 1 deri në 9. Vlerësimet janë pajtuar me emocionet e lidhura me xhirimet të cilat paraprakisht u janë ndarë. Rezultatet kanë treguar që një xhirim mund të nxisë më shumë emocione të ndryshme dhe është normale të ndihen më shumë emocione në të njëjtën kohë.

  • Përfshiu ushtrinë në komunitetin LGBTQ+, Pentagoni REAGON ndaj serialit të Netflix!

    Përfshiu ushtrinë në komunitetin LGBTQ+, Pentagoni REAGON ndaj serialit të Netflix!

    Seriali “Boots” ndjek historinë e Cameron Cope (luajtur nga Miles Heizer)…

    ëdhënësja e Pentagonit, Kingsley Wilson, ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj serialit të ri të Netflix-it me temë ushtarake dhe LGBTQ+, “Boots”, i cili është shfaqur javën e fundit dhe ka hyrë menjëherë në listat e shikueshmërisë në platformë. Në një deklaratë për Entertainment Weekly, Wilson e quajti serialin “një përpjekje për të shtyrë agjendën ideologjike të Netflix-it për ushtrinë amerikane”.

    “Nën udhëheqjen e Presidentit Trump dhe Sekretarit Pete Hegseth, ushtria amerikane po rikthehet në thelbin e saj luftarak”, tha Wilson. “Standardet tona janë të larta, të unifikuara dhe të paanshme ndaj gjinisë, sepse pesha e një çante ose e një trupi njerëzor nuk pyet nëse je burrë apo grua, homoseksual apo heteroseksual”.

    Seriali “Boots” ndjek historinë e Cameron Cope (luajtur nga Miles Heizer), një adoleshent homoseksual i fshehtë, dhe mikut të tij më të ngushtë Ray McAffey (Liam Oh), të cilët bashkohen me Marinsat Amerikanë gjatë periudhës së politikës “Mos pyet, mos trego”.

    Wilson shtoi se standardet e ushtrisë amerikane do të mbeten të pandryshuara, pavarësisht mënyrës se si paraqiten në serialin e Netflix-it: “Ne nuk do t’i ulim standardet tona për të kënaqur ndonjë agjendë ideologjike, ndryshe nga Netflix, i cili vazhdimisht prodhon dhe shpërndan ‘mbeturina të zgjura’ për publikun dhe fëmijët”, tha ajo.

    Netflix nuk ka dhënë ende një koment lidhur me deklaratat e Pentagonit. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, është kritikuar prej kohësh për veprimet e tij kundër komunitetit LGBTQ+ në radhët e ushtrisë. Ai ka hequr emrat e aktivistëve homoseksualë nga anijet e Marinës dhe ka tentuar të përjashtojë personat transgjinorë nga shërbimi aktiv.

    Hegseth ka qenë një kundërshtar i ashpër i kulturës “woke”, duke premtuar ta eliminojë atë nga forcat e armatosura dhe duke kundërshtuar politikat që promovojnë standarde fizike neutrale ndaj gjinisë apo përdorimin e përemrave gjinorë.

  • “Na dinte të vdekur”/ Xheneta Fetahu tregon mes lotësh takimin e parë pas 23 vitesh me nënën e saj

    “Na dinte të vdekur”/ Xheneta Fetahu tregon mes lotësh takimin e parë pas 23 vitesh me nënën e saj

    Xheneta rrëfeu se në moshën 23 vjeçare e ka takuar për herë të parë nënën…

    Xheneta Fetahu ka folur për herë të parë për nënën e saj biologjike, e cila e kishte braktisur që në fëmijëri.

    Në një intervistë në emisionin “Se luan topi” në Top Channel, Xheneta rrëfeu se në moshën 23 vjeçare e ka takuar për herë të parë nënën, pas këmbënguljes së vëllait dhe njerkës së saj.

    “Më mungon, kur të bëhem nënë, ajo mungesë nuk do të mbushet kurrë. Do të jetoj deri sa të vdes me atë mungesë brenda në shpirt, por mendoj që është e shkruar kështu.

    Pas një kohe, kur kam qenë në moshën 23-24 vjeç, kanë qenë vitet më të këqija të jetës sime. Erdhi koha që unë ta takoja për herë të parë. I thashë: ‘Si ke jetuar gjithë këto vite, pa na kërkuar asnjëherë?’ dhe ajo më tha: ‘Kam menduar se keni qenë të vdekur”, u shpreh Xheneta./gazeta-shqip

  • Ushtria e Zvicrës dekoron tre ushtarë shqiptarë që i shpëtuan jetën një gruaje

    Ushtria e Zvicrës dekoron tre ushtarë shqiptarë që i shpëtuan jetën një gruaje

    Ushtria e Zvicrës i ka dekoruar tre ushtarë me origjinë shqiptare, të cilët kanë shpëtuar jetën e një gruaje, e cila u rrëzua pranë kazermës.

    Ushtarët e dekoruar sipas njoftimit të Armatës zvicerane janë Albin Ukzmaili, Harbin Hasani e Edmir Rrafshi.

    Në dekoratë thuhet se veprimi i ushtarëve ka çuar në stabilizimin e gjendjes së gruas që më pas ishte dërguar në spital.

    “Ushtarët i dhanë ndihmën e parë një gruaje që ishte rrëzuar pranë kazermës. Ata u ndërruan me njëri-tjetrin gjatë masazhit të zemrës dhe njoftuan gjithashtu policinë dhe shërbimet e shpëtimit. Ky veprim i menduar mirë stabilizoi gjendjen e pacientes, e cila më pas u dërgua në spital”, thuhet në njoftim.

  • Nesër në Maqedoninë e Veriut zgjedhjet lokale, garë e paqartë në komunat shqiptare

    Nesër në Maqedoninë e Veriut zgjedhjet lokale, garë e paqartë në komunat shqiptare

    Maqedonia e Veriut mban nesër, më 19 tetor 2025, zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia. Qytetarët do të votojnë në të 80 komunat e vendit dhe në Qytetin e Shkupit për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe anëtarët e këshillave komunalë.

    Të drejtë vote kanë gjithsej 1.832.415 qytetarë, prej të cilëve 1.717.803 votues ndodhen në vend. Procesi i votimit do të zhvillohet në 3.474 qendra aktive votimi.

    Garë e paqartë në komunat shqiptare

    Sipas analizave dhe sondazheve, ndërsa rezultati në shumicën e komunave me popullatë shumicë maqedonase konsiderohet kryesisht i parashikueshëm, beteja zgjedhore mbetet e hapur dhe rezultati i paqartë në disa prej komunave ku votuesit shqiptarë përbëjnë shumicën.

    Në këto zgjedhje, garojnë gjithsej 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista këshilltarësh, me rreth 10.490 kandidatë në total. Në garë marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 iniciativa qytetare ose kandidatë të pavarur.

    Qyteti i Shkupit mban rekordin e numrit më të madh të kandidatëve për kryetar, me 16 emra.

    Shifrat kryesore të votimit

    Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të votuesve të regjistruar, me 474.304 qytetarë me të drejtë vote. Komunat e tjera me numër të lartë votuesish përfshijnë Kumanovën (94.041), Tetovën (87.878), Gostivarin (82.893) dhe Manastirin (77.253).

    Në anën tjetër, komunat me më pak votues janë: Lozova (1.905), Vevçani (2.092) dhe Novaci (2.429).

    Nga të dhënat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Qendra më e madhe votimi ndodhet në lagjen Butel të Shkupit, me gjithsej 1.432 votues.

    Vlen të theksohet se, përveç votuesve në listën e rregullt, të drejtën e votës do ta ushtrojnë edhe 2.162 persona të burgosur ose në paraburgim, si dhe 450 votues nga shtëpitë e të moshuarve. Në diasporë nuk do të ketë votim të organizuar, por qytetarët jashtë vendit mund të votojnë nëse kthehen në Maqedoni gjatë ditës së zgjedhjeve.

    Zgjedhjet lokale të vitit 2025 janë të katërtat në të cilat zgjidhen njëkohësisht kryetarë komunash dhe këshilla komunalë në të gjitha njësitë administrative. Votimi do të fillojë nesër në mëngjes./rtsh

  • Forcat italiane të KFOR-it kryejnë ushtrim për mbrojtje nga kërcënimet CBRN në Kosovë

    Forcat italiane të KFOR-it kryejnë ushtrim për mbrojtje nga kërcënimet CBRN në Kosovë

    Njësitet specialistë italiane të caktuara në Komandën Rajonale Perëndim të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar një inspektim për kimikate, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN) në një qendër trajnimi në komunën e Dragashit.

    Sipas KFOR-it, aktiviteti është zhvilluar për të garantuar një ambient të sigurt dhe për të mbrojtur personelin nga kërcënimet e mundshme CBRN, përmes përdorimit të pajisjeve të specializuara për zbulim dhe monitorim.

    Ky ushtrim, sipas misionit, ndihmon që ekipet e specializuara të ruajnë një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale dhe përgatitjes për t’iu përgjigjur çdo incidenti të mundshëm.

    “Këto aktivitete theksojnë përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për mirëqenien e personelit të tij dhe për ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e tyre.

    KFOR ka theksuar se vazhdon zbatimin e mandatit të tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

    Misioni i NATO-s bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë./IndeksOnline

  • Nesër disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë për 7 orë

    Nesër disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë për 7 orë

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër, disa pjesë të rajonit të Prishtinës do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00 deri në orën 19:00.

    Vendet që do të mbesin pa ujë për shtatë orë janë: Graçanica, Hajvalia, Çagllavica, Lagja Qendresa, Lagja 038, një pjesë e lagjes Bregu i Diellit dhe një pjesë e lagjes Mati.

  • Arsenal shënon fitore ndaj Fulham-it falë golit të Trossard

    Arsenal shënon fitore ndaj Fulham-it falë golit të Trossard

    Arsenal fitoi me vështirësi ndaj Fulhamit me rezultat 1:0,ndeshje që i takoi xhiros së 8-të në Premierligë.

    Pjesa e parë u karakterizua me raste nga të dyja ekipet,por rrjetat mbetën të heshtura pas 45 minutave të parë.

    Në pjesën e dytë Arsenal gjeti golin e epërsisë në minutën e 59-të,ku Leandro Trossard shënoi për 1:0.

    Deri në fund të ndeshjes më gola nuk pati,dhe kështu Arsenal merrë 3 pikët e rradhës.

    Arsenal tani ka 19 pikë në pozitën e parë,teksa Fulham ka 8 pikë të tubuara.

  • “Der Klassiker”i takon Bayern Munichut-bavarezët vazhdojnë serinë e fitoreve

    “Der Klassiker”i takon Bayern Munichut-bavarezët vazhdojnë serinë e fitoreve

    Bayern Munich ka vazhduar me fitore në Bundesligë,ku kësaj rradhe mund Borussia Dortmundin me rezultat 2:1 në derbin e fundjavës.

    Pjesa e parë u takoi bavarezëve të cilët kaluan në epërsi në minutën e 22-të,ku autor i golit ishte sulmuesi në topformë Harry Kane.

    Bayerni pati edhe disa raste të tjera,por 45 minutat e parë përfunduan me epërsinë e vendasve.

    Në pjesën e dytë Bayerni vazhdoi dominimin,dhe në minutën e 79 Michael Olise realzoi për 2:0.

    Dortmundi arriti të ngushtoi epërsinë nëpërmjet Julian Brandt në minutën e 84-të për 2:1,por kjo ishte e pamjaftueshme dhe Bayern fitoi 3 pikët e rradhës.

    Bayern Munich mbetet lider në Bundesligë me 21 pikë,teksa Dortmund mbetet në kuotën e 14 pikëve.