ATV

Blog

  • Haradinaj: Zgjidhja e vetme – zgjedhjet

    Haradinaj: Zgjidhja e vetme – zgjedhjet

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se epilogu i seancës së jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë “Kurti 3” do të jetë dështim.

    Ai tha se e vetmja zgjidhje, mbeten zgjedhjet.

    “Po shihet që epilogu i ditës sotme do të jetë dështim. Zgjidhja e vetme me sa kuptojë mbetën zgjedhjet sepse nuk ka ndonjë ofertë”, tha Haradinaj nga holli i Kuvendit.

  • Sveçla: Për hajër ju koftë Kurti 3

    Sveçla: Për hajër ju koftë Kurti 3

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë hyrjes në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ka lënë të kuptohet se i kanë numrat për formimin e qeverisë sot.

    Kjo pasi para mediave ai e bëri “për hajr” Qeverinë.

    “Për hajër ju koftë Kurti 3”, tha Sveçla.

    Megjithatë, Sveçla nuk dha më shumë detaje.

    Paraprakisht, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nëse sot nuk votohet Qeveria, vendi do të shkojë në zgjedhje. E sipas Muratit nëse shkohet në zgjedhje do të rrezikohen shumë procese.

    “Por a janë të gatshëm deputetët e opozitës që ta çojë vendin në zgjedhje dhe të rrezikojnë qëndrushmërinë e shtetit vetëm e vetëm për ta kundërshtuar Albin Kurtin”, ka shkruar ai në Facebook.

    Por kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para se të filloj seanca tha se një njëri që del i pari në zgjedhje do të duhej të bënte përpjekje me të gjitha partitë politike, e jo ta linte ditën e fundit.

    Ai ka thënë se “punët e mira nuk lihen ditën e fundit” dhe se “sot do të bie perdja e mashtrimit të madh 8-mujor”.

  • Murati i bindur: Sot pritet votimi i qeverisë ‘Kurti 3’

    Murati i bindur: Sot pritet votimi i qeverisë ‘Kurti 3’

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka folur para fillimit të seancës së jashtëzakonshme për formimin e qeverisë.

    Ai e ka quajtur ditë të rëndësishme për Kosovën.

    “Kjo është një ditë e rëndësishme sepse e kemi seancën ku do të formohet qeveria që është kulmimi i procesit zgjedhor të zgjedhjeve të 9 shkurtit”, ka thënë Murati.

    Ai ka thënë se ka pasur shumë vonesa dhe tani është koha që të kemi qeveri të re.

  • Limaj: Qëndrimet i kemi publike, s’na ka kontaktuar Kurti

    Limaj: Qëndrimet i kemi publike, s’na ka kontaktuar Kurti

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka thënë se qëndrimet i kanë publike dhe ato nuk kanë ndryshuar duke lënë të nënkuptohet se nuk do ta votojë Qeverinë Kurti III.

    Ai ka thënë se nuk është kontaktuar orëve të fundit nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Qëndrimet i kemi publike, jo nuk na kanë kontaktuar”, ka thënë shkurt Limaj.

  • Tahiri i bindur që Kurti nuk i ka votat

    Tahiri i bindur që Kurti nuk i ka votat

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri ka folur para fillimit të seancës së jashtëzakonshme për formimin e qeverisë.

    Ai në një pronocim për media ka treguar se a do të provojë PDK-ja formimin e Qeverisë nëse dështon Kurti.

    “Ajo është çështje tjetër. Kjo seancë e jashtëzakonshme është thirrë për tu parë. A ka shumicë parlamentare të krijuar nga kryeministri në dorëheqje në këtë rast Albin kurti. Nëse ai dështon atëherë normalisht që janë hapat sipas kushtetuese që do të ndjekë presidentja dhe partitë”, u shpreh Tahiri.

  • Derbi Trepça – Bashkimi ndez javën në Superligën e Kosovës

    Derbi Trepça – Bashkimi ndez javën në Superligën e Kosovës

    Derbi i javës në Superligën e Kosovës në basketboll zhvillohet sot, ku do të përballen kampionia Trepça dhe nënkampioni Bashkimi.

    Përballjet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë ofruar spektakël, ndërsa edicioni i kaluar solli gjashtë super finale që mbajtën tifozët në ankth deri në momentet e fundit. Në fund, “Xehetarët” triumfuan me 4:2 në seri, duke u shpallur kampionë të Kosovës.

    Sfida mes tyre fillon nga ora 19:00.

    Ndërkohë, të dielën do të përballen edhe Ylli dhe Vëllaznimi, dy skuadra që ende nuk kanë shijuar fitoren në këtë edicion dhe kërkojnë me ngulm pikët e para në kampionat.

    Ndeshja mes tyre zhvillohet nga ora 17:00. /ATVLIVE.TV

  • Abdixhiku: Punët e mira nuk lihen ditën e fundit, sot bie perdja e mashtrimit

    Abdixhiku: Punët e mira nuk lihen ditën e fundit, sot bie perdja e mashtrimit

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sot nuk votohet një ligj i zakonshëm, por mandatari duhet të prezantojë shumicën.

    Sipas tij, një njëri që del i pari në zgjedhje do të duhej të bënte përpjekje me të gjitha partitë politike, e jo ta linte ditën e fundit.

    Ai ka thënë se “punët e mira nuk lihen ditën e fundit” dhe se “sot do të bie perdja e mashtrimit të madh 8-mujor”.

    Ka shtuar se ditën e fundit, është show populist.

    “Deputetët e LDK-së janë të lirë të votojnë si të duan por kanë deklaruar se pa marrëveshje politike nuk ka kuptim të jetë shumica. Duhet të ketë mazhorancë që për katër vite të udhëheqë Qeverinë”, ka thënë ai.

    Abdixhiku ka thënë se Kurti nuk ka arritur të bëjë shumicë.

  • Real Madrid mbyll çatinë e “Bernabeu”-t për El Clasicon ndaj Barcelonës

    Real Madrid mbyll çatinë e “Bernabeu”-t për El Clasicon ndaj Barcelonës

    Real Madrid mund të ketë fituar një avantazh të rëndësishëm përpara përballjes gjigante të “El Clasicos” ndaj Barcelonës, që do të luhet sot ( e diel) në “Santiago Bernabeu”.

    “Los Blancos” do të presin rivalët e tyre historikë në një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit botëror, ku me një fitore mund të shkëputen me pesë pikë epërsi në krye të tabelës së La Ligës.

    Kjo do të jetë El Clasico e parë për Xabi Alonson në rolin e trajnerit të Realit dhe duket se 15-herë kampionët e Evropës janë gati të bëjnë një ndryshim të minutës së fundit.

    Sipas gazetës AS, Real Madrid pritet të mbyllë çatinë e stadiumit të rinovuar “Santiago Bernabeu”, një strukturë me vlerë rreth 1 miliard euro, për ndeshjen e së dielës. Kjo praktikë është përdorur disa herë që prej funksionalizimit të sistemit në vitin 2023.

    Herën e parë çatia u mbyll gjatë ndeshjes kundër Getafes për shkak të kushteve të motit, ndërsa më pas Reali e ka përsëritur këtë veprim në disa përballje të rëndësishme, veçanërisht në ato të Ligës së Kampionëve – për të cilat duhet leje e posaçme nga UEFA.

    Atmosfera para ndeshjes është ndezur edhe më shumë pas komenteve të Lamine Yamal, talentit të ri të Barcelonës, i cili gjatë një transmetimi në Twitch me tifozin e Realit, Ibai Llanos, tha me shaka:

    “Reali vjedh, dhe pastaj ata ankohen.”

    Megjithëse komentet e tij janë marrë me humor, sipas gazetës Marca, ato kanë irrituar kampin madrilen dhe kapiteni Dani Carvajal, bashkëlojtar i Yamalit në kombëtaren e Spanjës, pritet të përballet me të pas ndeshjes. /ATVLIVE.TV

  • Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në Londër

    Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në Londër

    Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka shkruar historinë mbrëmjen e së shtunës në “O2 Arena” të Londrës, duke u shpallur kampion bote në kategorinë IBO për peshën Cruiserweight, pas një fitoreje të pastër ndaj Rolly Lambert.

    Pas përfundimit të ndeshjes, Uldedaj nuk i fshehu emocionet, duke e cilësuar këtë arritje si momentin më të rëndësishëm të jetës së tij dhe një sukses për të gjithë shqiptarët.

    “Sot është dita që kam ëndërruar gjithë jetën time. Pas shumë viteve sakrifice, mundi dhe besimi në Zot, u shpalla Kampion i Botës IBO në peshën cruiser,” – u shpreh Uldedaj.

    “Ky titull nuk është vetëm i imi, është për gjithë shqiptarët kudo që janë. Për ata që besuan tek unë, për ata që më mbështetën, dhe për çdo djalë apo vajzë që ka një ëndërr — asgjë nuk është e pamundur nëse nuk dorëzohesh,” – shtoi kampioni shqiptar. /ATVLIVE.TV

  • Barcelona në garë për Fisnik Asllanin

    Barcelona në garë për Fisnik Asllanin

    Barcelona i është bashkuar garës për të nënshkruar me sulmuesin kosovar Fisnik Asllani, i cili po kalon një sezon mbresëlënës në Bundesliga.

    Ylli 23-vjeçar i Kosovës shkëlqeu sërish fundjavën që lamë pas, duke realizuar golin e pestë në kampionatin gjerman gjatë fitores 3–1 të Hoffenheim ndaj Heidenheim.

    Sipas raportimeve të “Sky Sport”, katalanasit kanë ndjekur prej javësh paraqitjet e Asllanit, por tani në garë janë futur edhe disa nga klubet më të mëdha gjermane.

    Gazetari i njohur Florian Plettenberg ka bërë të ditur se sulmuesi kosovar pritet të largohet nga Hoffenheim në verën e ardhshme, ndërsa interesimi për të po rritet dita-ditës.

    “Fisnik Asllani shënoi golin e pestë këtë sezon në fitoren 3:1 ndaj Heidenheim. 23-vjeçari pritet të largohet këtë verë falë klauzolës së lirimit.
    FC Barcelona, disa klube angleze dhe top klubet gjermane po e ndjekin nga afër”,
    ka shkruar Plettenberg.

    Klauzola e lirimit të Asllanit raportohet të jetë rreth 30 milionë euro, shumë që mund ta bëjë të realizueshëm transferimin e tij drejt një skuadre më të madhe në merkaton e verës. /ATVLIVE.TV