ATV

Blog

  • Kurti para votimit të Qeverisë së re: S’kemi koalicion

    Kurti para votimit të Qeverisë së re: S’kemi koalicion

    Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka nisur fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit e ku pritet të votohet qeveria e re.

    Ai ka deklaruar se nuk ka arritur të sigurojë koalicion për të qeverisur.

    Kurti tha se kërkuar votën që të qeverisë për të mundësuar vijimësi të institucioneve për të votuar buxhetin e vitit të ardhshëm.

  • Bayern Munich nuk di të ndalet-thyen rekordin e Milanit prej 12 fitoreve

    Bayern Munich nuk di të ndalet-thyen rekordin e Milanit prej 12 fitoreve

    Gjiganti gjerman Bayern Munich, po vazhdon të jetë një ndër top ekipet më në formë në Evropë.

    Me fitoren 3:0 kundër Borussia Mochengladach bavarezët fituan ndeshjen e 13-të këtë sezon,duke thyer rekordin prej 12 fitoreve të Milanit që e arriti në sezonin 1992-93.

    Përndryshe që nga fitorja në Superkupën e Gjermanisë kundër Stuutgarit Bayern pati një ecuri fantastike,duke fituar 8 ndeshje në Bundesligë,3 fitore në Ligën e Kampionëve si dhe fitoi kundër Ëehen në DFB Pokal.

    Ndërkohë kjo ecuri mund të shkoj në 14 ndeshje,në rast se Bayern në mesjavë arrin të fitoj kundër Kolnit në Kupën e Gjermanisë.

    Kujtojmë që xhiron e rradhës në Bundesligë Bayern do të luaj kundër Bayer Leverkusen,e më pas kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve.

  • Iker Casillas viktimë e një vjedhjeje luksoze në shtëpi

    Iker Casillas viktimë e një vjedhjeje luksoze në shtëpi

    Ish-portieri i Real Madridit dhe i kombëtares së Spanjës, Iker Casillas, u bë viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e tij, ku u zhdukën pesë orë të shtrenjta nga koleksioni i tij. Kriminelët kishin zëvendësuar gradualisht orët origjinale me të falsifikuara.

    Casillas filloi të dyshonte kur vuri re mospërputhje dhe njoftoi policinë. Sipas COPE, forcave të rendit iu deshën vetëm dhjetë ditë për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit: një pastruese shtëpie nga Paraguai dhe një spanjoll që punonte si roje sigurie në kompleksin e banimit luksoz ku jeton Casillas. Hetuesit zbuluan se ata ishin në një lidhje dhe po planifikonin të largoheshin nga vendi.

    Derisa hetimet vazhdojnë, autoritetet kanë arritur të rikuperojnë dy nga pesë orët e vjedhura, me vlerën e koleksionit që llogaritet në dhjetëra mijëra euro.

    Gazetari Manu Marlasca, në programin El Programa de Ana Rosa, raportoi:

    “Vetëm pak persona e dinin se ku ruheshin orët, përfshirë pastruesen e shtëpisë, e cila kishte punuar për Iker dhe Sara Carbonero që nga viti 2019. Partneri i saj, i cili punonte si roje sigurie në të njëjtin kompleks, duket të ketë qenë truri pas grabitjes. Policia gjeti disa orë të falsifikuara në shtëpinë e tyre, të përgatitura për shkëmbime të mëtejshme. Njëra origjinale u gjet plotësisht, së bashku me pjesë të të tjerave.” /ATVLIVE.TV

  • Gabriel Magalhaes mungon ndaj Palace, Gunners me opsione të forta zëvendësimi

    Gabriel Magalhaes mungon ndaj Palace, Gunners me opsione të forta zëvendësimi

    Braziliani, Gabriel Magalhaes, raportohet se nuk do të jetë në skuadër për ndeshjen e sotme të Arsenalit ndaj Crystal Palace, por Gunners kanë disa opsione për ta zëvendësuar mbrojtësin.

    Mosquera, Calafiori dhe Hincapie konsiderohen opsionet kryesore. Gjithsesi, gjasat më të mëdha për të startuar sot në vend të Gabriel duket se i ka Mosquera, i cili ka impresionuar në ndeshjet e fundit. Calafiori pritet të vazhdojë të luajë në krahun e majtë, por ekziston edhe mundësia që të luajë në qendër, ndërsa Lewis-Skelly të mbulojë krahun e majtë.

    Hincapie nuk shihet si një opsion shumë i favorshëm për shkak të minutazhit të kufizuar këtë sezon.

    Ndeshja Arsenal – Crystal Palace zhvillohet sot në orën 15:00 dhe është e vlefshme për xhiron e nëntë të Premier League. /ATVLIVE.TV

  • Alarm: Shkencëtarët kërkojnë ndalimin e proshutës, është po aq e rrezikshme sa cigarja – shkakton kancer

    Alarm: Shkencëtarët kërkojnë ndalimin e proshutës, është po aq e rrezikshme sa cigarja – shkakton kancer

    Sipas një artikulli të publikuar së fundi nga “Daily Mail”, thuhet se shkencëtarët po bëjnë thirrje për ndalimin e shitjes së proshutës në supermarket, pasi kimikatet e përdorura në prodhimin e tyre janë lidhur me mbi 50 mijë raste të kancerit të zorrëve.

    Një grup shkencëtarësh të njohur thonë se refuzimi për të ndaluar përdorimin e nitrateve (konservues që përdoren për t’i mbajtur mishrat e përpunuar me ngjyrë rozë dhe me jetëgjatësi më të madhe) – ka pasur një kosto të tmerrshme njerëzore dhe financiare. Sipas tyre, sistemi shëndetësor britanik ka paguar një faturë të vlerësuar prej rreth 3 miliardë funta për të trajtuar kancere që mund të ishin parandaluar gjatë dhjetëvjeçarit të fundit.

    Analiza e tyre, e bazuar në të dhëna nga organizata “Cancer Research UK” dhe revista “British Journal of Cancer”, vlerësuan se rreth 5400 raste të kancerit të zorrëve çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar shkaktohen nga konsumimi i mishrave të përpunuar. Kostoja mesatare e trajtimit për çdo pacient është rreth 59 mijë funta.

    Paralajmërimi vjen pikërisht dhjetë vjet pas vendimit të Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila e klasifikoi mishin e përpunuar si kancerogjen të Grupit 1 – duke e vendosur në të njëjtën kategori rreziku si duhani dhe azbesti (azbesti është një material mineral natyror që është përdorur në industri për shkak të rezistencës së tij ndaj nxehtësisë, zjarrit etj…)

    Vlen ta potencojmë se që nga viti 2015, Organizata Botërore e Shëndetësisë, përmes agjencisë së saj kërkimore IARC (International Agency for Research on Cancer) që përmendet edhe në artikullin e “Daily Mail”, publikoi raport zyrtar ku vlerësoi rrezikun e konsumimit të mishit të kuq dhe atij të përpunuar për shëndetin e njeriut!

    OBSH ka përcaktuar se konsumimi i rregullt i mishit të përpunuar shkakton kancer te njerëzit, veçanarisht kancer të zorrës së trashë (kolorektal).

  • Cristiano Ronaldo arrin golin e 950-të, paralajmëron kundërshtarët

    Cristiano Ronaldo arrin golin e 950-të, paralajmëron kundërshtarët

    Cristiano Ronaldo ka lëshuar një paralajmërim për kundërshtarët e tij, pas shënimit të golit të tij të 950-të në karrierë, në fitoren 2-0 të Al-Nassr ndaj Al-Hazma.

    Legjenda portugeze është afër shifrës historike prej 1000 golave, duke i mbetur vetëm edhe 50 për të arritur këtë objektiv të jashtëzakonshëm.

    40-vjeçari shënoi golin e tij të gjashtë në po aq ndeshje, duke ndihmuar Al-Nassr të ruajë 100% e fitoreve në sezonin 2025-26.

    Pas performancës brilante, kapiteni i Portugalisë përdori rrjetet sociale për të dërguar një mesazh të qartë për kundërshtarët e tij: Ai nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin, si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren.

    Pasi fishkëllima e fundit ra të shtunën, Ronaldo shkroi në Instagram:

    “I lumtur që e kam ndihmuar ekipin të fitojë dhe që kam shënuar 950 gola! Jam gjithmonë i uritur për më shumë.” /ATVLIVE.TV

  • Superliga “në zjarr” – dy përballje të forta sot në orën 13:00

    Superliga “në zjarr” – dy përballje të forta sot në orën 13:00

    Java e 10-të në Superligën e Kosovës vazhdon edhe sot.

    Dy ndeshje do të luhen në të njëjtën kohë.

    Kampionia në fuqi, Drita, do të presë skuadrën e Ferizajit, në stadiumin me bari artificial të Gjilanit. Gjyqtar kryesor i këtij takimi është Genc Nuza.

    Ndërsa një tjetër përballje interesante do të zhvillohet mes Llapit dhe Drenicës, me të dyja skuadrat që synojnë fitoren. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ të Podujevës. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Visar Kastrati.

    Të dy takimet do të fillojnë në orën 13:00.

  • Cilët hapa do të ndërmarrë presidentja nëse dështon “Qeveria Kurti 3”?

    Cilët hapa do të ndërmarrë presidentja nëse dështon “Qeveria Kurti 3”?

    Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar rreth seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re.Para mediave, e para e vendit tha se në qoftë se nuk zgjidhet qeveria, do të rrjedhin afatet e caktuara brenda afatit kohor prej 30 deri në 45 ditë.
    “Këtë datë do ta vendos në përputhje me interesat e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ajo.“Por nuk do të ngutesha që të jap supozime që do të dështohet në krijimin e Qeverisë së Kosovës”, u shpreh ajo.
    Ndër të tjera ajo tha se shpreson që do të ketë angazhim maksimal në krijimin e Qeverisë.

  • Veton Berisha e konfirmon se mbrëmë kishte takim me Albin Kurtin

    Veton Berisha e konfirmon se mbrëmë kishte takim me Albin Kurtin

    Deputeti nga komunitetet, Veton Berisha ka pranuar se mbrëmë është takuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti për të biseduar rreth krijimit të qeverisë së re.

    Ai ka thënë se do të votojë pro qeverisë ‘Kurti 3’.

    Berisha nuk ka pranuar të flas se çfarë ofertash ka marrë nga Kurti në këmbim të votës së tij.

  • Kinolli shfaqet me kandidatin për ministër: Besoj që do të reflektojë dikush për formimin e Qeverisë

    Kinolli shfaqet me kandidatin për ministër: Besoj që do të reflektojë dikush për formimin e Qeverisë

    Deputeti i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës (PRBK), Albert Kinolli, ka njoftuar se partia e tij ka arritur marrëveshje me Vetëvendosje dhe ka përzgjedhur kandidatin për ministër nga radhët e PRBK-së.

    “Ne kandidatin e kemi këtu për ministër. Besoj që do të reflektojë dikush. Me rëndësi që institucionet të formohen. Jemi të gatshëm që të pranojmë përgjegjësitë”, ka deklaruar Kinolli, duke theksuar gatishmërinë e partisë së tij për të kontribuar në formimin e institucioneve qeverisëse.

    Deklarata e tij vjen në ditën kur Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për Qeverinë Kurti 3