ATV

Blog

  • Drita shënon fitore ndaj Ferizajt dhe kalon në pozitën e tretë-Llapi mund Drenicën në ndeshjen që solli 7 gola

    Drita shënon fitore ndaj Ferizajt dhe kalon në pozitën e tretë-Llapi mund Drenicën në ndeshjen që solli 7 gola

    Janë zhvilluar dy ndeshje të ditës së diel të cilat i takuan xhiros së 10-të në Albi Mall Superligë,ku pati ndeshje tejet interesante dhe që u shënuan shumë gola.

    Kampioni Drita ka mposhtur në shtëpi me rezultat 3;1 Ferizajn,duke arritur një fitore tejet të rëndësishme.

    Ardit Iljazi në minutën e 17-të shënoi autogol për epërsi Dritën në 1:0,teksa Egzon Bejtullai poashtu shënoi autogol për ta barazuar rezultatin në 1:1 kur po zhvillohej minuta e 41-të.

    Në pjesën e dytë Drita shënoi edhe dy herë të tjera,ku së pari  Bejtullai realizoi në portën e duhur për 2:1 e më pas Mike Arthur shënoi për 3:1 8 minuta para fundit.

    Drita tani ka 17 pikë në pozitën e tretë,teksa Ferizaj ka 10 pikë në pozitën e parafundit.

    Ndërkohë ndeshja në të cilën u shënuan plotë 7 gola ishte ajo ndërmjet Llapit dhe Drenicës,ku në fund triumfoi skuadra e Tahir Batatinës.

    Blakqori,Gnapi,Sadriu dhe Hyseni shënuan për Llapin,teksa Kreshnik Uka me dy gola dhe Jeton Krasniqi realizuan për ekipin nga Skënderaj.

    Llapi pas xhiros së 10-të ngritet në pozitën e 5-të me 13 pikë,kurse Drenica mbetet në pozitën e 7-të me 11 pikë.

  • Mason Greenwood në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Mason Greenwood në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Gjiganti katalunas Barcelona,po synon që të bëjë përforcime në repartin e sulmit në sezonin tjetër.
    Blaugranasit janë duke synuar transferimin e yllit anglez Mason Greenwood,dhe për të siguruar shërbimet e ti Barca duhet të paguaj rreth 40 milionë euro.
    Përndryshe Greenwood po kalon formë fantastike me Olympique Marseille,që prej se anglezi i është bashkuar klubit të mirënjohur francez.
    Ndërkohë mbetet të shihet se nëse Greenwood do të jetë pjesë e Barcelonës sezonin e ardhshëm,apo anglezi do të luaj në ndonjë skuadër tjetër në Evropë.
    Kujtojmë që Mason Greenwood në 12 ndeshje për Olimpique Marseille ka arritur të shënoj 8 gola,si dhe bëri 4 asistime në të gjitha garat.

  • A do të ketë Edon Zhegrova minutat e tij sonte kundër Lazios?

    A do të ketë Edon Zhegrova minutat e tij sonte kundër Lazios?

    Sot, në orën 20:45, Lazio dhe Juventus do të përballen në ‘Stadio Olimpico’ të Romës, në kuadër të javës së 8-të të Serie A. Kjo ndeshje pritet të jetë një përballje e ngjeshur mes dy skuadrave që po kalojnë periudha të vështira.

    Lazio ka fituar vetëm dy nga 15 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Juventusit, duke regjistruar 9 barazime dhe 4 humbje.

    Juventus ka kaluar një periudhë të vështirë, duke mos fituar në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

    Në listën e lojtarëve që kanë udhëtuar për në Romë është edhe ylli kosovar, Edon Zhegrova, i cili pret që sonte të merr minutat e tij, pasiqë ndeshja e sotme kërkon kreativitet dhe ritëm në sulm, dhe 26 vjecari pritet të jetë lojtari që mund të bëjë diferencën për ‘Zonjën e vjetër’ në përpjekje për të marrë tri pikët ndaj Lazios.

    Andaj, kjo ndeshje pritet të jetë e ngjeshur dhe e tensionuar, me të dyja skuadrat që kërkojnë të kthehen në rrugën e fitores.

    Për momentin, Juventusi renditet në vendin e 7-të në tabelë, me 12 pikë. Ndërsa Lazio mban vendin e 12-të, me vetëm 8 pikë. /ATVLIVE.TV

  • Alex Marquez fiton Çmimin e Madh të Malajzisë në MotoGP

    Alex Marquez fiton Çmimin e Madh të Malajzisë në MotoGP

    Alex Marquez me Ducati Gresini është shpallur fitues i garës së Çmimit të Madh të Malajzisë në MotoGP. Piloti spanjoll zhvilloi një garë të fortë, duke qëndruar i shkëputur nga rivalët dhe duke konsoliduar vendin e dytë në renditjen e pilotëve.

    Në podium u ngjitën edhe spanjollët Pedro Acosta (i dyti me KTM) dhe Joan Mir (i treti me Honda), duke konfirmuar dominimin e pilotëve iberikë në këtë garë.

    Garë e vështirë ishte për italianin Francesco Bagnaia me Ducati, i cili u detyrua të tërhiqej pas dëmtimit të gomës. Ndërkohë, kampioni i botës Marc Marquez mungoi për shkak të operacionit, duke mbyllur sezonin përpara kohe.

    Me kampionët për pilotë dhe konstruktorë tashmë të përcaktuar, garat e mbetura shërbejnë për të mbyllur sezonin me emocion dhe rivalitet për pozitat finale. /ATVLIVE.TV

  • Oklahoma City Thunder shënon fitoren e rradhës-Chicago Bulls befason Orlando Magic

    Oklahoma City Thunder shënon fitoren e rradhës-Chicago Bulls befason Orlando Magic

    Janë zhvilluar ndeshje mjaft interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Kampioni në fuqi Oklahoma City Thunder ka arritur edhe fitoren e rradhës në NBA,duke mposhtur Atlanta Hawks me rezultat 117:100.

    Më i miri në parket ishte Chet Holgreen me 31 pikë e 12 kërciume,teksa Shai Gilgeous-Alexander, shkëlqeu sërish me 30 pikë.

    Ndërkohë tek Hawks më i miri ishte Nickeil Alexander-Walker,i cili arriti të realizoi 17 pikë.

    Befasia e mbrëmjes ishte Chicago Bulls,ku arriti të fitoj në udhëtim ndaj Orlando Magic me rezultat 110:98.

    Australiani Josh Giddey ishte më i miri në fitoren e demave ku realizoi 21 pikë,kurse për Orlando Magic basketbollisti më i mirë ishte Paolo Banchero me 24 pikë dhe 10 kërcime por të pamjaftueshme për ta shmangur humbjen.

  • Dështon Kurti 3

    Dështon Kurti 3

    Kuvendi i Kosovës nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re.

    Propozimi për Kurti 3 mori vetëm 56 vota pro. Katër abstenuan.

    Kryeparlamentari Dimal Basha ka thënë se tash përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani.

  • Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave

    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave

    Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, ka prezantuar përbërjen e kabinetit të ardhshëm qeveritar në këtë përbërje:

    Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm: Glauk Konjufca
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë: Donika Gërvalla
    Zëvendëskryeministri i tretë: Fikrim Damka
    Ministri i Financave: Hekuran Murati
    Ministri për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti
    Ministri i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
    Ministri i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla
    Ministri i Administratës dhe Digitalizimit: Lulzon Jashari
    Ministri i Shëndetësisë: Arben Vitia
    Ministri i Arsimit: Avni Zogiani
    Ministri i Kulturës: Fatmir Spahiu
    Ministri i Sportit: Blerim Gashani
    Ministri i Mbrojtjes së Administratës dhe Punëve Ligjore (MAPL): Rasim Demiri
    Ministri i Mjedisit: Fitore Paxolli
    Ministri i Bujqësisë: Armen Muja
    Ministri i Infrastrukturës: Dimal Basha
    Ministri e Tregtisë: Mimosa Kusari
    Ministri i Energjisë: Artane Rizvanolli
    Ministri për Komunitete: Nenad Rashiq

    Ky kabinet përbën ekipin qeverisës që do të udhëheqë vendin gjatë mandatit të ardhshëm, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shërbimet për qytetarët.

  • El Clasico: Real Madrid – Barcelona, përballja më e madhe e futbollit botëror

    El Clasico: Real Madrid – Barcelona, përballja më e madhe e futbollit botëror

    Sot nga ora 16:15, sytë e botës së futbollit do të jenë të fokusuar në ‘Santiago Bernabeu’, ku Real Madrid përballet me Barcelonën në El Clasico, një përballje që tejkalon çdo ndeshje tjetër në Evropë.

    Reali shkon në këtë duel me një grup të plotë lojtarësh dhe atmosferë më të qetë, ndërsa Barcelona vjen me mungesa të rëndësishme si Lewandowski, Gavi, Dani Olmo dhe portierët Ter Stegen dhe Joan Garcia, për shkak të lëndimeve dhe përjashtimeve.

    Kjo, El Clasico, vjen pas humbjeve të mëdha të të dy skuadrave këtë sezon: Reali u mund 5:2 nga Atletico, ndërsa Barcelona humbi 4:1 ndaj Sevillas.

    Madrilenët kërkojnë hakmarrje pas sezonit të kaluar, kur katalanasit regjistruan katër fitore ndaj tyre, përfshirë 0:4 në Bernabeu dhe 5:0 në finalen e Kupës së Mbretit.

    Historikisht, Reali ka një avantazh minimal me 105 fitore kundrejt 104 të Barcelonës dhe sfida e sotme mund ta rrisë ose barazojë këtë diferencë. /ATVLIVE.TV

  • Liverpooli në krizë rezultatesh, Slot e konsideron humbjen ndaj Brentfordit më të keqen në karrierën e tij

    Liverpooli në krizë rezultatesh, Slot e konsideron humbjen ndaj Brentfordit më të keqen në karrierën e tij

    Liverpooli po përballet me një periudhë të vështirë këtë sezon në Premierligë, duke regjistruar humbje të njëpasnjëshme ndaj Crystal Palace, Chelsea, Manchester United dhe së fundmi ndaj Brentfordit. Këto rezultate kanë shkaktuar frustrim te tifozët për shkak të taktikes së trajnerit Arne Slot.

    Holandezi vetë e ka cilësuar humbjen ndaj Brentfordit si momentin më të keq të tij që nga marrja e drejtimit të Liverpoolit:

    “Po, mendoj se është në nivelin më të lartë, po. Gjatë kohës sime këtu. Për sa i përket humbjes së një ndeshjeje… Normalisht kur jemi 1-0 ose 2-0 poshtë, meqë ra fjala, pasi ishim 1-0 poshtë, ai ishte i vetmi moment që më pëlqeu vërtet.”

    Aktualisht, The Reds renditen në vendin e 6-të në Premierligë me 15 pikë, 4 pikë larg vendit të parë të cilin e mban Arsenali me një ndeshje më pak./ATVLIVE.TV

  • Kurti prezanton pesë vendimet e para të qeverisë ‘Kurti 3’

    Kurti prezanton pesë vendimet e para të qeverisë ‘Kurti 3’

    Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, gjatë seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re, tregoi pesë vendimet që do të ndërmarrë nëse merr për të tretën herë besimin e deputetëve.

    Ai theksoi se këto vendime do të merren që në javën e parë të Qeverisë së re, në rast të zgjedhjes së saj.

    “Me të marrë besimin tuaj të nderuar deputetë, pesë vendimet e para që do t’i marrim si qeveri, që në javën e parë, do të jenë: Miratimi i Projektligjit të Buxhetit për vitin 2026. Vendimi për caktimin e pensionit minimal në vlerë prej 150 euro, që prek rreth 200 mijë pensionistë. Vendimi për rritjen e shtesave për fëmijë për 50% për nivelin aktual që prek rreth 400 mijë fëmijë. Vendimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro, që prek një pjesë të madhe të punëtorëve në sektorin privat. Dhe miratimi i ndryshimit të plotësimit të ligjit që mundëson heqjen e kufizimit të punësimit në sektorin privat për veteranët e UÇK-së”, u shpreh ai.