ATV

Blog

  • Tragjedi në Grykën e Rugovës: Një grua humb jetën pasi ra nga lartësia

    Tragjedi në Grykën e Rugovës: Një grua humb jetën pasi ra nga lartësia

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Grykën e Rugovës, ku një grua rreth 60 vjeçe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia.

    Rastin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka njoftuar se policia është alarmuar rreth orës 14:10.

    “Rreth orës 14:10, policia është njoftuar se në kilometrin e 5-të të rrugës Pejë–Rugovë, ‘te kthesa e madhe’, poshtë në lumin Lumbardh, është vërejtur një person pa shenja jete. Mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Policia, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,” ka deklaruar Gashi.

    Në operacionin e shpëtimit ka marrë pjesë edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (SHKSHMK).
    “SHKSHMK-ja është duke zhvilluar një operacion në Grykën e Rugovës, në kilometrin e 7-të, së bashku me zjarrfikësit e Pejës dhe Policinë e Kosovës. Dyshohet se një qytetare ka rënë në greminë, në afërsi të rrugës,” thuhet në njoftimin e tyre.

    Sipas raportimeve të para, viktima ka rënë në afërsi të një xhami që shërben si pikë turistike në Rugovë. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të rastit.

  • Një i vdekur nga aksidenti në Bresje, policia jep detaje

    Një i vdekur nga aksidenti në Bresje, policia jep detaje

    Një aksident i rëndë trafiku u raportua sot në Bresje, ku dyshohej se një person ka humbur jetën.

    Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

    Krasniqi ka deklaruar për IndeksOnline se nga aksidenti që ndodhi në orën 16:30, një person është gjetur pa shenja jete.

    “Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bresje, Fushë-Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin” deklaroi Krasniqi.

  • Gjilani lëshon fitoren në minutat e fundit ndaj Ballkanit-Malisheva merrë 3 pikë të rëndësishme ndaj Prishtinës së Re.

    Gjilani lëshon fitoren në minutat e fundit ndaj Ballkanit-Malisheva merrë 3 pikë të rëndësishme ndaj Prishtinës së Re.

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e orës 13:00 në Albi Mall Superligë,ku solli rezultate të befasishme.
    Nënkampioni Ballkani nuk arritur më shumë se një pikë ndaj Gjilanit,duke barazuar me rezultat 1:1.
    Pjesa e parë nuk u shënua gol nga njëra apo skuadra tjetër,kurse në pjesën e dytë u shënuan dy të tillë.
    Edi Basa kaloi në epërsi Gjilanin në minutën e 69-të për 1;0,por suharekasit barazuan rezultatin në 1:1 përmes Giovannit që realizoi me kokë.
    Në ndeshjen tjetër Malisheva arriti të shënoj fitore të rëndësishme,ku mposhti Prishtinën e Re me rezultat 2:0.
    Altin Aliu ishte lojtari më i mirë në këtë ndeshje,ku realizoi dy gola në minutat 10 dhe 40-të.

  • Basketbollisti kosovar në zi-Ndërron jetë ish-basketbollisti Arben Fondaj

    Basketbollisti kosovar në zi-Ndërron jetë ish-basketbollisti Arben Fondaj

    Ka ndërruar jetë ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit dhe njëherësh ish-anëtari i bordit të FBK-së Arben Fondaj.

    Klubi nga Suhareka ka njoftuar vdekjen e Fondaj nëpërmjet një komunikate zyrtare,duke e kujtuar si një ndër njerëzit që ndihmoi në zhvillimin e klubit.

    “Arbeni do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e klubit tonë dhe për dashurinë e sinqertë që kishte ndaj basketbollit dhe qytetit të Suharekës.”

    Përndryshe në fund KB Golden Ylli në fund shprehu ngushëllime për familjarët e Fondajt,dhe njëkohëshit edhe të gjithë tifozëve ,klubit, lojtarëve dhe stafit.

     

  • Man United ofron 100 Milionë euro për Rafael Leao

    Man United ofron 100 Milionë euro për Rafael Leao

    Sulmuesi portugez Rafael Leao,mund të vazhdojë karrierën në Premierligën angleze.

    Mediat në Angli raportojnë se Leao është vënë në radarin e gjigantit anglez Manchester United,dhe thuhet se janë të gatshëm që të paguajnë rreth 100 milionë për sulmuesin e Milianit.

    Përndryshe Milan po mendojnë që ta lënë të lirë Leaon,por me vetëm një kusht që të kenë një balance për largimet e futbollistëve në mënyrë që të konkurrojnë me klube të tjera.

    Mbetet se nëse portugezi do të largohet në drejtim të “Old Trafford”,apo do të mbesë në San Siro përtej këtij sezoni.

    Kujtojmë që Rafael Leao në 5 ndeshjet e fundit ka arritur të shënoj 4 gola për Milanin në të gjitha garat.

  • Hasani: Seanca për zgjedhjen e Qeverisë është jokushtetuese – Osmani ka shkelur Kushtetutën me dekretimin e Kurtit

    Hasani: Seanca për zgjedhjen e Qeverisë është jokushtetuese – Osmani ka shkelur Kushtetutën me dekretimin e Kurtit

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka cilësuar jokushtetuese seancën e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së re, e cila pritet të mbahet të dielën, më 26 tetor. Sipas tij, presidentja Vjosa Osmani ka shkelur Kushtetutën me dekretimin e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si mandatar për formimin e qeverisë, në një kohë kur Kuvendi ende “nuk është konstituuar ligjërisht”.

    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hasani ka theksuar se Osmani është “ngutur në mënyrë arbitrare” duke konstatuar se Kuvendi është konstituuar, ndonëse kjo çështje është ende në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, pas ankesës së Listës Serbe.

    “Zonja Osmani, me ngutjen e treguar, ka bërë një shkelje serioze të Kushtetutës së Kosovës – më të rëndë se rasti i Fatmir Sejdiut – sepse ka prishur parametrat e funksionimit të organeve kushtetuese”, ka deklaruar Hasani.

    Sipas tij, Gjykata Kushtetuese është dashur të vendosë paraprakisht për kërkesën e Listës Serbe, e cila konteston zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit, përfaqësues nga komuniteti serb. Hasani thotë se kërkesa e Listës Serbe “është e bazuar dhe me substancë”, pasi sipas aktgjykimeve të mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, propozimi për nënkryetar nga komuniteti serb duhet të vijë nga partia që ka shumicën e votave serbe – në këtë rast, Lista Serbe.

    “Ky nuk ka qenë rasti, sepse kandidatura e Rashiqit u propozua nga një deputet shqiptar, Dimal Basha, i cili ka manipuluar procesin me qëllim të mohimit të përfaqësimit politik të serbëve”, ka shtuar Hasani.

    Ai paralajmëron se mbajtja e seancës së së dielës për votimin e Qeverisë “është jokushtetuese në tërësi”, pasi Kuvendi “nuk është konstituuar sipas urdhrit të tri aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese”.

    Hasani vlerëson se dekretimi i Kurtit në fundjavë “cenon neutralitetin dhe rolin ndërmjetësues të presidentes”, dhe se një veprim i tillë “mund të ndodhë vetëm në kushte të jashtëzakonshme”.

    “Nëse formohet Qeveria të dielën, ajo do të shpallet jokushtetuese brenda 60 ditëve”, ka paralajmëruar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

    Ai shton se një vendim i ardhshëm i Gjykatës Kushtetuese në favor të Listës Serbe do të anulonte tërë procesin e formimit të ekzekutivit, ndërsa në rast të kundërt “do të rrënohej përfundimisht parimi themelor kushtetues i formimit të organeve qendrore pas zgjedhjeve”.

    Në fund, Hasani ka paralajmëruar pasoja të rënda institucionale dhe politike nga këto veprime, duke theksuar se “sjelljet e fundit të pushtetit vetëm sa e thellojnë ndarjen juridiko-kushtetuese mes komuniteteve në Kosovë dhe rrezikojnë federalizimin e vendit”.

  • Julian Alvarez pritet të mbesë tek Atletico Madrid

    Julian Alvarez pritet të mbesë tek Atletico Madrid

    Sulmuesi argjentinas Julian Alvarez,mund të mbetet tek klubi madrilen Atletico Madrid.

    Argjentinasi është përmendur kohëve të fundit për një kalim tek Barcelona,i cili është përmendur si zëvendësues i Robert Lewandosvkit në sezonin e ri.

    Përndryshe këto lajme janë hedhur poshtë nga agjenti i Alvarez Fernando Hidalgo,duke thënë se këto janë vetëm hipoteza imagjinative.

    “Asgjë që po shkruhet nuk është e vërtetë. Ato janë vetëm hipoteza imagjinative për momentin”

    Kujtojmë që Julian Alvarez ka shënuar 7 gola në 11 paraqitje për Atletico Madridin në të gjitha garat,si dhe duke përfshirë këtu edhe 3 asistime

  • Sonte nis llogaritja dimërore e kohës, akrepat kthehen për një orë pas

    Sonte nis llogaritja dimërore e kohës, akrepat kthehen për një orë pas

    Sonte në natën mes të shtunës dhe të dielës përfundon llogaritja verore e kohës, duke kthyer akrepat pas për një orë, kur fillon edhe periudha e llogaritjes dimërore të kohës.

    Të dielën, më 26 tetor, kur akrepat shënojnë orën tre, ato duhet kthyer pas për një orë për të treguar orën dy.

    Me këtë llogaritje do të vazhdojë edhe sivjet matja e kohës deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit 2026, kur rikthehet llogaritja verore e kohës.

    Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE-së ndonëse disa shtete e kanë kundërshtuar.

  • Balotazhi në 18 komuna, mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote

    Balotazhi në 18 komuna, mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Votuese për balotazhin e 9 nëntorit.

    Ky vendim erdhi në mbledhjen e sotme të KQZ-së ku u theksua se bazuar në rezultatet preliminare votimi i dytë për zgjedhjet lokale mbahet në 18 komuna.

    Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti janë komunat që pretendentët për kryetarë do të përballen në balotazh.

    “Sipas kësaj liste, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve në këto 18 komuna është 1,346,397 votues. Ky numër, në krahasim me raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale të mbajtura më 12 tetor 2025, është më i lartë për 543 votues”.

    “Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet e këtyre komunave është 1,316,672 votues, ndërkaq numri i qytetarëve të regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës dhe që i takojnë këtyre komunave është 29,725 votues”.

    “Duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore Nr. 03/2024 për krijimin, kundërshtimin dhe konfirmimin e Listës Votuese, Lista Votuese brenda vendit, e raundit të dytë, është plotësuar me personat që nga data 13 tetor deri më 9 nëntor 2025 arrijnë moshën e votimit, ndërkaq janë larguar personat që nga shtatori i këtij viti kanë hequr dorë nga shtetësa e Kosovës apo që kanë ndërruar jetë”.

    Raundi i dytë i zgjedhjeve do të organizohet në 525 Qendra të Votimit me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 1,628 vendvotime dhe 18 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 20 vendvotime.

    Gjithashtu në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

    “Sipas vendimit të KQZ-së, do të shtypn 1,158,015 fletëvotime apo rreth 16% më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund. Në këtë numër përfshihen fletëvotimet për vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, Votimin e Personave e Nevoja të Veçanta, fletëvotimet rezervë dhe për votimin me postë”, thuhet në një njoftim të KQZ-së.

  • Visar Bekaj me paraqitje të mira për Hatayspor-Pret penalltinë në ndeshjen kundër Sivasspor

    Visar Bekaj me paraqitje të mira për Hatayspor-Pret penalltinë në ndeshjen kundër Sivasspor

    Portieri i Kombëtares së Kosovës Visar Bekaj,ka treguar paraqitje të mira me skuadrën e Hatayspor në ligën e parë të Turqisë.

    Në ndeshjen kundër Sivasspor Bekaj ishte më meritori në barazimin 1:1,ku madje priti penalltinë e Daniel Avramovski në minutën e 83-të.

    Natyrisht se këto paraqitje mund të japin motiv për Bekajn,i cili potencialisht mund të jetë titullar për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Sllovenisë,kjo për faktin se Aro Muric nuk do të luaj për shkak të suspendimit.

    Kujtojmë që Visar Bekaj deri më tani ka bërë 11 paraqitje,duke zhvilluar gjithsej 990 minuta në total.