ATV

Blog

  • Kafeja e ftohtë: Trendi i preferuar i verës që vazhdon edhe në dimër

    Kafeja e ftohtë: Trendi i preferuar i verës që vazhdon edhe në dimër

    Edhe pse dimri po afrohet, kafeja e ftohtë nuk ka humbur popullaritetin. Në kafetë moderne dhe rrjetet sociale, ky pijes rikthehet me varietet shijesh dhe prezantimesh që e bëjnë të përshtatshme për çdo sezon.

    Baristët po sugjerojnë kombinime interesante: cold brew me shije vanilje, latte me çokollatë të zezë ose kafe me qumësht bajameje. Për ata që duan diçka më festive për dimër, shtimi i kanellës, kakao dhe topping me krem sjell një eksperiencë të ngrohtë dhe aromatike.

    Përveç shijes, kafeja e ftohtë është gjithashtu më pak acidike, gjë që e bën më të lehtë për stomakun dhe më të freskët për konsum afatgjatë. Trendseterët e modës dhe influencerët e rrjeteve sociale po e përqafojnë atë duke e kombinuar me stilin e tyre urban: xhupa të gjata, syze dhe aksesorë minimalë, duke krijuar një pamje të plotë lifestyle.

    Kështu, kafeja e ftohtë nuk është vetëm një mënyrë për të marrë dozën e energjisë, por edhe një element i stilit dhe shijes personale, që mund të shijohet gjatë gjithë vitit.

  • Telefonët me energji diellore: Trend apo e ardhmja reale?

    Telefonët me energji diellore: Trend apo e ardhmja reale?

    Inovacioni në botën e teknologjisë po eksploron telefonët që mund të karikohen me energji diellore, një ide që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve këtë vit. Edhe pse koncepti duket futurist, ai tashmë është prezantuar si prototip nga disa kompani teknologjike.

    Kompania Infinix, për shembull, prezantoi në Mobile World Congress 2025 një telefon koncept me panele diellore të integruar, që përdor qeliza perovskite për të kapur energji nga drita ambientale. Ky sistem, i quajtur “SolarEnergy‑Reserving Technology”, prodhon rreth 2 W energji në kushte optimale, që mund të ndihmojë në karikimin e baterisë, por nuk është ende i mjaftueshëm për një përdorim të plotë si një karikim tradicional.

    Ekspertët theksojnë se kjo teknologji është vetëm në fazë konceptuale dhe nuk ka telefona në treg që mund të ngrohen dhe karikohen tërësisht vetëm me diell. Sfidat teknike përfshijnë kapjen e energjisë në ambiente me pak dritë, kontrollin e nxehtësisë, qëndrueshmërinë e baterisë dhe kostot e prodhimit.

    Megjithatë, inovacioni është një hap premtues drejt teknologjisë më të qëndrueshme dhe të energjisë së rinovueshme. Ekspertët besojnë se këto pajisje mund të ndikojnë ndjeshëm në mënyrën se si përdorim elektronikën, duke e bërë atë më miqësore me mjedisin dhe më praktike për përdoruesit që janë shpesh në lëvizje.

    Pra, megjithëse ideja e “telefonit që funksionon vetëm me diell” nuk është ende realitet për përdorim masiv, koncepti tregon një vizion të ardhshëm ku pajisjet elektronike mund të jenë më të pavarura dhe ekologjike.

    Burime:

  • Eric Garcia afër nënshkrimit të kontratës së re me Barcelonën

    Eric Garcia afër nënshkrimit të kontratës së re me Barcelonën

    Gjiganti katalunas Barcelona,synon që të blindojë njërin nga mbrojtësit kryesorë të skuadrës.
    Sipas raportimeve të mediave Eric Garcia pritet të nënshkruajë kontratë të re me katalunasit,në mëyrë që spanjolli të mos largohet nga Camp Nou pas qershorit të vitit 2026.
    Përndryshe Garcia është bërë një prej lojtarëve të pazëvendësueshëm tek katalunasit,ku jo vetëm në mbrojtje por edhe në mesfushë ka dhënë kontribut të rëndësishëm.
    Megjithatë mbetet të shihet se nëse 24 vjeçari do të mbesë të katalunasit përtej sezonit aktual,apo do të largohet në drejtim të PSG-së e cila ka kohë që po e kërkon shërbimet e Garcias.
    Kujtojmë që Eric Garcia në 16 ndeshje të zhvilluara ka arritur të shënoj vetëm 1 gol.

  • Si të krijosh një kënd relaksi në shtëpi këtë dimër

    Si të krijosh një kënd relaksi në shtëpi këtë dimër

    Dimri është koha perfekte për t’u tërhequr në shtëpi dhe për të krijuar një kënd relaksi ku mund të pushosh, të lexosh apo të shijosh një filxhan çaji të ngrohtë. Nuk ka nevojë për shumë investime — disa detaje të vogla mund të ndryshojnë tërësisht atmosferën.

    Për fillim, zgjedh një vend të qetë: pranë dritares me diell, ose një cep të ngrohtë në dhomën e ndenjes. Shto ndriçim të ngrohtë, si llamba tavoline ose qirinj aromatikë, për një ndjesi relaksi dhe komoditeti. Jastëkët e trashë dhe batanijet e buta janë thelbësore për rehati, ndërsa disa libra ose revista mund të jenë aksesorë të përshtatshëm për të kaluar kohë cilësore.

    Sipas ekspertëve të mirëqenies, vendet e vogla të relaksimit ndihmojnë reduktimin e stresit dhe përmirësojnë gjumin, duke e bërë shtëpinë një oaz pa tensione. Për ata që duan një prekje më “lifestyle”, mund të shtoni edhe një aromë të preferuar — çaj, vanilje ose lule — që e bën ambientin më mikpritës.

    Krijimi i këndit të relaksit nuk është vetëm për dimër: ai mund të adaptohet çdo sezon, por dimri e bën më të veçantë, sepse shoqërohet me ngrohtësi, ngjyra të buta dhe momente intime me familjen ose vetë-reflektim.

  • Çizmet e lëkurës, trendi kryesor i dimrit 2025

    Çizmet e lëkurës, trendi kryesor i dimrit 2025

    Me ardhjen e motit të ftohtë, çizmet e lëkurës po rikthehen fuqishëm si një nga elementët më të dashur të garderobës së dimrit. Nga modelet klasike deri te ato “knee‑high” ose me themb të trashë, këto çizme janë bërë një domosdoshmëri për stilin dhe ngrohtësinë.

    Stilistët po sugjerojnë kombinime të guximshme: çizmet me pantallona të gjera, xhinse skinny, funde me gjatësi mesatare ose xhupa të gjatë. Ngjyrat më të kërkuara janë e zeza klasike, nuancat e kafesë dhe gri, por këtë sezon po duken gjithashtu edhe tërësisht ngjyrë krem ose nuanca të kuqe të errët, që i japin pamjes një karakter më të fortë dhe të guximshëm.

    Çizmet e lëkurës nuk janë vetëm praktike, por edhe një aksesor që ndryshon tërësisht një veshje. Një palë çizme të thjeshta mund të bëjnë një xhaketë ose xhemper të duket elegante, ndërsa modelet me detaje metalike ose buckle mund t’i japin stilit një pamje më “edgy” dhe moderne.

    Në rrjetet sociale dhe pasarelat e modës, shumë influencerë dhe yje të njohur janë parë duke kombinuar çizmet e lëkurës me aksesorë minimalë — çanta klasike, syze, ose një rrip i thjeshtë. Ky kombinim tregon qartë se detajet bëjnë diferencën, duke i dhënë veshjes një pamje të kuruar, moderne dhe të rafinuar.

    Pavarësisht se çfarë modeli zgjedh, çizmet e lëkurës janë investimi ideal për këtë dimër: praktike, elegante dhe gjithmonë në modë, duke garantuar që çdo pamje të duket e përpunuar deri në detaj.

  • Aksesorët minimalë, sekreti i elegancës këtë sezon

    Aksesorët minimalë, sekreti i elegancës këtë sezon

    Në botën e modës, tendencat ndryshojnë me shpejtësi, por eleganca e vërtetë mbetet gjithmonë e thjeshtë. Këtë sezon, aksesorët minimalë janë rikthyer si një nga prirjet më të forta, duke dëshmuar se stili nuk ka nevojë për teprime për të tërhequr vëmendjen.

    Vathët e vegjël, unazat e holla, byzylykët e thjeshtë prej ari apo argjendi dhe çantat me forma klasike janë disa nga elementet që po dominojnë pasarelat dhe rrjetet sociale. Ngjyrat neutrale si e bardha, bezha, gri dhe e zeza janë më të preferuarat, sepse përshtaten lehtë me çdo kombinim dhe shtojnë një ndjenjë sofistikimi.

    Shumë ikona stili si Hailey Bieber, Zendaya apo Rosie Huntington-Whiteley janë parë duke i përqafuar këto trende, duke kombinuar minimalizmin me elegancën moderne. Në vend të zbukurimeve të shumta, ato zgjedhin detaje të vogla që shkëlqejnë në heshtje — një çantë me linja të pastra, një palë syze klasike apo një rrip me dizajn të thjeshtë.

    Ky stil nuk është vetëm estetikisht i bukur, por edhe praktik. Aksesorët minimalë mund të përdoren çdo ditë — në punë, në mbrëmje apo gjatë fundjavës — pa pasur nevojë të ndryshohen shpesh. Për më tepër, ata japin ndjesinë e një pamjeje të kujdesshme dhe të rafinuar, edhe kur veshja është e thjeshtë.

    Minimalizmi në modë po dëshmon se klasa qëndron në detaje. Nuk ka rëndësi sa shumë vesh, por si i zgjedh elementet që përfaqësojnë personalitetin tënd dhe sjellin balancë në çdo pamje.

  • A është “overthinking” shenjë inteligjence apo pasiguri?

    A është “overthinking” shenjë inteligjence apo pasiguri?

    Në një epokë ku gjithçka lëviz me shpejtësinë e një klikimi, shumë njerëz mbeten peng i mendimeve që nuk ndalen. Në heshtjen e natës, ndërsa gjithçka tjetër qetësohet, mendja vazhdon të analizojë, të dyshojë, të rikthejë skena që kanë kaluar. Quhet “overthinking” mendimi i tepërt, që për disa është shenjë e ndjeshmërisë dhe inteligjencës, ndërsa për të tjerë, simptomë e pasigurisë së brendshme.

    Psikologët e përshkruajnë si një cikël të pafund analizash që shndërrohet në barrë emocionale. Studime të “University of Michigan” tregojnë se njerëzit që mendojnë shumë kanë aktivitet më të lartë në korteksin prefrontal,zona e trurit që lidhet me planifikimin dhe vetë analizën. Por kjo aftësi, nëse nuk kontrollohet, mund të kthehet në bllokim emocional.
    Në vend që të ndihmojë në zgjidhje, mendja e mbingarkuar ngurtësohet nga frika e gabimit.

    Në Kosovë, kjo sjellje është bërë gjithnjë e më e dukshme tek brezi i ri, studentë që analizojnë çdo reagim në rrjete, profesionistë që mendojnë gjatë para se të flasin, njerëz që lodhen nga vetëdyshimi. Në një kulturë që lavdëron “me qenë gjithmonë i përgatitur”, mendimi i tepërt shihet si përgjegjësi, jo si pengesë.

    Por në thelb, “overthinking” është përpjekje për kontroll. Njeriu mendon tepër, sepse do të parashikojë çdo mundësi, të shmangë çdo zhgënjim. Dhe kështu, e humb lirinë për të vepruar spontanisht.

    Psikoterapistët këshillojnë teknika të thjeshta si “grounding”, përqendrim në të tashmen përmes frymëmarrjes, ose shkrimi i mendimeve në ditar, që të ndahen idetë nga ndjenjat. Sepse mendja, si çdo instrument, duhet përdorur me masë.

    Në fund, “overthinking” nuk është armik i inteligjencës, por një kujtesë që ajo duhet udhëhequr nga qetësia. Mendja që reflekton është e mençur, por ajo që pushon kur duhet, është e urtë.

  • Xhemperat rikthehen si trendi më i dashur i sezonit të ftohtë

    Xhemperat rikthehen si trendi më i dashur i sezonit të ftohtë

    Me ardhjen e temperaturave të ulëta, xhemperat po rikthehen fuqishëm në modë, duke u bërë një ndër veshjet më të kërkuara të vjeshtës dhe dimrit. Kombinimi i ngrohtësisë me stilin i ka bërë ato të domosdoshme në garderobën e secilit.

    Këtë sezon, në trend janë xhemperat oversize, me ngjyra neutrale si bezhë, gri dhe e bardhë, por edhe modelet me vija apo motive gjeometrike që i japin një prekje më të veçantë çdo veshjeje. Shumë influencerë dhe yje të njohur mode janë parë duke i kombinuar xhemperat me funde të gjata, pantallona klasike apo xhinse të thjeshta — duke krijuar pamje komode, por elegante.

    Materialet natyrale si leshi, pambuku dhe kashmiri janë më të preferuarat, pasi ofrojnë ngrohtësi dhe rehati. Xhemperat jo vetëm që janë praktikë për ditët e ftohta, por edhe një mënyrë e lehtë për të shprehur stilin personal në çdo rast.

  • EuroLeague: Olympiacos dominon ndaj Zalgiris, Barcelona fiton thrillerin në Mynih, ndërsa Milano triumfon ndaj Lyon! Sot pritet spektakël me pesë duele të tjera!

    EuroLeague: Olympiacos dominon ndaj Zalgiris, Barcelona fiton thrillerin në Mynih, ndërsa Milano triumfon ndaj Lyon! Sot pritet spektakël me pesë duele të tjera!

    Mbrëmja e djeshme në EuroLeague solli tre përballje të zjarrta, me emocione deri në sekondat e fundit dhe rezultate që po ndikojnë drejtpërdrejt në renditjen e javës së fundit të nëntorit.

    Olympiacos – Zalgiris Kaunas, 95–78

    Skuadra greke e Olympiacosit tregoi edhe një herë forcën e saj në “Peace and Friendship Stadium”, duke mposhtur bindshëm Zalgirisin me 17 pikë diferencë.
    Lojtarët e drejtuar nga Georgios Bartzokas shfaqën dominim të plotë në mbrojtje dhe efikasitet të lartë në sulm, me Thomas Walkup dhe Moustapha Fall që udhëhoqën ekipin drejt një fitoreje të pastër.

    Bayern Munich – Barcelona, 74–75

    Një ndeshje dramatike në Mynih përfundoi me fitoren minimale të Barcelonës, që triumfoi me vetëm një pikë diferencë pas një trepikëshi vendimtar nga Nico Laprovittola në sekondat e fundit.
    Bayern, nën drejtimin e Pablo Laso, bëri një paraqitje të fortë dhe mbajti ndeshjen të hapur deri në fund, por katalanasit ruajtën gjakftohtësinë dhe morën një fitore shumë të rëndësishme në transfertë.

    Olimpia Milano – ASVEL Lyon-Villeurbanne, 80–72

    Në “Mediolanum Forum”, Milano riktheu buzëqeshjen pas disa javësh të vështira, duke mposhtur ASVEL Lyon me 8 pikë epërsi.
    Shavon Shields dhe Nikola Mirotić ishin protagonistët kryesorë të ndeshjes, duke udhëhequr italianët drejt një fitoreje që rrit besimin për pjesën e mbetur të sezonit.

    E derisa sot EuroLeague rikthehet me pesë përballje të tjera të zjarrta në oraret mbrëmore:

    Fenerbahçe Beko-Hapoel Tel Aviv – ora 19:00

    Crvena Zvezda-AS Monaco – ora 19:00

    Real Madrid-Panathinaikos – ora 19:45

    Paris Basketball-Valencia Basket – ora 19:45

    Maccabi Tel Aviv-Baskonia – ora 20:00

    Një mbrëmje që premton spektakël, me supersfidën Real Madrid – Panathinaikos që pritet të jetë kryendeshja e natës, ndërsa Monaco dhe Fenerbahçe kërkojnë rikthimin në formë pas javëve me luhatje.

  • Vritet nga policia e Tekasasit, influenceri dhe kuzhinieri i njohur amerikan

    Vritet nga policia e Tekasasit, influenceri dhe kuzhinieri i njohur amerikan

    Influenceri i njohur i ushqimit, i njohur në rrjetet sociale me emrin “FoodWithBearHands”, është vrarë nga një zëvendës-sherif në qarkun “Medina County”, Teksas, më 8 nëntor 2025. 

    Sipas autoriteteve, oficerët iu përgjigjën një thirrjeje emergjence për një person që po nuk po sillej normalisht, e me thikë në dorë, pranë festës së përvjetorit të martesës së tij. Duarte thuhet se bërtiste “Do të ju vras!” dhe i afrohej me thikë zëvendës-sherifit, pavarësisht urdhrave për t’u shtrirë. Oficeri hapi zjarr dhe qëlloi dy herë. Duarte u transportua në spitalin e universitetit në San Antonio ku edhe ndërroi jetë.

    Ai kishte ndjekës të shumtë, mbi 2 milionë në Instagram, TikTok, Facebook dhe YouTube ku publikonte receta, video duke bërë “barbeque” dhe përmbajtje rreth gatimit.

    Agjencia e tij e menaxhimit, “Alooma Media Group”, e përshkroi atë si “bashkëshort i përkushtuar, baba i dashur dhe një njeri me pasion të jashtëzakonshëm.”

    A është kjo një përdorim i panevojshëm i forcës së ushtruar nga policia apo jo, hetimet në lidhje me këtë situatë janë ende në zhvillim nga ndërmarrja përkatëse…