ATV

Blog

  • Pas pretendimeve të pavërteta për Kosovën, deputeti gjerman braktis takimin me homologët serbë

    Pas pretendimeve të pavërteta për Kosovën, deputeti gjerman braktis takimin me homologët serbë

    Takimi mes Komisionit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme të parlamentit serb dhe Thomas Rovekamp, kryetar i Komisionit për Mbrojtje në Bundestag, është zhvilluar në një atmosferë të tensionuar, ku tema kryesore ka qenë Kosova. Pasi u shqiptuan një sërë fjalësh të ashpra kundër Gjermanisë, Rowekamp u largua në mënyrë demonstrative nga salla.

    Kryetari i komisionit serb, Milovan Drecun, deklaroi se “pavarësia e Kosovës” dhe sidomos “armatimi i Prishtinës” përbëjnë rrezikun më të madh për sigurinë kombëtare të Serbisë.

    Ai pretendoi se Kosova po armatoset “në mënyrë të paligjshme” dhe po formon aleanca ushtarake në rajon, duke përmendur bashkëpunimin e saj me Kroacinë dhe Shqipërinë, shkruan nova.rs.

    Thomas Rovekamp i hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se Gjermania nuk është e përfshirë në “luftë hibride” e as nuk furnizon me armë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai tha se nuk ekziston asnjë provë që vërteton pretendimet e armatimit të Kosovës dhe ftoi palën serbe të paraqesë çdo informacion që mund të ketë.

    Rovekamp foli edhe për angazhimin e Gjermanisë në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, duke nënvizuar se Berlini synon të forcojë rolin e vet si partner brenda këtij misioni.
    Ai shprehu zhgënjimin e tij për ngecjen e procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, duke kritikuar moszbatimin e marrëveshjeve të arritura – nga të dyja palët.

  • Dështimi i Konjufcës, Zemaj: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve

    Dështimi i Konjufcës, Zemaj: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve

    Pasi Glauk Konjufca nuk mori votat e mjaftueshme për t’u bërë kryeministër, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se ky ishte paralajmërim qysh moti.

    Sipas tij, sot u pa shfaqja teatrale e VV-së.

    “Loja me numra këto 8 muaj dhe dështimi për formimin e qeverisë ishte paralajmërimi joni dhe shpërfaqi sot tendencën e VV-së për kapjen e institucioneve dhe keqpërdorimin e parasë publike”.

    “Kuvendi nuk miratoi edhe mandatarin e dytë, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, tha ai.

  • Dështon edhe Konjufca, nuk i ka numrat për Qeveri

    Dështon edhe Konjufca, nuk i ka numrat për Qeveri

    Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë Qeverinë e re në krye me Glauk Konjufcën, si mandatar i dytë nga VV.

    Pro ishin vetëm 56 vota, 53 kundër dhe katër abstenime, teksa të nevojshme për formimin e Qeverisë janë 61.

    Pas dështimit edhe të mandatarit të dytë, u hapet rrugë zgjedhjeve të reja.

    Kryeparlamentari Dimal Basha i mbylli punimet e seancës.

  • Antonio Rudiger mund të rinovojë me Real Madridin

    Antonio Rudiger mund të rinovojë me Real Madridin

    Klubi mbretëror spanjoll Real Madrid,po synon që të arrij një marrëveshje të re me yllin e skuadrës.

    Sipas raportimit të mediave qendërmbrojtësi gjerman Antonio Rudiger pritet të rinovojë me “Los Blancos”,dhe është i prirur që të vazhdojë përtej këtij sezoni.

    Përndryshe edhe tek Reali janë të bindur se gjermani do të vazhdojë në Santiago Bernabeu,teksa në anën tjetër shumë klube nga Arabia Saudite synojnë të sigurojnë shërbimet e tij.

    Por gjermani është i vendosur që të qëndrojë në Evropë,dhe është i bindur që të vazhdojë në nivele të larta.

    Kujtojmë që Antonio Rudiger deri më tani ka bërë 1 paraqitje për Real Madridin në të gjitha garat.

  • Lista Serbe thotë se s’ka votë për Konjufcën

    Lista Serbe thotë se s’ka votë për Konjufcën

    Lista Serbe ka thënë se do të votojë kundër qeverisë së propozuar nga mandatari Konjufca.

    Deputeti i Listë Serbe, Igor Simiq tha se Kurti dhe ministrat tij do të mbahen mend për dëshirën që me çdo çmim ta ruajnë karrigen.

    “Herën e kaluar kemi dhënë qëndrim të qartë, dhe po e shohim se është përralla e njëjtë. Keni sjellë qindra vendime kundër popullit serb. Nuk u keni sjellë asgjë të mirë as shqiptarëve, boshnjakëve , egjiptianëve dhe asnjë komuniteti tjetër. Do të mbaheni mend për shkeljen e të gjitha rregulloreve dhe për dëshirën e tmerrshme që me çdo çmim ta ruani karrigen tuaj. Në zgjedhje do të shihni se çfarë përgjigje do të japë populli për këto veprime të juaja”, tha Simiq.

  • Fillon shitja e biletave të superderbit shqiptar,  Drita – Shkendija

    Fillon shitja e biletave të superderbit shqiptar, Drita – Shkendija

    KA FILLUAR SHITJA E BILETAVE!

    Drita – Shkendija – superderbi shqiptar në fazën e ligës të UEFA Conference League

    Njoftimi i klubit:

    “Të nderuar tifozë,

    Ju njoftojmë se nga sot ka nisur zyrtarisht shitja e biletave ONLINE për ndeshjen më të madhe shqiptare ne nivel të garave europiane. Kjo sfidë pritet të jetë një festë e vërtetë për futbollin shqipëtar andaj mos e humbisni këtë mundësi, ejani dhe përkrahni klubin tuaj të zemrës!

    Tifozet tanë “Intelektualët” do të vendosen në Tribunën Veriore, ndersa tifozët e Shkëndijës nga Tetova do të vendosen në Tribunën Jugore.

    Siguro bileten tënde dhe bëhu pjesë e kësaj ndeshje të madhe shqiptare në nivelin më të lartë të garave europiane, në UEFA Conference League

    Festat e Nëntorit këtë vit do të jenë më ndryshe me dy ekipet emblematike shqipëtare!”

  • Éder Militão lëndohet dhe do mungojë te Real Madrid

    Éder Militão lëndohet dhe do mungojë te Real Madrid

    Lajm i keq për tifozët e Real Madrid! Éder Militão, mbrojtësi i skuadrës, ka pësuar një lëndim në muskujt aduktorë, sipas testimeve zyrtare të klubit.

    Real Madrid konfirmoi se Militão do të mungojë për të paktën dy javë, duke i dhënë kohë të plotë për rikuperim të sigurt. Lëndimi i mbrojtësit brazilian vjen në një moment kritik të sezonit, por stafi mjekësor dhe trajneri janë duke bërë të gjitha përgatitjet për t’i mundësuar rikthimin sa më të shpejtë dhe të sigurt në fushë.

    Tifozët janë duke i dërguar urime shërimi të shpejtë yllit të mbrojtjes, ndërsa Real Madrid do të duhet të gjejë zgjidhje të përkohshme për t’u përballur me sfidat e ardhshme të La Liga dhe Ligës së Kampionëve.

  • Zyrtare: Bujar Loci, përzgjedhës i Kosovës ndaj Shqipërisë

    Zyrtare: Bujar Loci, përzgjedhës i Kosovës ndaj Shqipërisë

    Federata e Basketbollit e Kosovës njofton me krenari se Bujar Loci do të drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës në konkurrencën e meshkujve në ndeshjen ndaj Shqipërisë në FIBA EuroBasket 2029 Pre-Qualifiers.

    Bujar Loci ka qenë basketbollist i KB Pejës, ku fitoi tri herë titullin, tri herë Kupën dhe një herë Superkupën si basketbollist. Karrierën e vazhdoi si trajner po ashtu te KB Peja, duke qenë kryetrajner e më pas edhe ndihmëstrajner. Loci me sukses ka drejtuar edhe Sigal Prishtinën e Rahovecin, kurse ka qenë trajner edhe te KBF Penza.

    Për shumë vjet është ndihmëstrajner te Përfaqësuesja e Kosovës, kurse nga edicioni i kaluar është trajner në Grapeland (Rahoveci 029), duke e udhëhequr nga Liga e Parë në ProCredit Superliga, ku është trajneri i vetëm vendor në elitë.

    Ndër të tjerash, Bujar Loci, ka qenë përzgjedhës i Kosovës në vitin 2005, duke udhëhequr Dardanët në turneun në Aleksandri, në lojën ndaj Egjiptit dhe Rumanisë.

    Debutimi i tij do të jetë më 30 nëntor 2025, në ndeshjen e parë parakualifikuese: Shqipëria – Kosova, ora 18:00. /ATVLIVE.TV

  • Aventura e Ferizajt në CEV Challenge Cup përfundon

    Aventura e Ferizajt në CEV Challenge Cup përfundon

    Aventura e Ferizajt në CEV Challenge Cup përfundon pas humbjes në ndeshjen e dytë ndaj Pafiakos Pafos, zhvilluar mbrëmë para publikut qipriot.

    Përballë një skuadre të konsoliduar dhe me eksperiencë ndërkombëtare, ferizajasit u munduan të prodhojnë lojë më të balancuar, por qipriotët edhe një herë e diktuan ritmin e lojës.

    Në dy setet e para, Pafiakos shfaqi efikasitet të lartë në sulm dhe organizim, duke shkëputur Ferizajn herët dhe duke i mbyllur setet identikisht 16–25.

    Seti i tretë ishte më i luftuar nga ana e Ferizajt, që arriti të qëndrojë më afër në rezultat dhe të shtyjë lojën deri në pikët e fundit.

    Megjithatë, me përvojë dhe stabilitet në momentet vendimtare, Pafiakos e mbylli duelin 22–25, duke vulosur edhe kualifikimin.

    Me këtë rezultat, u mbyll pjesëmarrja e Ferizajt në këtë edicion të CEV Challenge Cup. /ATVLIVE.TV

  • Analistët parashikojnë rikthim të Bitcoin, vlera mund të arrijë 200 mijë dollarë

    Analistët parashikojnë rikthim të Bitcoin, vlera mund të arrijë 200 mijë dollarë

    Standard Chartered thotë se korrigjimi (luhatje ose rënie e përkohshme) i Bitcoinit ka përfunduar dhe pret rritje të çmimit deri në fund të vitit.

    Analisti Jeffrey Kendrick beson se treguesit kryesorë tregojnë një fund ciklik dhe se Bitcoin mund të arrijë 200 mijë dollarë, ndërsa Ethereum 7500.

    Rënia e fundit lidhet me mungesën e likuiditetit në SHBA dhe largimin e fondeve nga ETF-të, raportojnë mediat.

    Arthur Hayes thotë se nuk ka ndryshuar cikli, por janë zhdukur mbështetjet artificiale të tregut.

    Ai parashikon që politikat monetare do të kthehen në stimulim, gjë që mund të shtyjë Bitcoinin drejt 200–250 mijë dollarëve.

    Megjithatë, tregjet mund të bien më tej përpara se të rriten.

    Në fondin Maelstrom është rritur ekspozimi ndaj stablecoin-eve, në pritje të vazhdimit të korrigjimit.

    Aktualisht, Bitcoin tregtohet rreth 91,300 dollarë.