ATV

Blog

  • Gati 3 mijë raste të dhunës në familje për 9 muaj në Kosovë

    Gati 3 mijë raste të dhunës në familje për 9 muaj në Kosovë

    Gjashtë raste të dhunës në familje u raportuan vetëm për ditën e hënë të 17 nëntorit të 2025-ës, tregues ky i një realiteti të zi brenda mureve të familjeve kosovare.

    20 vjeçarja G.C., e cila raportoi dhunën e tmerrshme fizike e psikike që përjetoi për vite nga bashkëshorti i saj, ishte një ndër numrat e këtij muaji.

    Ajo në Kiks Kosova rrëfeu për një dhunë të vazhdueshme, çnjerëzore, që iu bë vazhdimisht, që nga viti 2021 e deri në raportimin e fundit, nëntor të 2025-ës.

    Gjatë vitit 2025, nga janari në tetor, u raportuan 2 mijë e 152 raste të dhunës në familje. Krejt këto të dhëna të publikuara nga Ministria e Drejtësisë treguan statistika e numra të dhunës së ushtruar brenda gjësë më të shenjët te shqiptarët – familjes.

    Këto numra ishin vetëm të atyre që u raportuan në Polici.

    Më së shumti raste kishte në Prishtinë (729), pasuar nga Peja me 275 dhe Prizreni me 262.

    Nga mosha, numri i viktimave ishte më i larti nga 20 deri në 30 vjeç që kishte 526 raste të dhunës në familje, dhe mosha 30 deri në 40, 510 raste. 1 mijë e 555 nga numri i 2 mijë e 152 ishin gra viktima të dhunës brenda familjes apo edhe që i bie afërsisht rreth tre nga katër viktimat. 597 burra ishin viktima nga numri i përgjithshëm apo afërsisht një nga katër viktima të dhunës në familje janë burra.

    Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2023 ishin raportuar 2,638 raste të dhunës në familje, ndërsa në vitin 2024 ky numër është rritur në 2,959 raste.

    Aktivistja e drejtave të grave, Adelina Tërshani, thotë që institucionet, rastet e dhunës në familje nuk po i marrin seriozisht, madje fokusin e kanë më shumë tek numrat e statistikat sesa te fenomeni.

    Tërshani shton që edhe pse gratë po e dinë se çështja e tyre nuk po trajtohet me seriozitetin e merituar, një numër i theksuar janë vetëdijesuar se duhet të raportohet dhuna në familje.

    Madje sipas saj, shumica rasteve të cilat kanë përfunduar me fatalitet janë ato që paraprakisht kanë raportuar dhunën ndaj tyre e që nuk janë marrë sa duhet parasysh.

    Po ashtu, ajo thotë se ka shumë raste të dhunës ndaj grave që kthehet në rigjykim e nuk përfundon me dënim meritor.

  • Agim Bahtiri sqaron fotot me Rakiqin e Shehollin

    Agim Bahtiri sqaron fotot me Rakiqin e Shehollin

    Gjatë ditës së sotme janë publikuar disa foto të deputetit të Vetëvendosjes, Agim Bahtri me të dyshuarin për spiutazh, Fatmir Sheholli edhe ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Goran Rakiq.

    E lidhur me këtë ka qenë vetë deputeti Bahtri që përmes një postimi në rrjetin social në Facebook para pak minutave ka shpejguar arsyen e këtyre fotove.

    Bahtiri thotë se qytetarët e njohin atë shumë mirë se kush është ai, çfarë interesash përfaqëson dhe sa ka konsideratë e respekt për familjet e dëshmorëve.

    Postimi i plotë:

    SQARIM PUBLIK

    Po e shoh që PDK-ja përmes portaleve të veta që i financon dhe propagandave të ulëta, po tenton të më njëllosë mua, gjëja se unë kam pasur afërsi me tashmë të dyshuarin për spiunazh, Fatmir Sheholli, dhe ish kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç.

    Prandaj, jo për ata, por për qytetarët e ndjej obligim moral dhe njerëzor që t’iu tregoj të vërtetën e këtyre fotografive që po qarkullojnë:

    1. Fotografia me Fatmir Shehollin:

    Me datë 1 nëntor 2022, gazetari i televizionit Kanal10, z. Kushtrim Sadiku, ka mbajtur një debat televiziv në ambientet e urës së Ibrit, pra një studio të hapur. Pas debatit që ka realizuar, më ka telefonuar dhe më ka thënë se jam në Mitrovicë me disa miq, në restaurant “Ura” dhe do të donim nëse je në Mitrovicë të na shoqërosh për një kafe.

    Kam shkuar, dhe në këtë takim ishin të gjithë këta që po i shihni në foto të cilën për herë të parë po e publikoj të plotë, si dhe disa të tjerë, të cilët i shihni çdo natë nëpër televizione si analistë. Shehollin për herë të parë e kam njohur aty, si analist politik dhe asgjë tjetër. Kjo ka qenë edhe hera e fundit kur jam takuar me të. Nuk më kujtohet se kush e ka realizuar fotografinë, por e di se kjo foto është bërë me një qëllim të qartë, për shkak se asnjëherë nuk është postuar si e plotë por është prerë dhe është postuar ekskluzivisht në profilin personal të Fatmir Shehollit. Pra, është prerë dhe është postuar ashtu siç i ka konvenuar atij dhe vartësve të tij. Këtu mbaron sqarimi im për këtë fotografi.

    2. Fotografia me Goran Rakiç:

    Siç e dini të gjithë, ai ka qenë kryetar i komunës së Mitrovicës Veriore, në kohen kur unë kam qenë kryetar i Mitrovicës së Jugut. Rrjedhimisht, me apo pa dëshirë, unë dhe ai kemi qenë homologë. Me presionin dhe ndërmjetësimin e Nderkombëtarëve, jemi takuar për të bërë hapa progresivë për të mundesuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Kjo foto, që gjithashtu po qarkullon e prerë është realizuar në vitin 2018, ku Admirali FOGGO III, Komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara Aleate në Napoli, dhe gjeneral major CUOCI, Komandant i KFOR-it, kanë vizituar Mitrovicën dhe me insistimin e tyre jemi takuar në Uren e Ibrit. Kaq! Pra, unë jam takuar vetëm zyrtarisht, në Urë të Ibrit, së bashku me ndërkombëtaret çdoherë. Kurrë nuk jam takuar miqësisht; kurrë nuk kam ngrënë dreka e darka në hotele e villa. Sepse unë kurrë nuk jam si ata. Dhe kurrë nuk do të jem.

    Unë nuk e kam bërë ministër të Pushtetit Lokal, Rakiçin në Qeverinë e Avdullah Hotit. Për këtë duhet të shqetësoheni ju, e jo për këto propaganda falso!

    Qytetarët që më njohin, e dinë se kush jam unë, çfarë interesash përfaqësoj dhe sa kam konsideratë e respekt për familjet e dëshmorëve.

    Do të vijë koha, kur në shesh do të del gjithçka. Qartë dhe mirë. Mezi pres të hy ne debat me ta dhe t’i tregoj të gjitha faqet e zeza dhe turpin që e kanë bërë këta ndër vite. Mos mendoni se nuk dimë asgjë! Nuk ka djalë nëne, që më fut mua në thes me juve.

  • Më shumë se 150 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

    Më shumë se 150 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

    Më shumë se 150 ushtarë kroatë po i bashkohen operacionit paqeruajtës KFOR në Kosovë, një vend siguria e të cilit është e rëndësishme për stabilitetin e të gjithë rajonit, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

    Forcat kroate kanë marrë pjesë në KFOR që nga viti 2009 me rreth 2.400 persona, 140 prej të cilëve gra. Tani, 151 anëtarë të Forcave të Armatosura po dërgohen në atë vend, të cilët u shoqëruan në kazermat “Brigada e 3-të e Gardës Kuna” në Gjakovë.Komponenti më i madh i kontingjentit të 44-të, i cili do të vendoset në tre lokacione, është një kompani këmbësorie e motorizuar, dhe gjithashtu përbëhet nga një komponent i aviacionit dhe selisë, si dhe ata për këshillimin dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një ekip mjekësor.

    Ushtarët kroatë po marrin pjesë në dhjetë operacione, misione dhe aktivitete ndërkombëtare me një total prej 297 anëtarësh.

    Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiq tha se të gjithë kanë fjalë lavdërimi për anëtarët e Forcave të Armatosura në misione dhe operacione në të gjithë botën, thuhet në njoftim.

  • Trepça pëson humbje nga Anwil në ndeshjen e fundit në FIBA Europe Cup

    Trepça pëson humbje nga Anwil në ndeshjen e fundit në FIBA Europe Cup

    Kampioni i Kosovës në basketboll Trepça pësoi humbje nga Anwil me rezultat 96:78.

    Në periudhën e parë polakët doninuan në tërësi duke e mbyllur me shifrat 21:17,kurse edhe në të dytin vendasit ishin më të mirë dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 53:36.

    Në dy periudhat e fundit mitrovicasit luajtën më mirë,por në fund Anwil doli skuadra fituese duke fituar me rezultat 96:78.

    Chad Brown me 19 pikëi ishte basketbollisti më i mirë tek mitrovicasit,teksa JaCori Payne kontribuoi me 18 pikë, derisa Mikaile Tmusiq me 17 pikë të tjera.

  • Toni Kroos me kritika të ashpra për Vinicius Jr

    Toni Kroos me kritika të ashpra për Vinicius Jr

    Ish ylli i Real Madrid-it Toni Kroos,ka dhënë kritika të ashpra për brazilianin dhe ish-shokun e skuadrës Vinicius Jr.

    Kroos mendon se disa sjellje të Viniciusit janë bërë të tepruara,dhe se në shumë raste është bërë irritues.

    “Shpesh i thosha që mjaft ishte mjaft, sepse dukej sikur i gjithë ekipi dëmtohej nga sjellja e tij. E kuptoj që në një moment mund të bëhet irritues, qoftë për kundërshtarët, për arbitrat apo për tifozët e skuadrës kundërshtare”

    Përndryshe Kroos shton se u përpoq ta qetësonte brazilianin,në mëyrë që të mos e humb përqëndrimin gjatë ndeshjes.

    Kujtojmë që Vinicus Jr nuk pati momente të mira kohëve të fundit,sidomos ishte i pakënaqur me vendimet që merrte trajneri aktual Xabi Alonso.

  • Mikel Arteta:Suksesi im është falë punës me Pep Guardiolën

    Mikel Arteta:Suksesi im është falë punës me Pep Guardiolën

    Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta,ka folur ldhur me marrëdhëniet e tij me trajnerin e Manchester City-it.

    Arteta e njeh Guardiolën që nga koha kur luante tek akademia e Barcelonës,dhe thotë se suksesi i tij është falë punës me të dhe e konsideron si hero.

    “Dikush që e takova kur isha 15 vjeç. Ai ishte heroi im si lojtar. Përfunduam duke punuar së bashku dhe duke kaluar njërën nga periudhat më të mira të jetës sime. Dhe sërish, nëse jam ulur në karrigen ku jam sot, është falë tij”

    Përndryshe Arteta u pyet se pse vendosi t’i bashkohej Manchester City-it,duke deklaruar se me të ishte i lidhur në aspektin e filozofisë,dhe se mësoi shumë gjëra.

    Kujtojmë që Mikel Arteta më parë kishte punuar me Guardiolën si asistent tek Man City.

  • Besiktas synon transferimin e portierit Marc Andre Ter Stegen

    Besiktas synon transferimin e portierit Marc Andre Ter Stegen

    E ardhmja e portierit gjerman Marc Andre Ter Stegen mund të vendoset gjatë muajit dhjetor.

    Sipas raportimeve të mediave gjiganti turk Besiktas po synon transferimin e gardianit gjerman,dhe kalimi mund të zyrtarizohet në muajin janar.

    Përndryshe turqit synojnë që të huazojnë Ter Stegenin,duke përfshirë këtu një opsion blerjeje prej 8 milionë euro,dhe 33-vjeçari shihet si zëvendësues për Mert Gunok i cili po ka vështirësi kohëve të fundit.

    Në anën tjetër tek Barcelona Ter Stegen nuk do të mund të jetë titullar,dhe largimi i tij nga Camp Nou do të mundësonte që të siguronte minutazhë në lojë,në mëyrë që të jetë gati për Kupën e Botës me Gjermaninë.

    Kujtojmë që Marc Andre Ter Stegen ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2028

  • Arrestohet një shtetas i Kosovës në Serbi, dyshohet se iu gjetën në veturë 9.5 kg drogë

    Arrestohet një shtetas i Kosovës në Serbi, dyshohet se iu gjetën në veturë 9.5 kg drogë

    Një kosovar është arrestuar sot nga policia serbe mbrëmë në Prokuplje.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, thuhet se në veturë e tipit “Golf” të A.M i është gjetur 9.5 kilogramë që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

    23-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogës.

    Tutje në njoftim specifikohet se droga ishte e ndarë në 18 pako.

    I dyshuari A.M nga Podujeva, u ndalua për 48 orë.

  • Kamp në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

    Kamp në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

    Në Pejë po mbahet Kampi Ndërkombëtar Stërvitor një javor, me pjesëmarrjen e ekipit të Kosovës dhe xhudistëve nga shtetet si Turqia, Kroacia dhe Suedia.

    Gjatë këtij kampi, xhudistët po përgatiten intenzivisht për garat e ardhshme.

    Kampi po mbahet nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka, si dhe trajnerëve Fatos Tabaku, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Kushtrim Gashi dhe Tomoe Yokoyama. /ATVLIVE.TV

  • Ndërpritet bashkëpunimi: Vëllaznimi largon trajnerin Rexhepi

    Ndërpritet bashkëpunimi: Vëllaznimi largon trajnerin Rexhepi

    Vëllaznimi i Gjakovës ka mbetur pa trajner, pasi tekniku i deritanishëm, Xhengis Rexhepi, është shkarkuar.

    Humbja e fundit ndaj Vushtrrisë në Ligën e Parë ka bërë që drejtuesit e klubit gjakovar të marrin vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin.

    Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Vëllaznimit, e cila njoftoi se kontrata me Rexhepin është ndërprerë.

    Pas 17 ndeshjeve në Ligën e Parë, Vëllaznimi renditet në pozitën e katërt me 33 pikë, katër më pak se kryesuesi Vushtrria.

    Njoftimi i plotë i klubit gjakovar:

    “Ju njoftojmë se Kryesia e klubit ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me kryetrajnerin Xhengis Rexhepi. Kryetrajnerit Rexhepi i shprehim falënderimin për kontributin e dhënë dhe i urojmë shumë suksese në karrierën e tij të ardhshme. Për informacione të tjera rreth shtabit teknik do të njoftoheni me kohë.

    Me respekt,

    KF Vëllaznimi.” . /ATVLIVE.TV