ATV

Blog

  • Për 24 orë mbi 50 aksidente trafiku në Kosovë

    Për 24 orë mbi 50 aksidente trafiku në Kosovë

    Plot 51 aksidente trafiku janë regjistruar brenda 24-orëve në vend.

    Kështu u bë e ditur në raportin e Policisë, ku thuhet se 22 prej tyre kanë qenë me të lënduar e 29 aksidente të tjera me dëme materiale.

    Njëherësh janë shqiptuar 1701 gjoba trafiku, e dhjetë persona kanë përfunduar në pranga gjatë një dite.

  • Sot, shtatë vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

    Sot, shtatë vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

    Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, më 14 dhjetor 2018 miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

    Ligjet që u miratuan ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një, shkruan KO, transmeton Klan Kosova.

    Deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës nuk morën pjesë në seancë. Ata e kanë kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

    Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, votimin dhe miratimin e ligjeve për ushtrinë e cilësuan si “një ditë historike dhe një nga vendimet më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”.

  • Chelsea fiton ndaj Evertonit në Stamford Bridge

    Chelsea fiton ndaj Evertonit në Stamford Bridge

    Chelsea ka shënaur fitore tejet të rëndësishme kundër Evertonit,dhe atë me rezultat komod 2:0.

    Pjesa e parë ishte e dominuar nga blutë,të cilët shënuan përmes Cole Palmer që shënoi për 1:0,teksa Gusto në fund të 45 minuatve të parë realizoi për 2:0.

    Në pjesën e dytë Chelsea vazhdoi të jetë skuadër me e mirë sesa Everton,duke rrezikuar shumë herë nëpërmjet yllit argjentinas Garnacho por nuk arriti të finalizonte rastet.

    Deri në fund të ndeshjes më gola nuk pati, dhe kështu Chelsea siguroi 3 pikët e rëndësishme.

    Chelsea tani ka grumbulluar 28 pikë pas kësaj fitorjeje,kurse Everton mbetet në koutën e 24 pikëve.

  • Liverpool fiton pa vështirësi ndaj Brightonit

    Liverpool fiton pa vështirësi ndaj Brightonit

    Liverpool ka shënuar fitore të rëndësishme,duke mposhtur Brightonin me rezultat 2:0.

    Ndeshja nisi mjaft mirë për “The Reds” të cilët shënuan qysh në minutën e parë,ku sulmuesi francez Hugo Ekitike shënoi për 1:0 që ishte edhe rezultat i pjesës së parë.

    Pjesa e dytë nisi me raste të mira si për vendasit ashtu edhe nga mysafirët,por më konkretë ishin Liverpool të cilët realizuan në minutën e 60-të ku sërish ishte Ekitike për 2:0,që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje.

    Liverpool pas kësaj ndeshjeje tubon 26 pikë pas 16 xhirove në Premierligë,kurse në xhiron e rradhës luan në udhëtim kundër Tottenham Hotspur.

  • Fisnik Asllani shënon si zëvendësues për Hoffenheimin kundër Hamburgut

    Fisnik Asllani shënon si zëvendësues për Hoffenheimin kundër Hamburgut

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Fisnik Asllani po vazhdon me formë të shkëlqyer në Bundesligë me Hoffenheimin.

    Asllani shënoi golin e katërt për Hoffenheimin,dhe atë 5 minuatve pasi u inkuadrua në lojë.

    Përndryshe Hoffenheim fitoi 4;1 kundër Hamburgut,dhe tani grumbullon 26 pikë pas 14 xhirove në Bundesligë.

    Kujtojmë që për Hoffenheimin përpos Asllanit kanë luajtur edhe dy futbollistë të tjerë të Kombëtares së Kosovës Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu,të cilët për dallim nga sulmuesi dardan luajtën që nga minuta e pare.

    Videoja e golit https://streamin.me/v/e6c6976a

  • Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë, pasi ShBA-ja i hoqi sanksione

    Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë, pasi ShBA-ja i hoqi sanksione

    Lideri autoritar bjellorus, Alexander Lukashenko, i ka liruar të shtunën 123 të burgosur, përfshirë fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski, dhe figurën kryesore të opozitës, Maria Kalesnikava, pas bisedimeve dyditore me një të dërguar të presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi Uashingtoni.

    Në këmbim, Shtetet e Bashkuara u pajtuan t’i heqin sanksionet ndaj potasit bjellorus. Potasi është një përbërës kyç në plehra dhe ish-shteti sovjetik është një nga prodhuesit kryesorë të tij në botë.

    Ky është numri më i madh i të burgosurve të liruar deri tani nga Lukashenko qëkurse administrata e Trump nisi bisedime këtë vit me udhëheqësin veteran autoritar, i cili është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.

    Bialiatski, bashkëfitues i Çmimit Nobel për Paqe më 2022, është aktivist për të drejtat e njeriut që për vite me radhë luftoi në mbrojtje të të burgosurve politikë, para se të bëhej vetë një i tillë. Ai u mbajt në burg nga korriku i vitit 2021, shkruan REL.

    Gjithashtu u liruan Kalesnikava, një udhëheqëse e protestave masive kundër Lukashenkos në vitin 2020, dhe Viktar Babaryka, i cili u arrestua atë vit derisa po përgatitej të garonte kundër presidentit në zgjedhje.

    Zyrtarë amerikanë i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se angazhimi me Lukashenkon është pjesë e një përpjekjeje për ta shkëputur atë, të paktën deri diku, nga ndikimi i Putinit.

    I dërguari i Trump, John Coale, u kishte thënë më herët gazetarëve në Minsk: “Sipas udhëzimeve të presidentit Trump, ne, Shtetet e Bashkuara, do të heqim sanksionet ndaj potasit”.

    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vendosën sanksione të mëdha ndaj Bjellorusisë pasi Minsku nisi një shtypje të dhunshme ndaj protestuesve pas zgjedhjeve të kontestuar në vitin 2020, duke burgosur pothuajse të gjithë kundërshtarët e Lukashenkos që nuk u larguan jashtë vendit.

    Sanksionet u ashpërsuan pasi Lukashenko lejoi Bjellorusinë të shërbente si terren për nisjen e pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

  • Nuk respektohet armëpushimi / Luftimet Tajlandë – Kamboxhia vazhdojnë

    Nuk respektohet armëpushimi / Luftimet Tajlandë – Kamboxhia vazhdojnë

    Luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias kanë vazhduar edhe të shtunën, pavarësisht deklaratave për një armëpushim, duke shkaktuar viktima, evakuime masive dhe duke vënë në pikëpyetje përpjekjet diplomatike për ndaljen e konfliktit kufitar.

    Presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar se të dyja palët ishin pajtuar për një armëpushim, pas bisedave me liderët e vendeve përkatëse. Megjithatë, as Tajlanda dhe as Kamboxhia nuk kanë konfirmuar publikisht ndaljen e menjëhershme të luftimeve.

    Kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul, ka deklaruar se një armëpushim është i mundur vetëm pasi Kamboxhia të tërheqë forcat e saj nga kufiri dhe të largojë minat tokësore. Ai ka theksuar se Tajlanda do të vazhdojë veprimet ushtarake derisa të mos ketë më kërcënime ndaj territorit dhe qytetarëve të saj.

    Të dyja palët kanë raportuar për bombardime dhe shkëmbime artilerie përgjatë vijës kufitare. Ministria e Mbrojtjes e Kamboxhias ka njoftuar se avionë luftarakë tajlandezë kanë goditur disa objektiva, ndërsa autoritetet tajlandeze kanë raportuar për civilë të plagosur si pasojë e sulmeve me raketa nga ana e Kamboxhias.

    Sipas të dhënave të fundit, të paktën 21 persona kanë humbur jetën nga përleshjet e fundit, ndërsa rreth 700 mijë persona janë evakuuar në të dyja anët e kufirit.

    Kryeministri tajlandez ka theksuar se vendi i tij nuk është agresor në këtë konflikt, ndërsa udhëheqja kamboxhiane ka deklaruar se luftimet do të vazhdojnë për të mbrojtur sovranitetin kombëtar.

    Konflikti kufitar mes dy vendeve u përshkallëzua më 24 korrik, pas sulmeve me raketa nga ana e Kamboxhias ndaj Tajlandës dhe kundërpërgjigjes me sulme ajrore nga forcat tajlandeze. Të dyja palët vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për nisjen e luftimeve.

    Tajlanda dhe Kamboxhia kanë një mosmarrëveshje kufitare që zgjat më shumë se një shekull, përgjatë një kufiri tokësor prej rreth 800 kilometrash, i cili është përcaktuar fillimisht në vitin 1907 gjatë sundimit kolonial francez në Kamboxhia.

  • Xabi Alonso:Nuk ka konflikt mes meje dhe lojtarëve

    Xabi Alonso:Nuk ka konflikt mes meje dhe lojtarëve

    Trajneri i Real Madridit Xabi Alonso i është kundërpërgjigjur komenteve të sulmuesit të Al Ittihad Karim Benzema,i cili tha se tek Real Madrid mungon një lider që i prin skuadrës.

    Alonso thotë se nuk ka konflikt në mes tij dhe lojtarëve,dhe se këto kohë të vështira do të kalojnë.

    “Jemi të gjithë së bashku në dhomën e zhveshjes çdo ditë. Po kalojmë disa kohë të vështira, por besojmë se mund të rritemi. Karim sigurisht që ka shumë përvojë, por edhe ne besojmë se kemi”

    Përndryshe Alonso shtoi se marrëdhënia në dhomat e zhveshjes janë të mira,dhe thotë se të gjithë janë në një linjë të njëjtë si lojtarët ashtu edhe stafi.

    Kujtojmë që kohëve të fundit është raportuar për një tension tek Real Madrid,ku dy akterë kryesorë ishin Vinicius Jr dhe Xabi Alonso për shkak të një zëvevendësimi në fitoren e “Los Blancos”në El Classico kundër Barcelonës.

  • Ahmeti pas protestës: Shqiptarët folën njëzëri, është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi

    Ahmeti pas protestës: Shqiptarët folën njëzëri, është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas protestës së sotme që u mbajt në Shkup.

    Ai ka bërë me dije se, pas Tiranës dhe Prishtinës, edhe Shkupi e ka dhënë provimin kombëtar, duke u rreshtuar pas kërkesës për liri dhe drejtësi për çlirimtarët.

    Në profilin e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se djemtë e UÇK-së janë të pafajshëm, sepse lufta ka qenë e pastër.

    “Edhe Shkupi, pas Tiranës dhe Prishtinës, e dha provimin kombëtar duke u rreshtuar pas kërkesës për liri dhe drejtësi për çlirimtarët tanë. Shqiptarët folën njëzëri: është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi! Në emër të popullit: Djemtë tanë janë të pafajshëm, lufta jonë është e pastër!

    Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe prandaj, ne të gjithë, i madh e i vogël, burra e gra, jemi UÇK! Lavdi dëshmorëve të kombit ndër dekada e shekuj, e përjetshme shqiptaria,” ka shkruar Ahmeti.

  • Martohen Conor McGregor Dee Devlin – çifti kanë qenë në lidhje prej 17 vitesh dhe kanë bashkë katër fëmijë

    Martohen Conor McGregor Dee Devlin – çifti kanë qenë në lidhje prej 17 vitesh dhe kanë bashkë katër fëmijë

    Luftëtari i famshëm irlandez i UFC-së, Conor McGregor, dhe partnerja e tij prej shumë vitesh, Dee Devlin, i kanë thënë njëri-tjetrit “po” përgjithmonë. Çifti u martua dje, më 12 dhjetor, në një ceremoni fetare të mbajtur në kishën Santo Stefano degli Abissini në Vatikan.

    Në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare, McGregor (37) shihet i veshur me një smoking elegant të zi, pranë nuses së tij, Dee Devlin (38), e cila shkëlqeu me një fustan nusërie me jakë të lartë dhe vello të gjatë e luksoze. Pas ceremonisë, çifti u largua nga kisha me një automjet të bardhë të dekoruar me lule.

    Çifti ishte fejuar në vitin 2020, në ditëlindjen e Dee Devlin, kur Conor publikoi një fotografi të përbashkët me mbishkrimin: “Çfarë ditëlindjeje, gruaja ime e ardhshme.” Nga ana e saj, Dee reagoi me fjalët: “Dashuri e përjetshme, i fejuari im”.

    Historia e tyre e dashurisë ka nisur në vitin 2008, në një klub nate në Dublin. Gjatë viteve të lidhjes, ata janë bërë prindër të katër fëmijëve: djemtë Conor Jr. (8), Rian (4) dhe Mack (2), si dhe vajzën Croía (6).

    McGregor, i cili në korrik të këtij viti humbi apelimin në një rast të sulmit seksual të vitit 2018 pasi Gjykata e Lartë e Irlandës e shpalli përgjegjës, ka theksuar shpesh rëndësinë e mbështetjes së Dee Devlin në jetën dhe karrierën e tij.

    “Dee është shpëtimtarja ime. Nuk do ta bëja këtë pa të, kjo është e sigurt. Gjithçka që bëj, e bëj për të,” është shprehur ai që në vitin 2013.

    Luftëtari i MMA-së, i cili më herët këtë vit kishte përmendur edhe mundësinë e kandidimit për president të Irlandës, ka deklaruar se punon fort për të siguruar të ardhmen e familjes së tij dhe të Dee-së.

    “Një ditë dua që unë dhe Dee të pushojmë në një plazh dhe të mos shqetësohemi për asgjë në botë. Prandaj punoj kaq shumë,” ka thënë ai.

    Sa i përket dasmës, McGregor kishte treguar që në vitin 2021 se ëndërronte një ceremoni ekstravagante.

    “Do të kemi më të mirën nga më e mira, dhe pastaj edhe më shumë se kaq,” kishte thënë ai për Extra, duke shtuar se fillimisht kishte dëshirë që dasma të mbahej në Irlandë, por ishte i vetëdijshëm se organizimi do të ishte një proces i madh.

    “Do të shohim çfarë do të ndodhë. Jam gati për gjithçka,” kishte përfunduar ai. /Telegrafi/