ATV

Blog

  • “Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen” – mesazhi i protestës në Shkup

    “Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen” – mesazhi i protestës në Shkup

    Për rreth një orë rresht, mijëra qytetarë të cilët morën pjesë në tubim kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale për të ashtuquajtura krime kundër njerëzimit.

    Gjatë tubimit u hap një pankartë e madhe me fotografitë e krerëve të UÇK-së ku shkruhej: “Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen”.

    Protesta u zhvillua nën mbikëqyrje të rreptë policore dhe pa ndonjë incident të raportuar.

    Qëllimi i protestës, e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, ishte shprehja e pakënaqësive ndaj gjyqit ndaj ish-eprorëve të saj në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Gjyqi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit nisi më 2023 dhe pritet të përmbyllet në fillim të vitit të ardhshëm.

    Të gjithë ata mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999.

    Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, tha se sot “jemi mbledhur këtu për ta ngritur zërin” dhe për të kërkuar “drejtësi të mirëfilltë” për ish-krerët e UÇK-së.

    “Ne sot, me këtë numër kaq të madh njerëzish… i tregojmë Trendafilovës se Ushtria Çlirimtare e Kosovës buron, lind dhe vepron nga populli,” tha Gucati duke iu referuar Ekaterina Trendafilovës, kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Ai shtoi se UÇK-ja “u rrit dhe u mbrojt nga populli dhe sot populli i qëndron mbrapa asaj. Ne sot kërkojmë drejtësi. Kjo gjykatë i ngjan gjykatave të Serbisë dhe merret me fakte të falsifikuara dhe fabrikuara, të cilat nuk qëndrojnë”.

    Në protestë morën pjesë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti, si dhe politikanë nga Kosova, si Fatmir Limaj dhe Daut Haradinaj.

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ditë më parë ka deklaruar se nuk e mbështet këtë protestë, por ka siguruar se institucionet do të kujdesen që gjithçka të zhvillohet sa më mirë dhe pa incidente.

    Para kësaj proteste, OVL-UÇK ka mbajtur protesta edhe në Hagë, Tiranë, Strasbourg dhe Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale për krime që pretendohet se janë kryer gjatë luftës në Kosovë.

  • Drenica fiton në debutimin e Thomas Brdaric-Prishtina e Re dhe Dukagjini i ndajnë pikët

    Drenica fiton në debutimin e Thomas Brdaric-Prishtina e Re dhe Dukagjini i ndajnë pikët

    Janë zhvilluar ndeshjet e ditës së shtunë në kuadër të xhiros së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Drenica shënoi fitore në debutimin e trajnerit Thomas Brdaric,duke e mposhtur Ferizajn me rezultat 2:1.

    Të parët që shënuan ishin mysafirët në minutën e 3-të përmes Leon Sadriut,por vendasit shënuan dy gola mbrenda pjesës së parë përmes një autogolit të Ardit Topalajt në minutën e 16-të,kurse Kreshnik Uka shënoi për 2:1 në minutën e 28-të për t’ia siguruar fitoren e rëndësishme skuadrës së Drenicës.

    Drenica pas kësaj fitorjeje tubon 20 pikë,teksa Ferizaj mbetet në kuotën e 16 pikëve.

    Në anën tjetër Prishtina e Re dhe Dukagjini kanë barazuar pa gola 0:0,në një ndeshje ku pati shumë raste por rrjetat mbetën të heshtura.

    Prishtina e Re mbetet në kuotën e 15 pikëve në pozitën e fundit,kurse Dukagjini pas këtij barazimi grumbullon 28 pikë.

    May be an image of football, soccer and text that says 'albi alhiMALL MALL SUPERLIGA FEDERATAE E FUTBOLLIT E KOSOVES JAKO GENERA RA GEN Moue FULL FULLTIME TIME 新S新を新 O-OTME o 0-0 ME PRISHTINA E RE DUKAGJINI'

  • Agjërimi i vazhdueshëm ndihmon pacientët me probleme në zemër

    Agjërimi i vazhdueshëm ndihmon pacientët me probleme në zemër

    Agjërimi periodik mund të zgjasë jetën e pacientëve me probleme të zemrës, sugjeron një studim i ri.

    Koncepti, i njohur si agjërim i ndërprerë, përfshin njerëzit që qëndrojnë pa ushqim ose pije për shumicën e ditës, nëse jo tërë ditën.

    Studiuesit zbuluan se pacientët të cilët kishin një kateter të lidhur në zemrën e tyre për të trajtuar një gjendje kardiovaskulare – dhe praktikonin agjërim të ndërprerë – jetonin më gjatë se pacientët që nuk agjëronin.

    Ekipi, nga Instituti i Zemrës së Kujdesit Shëndetësor Intermountain në Salt Lake City, Juta, zbuloi gjithashtu se pacientët me agjërim të ndërprerë kishin më pak të ngjarë të diagnostikoheshin me dështim të zemrës.

    Ekipi ka kryer hulumtime të mëparshme mbi pacientët me diabet dhe zbuloi se nivelet e sëmundjes koronare të zemrës ishin më të ulëta tek ata që praktikonin agjërimin me ndërprerje.

    Rezultatet sugjerojnë që efektet e sëmundjes kronike, të cilat zhvillohen gjatë dekadave, zbuten nga agjërimi.

    “Ne kemi bërë një hulumtim të agjërimit për një kohë të gjatë duke përdorur një qasje të ngjashme” tha për Mail Online, hulumtuesi kryesor Dr Benjamin Horne, drejtor i epidemiologjisë kardiovaskulare dhe gjenetike në Institutin e zemrës së shëndetit Intermountain.

    “Ne kemi dashur të shohim nëse, mbase, agjërimi ishte karakteristika specifike përgjegjëse për nivele më të ulëta të vdekshmërisë.”

    Për studimin, studiuesit intervistuan më shumë se 2,000 pacientë që kaluan në kateterizim kardiak ndërmjet 2013 dhe 2015.

    Kateterizimi kardiak është një procedurë në të cilën një kateter – një tub i gjatë, i hollë – futet në një arterie ose venë në ijë, qafë ose krah.

    Tubi pastaj fillohet përmes enëve të gjakut në zemër, pas së cilës mjekët mund të kryejnë teste diagnostikuese ose të japin trajtim për gjendjet e zemrës.

    Studiuesit i pyetën pacientët nëse e praktikuan apo jo agjërimin me ndërprerje rregullisht, dhe më pas vijuan me ta 4.5 vjet më vonë.

  • Abdixhiku e Rama në Podujevë, shijojnë “çajin e llapit”

    Abdixhiku e Rama në Podujevë, shijojnë “çajin e llapit”

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kryetari i Degës së partisë në Podujevë, kanë qëndruar bashkë në këtë qytet.

    Abdixhiku tha se me këtë rast ka pirë “çaj Llapi”, e edhe ka bërë një ecje nëpër shesh me njerëz që, sipas tij, mbajnë LDK-në gjallë çdo ditë.

    “Një e shtunë në Podujevë. Një çaj llapi, ecje sheshi dhe një takim me njerëz që mbajnë LDK-në gjallë çdo ditë; në kohë të mira e në kohë të vështira, pa kushte e pa llogari”, tha kreu i LDK-së.

    Ai tha se dyert e partisë do të mbeten gjithmonë të hapura për secilin që beson, që jep dhe që kontribuon me zemër “për këtë shtëpi të përbashkët”.

    “Faleminderit Podujevës dhe qytetarëve për ngrohtësinë, respektin dhe pritjen”, shkroi Lumir Abdixhiku.

  • OKB-ja përfundon hetimin ndaj prokurorit Karim Khan, dyshohej për ngacmim seksual

    OKB-ja përfundon hetimin ndaj prokurorit Karim Khan, dyshohej për ngacmim seksual

    Kombet e Bashkuara kanë përfunduar hetimin ndaj kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, lidhur me akuzat për ngacmim seksual.

    Lajmi u bë i ditur të premten nga gjykata.

    Sipas njoftimit zyrtar, rezultatet e hetimit do të mbeten konfidenciale derisa të shqyrtohen nga një trup i ri gjyqsor. Ky proces pritet të zgjasë deri në 30 ditë.

    Gjatë kohës së zhvillimit të hetimit, Khan ishte tërhequr përkohësisht nga detyra.

    Karim Khan është akuzuar se, për më shumë se një vit, ka ushtruar presion ndaj një ndihmëseje femër për të pasur marrëdhënie seksuale me të, si dhe se e ka prekur atë në mënyrë të papërshtatshme, pa pëlqimin e saj. Ai i ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke deklaruar se pretendimet janë të pavërteta.

    Nga ana tjetër, disa zyrtarë të gjykatës kanë sugjeruar se akuzat mund të jenë pjesë e një fushate denigruese, duke përmendur mundësinë e përfshirjes së shërbimeve izraelite të zbulimit.

    Karim Khan, avokat britanik, është emëruar kryeprokuror i Gjykatës Penale Ndërkombëtare në vitin 2021. Ai njihet gjithashtu për rolin e tij si mbrojtës i ish-ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit në Kosovë, Fatmir Limaj, i cili ishte akuzuar për krim të organizuar dhe u shpall i pafajshëm në vitin 2017.

  • Dallas Mavericks dhe Minnesota Timberwolwes shënojnë fitore të rëndësishme

    Dallas Mavericks dhe Minnesota Timberwolwes shënojnë fitore të rëndësishme

    Janë zhvilluar ndeshje mjaft interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Dallas Mavericks ka shënuar fitore tejet të rëndësishme,ku mposhti Brookyn Nets me rezultat 119:111.

    Anthony Davis me 24 pikë e 14 kërcime si dhe Copper Flag me 22 pikë e 8 asistime ishin protagonistët kryesorë në fitoren e Mavericks,kurse për Nets 34 pikët e Michael Porter Jr nuk ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Në anën tjetër Minnesota Timberëolëes shënoi fitore në udhëtim kundër Golden State Warriors,dhe atë me 7 pikë epërsi 127:120.

    Julius Randle me 27 pikë e 9 kërcime si dhe Rudy Gobert me 24 pikë e 14 kërcime ishin më të mirët në fitoren e Minnesotas,kurse për Ëarriors ishte Stephen Curry me 39 pikë ishte basketbollisti më efikas por këto shifra nuk e shmangën humbjen e Warriors.

  • Ahmeti: Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët, ata kontribuan edhe në stabilitetin e Maqedonisë

    Ahmeti: Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët, ata kontribuan edhe në stabilitetin e Maqedonisë

    Mijëra protestues janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    Protestës i është bashkuar edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

    Gjatë fjalës së tij, Ahmeti tha se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e SHBA-së, Europës dhe NATO-s.

    Ai ka deklaruar se procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet të përfundojë me epilog të pafajësisë.

    Para mijëra protestuesve në Shkup, ai ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi nuk kanë kryer asnjë krim.

    “Ky proces duhet të marrë epilog të pafajësisë, sepse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe ushtarët që ndodhen prapa atyre grilave akuzohen për vepra të pabëra,” ka thënë ai.

    Ahmeti ka shtuar se gjatë këtij procesi janë dëgjuar akuza ndaj UÇK-së që dikur dëgjoheshin vetëm nga Beogradi dhe Moska.

    “Ne kërkojmë drejtësi për çlirimtarët, sepse Libri i Verdhë është me na shkel e me na mohu historinë më të re e më kredibile të shqiptarëve, historinë e UÇK-së, historinë e shtetit të pavarur të Kosovës,” ka përfunduar ai.

  • Erdogan pas takimit me Putinin: Paqja nuk është larg

    Erdogan pas takimit me Putinin: Paqja nuk është larg

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pas takimit me homologun rus, Vladimir Putin, në Turkmenistan, shprehet optimist për përfundimin e luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.

    Ai tha se dëshiron të diskutojë planin për paqe edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

    “Paqja nuk është larg, ne e shohim atë,” tha lideri turk në një deklaratë gjatë kthimit nga udhëtimi, raporton Reuters.

    Gjatë bisedimeve, Erdogan theksoi rëndësinë e një armëpushimi të kufizuar, veçanërisht për të mbrojtur infrastrukturën e energjisë dhe portet.

    Ai shtoi se Deti i Zi nuk duhet të shihet si një fushë beteje, pasi një gjë e tillë do të dëmtonte si Rusinë ashtu edhe Ukrainën.

    Udhëheqësi turk gjithashtu theksoi nevojën që rrugët detare të jenë të sigurta për lëvizje.

    Ndryshe, Rusia raportohet se ka sulmuar dy porte ukrainase, duke dëmtuar tre anije të pronarëve turq, përfshirë një anije që transportonte ushqime – një zhvillim që nxit përpjekjet diplomatike për të ruajtur sigurinë detare dhe për të ulur tensionet.

  • Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë dhe arrestohen katër të dyshuar

    Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë dhe arrestohen katër të dyshuar

    Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN)-Ferizaj, në koordinim me prokurorinë dhe bashkëpunim me zyrtarë nga AKI, pas një hetimi disa mujorë, dje më 12.12.2025, kanë zbatuar një plan taktik të emërtuar ‘Kulla’ me qëllim arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.

    Gjatë realizimit të operacionit policor, hetuesve të DHTN-Ferizaj i kanë ofruar mbështetje njësit tjera policore nga DHTN Prishtinë, NjSI e njësi tjera mbështetëse.

    Policia ka arrestuar katër të dyshuar: A.L., (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1993). Po ashtu dy të dyshuar nuk janë hasur nga policia dhe ndodhen në arrati.

    Policia, si prova materiale gjatë realizimit të operacionit, ka gjetur dhe konfiskuar:

    • substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë totale 4620.4 gr., e mbështjellë në katër paketime, me vlerë tregu rreth 140 mijë euro,

    • një pistoletë me 14 fishekë,

    • dy telefona celular,

    • para (euro, lekë dhe dollar kanadez),

    • dy vetura dhe një motor katër-rrotësh.

    Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

  • Vrasje në tentativë në Gjilan, i mituri sulmoi me thikë dy bashkëmoshatar

    Vrasje në tentativë në Gjilan, i mituri sulmoi me thikë dy bashkëmoshatar

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Gjilan, ku një i mitur ka sulmuar me thikë dy bashkëmoshatar.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Sadik Sadiku” në Gjilan, të premten në ora 18:26.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, i cili për shkak të një mosmarrëveshje i kishte sulmuar me thikë dy viktima meshkuj kosovarë, të mitur. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar”, thuhet në raport.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.

    I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.