ATV

Blog

  • “Panda”, krimi i kryer 27 vjet më parë nga Serbia për t’ua vënë fajin shqiptarëve

    “Panda”, krimi i kryer 27 vjet më parë nga Serbia për t’ua vënë fajin shqiptarëve

    Janë mbushur 27 vjet nga një skenar i tmerrshëm i cili u kurdis nga Serbia, prej të cilit u vranë gjashtë të rinj serbë.

    Kjo ngjarje e tmerrshme ndodhi më 14 dhjetor 1998, në një lokal në Pejë.

    Krejt qëllimi i këtij krimi makabër i kryer nga aparati shtetëror i Sllobodan Millosheviqit, ishte që faji t’i mbetej shqiptarëve.

    Viktima nga ky skenar i çmendur e ç’njerëzor mbetën: Ivan Radeviq (25), Ivan Obradoviq (14), Vukota Gvozdenoviq (16), Dragan Trifoviq (17), ndërsa nga plagët e marra në spital vdiqën Svetislav Ristiq (18) dhe Zoran Stanojeviq (17).

    Dy persona të panjohur kishin hyrë të armatosur dhe kishin shtënë me armë për të cilin faji u hodh mbi pesë të rinj shqiptarë të Pejës.

    Këta të fundit u dënuan për veprën penale të veprimtarisë armiqësore.

    Ata u liruan një muaj pas fillimit të vuajtjes së dënimit, me ndërhyrje të Kryqit të Kuq, por ata nuk iu shpëtuan torturave në burgjet e Serbisë.

    Mediumi “M portal” nga Mali i Zi pati raportuar se autorët e vrasjes në rastin “Panda” , kryen edhe masakrën në burgun e Dubravës. Pjesëmarrës në të dyja aktet kriminale përmenden emrat e Sinisha Petriqit që është drejtues i klanit “Zenica” dhe lideri i klanit “Shkalar”, Radomir “Boban” Baçoviq.

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pati deklaruar vite më herët se ky krim nuk është kryer nga shqiptarët sikurse ishte pretenduar me vite të tëra. Serbia ende vazhdon të fshehë krimin e kryer edhe 27 vjet më vonë.

  • Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet

    Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet

    3 varre janë dëmtuar në Obiliq.

    Kjo është bërë e ditur përmës raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Bëhet e ditur se persona të panjohur kanë dëmtuar pllakën e një varri dhe vazot e dy varreve të tjera.

    Lidhur me këtë njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar prokurori ndërsa rasti është nën hetime.

  • Hansi Flick:Nuk më intereson fare nëse Xabi Alonso shkarkohet nga Real Madrid apo jo

    Hansi Flick:Nuk më intereson fare nëse Xabi Alonso shkarkohet nga Real Madrid apo jo

    Trajneri i Barcelonës Hansi Flick është pyetur lidhur me opinionin për sitautën e trajnerit të Real Madrid Xabi Alonso.

    Gjermani në konferencën për shtyp ka deklaruar se nuk i intereson se nëse Alonso shkarkohet nga Los Blancos,dhe se nuk dëshiron të përgjigjet që sipas tij nuk janë pyetje për të.

    “Nuk dua të flas për rivalët. Nuk është një pyetje për mua. Nëse fitorja jonë i bën presion kundërshtarit, është çështje e tyre. Duhet të vazhdojmë me këtë nivel. Jemi rikuperuar, po luajmë mirë, tashmë i kemi të gjithë lojtarët dhe pothuajse të gjithë janë 100%. Pjesa tjetër, nuk më intereson.”

    Përndryshe Flick foli edhe për fitoren e ekipit të tij ndaj Osasunës të shtunën,duke lavdëruar dy yjet si Pedri dhe Raphinha të cilët ishin meritorë për fitoren e rradhës të Barcelonës.

    Kujtojmë që Barcelona ka 43 pikë në pozitën e parë në La Liga,7 më shumë se Real Madridi e cila po kalon në një krizë të rezultateve.

  • Ballkani fiton derbin ndaj Prishtinës-Drita dhe Gjilani ndajnë pikët-Llapi barazon pa gola ndaj Malishevës

    Ballkani fiton derbin ndaj Prishtinës-Drita dhe Gjilani ndajnë pikët-Llapi barazon pa gola ndaj Malishevës

    Ka përfunduar xhiroja e 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovë në futboll,ku sjelli rezultate tejet interesante nga ndeshjet e zhvilluara të dielën.

    Ballkani shënoi fitore në derbin e kësaj xhiroje kundër Prishtinës,duke e mundur skuadrën kryeqytetase me rezultat 3:1.

    Të parët që shënuan ishin mysafirët përmes Gentrit Salihut në minutën e 13-të për 0:1,por Ballkani u rikthye në lojë përmes Bleart Tolajt që realizoi për 1:1.

    Ballkani shënoi edhe dy herë të tjera,ku Gentrit Salihu shënoi autogol për 2:1 e më pas Valentin Serebe nga penalltia shënoi për 3:1.

    Në pjesën e dytë më gola nuk pati,dhe kështu Ballkani mbetet lider me 32 pikë kurse Prishtina është e treta me 27 pikë.

    Ndërkohë derbi tjetër ishte ajo ndërmjet Dritës dhe Gjilanit,ku të dyja skuadrat u ndanë baraz 1:1.

    Arb Manaj kaloi Dritën në epërsi në minutën e 75-të,por katër minuta më vonë Armend Thaqi barazoi për 1:1 që ishte edhe rezultati përfundimtar.

    Drita gjendet në pozitën e pestë me 25 pikë,kurse Gjilani një pozitë më poshtë me 23 pikë.

    Llapi dhe Malisheva ndërkohë barazuan pa gola 0:0,në një ndeshje ku solli raste të shumta për gol por asnjëra nuk arriti të tund rrjetat e njërës apo skuadrës tjetër,teksa vlen të përmendet se Malisheva mbeti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 63-të.

    Llapi mbetet në pozitën e 7-të me 21 pikë,kurse Malisheva është e katërta në tabelë me 26 pikë.

  • Milan ndalet me barazim në shtëpi nga Sassuolo

    Milan ndalet me barazim në shtëpi nga Sassuolo

    Milan nuk arriti më shumë se një barazim 2:2 kundër Sassuolos,ndeshje kjo e xhiros së 15-të në Serie A.

    Pjesa e parë nisi mirë për mysafirët të cilët shënuan golin e epërsisë përmes Ismael Kone në minutën e 12-të,por rossonerët barazuan nëpërmjet Bartesaghit në minutën e 33-të për 1:1.

    Pjesa e dytë nisi furishëm për Milanin,ku sërish Bartesaghi shënoi për epërsinë e vendasve në 2:1.

    Por Sassuolo nuk u dorëzua deri në fund,dhe arriti të shënoi golin e barazimit ku  Armand Lauriente barazoi në 2:2 që ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje.

    Milan pas kësaj xhiroje ka 32 pikë të tubuara,kurse Sassuolo grumbullon 21 pikë pas 15 xhirove.

  • Arsenal Chelsea dhe Real Madrid në garë me liverpool-in për Michael Olisen

    Arsenal Chelsea dhe Real Madrid në garë me liverpool-in për Michael Olisen

    Ylli anësor francez Michael Olise po kalon formë fantastike me Bayern Munichun këtë sezon.

    Olise po kërkohet nga shumë klube të ndryshme në Evropë,duke përfshirë këtu edhe gjigantin anglez Liverpool.

    Përndryshe konkurrenca mund të shtohet për francezin,kjo për shkak se edhe klube të tjera si Arsenal Chelsea dhe Real Madrid kanë hyrë në garë për Olisen dhe vera e ardhshme pritet të jetë mjaft e nxehtë për anësorin dhe atë pas botërorit të vitit 2026.

    Kujtojmë që Michael Olise në 28 ndeshje për Bayern-in ka shënuar 12 gol a e dhuroi 16 asistime në të gjitha garat këtë sezon.

  • Shkencëtarët prezantojnë robotin që mund të lëvizë brenda trupit të njeriut

    Shkencëtarët prezantojnë robotin që mund të lëvizë brenda trupit të njeriut

    Shkencëtarët nga Universiteti i Pensilvanisë dhe Universiteti i Michigan-it kanë krijuar një robot mikroskopik, më i vogël se një kokërr kripë, që mund të lëvizë, të ndjejë mjedisin dhe të marrë vendime të thjeshta vetë.

    Ky robot, i përshkruar në revistën Science Robotics, mund të hapë rrugën për të ardhmen e robotëve që do të përdoren brenda trupit të njeriut për trajtime mjekësore, si riparimi i indeve ose shpërndarja e barnave në zona të vështira për kirurgët.

    “Ky është roboti i parë i vogël që mund të ndiejë, mendojë dhe veprojë”, tha bashkautori i studimit Marc Miskin, një profesor asistent i inxhinierisë elektrike dhe sistemeve në Universitetin e Pensilvanisë.

    Roboti përdor qeliza diellore për energji dhe sistem elektrodash për të lëvizur në ujë, duke i mundësuar të “notojë”.

    “Në këtë nivel, madhësia dhe buxheti i energjisë së robotit janë të krahasueshme me shumë mikroorganizma njëqelizorë,” shkroi ekipi në studim.

    Ai mund të komunikojë me operatorët njerëzorë, duke dërguar informacione mbi mjedisin që ndodhet dhe duke marrë urdhra nga laptopi.

    Kompjuteri i tij është dukshëm më i ngadaltë se një laptop modern, por mjaft i fuqishëm për t’iu përgjigjur ndryshimeve në mjedisin e tij, siç është temperatura.

    “Ne mund t’i dërgojmë mesazhe duke i thënë se çfarë duam që të bëjë dhe ai mund të na dërgojë mesazhe për të na treguar se çfarë pa dhe çfarë bëri”, shpjegoi Miskin.

    Shkencëtarët theksojnë se ky robot është ende eksperimental dhe nuk është i gatshëm për përdorim në trupin e njeriut, por brenda dhjetë vjetësh mund të shërbejë për aplikime reale mjekësore.

    “Nuk do të habitem nëse brenda 10 vjetësh kemi aplikime në botën reale për këto lloj robotësh”, theksoi bashkautori David Blaauw i Universitetit të Miçiganit.

    Hapi tjetër i kërkimit është të lejohet komunikimi ndërmjet robotëve të vegjël, duke krijuar një rrjet inteligjent mikroskopik brenda trupit.

  • Gjermania arreston 5 të dyshuar për planifikimin e një sulmi në tregun e Krishtlindjeve

    Gjermania arreston 5 të dyshuar për planifikimin e një sulmi në tregun e Krishtlindjeve

    Autoritetet gjermane kanë arrestuar pesë burra të dyshuar si islamistë militantë që planifikonin një sulm në një treg Krishtlindjesh në Bavarinë jugore, thanë policia dhe prokurorët në një deklaratë të përbashkët.

    Ka pasur një seri sulmesh me automjete në Gjermani që kur një islamist përplasi një kamion të rrëmbyer në një treg Krishtlindjesh në Berlinin qendror në vitin 2016.

    Dhjetorin e kaluar disa njerëz u vranë nga një sulm në Magdeburg, shkruan Reuters.

    Tre shtetas marokenë të moshës 22, 28 dhe 30 vjeç, një shtetas egjiptian 56 vjeç dhe një sirian 37-vjeçar u ndaluan të premten në pikën kufitare Suben midis Gjermanisë dhe Austrisë, sipas deklaratës së përbashkët vonë të shtunën.

    Hetuesit besonin se burrat kishin ndërmend të drejtonin një automjet në një treg të mbushur me njerëz në zonën Dingolfing-Landau me qëllim vrasjen ose plagosjen e sa më shumë njerëzve të ishte e mundur, thuhej në deklaratë, duke shtuar se autoritetet dyshonin për një motiv islamist.

  • Mbërrin në Gazë ndihma humanitare e Kosovës për popullin palestinez

    Mbërrin në Gazë ndihma humanitare e Kosovës për popullin palestinez

    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë të ditur se ndihma humanitare e Kosovës për popullin e Gazës ka mbërritur të dielën dhe ka nisur shpërndarja për familjet në nevojë, përmes partnerëve humanitarë në terren.

    Sipas Gërvallës dërgesa në vlerë prej 500 mijë euro përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë.

    “Dje pasdite morëm konfirmimin se ndihma humanitare e ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës ka mbërritur në Gaza dhe menjëherë ka nisur shpërndarja për familjet në nevojë, përmes partnerëve humanitarë në terren. Dërgesa jonë, në vlerë prej 500 mijë euro, përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë”, ka shkruar ajo.

    Gërvalla ka theksuar se, megjithëse asgjë nuk mund të zëvendësojë humbjen dhe dhimbjen, kjo ndihmë modeste synon të japë lehtësim familjeve, veçanërisht fëmijëve dhe të moshuarve.

    Ajo gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për mbështetjen në këtë operacion humanitar.

    “E dimë që asgjë nuk e zëvendëson humbjen dhe dhimbjen atje. Por shpresojmë që kjo ndihmë modeste t’u japë sadopak mbështetje e lehtësim familjeve, sidomos fëmijëve dhe të moshuarve, në ditë kur edhe gjërat më bazike mungojnë. Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për bashkëpunimin dhe mbështetjen që e bënë të mundur këtë operacion humanitar”, ka përfunduar Gërvalla.

  • Borussia Dortmund synon të blindojë Karim Adeyemin

    Borussia Dortmund synon të blindojë Karim Adeyemin

    Gjiganti gjerman Borussia Dortmund po synon që të mbajë sulmuesin Karim Adeyemi edhe në sezonet e ardhshme.

    Sipas asaj që raporton gazeta gjermane Bild Adeyemi mund të nëshkruajë kontratë të re me verdhëezinjët,dhe synojnë që tq ofrojnë një marrëveshje e cila në aspektin financiar është më e mirë sesa në kontratën aktaule që skadon në vitin 2027.

    Përndryshe në nëgociatat për kontratën e re është e përfshirë edhe klauzola e lirimit,dhe përfaqësuesit e reprezentuesit të Gjermanisë mund ta kenë në konsideratë këtë gjë,por tek Dortmund synojnë të kenë një renovim klasik pa pasur nevojë për largim në të ardhmen.

    Kujtojmë që Karim Adeyemi këtë sezon me Borussia Dortmundin në 15 ndeshje ka shënuar 6 gola e dhuroi 3 asistime në të gjitha garat.