ATV

Blog

  • Haklaj: Tri shkronjat më të arta të alfabetit shqip janë UÇK

    Haklaj: Tri shkronjat më të arta të alfabetit shqip janë UÇK

    Veterani i UÇK-së Hasan Haklaj, ka qenë folësi i dytë në protestën kundër Speciales që po mbahet në Shkup.

    Para mijëra protestuesve, ai ka thënë e tri shkronjat e arta të alfabetit shqip janë UÇK.

    “Të dashur bashkëkombës, të dashura motra dhe vëllezër, bij dhe bija të një historie, të një gjuhe, të një gjaku, të një qëndrese. Një rilindas i madh thoshte se me shkronja bëhet alfabeti dhe me alfabet shkruhet kombi. Po të mos ishte alfabeti shqip, ne do të shuheshim. Ky është i paprekshëm dhe tri shkronjat më të arta të alfabetit shqip janë UÇK”, ka thënë Haklaj.

  • Ish-luftëtari: T’i kujtojmë botës se historia nuk guxon të shtrembërohet – Duam drejtësi jo hakmarrje

    Ish-luftëtari: T’i kujtojmë botës se historia nuk guxon të shtrembërohet – Duam drejtësi jo hakmarrje

    Ka nisur protesta e thirrur në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

    “Drejtësi për çlirimtarët” është slogani kryesor i protestës. Qindra mijëra mbështetës janë bërë bashkë në Shkup, ndërsa brohorasin “UÇK”.

    Berat Hajdari, ish-luftëtar i UÇK-së, në fjalën e tij në këtë protestë ka bërë thirrje për mbështetje masive të ish-luftëtarëve.

    “Sot jemi bërë bashkë këtu, për një kauzë që na dhemb, prek zemrën, historinë dhe identitetin. Por mbi të gjitha na bashkon për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët. Nuk jemi për të kundërshtuar ligjin, por t’i kujtojmë botës se historia nuk guxon të shtrembërohet. Gjykimi duhet të jetë i drejtë dhe jo me standarde të dyfishta. Duam drejtësi, jo hakmarrje,” ka thënë ai.

  • Protesta në Shkup, Gucati: UÇK-ja s’ka qenë ushtri kriminale, por ushtri çlirimtare

    Protesta në Shkup, Gucati: UÇK-ja s’ka qenë ushtri kriminale, por ushtri çlirimtare

    Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

    Para protestuesve në Shkup, ai ka thënë se sot këtu janë për t`i treguar Evropës së UÇK-ja bëri luftë të drejt.

    “Sot jemi mbledhur këtu për t’i treguar partnerëve ndërkombëtarë dhe komunitetit ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut se UÇK nuk ka kryer krime. UÇK ka qenë një ushtri çlirimtare që mbrojti kombin e vet dhe qytetarët e saj. Ne jemi këtu për të ngritur zërin, siç e bëjmë në çdo protestë, duke bashkuar shqiptarët siç bëri edhe Skënderbeu në kohët më të vështira. Kjo gjykatë është formuar nga një individ i çmendur, i cili në vitin 2011 ngriti një rezolutë në Parlamentin dhe Këshillin e Europës, duke pretenduar se UÇK ka kryer krime. Por ne jemi këtu për të treguar se e vërteta është ndryshe”,  tha Gucati.

  • Antony Joshua-Tyson Fury pritet të zhvillojnë meçin në vitin 2026

    Antony Joshua-Tyson Fury pritet të zhvillojnë meçin në vitin 2026

    Meci i shumëpritur ndërmjet Antony Joshua dhe Tyson Fury pritet të zhvillohet në vitin 2026.

    Revista Ring bën të ditur se Joshua dhe Fury janë rënë dakord për tu ndeshur në vitin e ardhshëm,dhe atë si pjesë e sezonit të Riadit.

    Përndryshe vetë boksieri 37-vjeçar dëshiron të përballet vetëm me Joshuan,dhe padyshim se ky mec pritet të jetë një prej më të mëdhat në histori të boksit,sidomos për Furyin i cili rikthehet pas një kohe të gjatë në ring.

    Kujtojmë që Tyson Fury mecin e fundit e zhvilloi në vitin e kaluar ku pësoi dy humbje me rradhë nga ukrainasi Oleksandr Usyk,teksa Anthony Joshua poashtu zhvilloi mecin e fundit në vitin e kaluar ku humbi ndaj Daniel Dubois në raundin e pestë.

  • Vizita e Lionel Messit në Indi kthehet në kaos-Tifozët hodhën ulëset nga stadiumi

    Vizita e Lionel Messit në Indi kthehet në kaos-Tifozët hodhën ulëset nga stadiumi

    Ylli argjentinas Lionel Messi ka realizuar një vizitë në Indi,si pjesë e turneut “GOAT tour”.

    Mijëra tifozë indianë e kanë pritur në mënyrë entuziaste argjentinasin,të cilët dëshiron ta shihnin Messin në stadiumin Salt Lake në Kalkuta.

    Përndryshe kjo vizitë nuk shkoi edhe aq mirë për Messin,kjo pasi shumë tifozë nuk arritën ta shohin ish-yllin e Barcelonës duke bërë që shumë tifozë të hedhnin ulëset e stadiumit nga tribunat,dhe njëri nga tifozët thotë se pagoj 12.000 rupi për një biletë por nuk arriti ta shoh fytyrën pos drejtuesit dhe aktorët.

    Kujtojmë që Lionel Messi pritet të ketë një turne tre ditor në Indi në qytetet si: Hyderabad, Mumbai, New Delhi dhe Kolkata,teksa në atë të fundit u ngrit një statujë prej rreth 21 metra e lartë.

  • Shkupi gati, fillojnë të mblidhen protestuesit në sheshin “Skënderbeu” në Shkup

    Shkupi gati, fillojnë të mblidhen protestuesit në sheshin “Skënderbeu” në Shkup

    Shqiptarë nga të gjitha trevat kanë nisur të mblidhen në Shkup, ku sot nga ora 13:00 do të mbahet protesta e radhës kundër Gjykatës Speciale.

    Qytetarë të shumtë, duke mbajtur në duar flamuj kombëtarë dhe flamuj të UÇK-së, kanë filluar të mblidhen në vendin ku do të mbahet protesta.

    Në hapësirën ku do të mbahen fjalimet është vendosur një fotografi e madhe me mbishkrimin “Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen”.

    Ky mbishkrim është vendosur poshtë fotografive të katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të cilët po gjykohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale në Hagë tash e më shumë se pesë vjet.

    Kjo protestë është e katërta që po organizohet me kërkesën për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Fillimisht protesta u mbajt në Prishtinë, më pas në Tiranë, pastaj në Strasburg të Francës, ndërsa tani po mbahet në Shkup.

  • Dy super përballje në elitën e basketbollit kosovar

    Dy super përballje në elitën e basketbollit kosovar

    Superliga e basketbollit në Kosovë është bërë më interesant se kurrë, ku nuk ka favoritë absolutë në asnjë ndeshje.

    Çdo përballje pritet të jetë e paparashikueshme, dhe fituesi nuk po dihet deri në momentet e fundit.

    Takimi i parë i xhiros së 11-të është mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ish-kampioni dhe kampioni përballen në një sfidë interesante në Therandë. Verdhezinjtë kanë tri fitore e shtatë humbje, kurse mitrovicasit gjashtë fitore e tri humbje.

    Bora – Vëllaznimi është tjetër përballje e së shtunës, ku dy skuadrat janë në formë të mirë në ndeshjet e fundit. Prishtinasit numërojnë katër fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë tri fitore e shtatë humbje.

  • Vendimi për astet e ngrira ruse, Costa: Liderët kanë përmbushur angazhimin e tyre

    Vendimi për astet e ngrira ruse, Costa: Liderët kanë përmbushur angazhimin e tyre

    Më 12 dhjetor 2025, Bashkimi Evropian ka miratuar një vendim për të ndaluar përkohësisht (por në praktikë pa afat të caktuar) çdo transferim të aseteve të ngrira të Bankës Qendrore Ruse drejt Rusisë.

    Kjo do të thotë se rreth 210 miliardë euro asete ruse do të mbeten të bllokuara derisa Rusia të ndërpresë luftën agresore kundër Ukrainës dhe të kompensojë dëmet e shkaktuara.

    Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, e ka konfirmuar përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), duke thënë se “në tetor, liderët e BE-së u angazhuan të mbajnë asetet ruse të immobilizuara derisa Rusia të ndërpresë luftën e saj agresore kundër Ukrainës dhe të kompensojë dëmet e shkaktuara. Sot ne e mbajtëm këtë premtim”.

    Ai shtoi se hapi tjetër është sigurimi i nevojave financiare të Ukrainës për vitet 2026–2027 (përmes një kredie reparacioni të mbështetur nga këto asete).

  • Arne Slot:Nuk ka nevojë të bëhet shumë dramë për Mohamed Salah

    Arne Slot:Nuk ka nevojë të bëhet shumë dramë për Mohamed Salah

    Trajneri i Liverpool-it Arne Slot ka folur lidhur me situatën aktuale të yllit egjiptian Mohamed Salah.

    Tekniku holandez ka deklaruar se nuk dëshiron që të bëhet aq dramë në këtë situatë,dhe se mediat nuk duhet ta shëndrrojnë në cirk mediatik gjenden e Salah.

    “Nuk mendoj se është cirk për mua. Por nëse është cirk, kjo nuk i ndihmon askujt. Kështu që përpiqesh ta shmangësh sa më gjatë që të mundesh”

    Përndryshe mbetet të shihet se nëse Salah mund të rikthehet në skuadër pas kësaj situate,dhe duhet marrë parasysh që egjiptiani ka marrë oferta nga klube të ndryshme në Evropë dhe në Arabinë Saudite.

    Kujtojmë që Mohamed Salah nuk luajti në dy ndeshjet e fundit në Premierligë kundër West Ham United dhe Leeds United,si dhe nuk u përfshi në skuadër për takimin kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

  • Gucati: Veteranët po kalojnë kufirin pa pengesa

    Gucati: Veteranët po kalojnë kufirin pa pengesa

    Në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, të shtunën, po bëhen përgatitjet e fundit për protestën në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, njoftoi se qytetarët nga Kosova, përfshirë veteranët e luftës, po kalojnë kufirin drejt Maqedonisë së Veriut pa asnjë problem.

    “Deri tash kufiri është i lirë dhe nuk ka ndonjë problem, qytetarët dhe veteranët po vijnë pa pengesa deri në këto momente”, deklaroi Gucati para fillimit të protestës.