ATV

Blog

  • Alarm nga Sazan Ibrahimi: Ligjet në pritje, komunat në vështirësi

    Alarm nga Sazan Ibrahimi: Ligjet në pritje, komunat në vështirësi

    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për ATV-në ka vlerësuar se viti që e lamë pas nuk ka shënuar progres të dukshëm në aspektin e legjislacionit dhe financave që ndikojnë drejtpërdrejt në nivelin lokal.

    Sipas Ibrahimit, komunat kanë pritur ndryshime të rëndësishme ligjore, të cilat nuk janë realizuar.

    “…Në këtë vit që shkoi nuk kemi pasur ndonjë progres sa i përket legjislacionit që ka impakt në nivel lokal, por gjithashtu edhe sa i përket financave. Kemi pritur që këtë vit t’i kemi disa ndryshime sa i përket legjislacionit në fuqi, si për shembull Ligjin për Financat Lokale dhe Ligjin për Prokurimin Publik…”, ka deklaruar ai.

    Ai shpresoi që një situatë e tillë të mos përsëritet në vitin e ardhshëm, duke theksuar se sfida kryesore do të mbetet miratimi me kohë i buxhetit të Republikës së Kosovës.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Deri në orën 15:00 votuan 28.65% të qytetarëve

    Deri në orën 15:00 votuan 28.65% të qytetarëve

    Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri në orën 15:00 kanë votuar 28.65% të qytetarëve.

    Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së deri në këtë orë të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 572 mijë e 723 qytetarë nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë sa kanë të drejtë vote.

    Këto të dhëna janë publikuar nga procesimi i të dhënave nga 97,15 e vendvotimeve.

    Krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit kanë votuar 14 mijë e 477 qytetarë më shumë.

    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se në zgjedhjet e 9 shkurtit deri në orën 15 kishin votuar 28.32%.

    “Në të njëjtën kohë në zgjedhjet e shkurtit, nga rreth 91% të vendvotimeve kishin votuar 28.32% apo 558,246 votues”, ka theksuar Radoniqi.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Reuters: Kosova në zgjedhje pas bllokadës njëvjeçare, standardi i jetesës, shqetësim kryesor për votuesit

    Reuters: Kosova në zgjedhje pas bllokadës njëvjeçare, standardi i jetesës, shqetësim kryesor për votuesit

    Kosova shkoi në zgjedhje të dielën, me partinë e kryeministrit nacionalist Albin Kurti që synon të sigurojë shumicën për t’i dhënë fund një ngërçi politik njëvjeçar, i cili ka paralizuar parlamentin dhe ka vonuar financimet ndërkombëtare për shtetin më të ri të Europës, shkruan agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

    Votimi është i dyti këtë vit në Kosovë, pasi partia e Kurtit, Vetëvendosje, nuk arriti shumicën në shkurt.

    Muaj të tërë bisedimesh të dështuara për koalicion e shtynë presidenten Vjosa Osmani ta shpërndajë parlamentin në nëntor dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme.

    Dështimi për ta formuar qeverinë dhe për ta rihapur parlamentin do ta zgjaste krizën në një moment kritik. Ligjvënësit duhet të zgjedhin një president të ri në prill dhe të ratifikojnë marrëveshje huaje në vlerë 1 miliard euro nga Bashkimi Europian dhe Banka Botërore, të cilat skadojnë në muajt e ardhshëm.

    Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00, ndërsa rezultatet e para zyrtare priten menjëherë pas përfundimit të votimit, shkroi ndër tjerash Reuters.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

  • E pazakontë: Qytetari thotë se herën e kaluar votoi me dokumente të shtetit të huaj, kësaj radhe nuk u lejua

    E pazakontë: Qytetari thotë se herën e kaluar votoi me dokumente të shtetit të huaj, kësaj radhe nuk u lejua

    Ekipi i ATV-së ka raportuar nga Qendra e Votimit “Destan Bajraktari” në Suharekë, ku është shënuar një rast i pakënaqësisë së një qytetari lidhur me të drejtën e votës.

    Qytetari deklaroi se ndonëse emri i tij figuron në listën e votuesve, atij nuk iu lejua të votojë për shkak se posedonte vetëm dokumente të një shteti të huaj. Sipas tij, në zgjedhjet e kaluara kishte arritur të votojë pa pasur probleme të tilla.

    “…Emrin e kisha, por me dokumente të huaja nuk më lanë me votu… Herën e kaluar nuk kam pasë problem, tash kemi problem…”, u shpreh qytetari për ATV-në.

    Lidhur me këtë çështje, reagime pati edhe nga studio. Artan Alijaj, ekspert për qeverisje dhe procesin politik, sqaroi se prania në listën e votuesve nuk është e mjaftueshme pa dokument identifikimi të vlefshëm.

    “Ju mund të jeni në listën e votuesve dhe mund të jeni edhe qytetar i Kosovës, por nëse s’keni dokument identifikimi nuk mund të votoni”, tha Alijaj.

    Ekipi i ATV-së në terren insistoi ta pyesë qytetarin se ku kishte votuar herën e kaluar, megjithatë ai refuzoi të përgjigjet në këtë pyetje.

    Ky rast ka nxitur diskutime për qartësinë e procedurave dhe rëndësinë e informimit të qytetarëve lidhur me dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e të drejtës së votës.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • KQZ: 8.27% e votuesve votuan deri në orën 11:00

    KQZ: 8.27% e votuesve votuan deri në orën 11:00

    Mbi 165 qytetarë me të drejtë vote kanë votuar deri në orën 11:00 të dielën.

    Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se 165,404 persona apo 8.27% nga totali i votuesve kanë votuar deri tash.

    “Nga të dhënat që kemi marrë nga rreth 94% të vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar është 165,404 votues apo 8.27%. deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet në shkurt kishin votuar 169,650 votues”, ka thënë ai.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Ekipi i ATV-së raportoi për parregullsi në një qendër votimi në Rahovec

    Ekipi i ATV-së raportoi për parregullsi në një qendër votimi në Rahovec

    Ekipi i ATV ka raportuar për parregullsi në qendrën e votimit në Fshatin Fortesë, në komunën e Rahovecit.

    Sipas Besnik Popajt, menaxher i qendrës, rreth orës 9:17 ka pasur një ndërprerje të rrymës deri në orën 10:30, e cila ka pamundësuar mbarëvajtjen normale të procesit zgjedhor për shkak të mungesës së ngrohjes.

    Gjithashtu, janë vërejtur probleme me fletëvotimet, disa prej të cilave ishin të nënvizuara:

    “Komisionerët dhe kryesuesit kanë hasur në disa fleta të votimit në të cilat janë disa shenja të pikësimit,” tha Popaj.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Voton Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga LDK

    Voton Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga LDK

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka ushtruar të drejtën e tij të votës.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për të ardhmen e tyre.

    “…Uroj që qytetarët e Kosovës në këtë ditë të rëndësishme që e përcakton fatin e 4 viteve të ardhshme të tyre, të zgjedhin për zhvillim, stabilitet për të ardhme euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe të largohen nga zymtësia, bllokada që na ka shoqëruar në këto vite…”, theksoi ai.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Personat me aftësi të kufizuara përballen me vështirësi serioze në procesin e votimit në Mitrovicë

    Personat me aftësi të kufizuara përballen me vështirësi serioze në procesin e votimit në Mitrovicë

    Myrvete Hasani, drejtoreshë e Handikos në Mitrovicë, në një lidhje direkte për ATV-në ka ngritur shqetësimin se personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të mbesin të anashkaluar, veçanërisht gjatë proceseve zgjedhore.

    Sipas saj, edhe pse ekzistojnë ekipe mobile për t’u mundësuar votimin kësaj kategorie, ato nuk po arrijnë t’i mbulojnë të gjithë personat në nevojë. Hasani theksoi se kushtet fizike në vendvotime janë ende të papërshtatshme.

    “…Unë vetë jam person me aftësi të kufizuara dhe me shumë vështirësi arrij të shkoj deri në katin e tretë për të votuar. Personat me aftësi të kufizuara kanë dëshirë të votojnë, por nuk kanë kushte…”, është shprehur ajo për ATV-në.

    Hasani shtoi se, ndonëse kanë pasur vizita nga deputetë dhe përfaqësues institucionalë, premtimet e dhëna kanë mbetur vetëm në nivel deklaratash, pa u shoqëruar me veprime konkrete.

    Ajo kërkon angazhim më serioz institucional për të garantuar të drejtën e votës dhe qasje të barabartë për personat me aftësi të kufizuara.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Voton Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga PDK

    Voton Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga PDK

    Ka votuar edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza.

    Ai ka ftuar qytetarët të dalin e të votojnë.

    “…Ftoj qytetarët të votojnë sipas bindjes së lirë, vullnetit të tyre. Shpresoj të jetë ditë e qetë, ditë e mirë, qytetarët të votojnë në mënyrë demokratike. Pres që gjithçka të shkojë mbarë. Deri tash nuk kam ndonjë informacion për ndonjë problem. Uroj të mos ketë…”, tha Hamza.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Prokurorja Pula për ATV-në: Incidentet e vogla po raportohen, pritet të trajtohen brenda ditës

    Prokurorja Pula për ATV-në: Incidentet e vogla po raportohen, pritet të trajtohen brenda ditës

    Prokurorja Laura Pula ka deklaruar për ATV-në se gjatë ditës së sotme janë raportuar disa incidente të vogla, por ato pritet të trajtohen brenda ditës.

    Sipas saj, duke u bazuar në përvojën nga zgjedhjet e kaluara, statistikat kanë treguar se zakonisht nuk ka shumë raste që duhet të trajtohen si vepra penale. Ajo shprehu shpresën që edhe kësaj here të mos ketë raste të tilla.

    “…Incidentet e vogla janë duke u raportuar, por duhet të trajtohen gjatë ditës. Duke u bazuar edhe në zgjedhjet e kaluara, statistikat kanë treguar se nuk ka shumë raste të cilat duhet të trajtohen si vepër penale. Uroj të mos e kemi as sot, por edhe nëse ka, ne këtu jemi…”, tha Pula.

    Prokuroria, theksoi Pula se mbetet në gatishmëri për të vepruar në rast se paraqiten shkelje që kërkojnë trajtim penal.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm: