ATV

Blog

  • Voton Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga LVV

    Voton Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga LVV

    Në prononcimin e tij pas votimit, Kurti ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të dalin dhe të votojnë.

    “…I ftoj të gjithë qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën, ta përdorin mundësinë për t’u përcaktuar për përbërjen e Kuvendit të ardhshëm…”, deklaroi Kurti.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Parregullsi të tjera në Prishtinë: Mungesë zyrtarësh në Fakultetin Juridik

    Parregullsi të tjera në Prishtinë: Mungesë zyrtarësh në Fakultetin Juridik

    Parregullsitë në disa qendra të votimit në Prishtinë po vazhdojnë. Ekipi i ATV-së raportoi nga Fakulteti Juridik, ku qytetarët janë përballur me mungesë të zyrtarëve për orientim dhe informim.

    Gazetarja Pranvera Krasniqi, nga vendi i ngjarjes e konfirmoi mungesën e zyrtarëve për t’i udhëzuar qytetarët.

    “Me të hyrë këtu pamë një valë të qytetarëve që vetëm endeshin koridoreve në mungesë të zyrtarëve që do të duhej të qëndronin për t’i udhëzuar qytetarët,” deklaroi gazetarja.

    Ekipi i ATV-së intervistoi edhe një qytetar, Osman Osmanin, i cili për ta konfirmuar tregoi përvojën e tij gjatë qëndrimit në Fakultetin Juridik.

    “U sorollata diku 10–15 minuta, më në fund më ndihmoi dikush. Më përpara ka qenë një tavolinë dhe ka qenë dikush me të orientu, e sot nuk ishte askush,” tha qytetari.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • KQZ e konfirmon: S’ka telashe, të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

    KQZ e konfirmon: S’ka telashe, të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se procesi i votimit ka nisur në gjithë Kosovën, pa asnjë telashe.

    “Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit, materiali zgjedhor, përfshirë fletëvotimet, është shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit. Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë. Sot procesi i votimit do të zhvillohet në 948 qendra të votimit. Numri i qytetarëvee me të drejtë vote është 1 milion e 999 mijë, që janë shpërndarë në 38 komuna”, tha Elezi në një konferencë për media.

    Elezi foli edhe për rezultatet.

    “…KQZ-ja ka bërë përgatitjet që gjatë ditës së sotme të transmetojë të dhënat në disa orare të ndryshme dhe në mbrëmje transmetimin e rezultateve. Në bazë të përgatitjeve që janë bërë, besojmë se para orës 20:00 do të fillojmë me rezultatet e para”, tha ai.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Familjarë kujdes: Mos ushtroni ndikim në votimin e të afërmve, ja çfarë ju pret ligjërisht

    Familjarë kujdes: Mos ushtroni ndikim në votimin e të afërmve, ja çfarë ju pret ligjërisht

    Avokati Asdren Bytyqi në studion e ATV-së, ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin në çdo formë ndikimin në votimin e familjarëve, duke theksuar se një veprim i tillë mund të përbëjë vepër penale.

    “…Kushdo që vërtetohet se mund të ndikojë te votuesi, pra ushtron ndikim të paligjshëm në votimin e tij (e që kjo mund të ndodhë në situata të caktuara kur zakonisht familjarët detyrohen nga familjarë të tjerë), mund të përbëjë vepër penale…”, theksoi avokati Bytyqi.

    Ai shtoi se organet përgjegjëse duhet të jenë vigjilente gjatë gjithë procesit zgjedhor, ndërsa komisionerët në qendrat e votimit kanë rol kyç në parandalimin e parregullsive.

    Bytyqi rikujtoi se në të kaluarën janë evidentuar raste të manipulimit të votave, duke kërkuar vëmendje të shtuar dhe zbatim rigoroz të ligjit për të garantuar një proces të drejtë dhe të lirë zgjedhor.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Ekipi i ATV-së raporton telashe në Prishtinë, ja për çfarë bëhet fjalë

    Ekipi i ATV-së raporton telashe në Prishtinë, ja për çfarë bëhet fjalë

    Ekipi i televizionit ATV ka raportuar sot për parregullësi të evidentuara në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, një nga qendrat më të mëdha në kryeqytet.

    Gazetarja e ATV-së, Pranvera Krasniqi, e cila raportoi nga vendi i ngjarjes, bëri të ditur se procesi është shoqëruar me probleme të shumta teknike dhe organizative.

    Sipas saj, procesi nuk ka nisur në kohën e paraparë, derisa janë shfaqur edhe vështirësi me funksionimin e kamerave.
    “Pati shumë probleme, procesi nuk nisi në kohë, nuk funksiononin kamerat, kamerat nuk po funksionojnë as tash…”, deklaroi gazetarja Krasniqi.

    ATV bën të ditur se situata po përcillet nga afër!

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Drejtori i Policisë për ATV: Probleme me rrymën në dy komuna, situata nën kontroll

    Drejtori i Policisë për ATV: Probleme me rrymën në dy komuna, situata nën kontroll

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka konfirmuar për ATV se janë raportuar probleme me energjinë elektrike në dy lokacione, por pa ndonjë incident tjetër.

    Ai tha se Policia e Kosovës është e gatshme dhe situata e sigurisë është e qetë.

    “…Policia e Kosovës është gjithmonë e gatshme. Nuk ka pasur asnjë incident. Në dy vende ka pasur probleme me rrymë, konkretisht në Obiliq dhe në Gjilan…” deklaroi Hoxha për ATV-në.

    Sipas tij, ndërprerjet e energjisë elektrike nuk kanë ndikuar në aspektin e sigurisë, por paralajmëroi se në rast të ndërprerjeve të tjera, sidomos gjatë natës dhe gjatë procesit të votimit, mund të paraqiten vështirësi.

    Hoxha u pyet edhe për situatën në Mitrovicën e Veriut, për të cilën tha se mbetet prioritet.

    “Fokusi ynë kryesor do të jetë Mitrovica e Veriut, për shkak të problemeve të mëparshme, por vëmendje të shtuar kemi edhe në komunat e tjera,” theksoi ai.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Radoniqi: Përkundër kohës së shkurtër dhe sfidave, KQZ-ja është plotësisht e gatshme

    Radoniqi: Përkundër kohës së shkurtër dhe sfidave, KQZ-ja është plotësisht e gatshme

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

    Ai ka thënë para mediave se përkundër kohës së shkurt dhe sfidave, janë bërë të gjitha përgatitjet  e duhura dhe gjithçka është gati sa i përket KQZ-së.

    “Dje e kemi pas procesin e votimit në diasporë dhe gjithçka ka shkuar qetë sipas njoftimeve. Uroj që të jetë një ditë e qetë dhe e  mbarë për të gjithë dhe procesi të mos ketë asnjë problem”, ka thënë ai.

    Radoniqi ka thënë se pa përfshirë Amerikën dhe Kanadanë, numri i atyre që kanë votuar në diasporë është mbi 15 mijë.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Prizren: Qendra më e madhe e votimit e pajisur me gjeneratorë, e gatshme në rast se s’ka rrymë

    Prizren: Qendra më e madhe e votimit e pajisur me gjeneratorë, e gatshme në rast se s’ka rrymë

    Ndërprerjet e energjisë elektrike gjatë ditëve të fundit në disa komuna kanë shkaktuar shqetësim edhe te anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët kanë shprehur frikën se ky problem mund të paraqitet edhe sot, në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

    Ekipi i ATV-së, i cili po raporton nga të gjitha anët e Kosovës, ka konfirmuar përmes një lidhjeje direkte nga Prizreni, konkretisht nga shkolla “Motrat Qiriazi” – qendra më e madhe e votimit në këtë qytet – se objekti është i pajisur me gjeneratorë dhe është i gatshëm të funksionojë edhe në rast të mungesës së energjisë elektrike.

    Po ashtu, gazetarja Diellza Krasniqi raportoi se deri më tani gjithçka po zhvillohet sipas planit dhe se materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Në zgjedhjet e sotme janë të angazhuar rreth 100 prokurorë për mbrojtjen e votës

    Në zgjedhjet e sotme janë të angazhuar rreth 100 prokurorë për mbrojtjen e votës

    Sot gjatë ditës së zgjedhjeve do të jenë të angazhduar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial.

    “Ata do të jenë të shpërndarë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundim të plotë të procesit zgjedhor, me qëllim të trajtimit dhe procedimit të çdo parregullsie apo shkeljeje të mundshme ligjore që mund të ndodhë gjatë zgjedhjeve”, është bërë e ditur nga Prokuroria e Shtetit.

    Prokurori i Shtetit ka ftuar qytetarët, subjektet politike, institucionet dhe organizatat e ndryshme që të denoncojnë pranë prokurorive kompetente çdo rast për të cilin dyshohet se ka keqpërdorim apo manipulim të votës, në çfarëdo forme dhe nga kushdo qoftë.

    Vlen ta theksojmë se rreth 2 milionë shtetas të Kosovës, me të drejtë vote, ditën e sotme pritet t’u drejtohen kutive votuese për të zgjedhur përbërjen e Kuvendit.

    Qytetarët e Kosovës do të votojnë për herë të dytë brenda këtij viti për përbërjen e Kuvendit.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Hapen vendvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

    Hapen vendvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

    Në Kosovë zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare sot – të dytat brenda këtij viti, pasi për më shumë se dhjetë muaj, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit, partitë politike nuk arritën të krijojnë institucionet e reja.

    Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (në këto zgjedhje).

    Të drejtë vote kanë 1 milion e 999 mijë e 24 persona.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm: