ATV

Blog

  • KOSTT-i paralajmëron reduktime të rrymës gjatë ditës për shkak të rrezikut në sistem

    KOSTT-i paralajmëron reduktime të rrymës gjatë ditës për shkak të rrezikut në sistem

    Kompania Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka paralajmëruar se është e detyruar të reduktojë energjinë elektrike gjatë ditës së sotme, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së sistemit.

    Nga kjo kompani është sqaruar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për stabilizimin e sistemit, por se këto masa nuk kanë qenë të mjaftueshme.

    “Këto devijime po ndikojnë negativisht në rrjetin interkonektiv evropian, po rrisin ndjeshëm rrezikun për stabilitetin e sistemit dhe mund të sjellin pasoja serioze për KOSTT-in, përfshirë masa ndëshkuese dhe rrezikimin e Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E”, thuhet në komunikatën e KOSTT-it.

    Ndërkaq, është thënë se me përmirësimin e situatës dhe stabilizimin e balancimit, KOSTT-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për rikthimin e stabilitetit të sistemit.

  • Arrestohet një shtetas i Serbisë në Leposaviq, kishte kaluar ilegalisht kufirin

    Arrestohet një shtetas i Serbisë në Leposaviq, kishte kaluar ilegalisht kufirin

    Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në Leposaviq.

    Sipas policisë, ai dyshohet të ketë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, me veturën e tij me targa të Beogradit.

    Policia ka konfirmuar se arrestimi i të dyshuarit u bë në fshatin Tersava, rreth orës 15:00.

    “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të policisë.

    Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”.

  • Më 12 shkurt seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika

    Më 12 shkurt seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika

    Më 12 shkurt do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për vrasjen e policit Muhamed Lika, për vrasjen e të cilit tashmë ka një aktakuzë.

    Gjykata Themelore në Ferizaj, njofton se seanca do të zhvillohet me fillim nga ora 09:00 kundër të pandehurve H.B., R.M., V.Ç., E.L.,Sh.K. të akuzuar për veprën penale vrasja e rendë dhe D.G., i akuzuar për shkak të veprës penale ‘dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale’.

    Seanca e shqyrtimit fillestar do të mbahet në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, kati (I), salla numër (I), tek gjyqtari i çështjes Ilir Bytyqi.

    “Gjithashtu, njoftoheni që kjo seancë është e hapur për publikun, andaj ju ftojmë ta përcjellin të njëjtën”.

    Ndërkohë, sipas aktakuzës, më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, afër vendit ku ka jetuar viktima, të pandehurit në bashkëkryerje me të miturin, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, rreshter Muhamed Lika, me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave nga plagët ndërron jetë, e pastaj largohen nga vendi i ngjarjes.

    “Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprën penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe ka propozuar që të pandehurve t’u vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor”, thuhet në njoftim.

  • Përsëri skandal në Hollywood, Kiefer Southerland arrestohet pas një incidenti me një shofer!

    Përsëri skandal në Hollywood, Kiefer Southerland arrestohet pas një incidenti me një shofer!

    Hollywood-i është tronditur pas raportimeve shpërthyese se Kiefer Sutherland, heroi i fortë i aksionit, i njohur për serialin “24″, është arrestuar sepse dyshohet se sulmoi një shofer të “rideshare” dhe detajet po bëjnë xhiron e rrjetit.

    Sipas portaleve amerikane, ajo që nisi si një udhëtim i zakonshëm në orët e vona të natës, thuhet se u kthye në kaos kur një debat brenda makinës u përshkallëzua dhe u bë fizik. Dëshmitarë pretendojnë se zërat u ngritën, tensionet shpërthyen dhe pak çaste më vonë policia mbërriti në vendngjarje, me Sutherland në qendër të skandalit.

    Shoferi dyshohet se kontaktoi autoritetet pas incidentit, duke deklaruar se ishte sulmuar gjatë udhëtimit. Forcat e rendit vepruan shpejt dhe ylli i Hollywood-it u shoqërua në paraburgim, ndërsa kalimtarët e habitur shikonin skenën.

    Fansat janë të shokuar. Aktori, i lidhur prej vitesh me role të ashpra dhe figura të ligjit, tani gjendet në anën tjetër të distinktivit. Rrjetet sociale shpërthyen menjëherë, me mbështetës që kërkojnë sqarime dhe kritikë që ngrenë shqetësime për sjelljen e yjeve larg syrit të publikut.

    As Sutherland dhe as përfaqësuesit e tij nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare, ndërsa detajet mbeten të paqarta dhe hetuesit po përpiqen të rindërtojnë se çfarë ndodhi vërtet brenda asaj makine.

    Ishte një keqkuptim i fryrë… apo një shpërthim i vonë nate i kapur në flagrancë?

    Një gjë është e sigurt, kjo është një kthesë që askush nuk e priste dhe po zhvillohet larg kamerave të Hollivudit.

  • MrBeast thotë se është i varfër, ndërkohë që vlerësohet se vlen 2.6 Miliardë Dollarë

    MrBeast thotë se është i varfër, ndërkohë që vlerësohet se vlen 2.6 Miliardë Dollarë

    Në një kthesë më tronditëse se dhurimi i një ishulli privat, mbreti i YouTube-it MrBeast ka hedhur një “bombë” që i ka lënë fansat pa fjalë, pavarësisht një pasurie të vlerësuar prej 2.6 MILIARDË dollarësh, ai thotë se është në minus apo siç thotë ai “para negative” në bankë.

    Po, e lexuat mirë. Njeriu i famshëm për shpërndarjen e parave, Lamborghinëve dhe madje edhe shtëpive të tëra, pretendon se bilanci i tij real bankar është nën zero, në negative…

    Po si mund të jetë “i falimentuar” një miliarder?

    Sipas “EOnline” (Portal Amerikan i Showbizit) , MrBeast po djeg para me dëshirë. Çdo dollar që fiton, thuhet se investohet menjëherë në videot e tij, sfida marramendëse, dhurata gjigante, prodhime në nivel Holliwoodi dhe projekte bamirësie që kushtojnë më shumë se sa fitojnë shumica e njerëzve gjatë gjithë jetës.

    Ndërsa manjatë të tjerë grumbullojnë jahte dhe llogari bankare jashtë shtetit, MrBeast thuhet se po menaxhon shpenzime kolosale, kredi dhe kosto prodhimi aq të mëdha sa i bëjnë buxhetet e kompanive Fortune 500 të duken qesharake. Perandoria e tij mund të vlejë miliarda në letër por para të gatshme në dorë? Pothuajse zero.

    Fansat janë të ndarë. Disa e quajnë Robin Hood-i modern, që sakrifikon pasurinë personale për të argëtuar dhe ndihmuar miliona njerëz. Të tjerë janë të tronditur që fytyra e bujarisë virale mund të jetë një video e dështuar larg kaosit financiar.

  • Borussia Dortmund shënon fitore komode ndaj Werder Bremenit

    Borussia Dortmund shënon fitore komode ndaj Werder Bremenit

    Borussia Dortmund ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në xhiron e 17-të në Bundesligë,duke e mundur skuadrën e Werder Bremenit me rezultat 3:0.

    Vendasit e nisën mirë takimin,ku pas 11 minutave Nico Schlotterbeck shënoi golin e epërsisë në 1:0 rezultat me të cilën përfundoi pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë Dortmund vazhdoi dominimin gjatë gjithë kohës,duke arritur të shënoj edhe dy gola.

    Së pari Marcel Sabitzer në minutën e 75-të realizoi për 2:0,e më pas sulmuesi Serhou Guirrassy shënoi për 3:0 që ishte edhe rezultati përfundimtar.

    Borussia Dortmund gjendet në pozitën e dytë me 36 pikë,teksa Werder Bremen mbetet në kuotën e 17 pikëve

  • N’Golo Kante afër kalimit tek Fenerbahçe-Mesfushori francez pranoi kushtet për transferimi në Turqi

    N’Golo Kante afër kalimit tek Fenerbahçe-Mesfushori francez pranoi kushtet për transferimi në Turqi

    Gjiganti turk Fenerbahçe është shumë afër arritjes së një marrëveshje me Al Ittihad për transferimin e mesfushorit francez N’Golo Kante.

    Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano Feneri i ka paraqitur një ofertë Kantes,teksa në ditët në vijim pritet që të zhvillohen negociata për kushtet e transferimeve.

    Përndryshe sipas gazetarit turk Yağız Sabuncuoğlu se ish-mesfushori i Chelsea-it ka pranuar kushtet e gjigantit turk për transferim në Turqi,teksa në anën tjetër tek Al Ittihad mbajnë shpresë se Kante nuk do të largohet në mes të sezonit.

    Kujtojmë që N’Golo Kante në 14 ndeshje për Al Ittihad ka shënaur 1 gol deri më tani.

  • FC Ferizaj siguron shërbimet e Benato Bekima Claude

    FC Ferizaj siguron shërbimet e Benato Bekima Claude

    FC Ferizaj ka siguruar shërbimet e sulmuesit 19-vjeçar Benato Bekima Claude,i cili vije nga skuadra letoneze FC Riga.

    Kamerunasi pritet të jetë një ndër sulmuesit që pritet të përforcojë repartin e sulmit,ku ekipi i Ferizajt synon që të siguroj të paktën mbijetesën në Albi Mall Superligë.

    Përndryshe transferimi i Bekima Claude tek FC Ferziaj u konfirmua edhe në rrjetin social Facebook,duke i uruar mirëseardhje sulmuesit tek ekipi ferizajas.

    “FC Ferizaj me kënaqësi njofton afrimin e Benato Bekima Claude, 19-vjeçar, i cili bashkohet me familjen bardhë e kaltër. Me forcën, energjinë dhe instiktin e tij sulmues, Bekima pritet të jetë një shtysë e rëndësishme për repartin ofensiv dhe një investim me vlerë për të tashmen dhe të ardhmen e klubit tone.I urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën bardhë e kaltër.”

    Kujtojmë që Benato Bekima Claude ishte pjesë e kombëtares U21 të Kamerunit.

  • Manchester United emëron Michael Carrick si trajner të ri të skuadrës

    Manchester United emëron Michael Carrick si trajner të ri të skuadrës

    Gjiganti anglez Manchester United ka emëruar ish-legjendën Michael Carrick në krye të skuadrës.

    Carrick pritet t’i drejtojë “Djajtë e Kuq”deri në fund të sezonit,ku synimi do të arritja e një pozite në renditjen tabelare në Premierligë që dërgon në garat evropiane.

    Përndryshe Carrick u shpreh se është nder i madh që do ta drejtojë Manchester United,dhe synon që të ketë sukses me skuadrën të cilën dikur ka luajtur si lojtar.

    “Është një nder i madh të kem përgjegjësinë për të drejtuar Manchester United. E di se çfarë duhet për të pasur sukses këtu, dhe fokusi im tani është të ndihmoj lojtarët të arrijnë standardet që presim në këtë klub të jashtëzakonshëm. Kam besim të plotë te talenti, përkushtimi dhe aftësia e tyre për të qenë të suksesshëm”

    Kujtojmë që Michael Carrick ka punuar edhe më herët si trajner i përkohshëm i Manchester United në vitin 2021,dhe atë pas largimit të Ole Gunnar S olskjaer me të cilin ka qenë pjesë e stafit teknik.

  • Vedat Muriqi në vendin e 20-të në garën për “Këpucën e Artë”

    Vedat Muriqi në vendin e 20-të në garën për “Këpucën e Artë”

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi po shkëlqen me fanellën e Mallorcas.

    Muriqi aktualisht është i dyti në La Liga sa i përket numrit të golave,ku arriti të shënoj 11 gola në 18 ndeshja dhe atë pas yllit të Real Madridit Kylian Mbappe që ka 18 gola të shënuar.

    Përndryshe Muriqi sipas listës së publikuar nga Kicker gjendet në vendin e 20-të në garën për “Këpucën e Artë”,dhe me shifrën e 11 golave e ndan me Mason Greeenëood të Olympique Marseille dhe Ferran Torres të Barcelonës.

    Ndërkohë sa i përket top 3-shes për Këpucën e Artë në vendin e parë është sulmuesi i Bayern Munich Harry Kane,duke u pasuar nga Erling Haaland i Man.City-it si dhe Kylian Mbappe i Real Madrid.

    Kujtojmë që fitues i Këpucës së Artë ishte Kylian Mbappe,që kishte realizuar më së shumti gola në sezonin 2024/25.