ATV

Blog

  • Të paktën 2.403 të vdekur në protestat në Iran, thotë grupi për të drejtat e njeriut

    Të paktën 2.403 të vdekur në protestat në Iran, thotë grupi për të drejtat e njeriut

    Numri i të vdekurve nga protestat në Iran ka arritur në 2.403, njoftoi HRANA, grupi për të drejtat e njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara (SHBA).

    Ky numër po vazhdon të rritet sepse udhëheqësit klerikë të Republikës Islamike po bëjnë përpjekje për ta shtypur valën më të madhe të protestave antiqeveritare ndër vite, duke nxitur kërcënime për ndërhyrje nga SHBA-ja.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, u bëri thirrje iranianëve t’i vazhdojnë protestat, duke iu premtuar se do t’iu dalë në ndihmë.

    HRANA tha të mërkurën vonë se deri më tani e ka verifikuar vdekjet e 2.403 protestuesve, 147 individëve të lidhur me Qeverinë, 12 personave nën moshën 18-vjeçare dhe nëntë civilëve që nuk kanë marrë pjesë në protesta.

    Një zyrtar iranian tha të martën se rreth 2.000 njerëz janë vrarë. Kjo ishte hera e parë që autoritetet japin një shifër të përgjithshme të viktimave nga trazira mbarëkombëtare mbi dyjavore.

    “Ndihma po vjen”
    I pyetur se çfarë nënkuptonte kur tha se “ndihma po vjen”, Trump u tha gazetarëve se ata do të duhej ta kuptonin vetë.

    Trump ka deklaruar se veprimi ushtarak është ndër mundësitë që është duke i shqyrtuar për ta ndëshkuar Iranin për shtypjen e protestave.

    Në një intervistë për CBS Neës, Trump tha se SHBA-ja do të ndërmarrë “veprime shumë të forta” në Iran, nëse regjimi fillon t’i varë protestuesit.

    “Nuk duam që ajo që po ndodh në Iran të vazhdojë”, tha ai. “Nuk do të përfundojë mirë”.

    Ai shtoi se administrata po pret një konfirmim zyrtar të numrit të protestuesve të vrarë nga forcat iraniane të sigurisë.

    Trump shpalli tarifa importi prej 25 për qind për produktet nga çdo vend që bën tregti me Iranin – i cili është eksportues i madh i naftës.

    Kina, e cila blen pjesën më të madhe të eksporteve të naftës së Iranit, e kritikoi menjëherë këtë veprim.

    Në një bisedë telefonike të shtunën, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, diskutuan mundësinë e ndërhyrjes së SHBA-së në Iran, sipas një burimi izraelit të pranishëm në bisedë, raporton Reuters.

    Irani u zotua se do të kundërpërgjigjej ndaj çdo sulmi duke goditur Izraelin dhe bazat e anijet amerikane.

    Trazirat, të nxitura nga kushtet e rënda ekonomike, kanë paraqitur sfidën më të madhe të brendshme për udhëheqësit iranianë për të paktën tre vjet dhe kanë ndodhur në një kohë presioni ndërkombëtar në rritje ndaj Iranit për programet e tij bërthamore dhe të raketave balistike./REL

  • Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon me shpresën që 2026-ta sjellë atë që 2025 s’mundi

    Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon me shpresën që 2026-ta sjellë atë që 2025 s’mundi

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka deklaruar se BE-ja vazhdon të punojë për çështjet e dialogut “me shpresën që viti 2026 të sjellë atë që 2025 nuk arriti ta japë”, raporton Ekonomia Online.

    Pas vizitës zyrtare që pati në Prishtinë, Sorensen ka thënë se palët duhet të ulen dhe të bisedojnë e se një takim mes tyre do të thirret nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së kur të jetë koha e duhur.

    Tutje, Sorensen tha se pret me interes të lartë formimin e institutvcioneve në Kosovë, pas zgjedhjeve të fundit.

    “Jam i lumtur që jam sërish në Kosovë, kjo është vizita ime e parë e këtij viti. Urime për zgjedhjet, pres me interes që Kuvendi të konstituohet dhe që Qeveria të formohet. Ne vazhdojmë të punojmë për çështjet e dialogut, me shpresën që viti 2026 të sjellë atë që 2025 nuk arriti ta japë. Pikërisht për këtë arsye e nisa vitin me një vizitë këtu dhe më pas në Beograd gjatë kësaj jave”.

    “Ajo që synojmë është që të dyja palët të ulen dhe të bisedojnë, duhet të gjejmë një mënyrë që kjo të ndodhë. Përfaqësuesja e Lartë i ka vizituar vendet vitin e kaluar dhe ka theksuar se do të ketë një takim kur koha të jetë e duhur”.

    “Ajo do ta thërrasë takimin, palët do të marrin pjesë dhe më pas do të shohim se si do të ecet përpara”, ka deklaruar Sorensen.

  • Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite sulmon Gazën

    Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite sulmon Gazën

    Ushtria izraelite ka sulmuar zonat perëndimore të qytetit të Rafahut dhe lagjet veriore të qytetit mëngjesin e kësaj të mërkure, duke bërë që të shkelë të armëpushimi.

    Nga sulmet janë prekur zonat veriore të kampit të refugjatëve Bureij në Gazën qendrore gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

    Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo të plagosur palestinezë.

    Nga ana e saj ushtria izraelite njoftoi të martën vonë se dy palestinezë u vranë në atë që ajo e përshkroi si shkëmbim zjarri në Rafah.

    Që nga shpallja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit më 10 tetor 2025, Izraeli ka vrarë më shumë se 400 palestinezë.

    Izraeli ka vazhduar gjithashtu të shkelë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratuar në nëntor të vitit 2025, e cila kërkon armëpushim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës në Gazë, dorëzim të pandërprerë të ndihmës humanitare dhe rindërtimin e territorit.

    Ushtria izraelite ka shkaktuar më shumë se 71 mijë viktima, shumica gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 171 mijë të tjerë në një ofensivë brutale që nga tetori i vitit 2023, duke e lënë Gazën në rrënoja, transmeton Anadolu Agency.

    Sulmet e fundit vijnë mes akuzave të ndërsjella për shkelje të armëpushimit, i cili u ndërmjetësua nga SHBA dhe u zbatua në faza, duke përfshirë shkëmbimin e pengjeve, rritjen e ndihmës dhe hapjen e kalimit Rafah – por shumë kushte mbeten të paplotësuara.

    Palestinezët akuzojnë Izraelin për shkelje sistematike që pengojnë rindërtimin dhe ndihmën, ndërsa Izraeli pretendon se vepron kundër kërcënimeve të Hamasit që shkelin marrëveshjen.

  • KQZ: Rinumërohen 23 vendvotimet e para nga 914 vendvotime

    KQZ: Rinumërohen 23 vendvotimet e para nga 914 vendvotime

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.

    Ky proces ka filluar të martën në orën 18:00, ndërsa deri më tani, e mërkurë, 14 janar 2026, ora 10:00, janë rinumëruar 23 vendvotime nga gjithsej 914 vendvotime për të cilat është vendosur rinumërimi.

    Rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi do të publikohen në platfomën e KQZ-së për rezultate, në hapësirën QNR > Rinumërim: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/.

    Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen të gjitha vendvotimet: Dragash, Kaçanik, Lespovci, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

    Ndërkaq, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen rreth 10% e vendvotimeve: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

  • Pse Nick Jonas u largua nga ceremonia e “Golden Globes 2026”?

    Pse Nick Jonas u largua nga ceremonia e “Golden Globes 2026”?

    Golden Globes 2026 duhej të ishte një natë plot shkëlqim, glamour dhe shampanjë deri sa Nick Jonas thuhet se u largua nga ceremonia në mes të saj, duke lënë të gjithë të habitur dhe rrjetet sociale në flakë.

    Kamerat papritmas u zhvendosën. Ulësja e tij e boshatisur. Dhe brenda pak minutash, fjalët e përhapura u kthyen në një furri tabloide.

    Pra, çfarë ndodhi?

    Burime nga salla thonë se ylli i Jonas Brothers dukej i tensionuar ndërsa nata përparonte. Njerëzit që ishin prezent pretendojnë se Nick nuk ishte i kënaqur me një shaka që u bë në skenë dhe që mund ta kishte prekur pak më shumë sesa duhej, duke ngritur spekulime se këngëtari ndjeu sikur u ofendua ose u surprizua.

    Të tjerë thonë se nuk ishte vetëm një moment por një grumbullim tensioni.

    Bisedat prapaskenash sugjerojnë kaos në axhendë, thashetheme për snobizëm dhe frustrim në rritje që mund ta kenë shtyrë Nick-un të largohet. Disa madje pretendojnë se ai iku pasi mori lajme të papritura rreth një kategorie çmimi të lidhur me një projekt që i ishte i afërt zemrës.

    A ishte një protestë? Një emergjencë personale? Apo një largim i llogaritur për të shmangur tensionin?

    Përfaqësuesit e Nick Jonas kanë qëndruar të heshtur, duke ushqyer vetëm misterin. Ndërkohë, fansat janë të ndarë, disa e përgëzojnë për vendosjen e kufijve, të tjerë kërkojnë përgjigje për atë që ndodhi realisht pas atyre perdeve të mëndafshta.

    Nick Jonas nuk u largua thjesht nga Golden Globes, ai “vodhi” vëmendjen pa thënë asnjë fjalë.

    Në një natë që duhej të festohej me “më të mirët” e Hollywood-it, zhdukja e tij e papritur u bë momenti më i komentuar i gjithë mbrëmjes.

  • DR. TERRY DUBROW SHPËRTHEN: “MBYLLENI GOJEN PËR OPERACIONIN E BRADLEY COOPER!!!”

    DR. TERRY DUBROW SHPËRTHEN: “MBYLLENI GOJEN PËR OPERACIONIN E BRADLEY COOPER!!!”

    Makineria e thashethemeve të kirurgjisë plastike në Hollywood sapo u përplas me mur dhe Dr. Terry Dubrow është ai që goditi fort.

    Ylli i “Botched” dhe kirurgu i famshëm Terry Dubrow, ka shpërthyer, duke u bërë thirrje kritikëve dhe portaleve të thashethemeve që të “STFU” (ta mbyllin gojën) për zërat e pafund se Bradley Cooper paska bërë ndërhyrje estetike. Dhe jo, ai nuk po i kursen fjalët.

    “STFU,” thuhet se reagoi Dubrow, duke mbrojtur zemërthyerin e nominuar për Oscar nga pretendimet për ndërhyrje kozmetike. Sipas mjekut, pamja e ndryshuar e Cooper-it nuk ka lidhje me bisturi apo injeksione, por me plakjen, ndriçimin, ndryshimet në peshë, kujdesin personal dhe gjenetikën e mirë, pikë.

    Por interneti nuk ndalet.

    Fotot “para dhe pas” po qarkullojnë me shpejtësi, seksionet e komenteve janë në flakë dhe “kirurgët” e tastierës po diagnostikojnë gjithçka, nga lifting fytyre e deri te filler-at. Dubrow thotë se kjo është e pamatur, e padrejtë dhe krejtësisht e gabuar, sidomos kur spekulimet trajtohen si fakte.

    “Jo çdo fytyrë pa rrudha është rezultat operacioni,” përmbledhin burime qëndrimin e doktorit. “Ndonjëherë është thjesht jeta dhe një rutinë shumë e mirë e kujdesit për lëkurën.”

    Fansat janë të ndarë. Disa e përgëzojnë Dubrow-in për përballjen me kontrollin toksik ndaj të famshmëve. Të tjerë këmbëngulin se Hollywood-i rrallëherë tregon gjithë të vërtetën për ndërhyrjet estetike.

    Dr. Dubrow po tenton të vendos një vijë të fortë mes ekspertizës profesionale dhe fantazisë tabloide.

    Bradley Cooper heshti, e Dr.Dubrow kumboi me zë të lartë…

  • Sorensen përfundon takimin me Kurtin, takohet me Osmanin

    Sorensen përfundon takimin me Kurtin, takohet me Osmanin

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka përfunduar takimin me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku pas këtij takimi është takuar me Presidenten, Vjosa Osmani.

    Kjo do të jetë vizita e parë e Soresen që kur iu vazhdua mandati edhe për dy vjet të tjera si i dërguar për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje.

    Po ashtu, gjatë mandatit të parë, i dërguari i BE-së zhvilloi vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh, të cilat nuk dhanë fryt.

  • Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

    Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

    Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën një të dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të saj si dhe ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, në maj të vitit 2023.

    Përmes një komunikate për media, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në koordinim me hetuesit policorë ka bërë arrestimin e të dyshuarit me inicialet S.R.

    Ai dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

  • Rikthehet mbreti i Grammy, Trevor Noah prezanton për herë të 6-të eventin, por ka një “por”!

    Rikthehet mbreti i Grammy, Trevor Noah prezanton për herë të 6-të eventin, por ka një “por”!

    Sapo menduam se Grammy-t kishin gjetur zonën e tyre të rehatisë, Trevor Noah rikthehet sërish pas mikrofonit për herë të GJASHTË, duke vulosur statusin e tij si prezantuesi i preferuar i ceremonisë. Por burime nga prapaskena thonë se rikthimi i këtij viti vjen me një kapje surprizë që po ndez debatet.

    Sipas burimeve pranë produksionit që portalet amerikane nxorën edhe pse zgjuarsia dhe sharmi i qetë i Noah janë ende në qendër, kjo eksperiencë nuk është aspak si herët e tjera. Thuhet se organizatorët kanë shtrënguar fort frenat për atë që mundet dhe nuk mundet të bëhet shaka në skenë.

    Pse? Sepse Grammy-t po ecin mbi akull të hollë.

    Pas vitesh me momente virale, fjalime të paparashikueshme dhe polemika kulturore, producentët raportohet se po kërkojnë një shfaqje më të sigurt dhe më të kontrolluar, duke e detyruar Noah të balancojë humorin e tij të mprehtë me kufizime të rrepta.

    Fansat janë të ndarë. Disa janë të entuziazmuar që shohin rikthimin e prezantuesit të besuar, duke e quajtur dorën e duhur për natën më të madhe të muzikës. Të tjerë shqetësohen se mprehtësia që i bëri prezantimet e tij të paharrueshme mund të zbutet.

    A mundet Trevor Noah ta rrëmbejë sërish vëmendjen duke luajtur sipas rregullave? Apo do të jetë ky Grammy, më i përmbajtur ndonjëherë?

    E sigurtë është se ta prezantosh ceremoninë gjashtë herë të bën legjendë, por ta bësh këtë me kufizime mund të jetë sfida e tij më e madhe deri tani

  • Tragjedi në Tajlandë: Të paktën 22 të vdekur nga rrëzimi i vinçit mbi tren

    Tragjedi në Tajlandë: Të paktën 22 të vdekur nga rrëzimi i vinçit mbi tren

    Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 79 të tjerë janë plagosur pasi një vinç ndërtimi u shemb mbi një vagon treni në lëvizje në Tajlandë. Tetë nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Sipas Hekurudhave Shtetërore të Tajlandës, në tren ndodheshin gjithsej 195 pasagjerë dhe anëtarë të stafit, bazuar në planin e ulëseve. Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure në provincën Nakhon Ratchasima, në veri të kryeqytetit Bangkok.

    Vinçi ishte duke punuar në një projekt hekurudhor me shpejtësi të mesme kur u shemb, duke goditur një vagon treni. Si pasojë, vagoni doli nga shinat dhe mori flakë për një kohë të shkurtër.

    Autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet për nxjerrjen e trupave nga vagoni i rrënuar.

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit i Tajlandës, Phipat Ratchakitprakarn, ka urdhëruar një “hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës” për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ai bëri të ditur se po verifikohen identitetet e viktimave dhe se të plagosurit po monitorohen nga afër. Sipas tij, familjet e viktimave do të kompensohen, nëse të ndjerit rezultojnë të kenë qenë punonjës të hekurudhës.

    Guvernatori i Hekurudhave Shtetërore të Tajlandës është thirrur gjithashtu për të zhvilluar një hetim të detajuar mbi ngjarjen.