ATV

Blog

  • Arben Vitia intervistohet nga Prokuroria Speciale

    Arben Vitia intervistohet nga Prokuroria Speciale

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pohuar se është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

    Në një prononcim për media, Vitia tha se për momentin nuk mund të japë detaje lidhur me këtë çështje, por theksoi se shumë shpejt gjithçka do të sqarohet si nga Prokuroria Speciale, ashtu edhe nga ana e tij.

    “Nuk muj të flas njëherë, por besoj se shumë shpejt kjo çështje do të sqarohet edhe nga Prokuroria Speciale, edhe nga ana ime”, tha Vitia.

  • Kristjan Asllani zyrtarizohet si lojtar i ri i Besiktas

    Kristjan Asllani zyrtarizohet si lojtar i ri i Besiktas

    Kristjan Asllani zyrtarisht është lojtar i ri i gjigantit turk Besiktas.

    Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare është huazuar tek ekipi nga Stambolli deri në fund të sezonit,teksa pritet që në ditët në vijim të kryejë edhe testet mjekësore.

    Përndryshe ylli shqiptar nuk gjeti hapësirë tek Torino ku ishte i huazuar në verë nga Inter,dhe në Turqi do të synoj që të gjej hapësirë për minutazhë me një kalim tek Besiktas,dhe transferimi i Asllanit mund të përforcojë repartin e mesfushës tek skuadra e trajnerit Sergen Yalcin.

    Kujtojmë që Kristjan Asllani pati vetëm 16 paraqitje për Torinon,teksa gjiganti italian Inter posedon kartonin e reprezentuesit të Kombëtares së Shqipërisë.

  • Benfica-Real Madrid dhe Galatasaray-Juventus ndeshjet kryesore të fazës së play-off-it në Ligën e Kampionëve

    Benfica-Real Madrid dhe Galatasaray-Juventus ndeshjet kryesore të fazës së play-off-it në Ligën e Kampionëve

    Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e play-off-it për kualifikim në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve,ku pritet të ketë ndeshje tejet interesante.

    Ndeshje interesante pritet të zhvillohet ndërmjet Benficës dhe Real Madridit,takim i cili u zhvillua para disa ditësh në të cilën portugezët shënuan fitore dramatike e cila ia siguroi kalimin në fazën tjetër dhe sërish të dyja ekipet do të takohen në mes vete.

    Takim pritet të zhvillohet ndërmjet Galatasaray-it dhe Juventus-it,ku në ndeshjen e parë pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë marrë parasysh edhe atmosferën në Rams Park.

    Ndeshjet tjera interesante që do të luhen në fazën e play-off-it janë këto:Monaco-PSG,Bodo Glimt-Inter,Dortmund-Atalanta dhe Clubb Brugge-Atletico Madrid.

    May be an image of soccer and text

  • Gjesti në top-listat globale me këngën e re “Memories”

    Gjesti në top-listat globale me këngën e re “Memories”

    Këngëtari shqiptar Gjesti është rikthyer në skenën muzikore me projektin e tij më të ri, “Memories”, i cili ka ngjallur interes të madh te publiku që në momentet e para të publikimit.

    Pas një periudhe pauze nga muzika, rikthimi i artistit vjen pas një ngjarjeje të rëndë personale, duke e bërë këtë projekt veçanërisht domethënës. Kënga është publikuar mbrëmjen e së enjtes dhe është pritur pozitivisht nga fansat, duke regjistruar shikueshmëri të lartë në platformat digjitale.

    “Memories” ka arritur të renditet ndër 11 këngët më të klikuara në nivel global brenda një kohe të shkurtër, çka dëshmon për interesin e madh ndaj rikthimit të Gjestit. Vetë artisti ka bërë të ditur se kënga është realizuar me shumë përkushtim dhe emocion, pavarësisht vështirësive gjatë procesit të incizimit.

    Projekti muzikor është frymëzuar nga humbja tragjike e vëllait të tij dhe përfaqëson jo vetëm një rikthim artistik, por edhe një mënyrë për të shprehur ndjenjat dhe përjetimet personale përmes muzikës.

  • Si të shmangni humbjen e bagazheve gjatë udhëtimit me avion

    Si të shmangni humbjen e bagazheve gjatë udhëtimit me avion

    Humbja e valixheve është një nga shqetësimet më të mëdha për udhëtarët, veçanërisht gjatë sezonit të pushimeve. Megjithatë, disa hapa të thjeshtë mund të ndihmojnë që bagazhi juaj të mos humbasë dhe të identifikohet më lehtë në aeroport.

    Një nga këshillat kryesore është vendosja e emrit dhe kontaktit në etiketën e valixhes, gjë që e lehtëson kthimin e saj në rast humbjeje. Po ashtu, kërkesa për vendosjen e një etikete “të brishtë” mund të bëjë që bagazhi të trajtohet me më shumë kujdes.

    Ekspertët rekomandojnë zgjedhjen e një valixheje me ngjyrë të ndezur ose me dizajn dallues, pasi kjo e bën më të lehtë identifikimin dhe ul rrezikun e ngatërrimit apo vjedhjes. Për sendet me vlerë, këshillohet që të bëhet sigurimi i tyre ose të mbahen në bagazhin e dorës.

    Një zgjidhje moderne për siguri shtesë është përdorimi i gjurmuesve GPS, të cilët ju mundësojnë të përcillni vendndodhjen e valixhes në çdo moment përmes telefonit apo emailit.

    Duke ndjekur këto këshilla praktike, udhëtimi juaj mund të jetë më i qetë dhe pa stres nga humbja e bagazheve.

  • Leon Goretzka largohet nga Bayern Munich në verë

    Leon Goretzka largohet nga Bayern Munich në verë

    Ylli gjerman Leon Goretzka ka vendosur të largohet nga Bayern Munich në verën e këtij viti.

    Goretzka ka vendosur që të mos largohet nga Allianz Arena gjatë janarit,dhe pritet që të përfundojë kontratën e cila i skadonte në fund të sezonit.

    Përndryshe Goretzka nuk ka pasur edhe shumë minutazhë gjatë këtij sezoni tek bavarezët,dhe madje trajneri Vincent Kompany nuk llogariste fare në planet e tij.

    Megjithatë mbetet të shihet se në cilën skuadër Goretzka do të transferohet gjatë verës,ku shumë klube duke përfshirë këtu Atletico Madridin e cila kishte interesim për shërbimet e 30 vjeçarit.

    Kujtojmë që Leon Goretzka ka fituar mjaft tituj me Bayern Munich që nga viti 2018,duke përfshirë 6 tituj të Bundesligës,1 titull të Ligës së Kampionëve,2 trofe të Kupës së Gjermanisë e të tjerë.

  • Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” në Podujevë, mbështeten nga Bulliqi për marshin e 17 shkurtit

    Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” në Podujevë, mbështeten nga Bulliqi për marshin e 17 shkurtit

    Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, po qëndrojnë sot në Podujevë, ku janë pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

    Siç bëhet e ditur në një njoftim, Bulliqi iu ka dhënë mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.

    Hoxha dhe Tasholli e kanë njoftuar kreun e Podujevës me misionin e platformës “Liria ka Emër” dhe me aktivitetet në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar për këtë Marsh.

    “Marshi “Drejtësi, jo politikë” është një mesazh i fuqishëm kundër shndërrimit të drejtësisë në instrument politik”, tha Hoxha.

    Kryetari i Podujevës, nga ana tjetër u zotua se kjo komunë dhe qytetarët e saj do të mobilizohen për pjesëmarrje masive në këtë Marsh.

    “Angazhimi ynë si komunë është i qartë. Ne do ta përkrahim këtë iniciativë, sepse besojmë se vetëm me solidaritet dhe pjesëmarrje masive mund të mbrojmë idealet që na kanë sjellë lirinë”, është shprehur Bulliqi.

    Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në tërë komunat e Kosovës, me synimin e një mobilizimi sa më të gjerë qytetar për Marshin e 17 shkurtit në Prishtinë, nën moton “Drejtësi, jo politikë”.

  • Fillojnë punimet për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve në Pozhar të Deçanit

    Fillojnë punimet për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve në Pozhar të Deçanit

    Kanë filluar punimet për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve në fshatin Pozhar, një projekt i komunës së Deçanit për ruajtjen e kujtesës historike dhe vlerave të luftës çlirimtare.

    Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, ka theksuar rëndësinë e këtij investimi: “Ky lapidar do të jetë simbol i përhershëm i sakrificës sublime të dëshmorëve tanë, që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e vendit”.

    “Përmes këtij investimi, ne jo vetëm nderojmë të kaluarën, por edhe edukojmë brezat e rinj me vlerat e lirisë, guximit dhe atdhedashurisë”.

    Ai gjithashtu shtoi se: “Komuna mbetet e përkushtuar që kujtesa për dëshmorët të ruhet dhe të respektohet me dinjitetin që ata meritojnë”.

    Punimet për ndërtimin e lapidarit janë pjesë e angazhimit institucional për të nderuar dëshmorët dhe për të afirmuar historinë dhe sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

  • Justin Bieber rikthehet në skenën e Grammy Awards pas katër vitesh mungesë

    Justin Bieber rikthehet në skenën e Grammy Awards pas katër vitesh mungesë

    Justin Bieber do të bëjë rikthimin e tij të shumëpritur në skenën e Grammy Awards 2026. Ylli i muzikës pop, tashmë 31 vjeç, është konfirmuar si një nga interpretuesit e ceremonisë, e cila do të transmetohet të dielën, duke shënuar paraqitjen e tij të parë në këtë event prestigjioz pas katër vitesh.

    Herën e fundit që Bieber performoi në Grammy ishte në vitin 2022, kur dhuroi një interpretim të vlerësuar gjerësisht të hitit “Peaches”, së bashku me Giveon dhe Daniel Caesar. Rikthimi i tij këtë vit konsiderohet një moment simbolik, duke e vendosur sërish këngëtarin në qendër të vëmendjes pas një periudhe të rëndësishme për karrierën e tij artistike.

    Bieber i bashkohet një liste të pasur artistësh që do të performojnë në Grammy 2026, ku përfshihen emra të njohur si Sabrina Carpenter, Clipse në bashkëpunim me Pharrell Williams, si dhe disa nga të nominuarit për çmimin Best New Artist, përfshirë Marías, Addison Rae, Alex Warren, KATSEYE, Leon Thomas, Sombr, Lola Young dhe Olivia Dean.

  • Rasti i dronit “Skifter”, Kurti shmang komentet e detajuara

    Rasti i dronit “Skifter”, Kurti shmang komentet e detajuara

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me pretendimet për mashtrim nga një kompani nga Gjilani në lidhje me dronin “Skifter”, duke u shprehur i rezervuar për të dhënë komente të detajuara mbi këtë çështje.

    Para mediave, gjatë një vizite në Odën e Mjekëve të Kosovës, Kurti tha se ka vizituar shumë kompani përgjatë mandatit të tij dhe se nuk është e mundur të njohë hollësitë teknike dhe profesionale të secilës prej tyre.

    “Unë kam vizituar me qindra kompani anë e mbanë Kosovës gjatë këtij katërvjeçari. Nuk mund të them se mund t’i di hollësitë e secilës kompani, por jam i hapur t’i dëgjoj kritikat atëherë kur diçka nuk ka qenë ashtu siç më është prezantuar”, deklaroi Kurti.

    Ai theksoi se, kur bëhet fjalë për aspekte të thelluara teknike dhe profesionale, nuk mund të ketë njohuri paraprake për secilën kompani individualisht.