ATV

Blog

  • PS5 shënon rekord të ri, lë pas PlayStation 3 në shitjet botërore

    PS5 shënon rekord të ri, lë pas PlayStation 3 në shitjet botërore

    Gjashtë vjet pas prezantimit, konsola Sony PlayStation 5 ka arritur një arritje historike, PlayStation 5 tejkalon në shitje globale PlayStation 3.

    Kompania ka shitur më shumë njësi se PlayStation 3 gjatë gjithë jetës së tij në treg.

    Sipas statistikave më të fundit, PS5 ka shitur rreth 89.44 milionë njësi, ndërsa PS3 kishte shitur rreth 87.40 milionë njësi, duke e bërë PS5 një nga konsolat më të suksesshme të Sony-t.

    Kjo ngjarje tregon fuqinë e vazhdueshme të markës PlayStation dhe popullaritetin e madh që gëzon PS5 në të gjithë botën, edhe pesë vjet pas debutimit të tij në nëntor 2020.

    Analistët e industrisë e konsiderojnë këtë një moment të rëndësishëm, duke treguar se kërkesa për lojëra dhe pajisje të gjeneratës së fundit vazhdon të jetë e lartë. /Telegrafi/

  • OBSH: 37% e rasteve të reja të kancerit mund të parandalohen

    OBSH: 37% e rasteve të reja të kancerit mund të parandalohen

    37% e të gjitha rasteve të reja me kancer gjatë një viti ishin të lidhura me shkaqe të parandalueshme. Për herë të parë, OBSH ka kryer një analizë globale që tregon rrezikun e kancerit nga shkaqe të parandalueshme.

    Studimi shqyrton 30 shkaqe të parandalueshme, duke përfshirë duhanin, alkoolin, indeksin e lartë të masës trupore, inaktivitetin fizik, ndotjen e ajrit, rrezatimin ultravjollcë dhe, për herë të parë, nëntë infeksione që shkaktojnë kancer.

    Sipas OBSH-së, tre prej tumoreve, ai i mushkërive, stomakut dhe qafës së mitrës, kanë si shkak kryesor duhanpirjen, infeksionet dhe alkoolin.

    Tumoret e mushkërive, stomakut dhe qafës së mitrës përbënin pothuajse gjysmën e të gjitha rasteve të parandalueshme të kancerit, si tek burrat ashtu edhe tek gratë, në nivel global, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Konkretisht, të dhënat tregojnë se 15% e tumoreve kanë si shkak kryesor duhanin, të ndjekura nga infeksionet me 10% dhe alkooli me 3%.

    Shkaqet kryesore të parandalueshme për tumoret

    Duhani – 15%

    Infeksionet – 10%

    Alkooli – 3%

    Kanceri i mushkërive lidhej kryesisht me pirjen e duhanit dhe ndotjen e ajrit.

    “Ne kapim 750–780 raste në vit me kancer mushkërie të lidhur kryesisht me duhanpirjen. Ndryshimet demografike dhe projeksionet për të ardhmen janë që tumoret në Shqipëri do të jenë në rritje”, tha Alban Ylli, specialist i ISHP-së.

    Kanceri i stomakut i atribuohej kryesisht infeksionit Helicobacter, ndërsa kanceri i qafës së mitrës shkaktohej kryesisht nga papillomavirusi njerëzor (HPV).

    Nisur nga këto gjetje, ekspertët e shëndetësisë theksojnë se 4 në 10 raste të kancerit, ose e thënë ndryshe 7.1 milion raste në mbarë botën, mund të parandalohen.

  • Mënyra natyrale për të luftuar pagjumësinë, fuqia e selinos dhe koprës

    Mënyra natyrale për të luftuar pagjumësinë, fuqia e selinos dhe koprës

    Nëse vuani nga pagjumësia dhe dëshironi të evitoni medikamentet, ka disa mënyra natyrale që ju vijnë në ndihmë. Kopra mund të duket si një shtesë e veçantë për lëng, por ka një arsye shumë të mirë për ta provuar.

    Kopra përmban eugenol, i cili inkurajon trurin për çlirimin e enzimave që të qetësojnë dhe të relaksojnë, duke ju ndihmuar të flini më shpejt dhe po ashtu të bëni një gjumë të rehatshëm.
    Nga ana tjetër, edhe selinoja përmban pthalides, të cilat janë komponimet që ndihmojnë arteriet tuaja të relaksohen, duke ulur tensionin e gjakut. Selino qetëson gjithashtu sistemin tuaj nervor qendror, duke lehtësuar efektet e stresit. Si selino ashtu dhe kopër përmbajnë nivele të larta të kaliumit dhe magnezit, të cilat mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni.

    ÇFARË E SHKAKTON PAGJUMËSINË
    Ka shumë shkaqe të pagjumësisë. Disa janë të përkohshëm, ndërsa të tjerët mund të zgjasin për muaj apo edhe vjet në fund. Kushtet e zakonshme mjekësore, shqetësimet fizike dhe çështje të tjera që mund të kontribuojnë në pagjumësi përfshijnë:
    çrregullimet gastrointestinale, alkooli, alergjia,ankthi, artriti, astma, kafeina, dhimbjet kronike, depresioni , kushtet endokrine,  dhimbje të ulët mbrapa, orari i punës, stresi.

    Këto janë vetëm disa faktorë që kontribuojnë në pagjumësi. Disa kërkojnë ndërhyrje mjekësore, prandaj vizitoni mjekun tuaj nëse mendoni se mund të jenë pjesë e problemit tuaj. Të tjerët janë mjaft të lehtë për t’u zgjidhur edhe nga ju vetë.

    MËNYRA PËR PËRMIRËSIMIN E GJUMIT
    Përveç lëngjeve të pijshme për gjumë më të mirë, është mirë të provoni disa nga këto këshilla:
    · Filloni me identifikimin e shkakut të pagjumësisë nëse mundeni dhe më pas shqyrto nëse ka hapa që mund të ndërmerrni për të përmirësuar situatën tuaj.
    · Nëse rutina juaj në mbrëmje përfshin shumë kohë para ekranit, është mirë të dini se drita nga ekrani juaj stimulon trurin tuaj dhe nxit zgjimin. Nëse keni nevojë për një mënyrë për të mbajtur mendjen tuaj larg nga problemet kur përpiqeni të relaksoheni, atëherë mos nguroni të lexoni një libër.
    · Po ashtu një shëtitje e shkurtër pas darkës mund të jetë e dobishme

  • Osmani takohet me Presidentin e Emirateve, diskutohet partneriteti midis dy vendeve

    Osmani takohet me Presidentin e Emirateve, diskutohet partneriteti midis dy vendeve

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Presidentin e Emirateve Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

    Në këtë takim është diskutuar lidhur me partneritetin midis dy vendeve.

    Sipas Osmanit Kosova është e bekuar me mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Mohamed bin Zayed dhe të të gjithë popullit të Emirateve.

    Postimi i plotë:

    E nderuar me mikpritjen dhe diskutimet gjithnjë përmbajtësore me Presidentin e Emirateve, Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, të cilin e falënderova për lidershipin e tij vizionar dhe për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, që nga ditët më të vështira e deri më sot.

    Përgjatë viteve, kemi hapur një epokë të re të partneritetit ndërmjet dy vendeve tona, nga liberalizimi i vizave e deri te kontributet e çmuara të Emirateve në fusha konkrete të zhvillimit. Në veçanti, shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Emirateve në fushën e shëndetësisë, si dhe për vijimin me projektin e rëndësishëm të ndërtimit të spitalit të ri të gjinekologjisë, i mbështetur në dakordimin tonë të mëhershëm. Po ashtu, e vlerësoj lart mirëkuptimin e plotë dhe mbështetjen e Presidentit për projektet e reja në fushën e shëndetësisë dhe në fusha të tjera zhvillimore që i prezantuam dje.

    Kosova është e bekuar me mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Mohamed bin Zayed dhe të të gjithë popullit të Emirateve.

  • Dhuna në familje, në Malishevë sulmohen edhe dy zyrtarët policorë që intervenuan në rast

    Dhuna në familje, në Malishevë sulmohen edhe dy zyrtarët policorë që intervenuan në rast

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur për disa raste të dhunës në familje të raportuara në organet e rendit.

    Rastet e dhunës kanë ndodhur në Pejë, në jug të Mitrovicës dhe në Malishevë.

    Sipas raportit policor, në Malishevë janë sulmuar edhe policët që kanë intervenuar në rastin e dhunës në familje.

    Më poshtë raporti policor:

    Pejë / 04.02.2026 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

    Malishevë / 05.02.2026 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Gjatë arrestimit i dyshuari ka qenë i dhunshëm ku si pasojë dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime. Lidhur me rastin zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë për tretman. Në lidhje me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori.

    Mitrovicë Jug / 05.02.2026 – 17:59. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe më pas kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

  • Rama takon zyrtarin e DASH-it: Rikonfirmova mbështetjen amerikane për Kosovën, me theks në Prishtinë

    Rama takon zyrtarin e DASH-it: Rikonfirmova mbështetjen amerikane për Kosovën, me theks në Prishtinë

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar sot një takim në Uashington, D.C., në Zyrën për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ku është pritur nga Lyn Debevoise, Zëvendësdrejtor për Çështjet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore, si dhe përfaqësues të zyrës për politika ndërkombëtare.

    Përmes një postimi, Rama ka bërë të ditur se gjatë takimit janë rikonfirmuar qëndrimet e përbashkëta dhe marrëdhëniet e fuqishme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, me theks të veçantë në Prishtinë.

    “Rikonfirmuam qëndrimet tona të përbashkëta dhe marrëdhëniet jashtëzakonisht të fuqishme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, në veçanti Prishtinës”, ka shkruar Rama.

    Sipas tij, diskutimet kanë përfshirë tema të rëndësishme politike dhe institucionale, si stabiliteti politik, roli i parlamentit dhe qeverisë, procesi i zgjedhjes së Presidentit, si dhe sfidat aktuale me të cilat po përballet vendi.

    Vëmendje e veçantë, siç ka theksuar Rama, iu kushtua bashkëpunimit ekonomik dhe organizimit të “Konferencës për Investime Amerikane”, e cila pritet të mbahet në Prishtinë gjatë muajit mars.

    Nga ana tjetër, sipas njoftimit të Ramës, zëvendësdrejtori Lyn Debevoise ka rikonfirmuar përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur rritjen ekonomike të Kosovës, duke garantuar mbrojtjen e investimeve amerikane dhe avancimin e progresit ekonomik afatshkurtër dhe objektivave afatgjata rajonale për të ardhmen e vendit.

  • Katër ditë pa rrymë, tash edhe pa ujë – rëndohet gjendja në këtë lagje të Pejës

    Katër ditë pa rrymë, tash edhe pa ujë – rëndohet gjendja në këtë lagje të Pejës

    Banorët e lagjes Fidanishte në Pejë po përballen me një situatë të rëndë, pasi tash e katër ditë janë pa furnizim me energji elektrike, ndërsa nga dita e djeshme kanë mbetur edhe pa ujë të pijshëm.

    Sipas banorëve, mungesa e rrymës po ua vështirëson jashtëzakonisht funksionimin e përditshëm në shtëpitë e tyre, duke ndikuar në ngrohje, gatim, ruajtje të ushqimeve dhe nevoja të tjera bazike.

    Ata thonë se, pavarësisht ankesave, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret nga institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e problemit.

    “Ne banorët e lagjes Fidanishte në Pejë kemi 4 ditë që jemi pa energji elektrike, po na e vështirëson shumë funksionimin ditor në shtëpitë tona. Nuk është ndërmarrë asnjë veprim karshi kësaj situate dhe sikur të mos mjaftonte kjo, tash nga dje jemi edhe pa furnizim me ujë. Kërkoj nga ju si media e madhe ta publikoni këtë lajm dhe uroj që ka me u marrë parasysh se jemi në hall të madh.”, thanë ata për Insajderin.

  • Spitali i Mitrovicës mbetet pa rrymë: Shërbimet jetësore funksionojnë me gjeneratorë

    Spitali i Mitrovicës mbetet pa rrymë: Shërbimet jetësore funksionojnë me gjeneratorë

    Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë ka mbetur pa rrymë si shkak i një defekti në furnizim me energji elektrike në trafon e qytetit.

    Në njoftim të spitalit thuhet se pjesët vitale të spitalit janë të furnizuar me rrymë përmes gjeratoreve.

    “Për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike në trafon e qytetit, në të cilën është i lidhur Spitali, aktualisht disa reparte janë pa energji elektrike. Pjesët vitale të Spitalit janë të furnizuara përmes gjeneratorëve. Ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, ndërsa rikthimi i furnizimit me energji elektrike pritet shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e spitalit.

  • Arrestohet shoferja që goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, i shkaktoi lëndime trupore

    Arrestohet shoferja që goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, i shkaktoi lëndime trupore

    Një grua është arrestuar të enjten pasi ka goditur me veturë një person në Fushë Kosovë.

    Policia ka thënë se rasti ka ndodhur nga pakujdesia e vozitëses. Ajo është dërguar në mbajtje.

    “Vozitësja femër kosovare me veturë, nga pakujdesia dyshohet se ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

  • Rreziqet më të mëdha me të cilat përballet bota në vitin 2026

    Rreziqet më të mëdha me të cilat përballet bota në vitin 2026

    Nga përparimet e shpejta në IA deri te ndryshimet në rendin ekonomik pas Luftës së Dytë Botërore, shumë forca po riformësojnë sistemin global.

    Ndërsa këto ndryshime përshpejtohen, ato sjellin rreziqe në rritje. Jo vetëm që ngrenë pikëpyetje për konkurrueshmërinë dhe sigurinë kombëtare, por pritet gjithashtu të godasin në mënyrë disproporcionale tregjet e punës.

    Ky artikull tregon rreziqet kryesore globale në vitin 2026, bazuar në të dhënat e Raportit Global të Rreziqeve 2026 të Forumit Ekonomik Botëror (World Economic Forum).

    Një vështrim më i afërt mbi rreziqet kryesore globale
    Për këtë analizë, Forumi Ekonomik Botëror ka anketuar më shumë se 1,300 ekspertë mbi rreziqet më urgjente globale në vitin 2026.

    Të anketuarve iu kërkua të përgjigjeshin në pyetjen:

    “Ju lutemi, zgjidhni një rrezik që mendoni se ka më shumë gjasa të paraqesë një krizë materiale në shkallë globale në vitin 2026.”

    Anketat u zhvilluan midis 12 gushtit dhe 22 shtatorit 2025.

    Lista e rreziqeve kryesore globale për 2026 (sipas përqindjes së përzgjedhjes)
    Përballje gjeoekonomike – 18%
    Konflikt i armatosur midis shteteve – 14%
    Ngjarje ekstreme klimatike – 8%
    Polarizim shoqëror – 7%
    Keqinformim dhe dezinformim – 7%
    Rënie ekonomike – 5%
    Erozion i të drejtave të njeriut dhe/ose i lirive civile – 4%
    Pasoja negative të teknologjive të IA-së – 4%
    Pasiguri kibernetike – 3%
    Pabarazi – 3%
    Përballja gjeoekonomike renditet si rreziku më i madh global për vitin 2026, i përzgjedhur nga 18% e të anketuarve.

    Krahasuar me vitin e kaluar, ajo është ngjitur dy vende në renditje, për shkak të tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë.

    Së fundmi, presioni i SHBA-së për Groenlandën, si edhe kapja e presidentit venezuelian Nicolás Maduro, kanë shtuar më tej tensionet.

    Në të njëjtën kohë, sipas ekspertëve, indiferenca e perceptuar e presidentit Trump ndaj mbrojtjes së Tajvanit mund të krijojë një “stuhi të përsosur” për përpjekjet e Kinës për “ribashkim”.

    Konflikti i armatosur midis shteteve renditet i dyti në raportin e WEF, i përzgjedhur nga 14% e të anketuarve.

    Aktualisht ka 59 konflikte aktive midis shteteve në mbarë botën, numri më i lartë që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Tre vendet e para në listë plotësohen nga ngjarjet ekstreme klimatike, të përzgjedhura nga 8% e të anketuarve.

    Nga zjarret masive te thatësirat, fenomenet ekstreme po kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e çmimeve të ushqimeve, zhvendosjen e popullsive dhe rritjen e kostove të sigurimeve.

    Me rritjen e vazhdueshme të temperaturave globale, këto pasoja pritet të intensifikohen si në frekuencë, ashtu edhe në ashpërsi. / Visual Capitalist