ATV

Blog

  • Lufta Kulturore shpërthen ndërsa politikanët e sportistët sulmojnë performancën e Bad Bunny në Super Bowl! – “Të rri aty ku është nëse nuk e do ShBA-në”

    Lufta Kulturore shpërthen ndërsa politikanët e sportistët sulmojnë performancën e Bad Bunny në Super Bowl! – “Të rri aty ku është nëse nuk e do ShBA-në”

    Ish-ylli dhe anëtari i Hall of Fame-it të NFL-së, Eric Dickerson, nuk po tërhiqet, përkundrazi, po i shton edhe më shumë zjarr debatit rreth vendimit të NFL-së për të zgjedhur Bad Bunny-n si performuesin kryesor të “Super Bowl 2026”.

    Dickerson, i njohur për stilin e tij shpërthyes në fushë, ka shkaktuar një stuhi jashtë saj me komentet e drejtpërdrejta, duke e quajtur zgjedhjen e ligës një gabim të madh dhe duke thënë se NFL “është shitur”. Në një intervistë për TMZ Sports, ish-lojtari i Rams dyfishoi kritikat, duke thënë se do të preferonte një artist “nga këtu, nga Amerika” ose të paktën nga zona ku zhvillohet Super Bowli.

    “Jo, aspak. Absolutisht jo,” tha Dickerson kur u pyet nëse kishte ndryshuar mendje. “Çfarë kuptimi ka?” Ai shtoi gjithashtu se Porto Rico nuk është pjesë e territorit kontinental amerikan dhe sugjeroi se nëse dikush nuk e do SHBA-në, duhet “të qëndrojë aty ku është”.

    Edhe disa lojtarë të NFL-së kanë shprehur skepticizëm në sondazhe jozyrtare të TMZ, ku rreth 41% e të pyeturve thanë se nuk e pëlqejnë zgjedhjen, duke përmendur mungesën e lidhjes me kulturën e futbollit amerikan ose thjesht shijet personale.

    Kritika të tjera janë fokusuar në deklaratat e mëparshme politike të Bad Bunny, veçanërisht për emigracionin dhe ICE-in, duke e konsideruar praninë e tij si përçarëse për një event që tradicionalisht shihet si bashkues. Edhe figura të njohura politike si Donald Trump, Kristi Noem, Mike Johnson, Marjorie Taylor Greene, kanë dalë kundër zgjedhjes, duke thënë se ai nuk është i përshtatshëm për skenën më të madhe sportive të Amerikës.

    Nga ana tjetër, fansat e Bad Bunny kanë dalë fuqishëm në mbrojtje, duke theksuar se Porto Riko është territor i SHBA-së dhe se suksesi i tij përfaqëson një moment të rëndësishëm kulturor. Ata shtojnë se performanca e tij mund të sjellë një audiencë edhe më të gjerë globale për “Super Bowl”.

    Me “Super Bowl-in” që po afron me shpejtësi, polemika nuk po shuhet dhe qëndrimi i ashpër i Dickerson vetëm sa e ndez edhe më shumë debatin rreth kulturës, identitetit dhe asaj se kë NFL zgjedh të vendosë në qendër të skenës në ngjarjen e saj më të madhe.

  • Një burrë 76-vjeçar vdes pasi u godit nga një veturë në Mitrovicë të Jugut

    Një burrë 76-vjeçar vdes pasi u godit nga një veturë në Mitrovicë të Jugut

    Një burrë 76-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në Mitrovicë të Jugut.

    Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në rrugën “Ulqini”, njofton Policia e Kosovës.

    Sipas raportit policor, si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

    Megjithatë, më vonë autoritetet spitalore kanë njoftuar se 76-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

  • Hillary Clinton kërkon dëshmi publike para Kongresit për rastin Epstein

    Hillary Clinton kërkon dëshmi publike para Kongresit për rastin Epstein

    Ish-zonja e parë amerikane dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, ka kërkuar të dëshmojë publikisht para Kongresit të Shteteve të Bashkuara në lidhje me marrëdhënien e saj me abuzuesin seksual dhe financierin Jeffrey Epstein.

    Me këtë rast, ajo i dërgoi një kërkesë James Comer, kryetarit të komisionit hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve, për të mundësuar një seancë dëgjimore publike me transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.

    Siç raporton agjencia amerikane e lajmeve AP, kongresmeni republikan Komer këmbëngul që seanca dëgjimore të mbahet me dyer të mbyllura. Sipas njoftimeve, Hillary Clinton dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti amerikan Bill Clinton, duhet të dëshmojnë në fund të këtij muaji.

    Hilary Clinton e theksoi më tej kërkesën e saj me një adresim publik nëpërmjet rrjeteve sociale, në të cilin e sfidoi drejtpërdrejt Komerin.

    “Ju pëlqen të flisni për transparencë. Nuk ka asgjë më transparente sesa një seancë dëgjimore publike me kamerat ndezur”, tha Clinton në rrjetin sociale X.

    Në atë njoftim, ajo nuk specifikoi nëse ish-Presidenti Clinton ndante qëndrimin e saj mbi dëshminë publike.

    Fillimisht, familja Clinton kundërshtoi paraqitjen para komitetit hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve me shumicë republikane. Megjithatë, të përballur me mundësinë e sanksioneve, ata konfirmuan këtë javë se do t’i përgjigjen thirrjes dhe do të japin dëshmi.

    James Komer deklaroi se seancat dëgjimore do të regjistrohen në audio dhe video, ndërsa transkriptet do të publikohen më vonë. Sipas informacionit nga agjencia AP, kryetari planifikon t’i mbajë seancat dëgjimore pa praninë e publikut.

    Sipas orarit aktual, Hillary Clinton është planifikuar të dëshmojë më 26 shkurt, ndërsa dëshmia e Bill Clinton është planifikuar për një ditë më vonë, më 27 shkurt./Reporteri.net/

     

     

  • Nisin sot Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026, nga kush do të përfaqësohet Shqipëria

    Nisin sot Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026, nga kush do të përfaqësohet Shqipëria

    Sot nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026 të cilat do të mbahen deri më datën 22 shkurt. Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

    Në fokus të garave do të jetë Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë dhe ka pretendime të mëdha për të fituar medalje olimpike. Gara kryesore e saj do të zhvillohet më 15 dhe 18 shkurt, ku ajo do të garojë për të sjellë një medalje për Shqipërinë.

    Në kuadër të përurimit të Lojërave Olimpike, do të organizohen tri ceremoni: një në Milano, një tjetër në Kortina, ku Lara Colturi do të mbajë flamurin shqiptar, dhe një e tretë në Borno.

    Shqipëria shpreson që kjo pjesëmarrje të jetë një hap i rëndësishëm për sportet dimërore dhe të sjellë sukses në arenën olimpike. /ATSH

  • Takimet e Haradinajt në Amerikë i vënë në alarm serbët

    Takimet e Haradinajt në Amerikë i vënë në alarm serbët

    Vizita e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Shtetet e Bashkuara ka ngjallur reagime të ashpra nga qarqe serbe. Gjatë qëndrimit në Uashington, Haradinaj zhvilloi takime në Capitol Hill, ku mbajti edhe një fjalim në Kongresin Amerikan në kuadër të Forumit Ndërparlamentar të Sigurisë, ndërsa pritet të vazhdojë me takime në Pentagon.

    Në fjalën e tij, Haradinaj theksoi se Kosova ka zbatuar planin 10-vjeçar të zhvillimit ushtarak, të harmonizuar me standardet e NATO-s dhe me mbështetje amerikane, duke përcjellë mesazhin se vendi është gati për anëtarësim.

    Këto vizita  kanë shkaktuar reagimin e ashpër të organizates lobuese serbe “Serbian National Defense”, me seli në Chicago, e cila përmes një postimi publik në rrjetin social X ka sulmuar rëndë Haradinajn. Në reagimin e saj, organizata e etiketon atë me akuza të rënda dhe të pabazuara, duke kërkuar madje që institucionet amerikane të ndërhyjnë ndaj pranisë së tij në ngjarje zyrtare në SHBA.

  • Policia në Ferizaj ndëshkon qindra shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

    Policia në Ferizaj ndëshkon qindra shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

    Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka shqiptuar gjithsej 326 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

    Policia e këtij qyteti njëkohësisht apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

    ” Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

    – Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
    – Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
    – Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

    Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Lionel Messi ka vendosur të rikthehet te Barcelona, por jo gjatë zgjedhjeve

    Lionel Messi ka vendosur të rikthehet te Barcelona, por jo gjatë zgjedhjeve

    Barcelona do të hyjë në fushatën zgjedhore brenda pak ditësh, përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 15 mars.

    Barcelona do të hyjë në fushatën zgjedhore brenda pak ditësh, përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 15 mars.

    Joan Laporta do të japë dorëheqjen javën tjetër për të kandiduar për rizgjedhje, në të cilat ai është padyshim favoriti.

    Leo Messi mund të ketë një ndikim të madh në të gjithë këtë process, shkruan Marca.

    Deri më tani, janë tre kandidatë paraprak që kanë shprehur qëllimin e tyre për të kandiduar, Victor Font (rivali kryesor i Laportës, i cili përfundoi i dyti në zgjedhjet e mëparshme), Xavi Vilajoana dhe Marc Ciria.

    Disa ditë më parë, ish-lojtari i Barcelonës bëri një paraqitje të papritur në Spotify Camp Nou për të parë rimodelimin e stadiumit. Fotot që ai vetë postoi në rrjetet sociale patën një ndikim të madh dhe ngritën debatin rreth rolit që do të luajë argjentinasi në këto zgjedhje.

    Messi synon të kthehet në klub në të ardhmen, siç e ka thënë në disa intervista. Ky është plani i tij i ardhshëm, megjithëse për momentin nuk është shumë e qartë se në çfarë cilësie do të kthehet. Ai është plotësisht i përkushtuar për t’u rikthyer, por kjo nuk do të ndodhë gjatë këtyre zgjedhjeve.

  • Disa orë para bisedimeve me amerikanët, iranianët sulmuan tankerët – kërcënojnë me “masakër në Hormuz”

    Disa orë para bisedimeve me amerikanët, iranianët sulmuan tankerët – kërcënojnë me “masakër në Hormuz”

    Irani mbrëmë ka kapur dy tankerë nafte të huaj në Gjirin Persik, duke pretenduar se shërbenin për kontrabandë të karburantit dhe 15 anëtarë të ekuipazhit janë arrestuar dhe dorëzuar autoriteteve gjyqësore.

    Incidenti ndodhi vetëm disa orë para fillimit të bisedimeve kyçe midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara që pritet të zhvillohen sot në Oman.

    Forcat detare të Forcave të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) thanë se i kanë ndaluar dy anijet pranë ishullit Farsi dhe se ato po transportonin rreth një milion litra karburant të kontrabanduar, shkruan foxnews.

    Autoritetet iraniane i paraqitën operacionet si një goditje të rëndësishme kundër tregtisë së paligjshme të karburantit, por nuk dhanë menjëherë detaje për flamurin e anijeve apo nacionalitetet e ekuipazheve.

    Një ish-ministër iranian dhe ish-drejtor i medias shtetërore, Ezzatollah Zarghami, ka lëshuar deklarata të ashpra, duke kërcënuar se “ngushticat e Hormuzit do të bëhet vend masakre dhe ferri për SHBA-në” dhe se Irani do të tregojë se ky ujëmbajtës historikisht i përket vendit të tij.

    Megjithatë, përkundër tensioneve, ndërkohë janë planifikuar bisedime diplomatike midis përfaqësuesve amerikano-iranianë në Oman, me qëllim diskutimin e çështjeve të rëndësishme ndërkombëtare.

  • Zgjidhet problemi me energjinë elektrike në Spitalin e Mitrovicës

    Zgjidhet problemi me energjinë elektrike në Spitalin e Mitrovicës

    Furnizimi me energji elektrike në Spitalin e Mitrovicës është rikthyer në normalitet pas sanimit të defektit nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS).

    Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e KEDS-it kanë intervenuar me kohë, duke arritur të eliminojnë defektin teknik dhe të sigurojnë rikthimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike.

    Me rikthimin e energjisë, funksionimi i shërbimeve shëndetësore në këtë institucion është normalizuar dhe nuk raportohet për pengesa në ofrimin e kujdesit ndaj pacientëve.

    “Pas sanimit të defektit nga KEDS, është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike. Shërbimet vitale kanë funksionuar me gjeneratorë”, njofton Spitali.

    Spitali i Mitrovicës mbetet pa rrymë: Shërbimet jetësore funksionojnë me gjeneratorë

  • Pse mandarinat duhet të jenë pjesë e përditshme e ushqimit tuaj

    Pse mandarinat duhet të jenë pjesë e përditshme e ushqimit tuaj

    Frutat e mandarinave e kanë furnizuar botën me shijshe për mijëra vjet. Vendas në Azinë Juglindore, është shije e ëmbël agrumesh dhe lëkurë hollë, rikuperimi i lehtë e bën mandarinën e freskët një nga ushqimet më të njohura të shëndetshme për t’u ngrënë mes njerëzve të të gjitha moshave.
    Shumë njerëz janë të vetëdijshëm rastësisht për përfitimet e ngrënies së mandarinave, por shumë pak e kuptojnë vlerën e saj ekstreme ushqyese.
    Më poshtë gjeni pesë arsye të mira për të ngrënë më shumë mandarina.

    Të pasura me vlera ushqyese
    Mandarinat janë të mbushura me antioksidantë që mund të ndihmojnë në luftimin e radikalëve të lirë përgjegjës për formimin e sëmundjes dhe plakjen e parakohshme. Ato janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave A dhe C si dhe hekurit, kaliumit, folatit, fibrave dhe flavonoideve.

    Mbështet një sistem të shëndetshëm tretës
    Karakteristikat antioksiduese, pa fibra dhe gluten të një mandarine e bëjnë frutën të tretet lehtë. Konsumimi në mënyrë të rregullt mund të ndihmojë ndonjëherë kapsllëkun dhe fryrjen.

    Inkurajon detoksin
    Si të gjitha frutat e tjera agrume, mandarina ka natyrë shumë alkaline, gjë që e bën frutën shumë detoksikues. Karakteristikat alkaline të mandarinës mund të ndihmojnë në pastrimin e trupit nga toksina të grumbulluara.

    Mbështet një zemër të shëndetshme
    Mandarina është një ushqim i shëndetshëm i zemrës – flavonoidet dhe përbërjet antioksiduese mund të ndihmojnë për të shpejtuar qarkullimin dhe për të mbajtur arteriet të pastra nga pllakat e dëmshme.

    Ulë stresin në mënyrë natyrale
    Mandarina mund të ndihmojë në parandalimin e ndjenjave negative të stresit dhe ankthit duke prodhuar neurotransmetues që ndihmojnë në qetësimin e nervave dhe inkurajon një gjendje të mirë shpirtërore të vazhdueshme.

    Përveç përfitimeve ushqyese të përmendura më lart, përmbajtja e ulët e kalorive dhe fibrave mund të ndihmojë gjithashtu në humbjen e peshës.
    Për më tepër, ju mund të blini një shportë me mandarina si një dhuratë të shëndetshme për një të dashur. Legjenda kineze thotë se dhënia e mandarinave si dhuratë do të thotë që ju po i dhuroni marrësit lumturi dhe prosperitet.