ATV

Blog

  • Miratohet kërkesa e Besnik Tahirit, “Rezoluta për Hagën” del e para në rend të ditës

    Miratohet kërkesa e Besnik Tahirit, “Rezoluta për Hagën” del e para në rend të ditës

    Shefi i GP të AAK-ës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që pika e tretë e rendit të ditës, ajo për Rezolutën për Hagën, të dalë e para.

    “Kërkoj që pika e tretë, ajo e Rezolutës për Hagën, të vendoset në pikën e parë, pasi kryetari Ramush Haradinaj e ka një obligim dhe ka dëshirë të jetë pjesë e votimit të kësaj rezolute”, tha Tahiri.

    Kjo u aprovua nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, teksa kërkoi që të votohet për ndërrimin e rendit të ditës.

    101 deputetët e pranishëm votuan pro.

    Paraprakisht, Rezoluta për Hagën ishte paraparë të ishte pika e tretë e rendit të ditës në seancën e sotme të jashtëzakonshme plenare.

  • Arbërie Nagavci shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

    Arbërie Nagavci shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

    Arbërie Nagavci është shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Lajmin për Express e ka konfirmuae zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.

    “Po, shefe e grupit eshte zgjedhur deputetja Arberie Nagavci”, tha ai.

    Nagavci e cila mbeti jashtë kabinetit qeveritar, mbrëmë gazetarëve u tha se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti qysh në zgjedhjet e 9 shkurtit për angazhime të tjera.

    “Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit me kryeministrin kemi diskutuar qysh në atë kohë për angazhime të tjera dhe kontributin tim në pozita tjera… Mbi të gjitha do të jem deputete, shpejt i shohim dhe angazhimet tjera”, tha Nagavci mbrëmë.

  • Betohen 18 deputetët e rinj që zëvendësuan ata që u bën pjesë e kabinetit qeveritar

    Betohen 18 deputetët e rinj që zëvendësuan ata që u bën pjesë e kabinetit qeveritar

    Para nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, 18 deputetët e rinj kanë nënshkruar tekstet e betimit.

    Kjo pasi deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje u bën pjesë e kabinetit qeveritar.

    Emrat më poshtë:

  • Jo vetëm arsimtari – dalin pamjet se si drejtori i shkollës “Pavarësia” godet nxënësin me shuplakë, nisin hetimet edhe për të

    Jo vetëm arsimtari – dalin pamjet se si drejtori i shkollës “Pavarësia” godet nxënësin me shuplakë, nisin hetimet edhe për të

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka zgjeruar hetimet lidhur me rastin e dhunës ndaj një nxënësi në shkollën fillore “Pavarësia” në kryeqytet.

    Cak i hetimeve tashmë është edhe drejtori i kësaj shkolle, Halil Brahaj.

    Lajmi është konfirmuar nga prokurorja e rastit, Jehona Grantolli, e cila njoftoi se drejtori Brahaj është intervistuar gjatë ditës së sotme nën dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

    “Sot i kemi intervistuar të dyshimtit, nuk është ndaluar. Është intervistuar për veprën penale keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare”, deklaroi Grantolli.

    Hetimet fillimisht kishin nisur pas raportimeve për dhunë brenda hapësirave të shkollës, ndërsa përfshirja e drejtorit në procesin hetimor vjen pas grumbullimit të informacioneve të reja mbi mënyrën se si është menaxhuar situata ose roli i tij në ngjarje.

    Pamjet janë publikuar nga “Betimi për Drejtësi” ku shihet drejtori duke i sulmuar fizikisht nxënësit:

    Ditë më parë u raportua se si një mësimdhënës i po kësaj shkolle kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi.

  • Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga kreu i AAK-së

    Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga kreu i AAK-së

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se në zgjedhjet e brendshme të partisë nuk do të kandidojë më për kryetar të AAK-së.

    Ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm se ka treguar disa arsye për moskandidim.

    “Nuk do të kanddoj për kryetar të AAK në këto zgjedhje. I kam treguar kolegëve të mi disa arsye dhe ua spiegoj edhe juve. Koha e gjatë në udhëheqje nga themlimi i AAK por edhe rezultati jo i mirë i zgjedhjeve 9 shkurt e 28 dhjetor.”, tha ai.

    Haradinaj tha se Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kryetar.

  • Kosova shortohet në grupin B3 të Ligës me Izraelin,Austrinë dhe Irlandën-Shqipëria në grupin C1 me Finlandën,Bjellorusinë dhe San Marino

    Kosova shortohet në grupin B3 të Ligës me Izraelin,Austrinë dhe Irlandën-Shqipëria në grupin C1 me Finlandën,Bjellorusinë dhe San Marino

    Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët në Ligën B për edicionin 2026/27 të Ligës së Kombeve.

    Dardanët në shortin e hedhur  në Bruksel u vendos në grupin B3,ku pritet të takohet me kombëtare si Izraeli,Austria dhe Iranda.

    Sa i përket bilancit me kundërshtarët në fjalë Kosova ka zhvilluar ndeshje vetëm me Izraelin,ku në eliminatoret për EURO 2024 Dardanët kanë nga 1 fitore e një barazim teksa me Austrinë dhe Irlandën pritet që të takohet për herë të parë.

    Në anën tjetër edhe Kombëtarja Shqiptare i ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën C.

    Kuqezinjët u vendosën në grupin C1,ku pritet të ketë kombëtare si Finlanda,Bjellorusia dhe San Marino.

    Përndryshe fituesit e grupeve në secilin ligë edicionin e ardhshëm do të ngjiten në një ligë më lartë,teksa ato të vendit të fundit do të bien një ligë më poshtë,kurse në anën tjetër vendet e dyta dhe të treta nga secili grup do të avancojnë në ‘play-off’-et e ngjitjes apo rënies nga kategoria, të cilat luhen në dy ndeshje, në shtëpi dhe jashtë  .

    Kujtojmë që edicioni 2026/27 pritet të nis më 26 shtator,teksa faza e grupeve do të përfundoj më 17 nëntor.

  • Darwin Nunez përjashtohet nga Al Hilal shkak Karim Benzema

    Darwin Nunez përjashtohet nga Al Hilal shkak Karim Benzema

    Sulmuesi uruguajan Darwin Nunez është hequr nga skuadra e Al Hilal për ndeshjet e kampionatit saudit.

    Kjo u bë për faktin se me transferimin e Karim Benzemas Nunez nuk do të luaj kurrfarë roli tek kjo skuadër,dhe se ish sulmuesi i Liverpool-it tani do të duhej të luaj vetëm në ndeshjet e Ligës së Kampionëve të Azisë.

    Përndryshe Nunez ishte përfolur gjatë janarit për një kalim tek gjiganti turk Fenerbahce,megjithatë transferimi i tij në Turqi nuk u realizua dhe kjo situatë e krijuar tani është e padurueshme për uruguajanin kjo para botërorit që do të mbahet në qershor ku synon të jetë pjesë e Uruguajit.

    Kujtojmë që Darwin Nunez në 21 ndeshje të zhvilluara ka realizuar 7 gola e bëri 5 asistime për Al Hilal në të gjitha garat.

  • Osmani pret në takim Prattipatin, flasin për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

    Osmani pret në takim Prattipatin, flasin për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

    Sipas një njoftimit për media, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, me theks në rëndësinë e përmbylljes së proceseve kushtetuese dhe konsolidimit të plotë institucional, në funksion të stabilitetit demokratik, zhvillimit të vendit dhe adresimit të nevojave të qytetarëve.

    Po ashtu në takim u diskutua gjithashtu për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes, si dhe për hapat e mëtejmë në këtë drejtim.

    Në këtë kontekst, Osmani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për linjëzim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përputhje me interesat strategjike të vendit, si dhe për thellimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

  • Jude Bellingham pritet t’i mungoj Real Madrid-it deri në prill

    Jude Bellingham pritet t’i mungoj Real Madrid-it deri në prill

    Klubi mbretëoror spanjoll Real Madrid ka marrur një lajm jo të mirë përpara ndeshjeve të rëndësishme.

    Ylli anglez Jude Bellingham nuk do të rikthehet deri në muajin prill,dhe kjo ka lënë një hendikep të madh në repartin e mesfushës.

    Përndryshe ishte paraparë që Bellingham të rikthehej në mars,por lëndimi doli të ishte shumë i ashpër sesa që mendohej,dhe anglezi pritet që t’i mungoj “Los Blancos”për ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Benficës dhe atë të 1/8 së finales nëse RealI arrin deri në këtë fazë.

    Kujtojmë që Jude Bellingham ka bërë 28 paraqitje për Real Madridin,ku ka shënuar 6 gola e bëri 5 asistime në të gjitha garat.

  • 7 Personazhe të famshëm që shkaktuan skandale TRADHTIE në Hollywood – Aventurat që habitën Botën! 

    7 Personazhe të famshëm që shkaktuan skandale TRADHTIE në Hollywood – Aventurat që habitën Botën! 

    Në Hollywood, historitë e dashurisë shpërthejnë shpejt… dhe ndonjëherë përfundojnë edhe më shpejt. Këto shtatë personazhe u bënë qendra e skandaleve të tradhtisë që mbushën titujt e gazetave, shkatërruan marrëdhënie dhe ndanë fansat brenda natës.

     

    Më poshtë është lista me 7 personazhet VIP të cilët tradhtuan partnerët e tyre:

    • Kristen Stewart – Tradhtia që habiti fansat e sagës “Twilight”!

    Kur fotografitë e paparacëve shfaqën Kristen Stewart duke u puthur me regjisorin e martuar Rupert Sanders në 2012, pasojat ishin të menjëhershme. Në atë kohë, Stewart ishte në një lidhje me bashkë-aktorin e saj të “Twilight”, Robert Pattinson dhe fansat mbetën të shokuar. Stewart më pas doli me një falje publike, duke e quajtur incidentin “një moment të gabuar”, por marrëdhënia nuk u rikthye plotësisht kurrë më…

     

    • Tiger Woods – Skandali që ja ndryshoi jetën!

    Legjenda e golfit Tiger Woods, pa imazhin e tij të kujdesshëm të shkatërrohej në 2009 pasi u zbuluan shumë aventura jashtëmartesore. Ajo që filloi si një akuzë e vetme u shndërrua në dhjetëra takime të raportuara. Martesa me Elin Nordegren përfundoi, sponsorët kryesorë e braktisën, dhe skandali u bë një nga kollapset më të mëdha të famshme të dekadës.

     

    • Tristian Thompson – Tradhti gjatë shtatëzanisë së partneres!

    Lojtari i NBA, Tristan Thompson, u bë sinonim i dramës së tradhtisë gjatë lidhjes së tij me Khloé Kardashian. Nga momenti kur u kap me gra të tjera ndërsa Khloé ishte shtatzënë, deri tek skandalet e mëvonshme të paternitetit, publiku ndoqi çdo kthesë në kohë reale. Çdo rikthim dhe ndarje bëri bujë më të madhe se i pari.

    • Jay Z – Kur “Lemonade” nxiti gjithçka!

    Spekulimet shpërthyen kur Beyoncé publikoi Lemonade në 2016, plot me vargje që aludonin tradhtinë. Jay-Z më pas e pranoi infidelitetin në intervista dhe përmes muzikës së tij. Në vend që të ndaheshin, çifti i fuqishëm vendosi të punojë mbi marrëdhënien e tyre, duke kthyer dhimbjen personale në art që dominoi listat.

     

    • Hugh Grant – Skandali i 90-ve, aktori kapet me punonjëse seksi!

    Në 1995, aktori britanik Hugh Grant u arrestua në Los Angeles me një punonjëse seksi ndërsa ishte në një lidhje me aktoren Elizabeth Hurley. Ngjarja mbushi titujt e gazetave në mbarë botën. Grant më pas kërkoi falje publikisht dhe habitshëm, karriera e tij mbijetoi skandalin.

     

    • Jude Law – Zbulimi i nënës së fëmijës!

    Aktori Jude Law, pranoi publikisht tradhtinë ndaj të fejuarës së tij, Sienna Miller, me kujdestaren e fëmijëve në 2005. Pranimi erdhi pas një presioni të madh nga media. Çifti u përpoq të rikthehej disa vjet më vonë, por dëmi nga zbulimi origjinal mbeti.

    • Kevin Hart – Nga komiku në tragjik!

    Komiku Kevin Hart u përfshi në telashe në 2017 pasi u bë publik një incident i dyshuar tradhtie gjatë shtatzënisë së gruas së tij. Hart postoi një video emocionale në Instagram duke kërkuar falje për “gabim të rëndë të gjykimit”. Reagimet publike ishin të përziera disa e lavdëruan për sinqeritetin, të tjerët mbetën skeptikë, por karriera e tij nuk pësoi aspak!

    Pse Këto Skandale Prekin Kaq Shumë?

    Skandalet e tradhtisë në Hollywood nuk janë thjesht për zemrat e thyera, janë edhe për imazhin, marrëveshjet me sponsorë dhe besimin publik. Në epokën e rrjeteve sociale, asgjë nuk mbetet private gjatë dhe çdo gabim bëhet lajm global brenda sekondash.

    Disa karriera mbijetojnë.
    Disa marrëdhënie rindërtohen.
    Dhe disa tituj… kurrë nuk harrohen.