ATV

Blog

  • Pesë metoda që ju ndihmojnë t’i mbani veshjet si të reja

    Pesë metoda që ju ndihmojnë t’i mbani veshjet si të reja

    Situatat e pakëndshme me veshjet mund të ndodhin në momentet më të papërshtatshme. Megjithatë, disa truke të thjeshta mund t’ju ndihmojnë të ruani rrobat dhe aksesorët në gjendje sa më të mirë. Ja pesë metoda praktike:

    1. Njollat e djersës
    Nëse shfaqet një njollë djerse dhe nuk keni detergjent pranë, njomeni zonën me ujë dhe fërkojeni lehtë me pak pastë dhëmbësh. Lëreni të thahet në diell ose përdorni tharëse – njolla mund të zbehet ndjeshëm.

    2. Kopsat që rrezikojnë të bien
    Në mungesë kohe për t’i qepur, lyeni fijet e kopsës me manikyr të tejdukshëm. Kjo i forcon përkohësisht dhe parandalon shkëputjen.

    3. Njollat e stilolapsit në rroba
    Vendosni pak dezinfektant duarsh mbi njollë dhe fërkojeni me pambuk. Alkooli ndihmon në shpërbërjen e bojës.

    4. Njollat e stilolapsit në çanta
    Spërkatni pak uthull molle mbi zonën e njollosur dhe fërkojeni me pambuk ose sfungjer të butë derisa njolla të largohet.

    5. Mbrojtja e atleteve nga uji
    Nëse keni atlete prej lecke (si ato të stilit “Converse”), fërkojini me qiri në gjithë sipërfaqen dhe më pas ngrohini me tharëse flokësh. Parafina krijon një shtresë mbrojtëse që i bën më rezistente ndaj ujit.

    Këto metoda janë zgjidhje të shpejta për situata emergjente, por për mirëmbajtje afatgjatë rekomandohet gjithmonë larja dhe kujdesi sipas udhëzimeve të prodhuesit.

  • Ish-luftëtarja e UÇK-së: Heshtja është dorëzim, por ky popull nuk di të dorëzohet

    Ish-luftëtarja e UÇK-së: Heshtja është dorëzim, por ky popull nuk di të dorëzohet

    Ish-luftëtarja e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Shqipe Krasniqi, ka deklaruar se asnjëherë më parë nuk e ka parë Kosovën kaq të bashkuar dhe kaq të zëshme sa sot.

    Ajo ka theksuar se në ditën e Pavarësisë nuk janë mbledhur vetëm për të festuar, por për të kujtuar sakrificën e popullit, duke shtuar se kjo protestë është zëri i atyre që nuk jetojnë më.

    “Kam parë familje të poshtëruara, nëna që qanin fshehurazi, studentë të përndjekur vetëm pse ishin shqiptarë. Kam parë gra që i përcillnin bijtë në luftë me zemra të copëtuara por me kokën lartë. Ato nuk dolën në histori me tituj, por historia nuk do të ekzistonte pa to. Heshtja është dorëzim dhe ky popull nuk di të dorëzohet. Si shumë vajza dhe gra shqiptare e mora armën dhe dola në front. Jo pse e doja luftën por sepse e doja lirinë. Shtëpitë na u dogjën e fshatrat na u zbrazën. Një gjë nuk u dogj e as nuk u shua, dhe ai është shpirti i këtij populli”, ka thënë ajo.

  • Tayna: Le të mbyllen plagët e historisë sonë me nder dhe Kosova të triumfojë gjithmonë

    Tayna: Le të mbyllen plagët e historisë sonë me nder dhe Kosova të triumfojë gjithmonë

    Kosova shënon 18 vjetorin e Pavarësisë së saj, një moment historik që simbolizon lirinë, sakrificën dhe krenarinë e popullit shqiptar.

    Këngëtarja Tayna është një ndër figurat që ka ndarë një mesazh të fuqishëm në Instagram, duke përkujtuar jo vetëm historinë e gjatë të Kosovës, por edhe sakrificat e bëra për lirinë dhe drejtësinë.

    Në postimin e saj, artistja nga Prizreni nënvizon rëndësinë e unitetit kombëtar dhe respektit për ata që kanë kontribuar në rrugëtimin e vendit, duke bërë thirrje për drejtësi dhe për mbylljen e plagëve historike me dinjitet dhe nder.

  • Labi në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Liri për të burgosurit

    Labi në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Liri për të burgosurit

    Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë, një ditë që simbolizon sakrificën, guximin dhe unitetin e popullit shqiptar në rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë.

    Figurat publike kanë shprehur përmes rrjeteve sociale dashurinë dhe respektin për vendin dhe historinë e tij.

    Këngëtari Labinot Rexha është një nga ta që ka ndarë mesazhin e veçantë për këtë përvjetor, duke kujtuar jo vetëm rëndësinë e datës historike, por edhe unitetin dhe krenarinë që e bashkon gjithë kombin.

    Në postimin e tij, Rexha shpreh urimet për vendin, për familjet shqiptare dhe për të gjithë ata që e duan Kosovën.

    Postimi i plotë i Labinot Rexhës:

    “Urime Pavarësia e Kosovës

    17 Shkurti – dita e krenarisë kombëtare.

    Sot kujtojmë sakrificën, unitetin dhe rrugën tonë drejt shtetit të lirë

    Urime Pavarësia e Kosovës

    Zoti e bekoftë vendin tonë, familjet tona dhe gjithë shqiptarët kudo që janë.

    Liri për të burgosurit”.

  • Vasfije Krasniqi: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi mbrojtën popullin tonë, duhet të lirohen

    Vasfije Krasniqi: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi mbrojtën popullin tonë, duhet të lirohen

    Aktivistja Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka marrë fjalën në protestën “Drejtësi, jo politikë” që po mbahet aktualisht në Prishtinë.

    Duke thënë se “Kjo liri nuk erdhi vetvetiu”, Krasniqi tha se ish-krerët e UÇK-së duhet të lirohen.

    “Faleminderit që i shërbyet atdheut kur më së shumti kishte nevojë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi duhet të lirohen, ata e mbrojtën popullin e vet”.

    Qindra njerëz mbushen sheshin e kryeqytetit duke kërkuar drejtësi derisa gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së po shkon drejt fundit.

  • Edon Zhegrova uron 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga Turqia

    Edon Zhegrova uron 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga Turqia

    Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka uruar qytetarët e vendit të tij në përvjetorin e 18-të të pavarësisë së Kosovës, ndërsa ndodhet me skuadrën e Juventus në Turqi.

    Zhegrova është duke u përgatitur për ndeshjen e sotme në UEFA Champions League, ku Juventus përballet me Galatasaray. Pavarësisht fokusit te loja, ai nuk harroi vendlindjen e tij.

    “Gëzuar këtë ditë të veçantë!”, ka shkruar lojtari kosovar në rrjetet sociale, duke ndarë urimin e tij për gjithë qytetarët e Kosovës.

    Ky veprim i Zhegrovës ka marrë vëmendje të madhe nga tifozët kosovarë, të cilët e përshëndetën për respektin dhe dashurinë që tregon për vendin e tij, edhe gjatë karrierës në klubet e mëdha evropiane.

  • Marshi “Drejtësi, jo politikë”, qytetarët brohoritin “UÇK, UÇK”

    Marshi “Drejtësi, jo politikë”, qytetarët brohoritin “UÇK, UÇK”

    Numër i madh i qytetarëve janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në mbështetje të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

    Marshi është organizuar nga Platforma “Liria ka emër”.

    Qytetarët në këtë marsh po brohoritin “UÇK”, UÇK”.

    Në protestë po marrin pjesë edhe anëtarë e deputetë të PDK-së dhe figura tjera publike.

    Në mbështetje të këtij marshi janë deklaruar edhe institucione e organizata.

  • Tifozët sfidojnë të ftohtin, biletat për finalen Trepça – Bashkimi “flakë” në Prizren!

    Tifozët sfidojnë të ftohtin, biletat për finalen Trepça – Bashkimi “flakë” në Prizren!

    Entuziazmi për finalen e Kupës së Kosovës në basketboll mes KB Bashkimi dhe KB Trepça është në kulm, teksa biletat për këtë spektakël sportiv janë shitur me shpejtësi rekord, duke dëshmuar sërish se basketbolli në Kosovë ka një fansatë tepër të zjarrtë.

    Që në momentet e para të shitjes, një numër i madh adhuruesish është mbledhur duke pritur në radhë për të siguruar një vend, duke sfiduar edhe motin e ftohtë për të qenë prezent në finalen e madhe të kupës. Ky interes i jashtëzakonshëm tregon pasionin e madh të tifozëve kosovarë për sportin e basketbollit dhe rivalitetin e klubëve më të mëdhenj në vend.

    Finalja e madhe është caktuar të luhet më 18 shkurt me fillim nga ora 19:30 në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec, ku presin një atmosferë të zjarrtë dhe emocionuese. Vendimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës për të zhvilluar përballjen në Rahovec u mor për të siguruar një ambient profesional dhe komod për tifozët dhe ekipet e përfshira.

    Analistët dhe dashamirësit e basketbollit presin një përballje të fortë mes dy rivalëve, ku secili ekip do të luftojë me gjithë fuqinë për të fituar trofeun e Kupës së Kosovës, duke sjellë emocionet maksimale për tifozët që së fundmi kanë bërë rekord me rezervimet e biletave.

    Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme, teksa tifozët nga të gjitha anët e vendit do të mbështesin skuadrat e tyre në një finale që premton të mbetet në kujtesë për shumë kohë.

  • Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së e ndjekin marshin nga Haga

    Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së e ndjekin marshin nga Haga

    Familjarë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur në Hagë për ta ndjekur drejtpërdrejt marshin “Drejtësi, Jo Politikë” që po mbahet në Prishtinë, raporton KosovaPress.

    Vëllezërit dhe nipat e Hashim Thaçi, si dhe djali i Jakup Krasniqi, së bashku me familjarë të tjerë, po e përcjellin protestën përmes transmetimit televiziv nga Haga.

    Në Prishtinë janë mbledhur mijëra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Në këtë marsh po merr pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani.

  • Francesco Totti konfirmon bisedimet për rikthimin te AS Roma

    Francesco Totti konfirmon bisedimet për rikthimin te AS Roma

    Legjenda italiane e futbollit, Francesco Totti, ka konfirmuar vetë se po diskuton me drejtuesit e AS Roma për një rikthim të mundshëm në klubin verdhekuq. Ky zhvillim vjen pas javësh spekulimesh dhe deklaratave të ish-trajnerit Klaudio Ranieri, i cili theksoi se familja Friedkin, pronarët e klubit, e sheh me seriozitet rikthimin e ikonës romane.

    “Po, po flasim, dhe kam qenë edhe në darkë me Gasperinin,” ka deklaruar Totti për Sky Sport, duke konfirmuar se bisedimet janë reale dhe në zhvillim, edhe pse ende nuk ka detaje për zyrtarizimin e rolit të tij.

    Totti u largua nga Roma në vitin 2019, dy vite pas tërheqjes nga futbolli aktiv, pas një periudhe të vështirë si drejtues, ku kishte keqkuptime mbi kompetencat reale. Tani, situata duket më e qartë dhe rikthimi i mundshëm duket më konkret se kurrë.

    Familja Friedkin po mendon t’i ofrojë Tottit një rol me ndikim real në strukturën e klubit, duke e përfshirë në vendimmarrje dhe në koordinimin midis stafit teknik dhe drejtuesve, jo vetëm një pozicion ceremonial.

    Lajmi ka ndezur entuziazmin e tifozëve të Giallorossi, të cilët prej vitesh ëndërrojnë rikthimin e Tottit në “Olimpico”. Disa e shohin këtë hap si një rikthim emocionues që do të fuqizojë identitetin dhe historinë e klubit, ndërsa të tjerë presin të shohin rolin konkret që ish-kapiteni do të ketë.

    Edhe pse ende nuk ka një zyrtarizim, bisedimet mes Tottit dhe drejtuesve të AS Roma janë reale dhe po avancojnë. Rikthimi i tij konsiderohet një mundësi konkrete që mund të bëhet realitet në javët në vijim, duke rikthyer jo vetëm një simbol, por edhe një figurë me peshë të vërtetë në të ardhmen e klubit.