ATV

Blog

  • Tasholli: Sot ish-krerëve të UÇK-së ua dërgojmë mesazhin se nuk janë vetëm – Pas jush qëndron një komb i tërë

    Tasholli: Sot ish-krerëve të UÇK-së ua dërgojmë mesazhin se nuk janë vetëm – Pas jush qëndron një komb i tërë

    Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” tha se “pavarësisht proceseve gjyqësore, një gjë mbetet e qartë: lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare, dhe kjo nuk mund të zhbëhet kurrë”.

    Duke folur në Marshin “Drejtësi, jo politikë”, ai tha se “qytetarët duan drejtësi dhe jo politikë”.

    Tashohilli tha se në përvjetorin e 18-të të pavarësisë, ish-krerëve të UÇK-së po u dërgohet mesazhi se nuk janë vetëm.

    “E sot nga kjo ditë e pavarësisë, ne dërgojmë një mesazh të qartë për ata që gjenden në Hagë: për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të gjithë të tjerët. Ju nuk jeni vetëm. Pas jush qëndron një komb i tërë, pas jush qëndron historia, sakrifica jonë, liria jonë”, tha ai.

  • Lyrical Son emocionon me këngën “Ushtria Çlirimtare” në Marshin “Drejtësi, jo politikë”

    Lyrical Son emocionon me këngën “Ushtria Çlirimtare” në Marshin “Drejtësi, jo politikë”

    Artisti i njohur shqiptar, Lyrical Son, është ngjitur në skenën e Marshit “Drejtësi, jo politikë” për të interpretuar një këngë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    “Ushtria Çlirimtare” është kënga të cilën ai e performoi, duke ngjallur emocione tek të gjithë të pranishmit.

    “Kur liria cenohet, ne duhet me kthy me zor. Liri”, tha ai.

    Ndërkohë, ka nisur në Prishtinë Marshi me moton “Drejtësi, jo politikë”, i cili po zhvillohet në mbrojtje të katërshes së UÇK-së që po mbahen në Hagë.

    Ky marsh është organizuar nga plaftorma “Liria ka emër”.

    Aktiviteti u organizua në 18 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

  • Koreja e Veriut u jep strehë familjeve të ushtarëve të vrarë në luftën e Ukrainës

    Koreja e Veriut u jep strehë familjeve të ushtarëve të vrarë në luftën e Ukrainës

    Koreja e Veriut ka thënë se ka përfunduar së ndërtuari një distrikt të ri strehimi në Penjan për familjet e ushtarëve koreanë të vrarë gjatë luftimeve krahas forcave ruse në Ukrainë, përpjekja më e re nga udhëheqësi Kim Jong-un për t’i nderuar të vdekurit e luftës.

    Në fotografitë e publikuara nga mediat shtetërore shihet Kimi duke ecur nëpër një rrugë të re dhe duke i vizituar shtëpitë e disa prej familjeve bashkë me vajzën e tij, e cila besohet se quhet Kim Ju-ae, përderisa u zotua se do t’i shpaguante “martirët e rinj” të cilët “sakrifikuan gjithçka për mëmëdhenë e tyre”, shkruan gazeta “The Guardian”.

    Kimi tha se distrikti i ri i banimit në zonën Hawasong të kryeqytetit i simbolizon “shpirtin dhe sakrificën” e ushtarëve të vdekur, duke shtuar se qëllimi i shtëpive të reja është që familjet “të jenë krenare me bijtë dhe bashkëshortët e tyre dhe të jetojnë të lumtura”.

    Muajve të fundit, Koreja e Veriut e ka intensifikuar propagandën për t’i vlerësuar sa më lart ushtarët e dërguar për të luftuar në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, përfshirë zbulimin e një kompleksi të ri përkujtimor në Penjan me skulptura ushtarësh. Analistët e shohin këtë si përpjekje për ta forcuar unitetin e brendshëm dhe për ta penguar pakënaqësinë e mundshme të popullit.

    Kimi ka dërguar mijëra ushtarë e sasi të madhe të pajisjeve ushtarake, përfshirë artilerinë dhe raketat, muajve të fundit për ta mbështetur luftën e presidentit Vladimir Putin kundër Ukrainës.

    Javën e kaluar, udhëheqësi i Koresë së Veriut u zotua për t’i “mbështetur pa kushte” të gjitha politikat dhe vendimet e presidentit rus.

  • Chelsea dhe Manchester United kanë mohuar çdo kontakt me agjentin e Jurgen Klopp

    Chelsea dhe Manchester United kanë mohuar çdo kontakt me agjentin e Jurgen Klopp

    Pas deklaratës së agjentit të Jurgen Klopp, i cili tha se Chelsea kishte shfaqur interes për trajnerin gjerman për të marrë drejtimin e klubit në Stamford Bridge, klubi londinez ka dalë me një reagim zyrtar, duke mohuar çdo kontakt.

    Sipas burimeve të brendshme të klubit, nuk ka pasur asnjë negociatë ose bisedë konkrete në këtë drejtim, dhe lajmi për një mundësisë të ardhshme të Klopp te Chelsea cilësohet i pabazuar. Po ashtu, edhe Manchester United ka mohuar çdo kontakt me agjentin e trajnerit, duke sqaruar spekulimet që qarkulluan në media ditët e fundit.

    Ky reagim vjen në një periudhë kur spekulimet mbi të ardhmen e Klopp janë rritur, pas disa rezultateve jo të qëndrueshme të Liverpool, si dhe thashethemeve për trajnerë të mëdhenj që mund të ndryshojnë skuadrat në Premier League. Për momentin, trajneri gjerman vazhdon të jetë në krye të Liverpool, dhe nuk ka asnjë sinjal zyrtar që tregon ndryshim të ardhshëm në karrierën e tij.

    Ekspertët dhe analistët e futbollit nënvizojnë se shpesh thashethemet për trajnerë të profilit të lartë janë të zakonshme, sidomos gjatë periudhave kur klubet kanë rezultate të diskutueshme ose kërkojnë rinovim të stafit teknik.

  • Valverde zbulon të vërtetën: “Unë nuk jam idhulli i djalit tim, është Vinícius”

    Valverde zbulon të vërtetën: “Unë nuk jam idhulli i djalit tim, është Vinícius”

    Mesfushori i Real Madrid, Federico Valverde, ka dhënë një deklaratë të sinqertë mbi marrëdhënien me djalin e tij dhe idhujt që ai ndjek në futboll.

    Valverde shpjegoi se djali i tij nuk e sheh atë si model kryesor në sport: “Unë nuk jam idhulli i djalit tim. Nuk jam unë. Ai vjen në stadium për të parë Vini,” ka thënë uruguaji, duke iu referuar yllit brazilian të ekipit, Vinícius Júnior.

    Deklarata e tij nënvizon jo vetëm ndikimin e madh të Viníciusit te tifozët e rinj, por edhe admirimin që të vegjlit kanë për lojtarët e mëdhenj që performojnë në fushë, pavarësisht lidhjeve familjare me futbollistë profesionistë.

    Ky moment ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive, duke treguar se edhe yjet e futbollit mund të shihen si modele për brezat e rinj, por ndonjëherë jo domosdoshmërisht nga fëmijët e tyre.

  • Vjosa Osmani merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”

    Vjosa Osmani merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar marshit “Drejtësi, jo politikë”.

    Ajo është përkrah djalit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thacit, Endritit.

    E në marsh shumë qytetarë janë bashkuar e në duar po mbajnë pankartën “Historia nuk mund të rishkruhet”, “Liri në emër të popullit”.

    Një numër i madh i njerëzve janë mbledhur në sheshet e Prishtinës, ndonëse ndalimi është në sheshin “Skënderbeu”, por fundi nuk iu shihet dot.

  • Nani parashikon 1000 gola për Cristiano Ronaldon: Do ta arrijë pa problem

    Nani parashikon 1000 gola për Cristiano Ronaldon: Do ta arrijë pa problem

    Ish-mesfushori i Kombëtarës së Portugalisë dhe bashkëlojtar i dikurshëm i Cristiano Ronaldo, Nani, ka bërë një parashikim ambicioz për legjendën portugeze, duke theksuar se Ronaldo mund të arrijë 1000 gola të dokumentuar në karrierën e tij.

    “Unë nuk kam asnjë dyshim. Cristiano do të arrijë 1000 gola të dokumentuar lehtësisht,” tha Nani, duke shtuar se dëshira e sulmuesit është të shënojë çdo gol të regjistruar zyrtarisht.

    Ai krahasoi Ronaldo me ikonat e mëparshme të futbollit, si Pelé dhe Romário, të cilët pretenduan të arrinin shifra të larta, por jo të gjitha golat e tyre ishin të regjistruar në mënyrë zyrtare.

    Nani shtoi me humor se Ronaldo mund të bënte edhe një film me të gjithë golat e tij: “Ai do ta arrijë, edhe nëse do të duhet të luajë në ligat më të ulëta profesionale në botë për ta bërë këtë. Por nuk do ta ketë nevojë.”

    Deklaratat e Nani tregojnë jo vetëm respektin dhe admirimin për kolegun e tij, por edhe dëshirën e Cristiano Ronaldos për të vendosur rekorde historike në futbollin botëror.

  • Qeveria e Pakistanit uron 18-vjetorin e pavarësisë: Përparim e prosperitet të vazhdueshëm

    Qeveria e Pakistanit uron 18-vjetorin e pavarësisë: Përparim e prosperitet të vazhdueshëm

    Qeveria e Republikës Islamike e Pakistanit ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë.

    Në një postim në X, Ministria e Jashtme e këtij vendi uroi për “përparim e prosperitet”.

    “Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Qeveria dhe populli i Pakistanit i shprehin urime të ngrohta Qeverisë dhe popullit të Kosovës për Ditën e Pavarësisë. I urojmë Kosovës përparim dhe prosperitet të vazhdueshëm.

  • Ali Ahmeti bashkohet marshit “Drejtësi, jo politikë”, pritet nga Nasim Haradinaj

    Ali Ahmeti bashkohet marshit “Drejtësi, jo politikë”, pritet nga Nasim Haradinaj

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka mbërritur në Prishtinë për të marrë pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, një aktivitet për të kërkuar drejtësi në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Ai u prit nga ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, me të cilin shkëmbyen përshëndetje të ngrohta. Organizatorët presin që në marsh të marrin pjesë rreth 200 mijë qytetarë.

  • “Liri për çlirimtarët” – Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbeu”, kërkojnë drejtësi

    “Liri për çlirimtarët” – Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbeu”, kërkojnë drejtësi

    Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë nisur të mblidhen qytetarë nga të gjitha anët e vendit, si dhe nga diaspora, për t’iu bashkuar marshit qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë”.

    Të pranishmit mbajnë flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Republikës së Kosovës dhe flamuj kombëtarë, ndërsa në orën 14:00 pritet të nisë zyrtarisht marshimi.

    Pjesëmarrësit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

    Në shesh është vendosur edhe një mbishkrim i madh me moton “Drejtësi, jo politikë”, i shoqëruar me fotografitë e katër të akuzuarve, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.