ATV

Blog

  • PSD vazhdon me aksion edhe te zyrat e LDK’së, ‘‘anëtarësojnë’’ Abdixhikun në VV

    PSD vazhdon me aksion edhe te zyrat e LDK’së, ‘‘anëtarësojnë’’ Abdixhikun në VV

    Partia Socialdemokrate ka vazhduar aksionin e saj edhe tek Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Kryetari i saj, Dardan Molliqaj ka dërguar një pankartë të zyrat e LDK’së, ku shkruhet se lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, është ‘’anëtar i nderit’’ në LVV.

  • “Rreth 2 mijë euro një pompë e insulinës” – Kërkohet që pompat e insulinës të sigurohen nga shteti

    “Rreth 2 mijë euro një pompë e insulinës” – Kërkohet që pompat e insulinës të sigurohen nga shteti

    Personat me diabet tip 1 përballen çdo ditë me sfidën e kontrollimit të nivelit të sheqerit në gjak. Edhe pse pajisjet si pompat e insulinës dhe sensorët e glukozës mund të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës, këto pajisje janë të shtrenjta, dhe pompat e insulinës aktualisht nuk gjenden në Kosovë.

    Për këtë arsye, personat me këtë lloj diabeti kërkojnë që këto pajisje të përfshihen në listën e esencialeve.

    Lisa Mehmeti që nga mosha 6-vjeçare është diagnostikuar me diabet tip 1.

    Ajo për tash e sa vite përdorë pomp të insulinës dhe censorë glukoze që i ndihmojnë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.

    “Pompa e insulinës edhe senzori janë pajisje jetike për me na përmirësu neve jetën lidhur me krejt këto sfida që i përmenda me iparandalu komplikime, shtirmet në spital, e rrisin cilësin e jetës”, tha ajo.

    Sensorët e glukozës gjenden relativisht lehtë në barnatore, ndërsa pompa e insulinës nuk shitet për momentin në Kosovë.

    Kostoja e këtyre pajisjeve është e lartë, prandaj Mehmeti kërkon që Ministria e Shëndetësisë t’i vendosë këto pajisje në listën e esencialeve.

    “Pompa e insulinës është rreth 2 mijë euro kurse senzorat duhet me i ndrru qdo dy javë dhe kushton rreth 60-70 euro dhe është shumë e kushtueshme por për pomp është e kushtueshme edhe materiali shpenzues’, shtoi tutje Lisa Mehmeti.

    Ndërkaq sipas njohësve, ministria e shëndetësisë mund të vendos disa kritere dhe t’i vendos këto pajise në listën esenciale.

    Televizioni ka dërguar pyetje në adresën e ministrisë së shëndetësisë nëse planifikon që këto pajisje të futen në listën esenciale por gjatë ditës nuk ka marrë përgjigje.

    Diabeti tip 1 është një sëmundje kronike autoimune ku sistemi imunitar shkatërron gabimisht qelizat e pankreasit, duke ndaluar prodhimin e insulinës. Si pasojë, trupi nuk mund të përpunojë glukozën, duke rritur nivelin e sheqerit në gjak./atvlive.tv/

  • Khloé Kardashian flet hapur për frikën nga Inteligjenca Artificiale: “Po krijohen video të rreme me babain tim”

    Khloé Kardashian flet hapur për frikën nga Inteligjenca Artificiale: “Po krijohen video të rreme me babain tim”

    Khloé Kardashian ka shprehur publikisht shqetësimin e saj lidhur me përdorimin e Inteligjencës Artificiale dhe rrezikun e manipulimit të imazheve personale. Në një deklaratë të fundit, ajo ka treguar se ka parë në internet video të krijuara me AI, ku shfaqet babai i saj i ndjerë, Robert Kardashian, në momente që nuk kanë ndodhur kurrë në realitet.

    Sipas saj, pamjet e manipuluara – ku babai i saj duket sikur e përqafon apo e puth – janë emocionalisht tronditëse dhe shqetësuese. “Është e dhimbshme të shohësh diçka kaq personale të krijuar artificialisht. Nuk është reale, por ndikon emocionalisht,” është shprehur ajo.

    Khloé thekson se teknologjia po avancon me ritme shumë të shpejta dhe se mungesa e kontrollit mbi përmbajtjet e krijuara me AI përbën rrezik serioz, sidomos për figurat publike. Ajo shton se manipulimi i imazheve të familjarëve të ndjerë kalon çdo kufi etik.

    Robert Kardashian, i njohur për rolin e tij si avokat në gjyqin e bujshëm të O. J. Simpson në vitet ’90, ndërroi jetë në vitin 2003. Për familjen Kardashian, kujtimi i tij mbetet shumë i rëndësishëm, ndaj përdorimi i teknologjisë për të rikrijuar imazhin e tij pa leje ka shkaktuar reagime të forta.

    Rasti ka rihapur debatin mbi etikën dhe kufijtë e Inteligjencës Artificiale, sidomos kur bëhet fjalë për deepfake dhe manipulim të figurave publike. Ekspertët paralajmërojnë se ndërsa teknologjia ofron mundësi kreative, ajo kërkon rregullim më të fortë ligjor për të mbrojtur privatësinë dhe dinjitetin e individëve.

    Deklarata e Khloé-s ka nxitur diskutime të gjera në rrjet, duke rikthyer në vëmendje pyetjen: deri ku duhet të shkojë Inteligjenca Artificiale kur prek kujtimet dhe ndjenjat njerëzore?

  • “Ferma VIP” nis në mars me rikthimin e Arbanës në moderim dhe rolin e ri të Edit

    “Ferma VIP” nis në mars me rikthimin e Arbanës në moderim dhe rolin e ri të Edit

    Ekskluzivisht, sezoni i tretë i Ferma VIP pritet të nisë në muajin mars, duke rikthyer në qendër të skenës televizive një nga emrat më të dashur të moderimit në Shqipëri. Burimet e brendshme të prodhimit bëjnë me dije se reality show-i do të kthehet fuqishëm në ekran këtë pranverë, me Arbana Osmani në rolin e moderatores kryesore të formatit.

    Në këtë sezon të ri, Arbana Osmani vjen pas një periudhe që e ka fokusuar në projekte të tjera, por rikthimi i saj në moderim të “Ferma VIP” konsiderohet një lëvizje që do të rrisë pritshmëritë dhe interesin e publikut për aventurat, rivalitetet dhe dinamikat mes banorëve.

    Një tjetër risi e këtij sezoni do të jetë roli i Edit (Eduart Grishajt), i cili do të marrë drejtimin e regjisë së programit, duke sjellë një qasje më kreative dhe moderne në prezantimin e spektaklit, larg klisheve tradicionale të reality show-ve.

    Sipas informacioneve të para, sezoni i tretë do të përmbajë emra të njohur të showbiz-it shqiptar, duke përfshirë edhe figura të papritura që do të sfidojnë njëri-tjetrin në jetën e fermës dhe detyrat e përditshme.

    Nisja e sezonit vjen në një moment kur fansat e formatit kanë pritje të mëdha, ndërsa presin të shohin se si do të ndikojë prezenca e Arbanës dhe qasja e re kreative e produksionit në emocionet dhe rivalitetet që e bëjnë “Ferma VIP” një nga reality show-t më të ndjekur.

    Kur dhe si do të shfaqet zyrtarisht sezoni i ri, si dhe lista e plotë e konkurrentëve, pritet të konfirmohen në ditët në vijim nga kanalet transmetuese zyrtare.

  • Rei Manaj nis një kapitull të ri romantik – Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën sulmuesit kuqezi?

    Rei Manaj nis një kapitull të ri romantik – Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën sulmuesit kuqezi?

    Pas ndarjes nga e dashura e mëparshme, Rei Manaj, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, është rikthyer sërish në qendër të mediave rozë me jetën e tij sentimentale. Futbollisti ka vendosur të mbyllë një kapitull personal dhe duket se tashmë ka nisur një romancë të re që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave.

    Sipas informacioneve të fundit, personi që i ka “rrëmbyer zemrën” Manajt quhet Arbjona. Dyshja po shfaqet në postime në rrjetet sociale, çka ka ngjallur kureshtje te ndjekësit për të mësuar më shumë rreth partneres së re të futbollistit. Burimet pranë tij tregojnë se marrëdhënia është ende në fazë të hershme, por ka gjetur mbështetje dhe interes nga publiku.

    Rei Manaj, i njohur jo vetëm për karrierën e tij në fushë, por edhe për stilin e tij dhe momentet jashtë futbollit, duket se është duke përjetuar një fazë të re në jetën e tij personale. Ndërsa vazhdon të fokusohet te performancat sportive, fansat janë gjithnjë e më të etur të ndjekin jo vetëm arritjet e tij profesionale, por edhe kapitujt romantikë që lidhen me jetën e tij private.

    Në vijim, shpresojmë për më shumë detaje rreth kësaj lidhjeje dhe reagime nga vetë Manaj, i cili zakonisht mban një profil të moderuar në rrjetet sociale kur bëhet fjalë për jetën e tij personale.

  • Barcelona synon ta blindojë Eric Garcian me kontratë të re deri më 2030

    Barcelona synon ta blindojë Eric Garcian me kontratë të re deri më 2030

    Eric Garcia mund të mbetet tek gjiganti katalunas Barcelona edhe në sezonet e ardhshme.

    Raportimet e mediave bëjnë të ditur se Garcia pritet të nënshkruaj kontratë të re me katalunasit deri në vitin 2030,dhe drejtori sportiv Deco e konsideron mbrojtësin si pjesë të rëndësishme të Barcës.

    Përndryshe shumë klube të ndryshme kanë shprehur interesim për Garcian,dhe njëra ndër to është edhe kampioni i Francës dhe i Evropës PSG që ka kohë që po e monitoron spanjollin,por Barca është e bindur se Garcia do të mbesë në Camp Nou.

    Kujtojmë që Eric Garcia ka bërë 35 paraqitje këtë sezon ka realizuar 1 gol e bëri 2 asistime në të gjitha garat.

  • Presidenti i KOK optimist për Prishtina 2030: “Mund t’ia dalim, Kosova di të organizojë”

    Presidenti i KOK optimist për Prishtina 2030: “Mund t’ia dalim, Kosova di të organizojë”

    Kosova është konfirmuar si organizatore e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, duke shënuar një nga arritjet më të mëdha ndërkombëtare. Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, në një rrëfim ekskluziv në emisionin “LIBERO” e cilësoi këtë si një mundësi të jashtëzakonshme për imazhin dhe zhvillimin e vendit.

    “…Është një imazh shumë i mirë i shtetit tonë. Kosova ka nevojë për një impakt të mirë. Përmes sportit ne mund të tregojmë se Kosova di të organizojë dhe jo vetëm të marrë pjesë në gara. Lojërat Mesdhetare në Kosovë duhet të bëhen në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne jemi të përkushtuar që ta bëjmë sa më mirë që mundemi – që të jemi shembull për të tjerët. Unë besoj se mund t’ia dalim sepse Kosova di të organizojë…”, theksoi Krasniqi.

    Sipas tij, organizimi i këtij eventi madhor sportiv nuk është vetëm çështje prestigji, por një projekt strategjik me ndikim afatgjatë për vendin. Ai përmendi se një ndër arsyet kryesore pse Kosova ka punuar për ta fituar të drejtën e organizimit është dimensioni zhvillimor dhe investimet kapitale që do të mbeten trashëgimi për dekada.

    “…Arsyeja pse jemi munduar dhe i kemi marrë këto lojëra në Kosovë, është pikërisht për investime kapitale që mbesin trashëgimi e sportistëve të rinj, e gjeneratave të reja ndoshta 30–50 vitet e ardhshme. Me ndërtimin e palestrave që janë të parapara për Lojërat Mesdhetare do të jetë një investim shumë i mirë dhe afatgjatë për rininë tonë…”, potencoi ai.

    I pyetur nëse ekziston rreziku që organizimi i një ngjarjeje kaq të madhe të paraqesë sfida të papërballueshme, ai u shpreh optimist: “Jemi në fazë që po punohet mjaft mirë…”!

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Ismet Krasniqit, klikoni linkun e mëposhtëm:

  • Kamioni i kompanisë kosovare kapet me 1.5 milionë euro drogë e ari në kufirin bullgar

    Kamioni i kompanisë kosovare kapet me 1.5 milionë euro drogë e ari në kufirin bullgar

    Kokainë dhe ar me vlerë mbi 1,430,000 euro u sekuestruan nga oficerët doganorë në Kapitan Andreevo të Bullgarisë.

    Ngarkesa e paligjshme ishte në kabinën e një kamioni dhe u zbulua me ndihmën e një qeni doganor të trajnuar posaçërisht për zbulimin e drogës.

    Drejtoria e Trafikimit të Drogës është gjithashtu e përfshirë në hetim, dhe përveç shoferit të kamionit, dy persona të tjerë janë ndaluar dhe akuzohen për bashkëpunim në trafikimin e drogës.

    Kamioni po transportonte lule nga Holanda në Turqi dhe drejtohej nga një shtetas turk.

    “Pas kontrollit me rreze X, u shënuan zonat e dyshimta. Qeni doganor Krum mori pjesë në inspektim. Gjatë vetë inspektimit, në kabinën e kamionit u gjetën 10 pako me një substancë të ngurtë pluhur që reagonte ndaj kokainës. Një oficer doganor kreu një ekzaminim personal të shoferit, duke gjetur 3 pako me metal të verdhë – ar me një peshë totale mbi 5 kg në xhepat e xhaketës së tij”, tha Stanislav Vassilev, kreu i njësisë operative të Departamentit të Policisë Kapitan Andreevo.

  • Ujësjellësi ‘Prishtina’ me aksion për shkyçje nga rrjeti të bizneseve që kanë borxhe mbi 500 euro

    Ujësjellësi ‘Prishtina’ me aksion për shkyçje nga rrjeti të bizneseve që kanë borxhe mbi 500 euro

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot ka filluar dhe është duke u zhvilluar aksioni për shkyçjen e bizneseve që kanë obligime të papaguara mbi 500€.

    “Ftohen të gjitha bizneset që urgjentisht të kryejnë pagesat e faturave për të shmangur ndërprerjen e shërbimit dhe masat e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

    Dëmtimi apo heqja e pllombave zyrtare përbën vepër penale dhe do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.

  • “Mbylle gojën”, Bebe Rexha doli për t’i përshëndetur njerëzit në ballkon, por mori një përgjigje brutale nga fqinjët në Londër

    “Mbylle gojën”, Bebe Rexha doli për t’i përshëndetur njerëzit në ballkon, por mori një përgjigje brutale nga fqinjët në Londër

    Një superyll i muzikës pop u “zbrit me këmbë në tokë” pas mbërritjes në Londër, kur vendosi të përshëndeste qytetin nga ballkoni i apartamentit të saj.

    Pavarësisht famës së saj botërore, banorët e kryeqytetit britanik nuk u treguan aspak të rezervuar, duke i bërtitur “shut up” (mbylle gojën) teksa ajo po filmonte veten duke thirrur me zë të lartë: “Hello London!” (Përshëndetje Londër!).

    Bebe Rexha, 36 vjeçe, e veshur me një bluzë të zezë, po regjistronte pamjen nga hapësira e saj e jashtme. Në fillim të videos ajo u shpreh me entuziazëm, në mënyrë melodike: “Back in London town!” (U kthyem në Londër!).

    Më pas vazhdoi duke përsëritur: “We’re back in London town”, ndërsa kamera e saj lëvizte mbi horizontin e qytetit, shkruan The Sun.

    Teksa filmonte rrezet e diellit dimëror që binin mbi ndërtesat përreth, këngëtarja e lindur në Brooklyn shpërtheu me zë të lartë: “Hello London!”

    Megjithatë, ndonëse ajo dukej tejet e lumtur për rikthimin, duket se jo të gjithë e ndanë të njëjtin entuziazëm.

    Nga një ndërtesë e lartë aty pranë u dëgjua zëri i një burri që i bërtiti: “Shut up!”

    Momenti ndodhi pikërisht kur kamera u fokusua në fytyrën e saj, duke treguar këngëtaren e hitit “I’m A Mess” teksa mbulonte gojën e habitur. Më pas ajo bërtiti dhe u tërhoq me nxitim brenda apartamentit.

    Në përshkrimin e videos, autorja e hitit “Meant To Be” ironizoi situatën duke shkruar: “Feeling the love in London” (Po e ndjej dashurinë në Londër).

    Këngëtarja Rita Ora reagoi me humor duke komentuar: “Not shut up lol I’m dead” (Jo ‘shut up’, po vdes nga e qeshura).

    Pas publikimit në profilin e saj në Instagram, reagimet e fansave nuk munguan. Njëri shkroi: “Këndoje nga ballkoni, zemër!”, ndërsa një tjetër komentoi: “LONDON HAS ENTERED THE CHAT” (Londra hyri në bisedë). Një tjetër reagim ishte: “Po vdes nga e qeshura!”, ndërsa një fanse e siguroi: “Të premtoj që jo të gjithë britanikët janë kështu, Bebe.”

    Vizita e saj në Londër vjen vetëm një muaj pasi Bebe, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, u largua nga shtëpia e saj diskografike pas një bashkëpunimi dhjetëvjeçar.

    Ajo është larguar nga Warner Records pas disa përplasjeve. Këngëtarja, e cila në vitin 2022 arriti vendin e parë në top listat e Mbretërisë së Bashkuar me David Guetta me hitin “I’m Good (Blue)”, kishte nënshkruar kontratë me Warner në vitin 2013 dhe publikoi tre albume me ta, por marrëdhëniet mes palëve ishin tensionuar vitet e fundit.

    Një burim nga industria muzikore u shpreh: “Bebe Rexha është ndjerë e zhgënjyer me mënyrën si po ecte karriera e saj. Kur marrëdhënia me Warner arriti në një pikë pa kthim dhe u sugjerua që ishte më mirë të ndaheshin, ajo vendosi të mos e kundërshtonte”.

    Sipas të njëjtit burim, ajo u ka thënë miqve se dëshiron një fillim të ri dhe nuk e ndiente se mund ta realizonte këtë aty.

    Ndërkohë, procedurat janë përmbyllur zyrtarisht, emri i saj është hequr nga faqja e Warner Records dhe palët nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.

    Së fundmi, Bebe ka angazhuar edhe një ekip të ri menaxhimi për të drejtuar fazën e ardhshme të karrierës së saj.

    Në Mbretërinë e Bashkuar, albumi i saj debutues i vitit 2018, “Expectations”, është i vetmi që ka hyrë në klasifikime, duke arritur në vendin e 33-të.

    Megjithatë, ajo ka pasur sukses të madh me bashkëpunime të ndryshme, përfshirë hitin “Meant To Be” me Florida Georgia Line, i cili ka shitur mbi 10 milionë kopje në ShBA dhe mban rekordin si kënga country më e dëgjuar ndonjëherë në Spotify.

    Ndërsa këngët e saj më të fundit në Britani nuk arritën të përsërisnin të njëjtin sukses. Në vitin 2023, “One In A Million” me David Guetta arriti në vendin e 79-të, ndërsa bashkëpunimi me DJ britanik Nathan Dawe, “Heart Still Beating”, u rendit në vendin e 74-të.