ATV

Blog

  • Haradinaj për Kurtin: Me tym ka hi, me tym duhet me qit

    Haradinaj për Kurtin: Me tym ka hi, me tym duhet me qit

    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti, sipas tij ka hyrë me dhunë në pushtet dhe në të njëjtën mënyrë do të largohet.

    Në Klan Kosova, Haradinaj tha se Kurti, sipas tij, ka ardhur në pushtet përmes tensioneve.

    “Ai që ka hyrë me dhunë nuk del kurrë pa dhunë, ( Albin Kurti). Ka fitu tu kall në parlament, ka fitu tu u shpall viktima…tu e bo tjetrin. Ka bo tu u thirr me Astrit Deharin. Tash o rruga me tym o hi, me tym duhet me qit”, tha Haradinaj gjatë emisionit.

  • Rusia dhe Ukraina do të shkëmbejnë 500 të burgosur lufte gjatë dy ditëve të ardhshme

    Rusia dhe Ukraina do të shkëmbejnë 500 të burgosur lufte gjatë dy ditëve të ardhshme

    Rusia dhe Ukraina shkëmbyen 200 të burgosur lufte nga secila palë të enjten dhe do të shkëmbejnë nga 300 të tjerë secila të premten, tha Ministria e Jashtme ruse.

    Të dyja palët kanë shkëmbyer periodikisht të burgosur lufte dhe trupa të kthyer të ushtarëve të vdekur – së fundmi javën e kaluar – pavarësisht mungesës së përparimit drejt një marrëveshjeje paqeje për t’i dhënë fund luftës së tyre katërvjeçare.

  • Goditet perla e Teheranit e mbrojtur nga UNESCO-ja

    Goditet perla e Teheranit e mbrojtur nga UNESCO-ja

    Pallati Golestan, një nga toponimet kulturore të Teheranit nën mbrojtje të UNESCO-s, është dëmtuar rëndë në sulmet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara ndaj kryeqytetit të Iranit. Dritaret, dyert dhe pasqyrat janë dëmtuar nga shpërthimet pranë sheshit Arag në qendrën kulturore-historike të Teheranit, ka njoftuar agjencia e lajmeve ISNA.

    Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka bërë të ditur se ua ka dërguar të gjitha palëve koordinatat gjeografike të lokaliteteve në Listën e Trashëgimisë Botërore dhe atyre me rëndësi kombëtare, në mënyrë që të shmanget çdo dëmtim i mundshëm.

    Golestani, ose “Pallati i kopshtit të trëndafilave”, është një nga komplekset mbretërore më të vjetra në Teheran dhe njihet edhe për sallën e pasqyrave.

    Autoritetet iraniane kanë njoftuar se një pjesë e artefakteve ishte zhvendosur më herët në një thesar për ruajtje. Pallati Golestan ka një hyrje monumentale dhe ka disa sallone të përdorura tani si muze, si sallën e pasqyrave, sallën e diamanteve dhe dhomën e fildishtë. Në dhomën e fronit, i quajtur Talar-e Salam, është froni i famshëm i Palluhit i cili, më 1739, u soll nga India nga Nader Shah si plaçkë lufte.
    SHBA-ja dhe Izraeli më 28 shkurt sulmuan Iranin, duke vrarë udhëheqësin suprem ajatollahun Ali Khamenei, ndërsa Donald Trump më parë kishte akuzuar autoritetet në Teheran se po zhvillonin një program të rrezikshëm bërthamor, gjë që Irani e ka mohuar vazhdimisht.

    Irani u kundërpërgjigj me sulme ndaj vendeve të Gjirit Persik, ku ndodhen baza ushtarake amerikane.

  • CIA publikon dokumentin: Ish Presidenti i Maqedonisë refuzoi 100 milionë $, për të mos ndryshuar emrin e Maqedonisë

    CIA publikon dokumentin: Ish Presidenti i Maqedonisë refuzoi 100 milionë $, për të mos ndryshuar emrin e Maqedonisë

    Në vitin 1992, Greqia i ofroi presidentit të atëhershëm të Maqedonisë Kiro Gligorov 100 milionë dollarë ndihmë ekonomie, në këmbim të ndryshimit të emrit të vendit, por ai e refuzoi propozimin, sipas një dokumenti të deklasifikuar së fundmi të CIA-s.

    “(…) pavarësisht nevojës së madhe ekonomike të Maqedonisë, Gligorov refuzoi një ofertë private nga zyrtarët grekë prej 100 milionë dollarësh ndihmë financiare me kusht që emri të ndryshohej”, thuhet në dokument, i cili daton më 6 nëntor 1992 dhe u botua në faqet e bibliotekës dixhitale të dokumenteve të deklasifikuara të CIA-s në janar të këtij viti.

    Në raport thuhet se ish-presidenti i Maqedonisë, Kiro Gligorov, ishte i njohur si një lider i mençur dhe reformator, që ka luajtur një rol kyç në stabilizimin e vendit gjatë periudhës pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1991. Raporti i CIA-s e përshkruan Gligorovin si një “dhelpër të vjetër të mençur” për shkak të aftësisë së tij strategjike dhe kontrollit të detajeve.

    Dokumenti thotë se Gligorov i konsideronte presidentët serb dhe kroat, Slobodan Millosheviq dhe Franjo Tuxhman, përgjegjës për krizën në Jugosllavi. Thuhet se Gligorovi i hodhi poshtë ofertat e Millosheviqit për të formuar “një aleancë me mbetjen e shtetit jugosllav të dominuar nga serbët”, por u tërhoq nga plani i kryeministrit Milan Paniç për një bashkim ekonomik ballkanik (i cili, sipas Gligorovit, duhet të kishte përfshirë Greqinë dhe Turqinë).

    Raporti thotë se në politikën e brendshme, Gligorov është përpjekur të balancojë tensionet etnike, veçanërisht mes shumicës maqedonase dhe asaj shqiptare.

  • Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati

    Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati

    E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, është duke zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Burime të Televizioni Tëvë1 bëjnë të ditur se takimi është duke u zhvilluar aktualisht. Megjithatë, ende nuk dihet se për çfarë po diskutohet në këtë takim.

    Ky zhvillim vjen në një moment politik të ndjeshëm, pasi së fundmi është raportuar se Osmani nuk është propozuar si kandidate për presidente në zhvillimet e fundit politike.

    Ndërkohë, nga Presidenca është bërë e ditur se presidentja Osmani pritet të mbajë sot edhe një konferencë për media.

    Nga ky institucion kanë njoftuar se konferenca pritet të mbahet gjatë pasdites, ndërsa orari i saktë ende nuk është bërë i ditur.

    “Pritet të ketë, mbase, pasdite. Ju njoftojmë”, kanë thënë nga Presidenca.

    Nuk dihet ende nëse konferenca për media do të lidhet me zhvillimet e fundit politike apo me takimin e zhvilluar me diplomaten amerikane.

  • Manchester United dhe Chelsea në garë për Karim Adeyemin

    Manchester United dhe Chelsea në garë për Karim Adeyemin

    Sulmuesi anësor Karim Adeyemi nuk e ka të qartë të ardhmen e tij tek klubi gjerman Borussia Dortmund.

    Ofertat për shërbimet e Adeyemit po shtohen,dhe se reprezentuesi gjerman sezonin e ardhshëm ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me verdhëezijët.

    Përndryshe dy gjigantët anglezë Manchester United dhe Chelsea kanë hyrë në garë për shërbimet e anësorit të Dortmund-it,ku ekipi i trajnerit Michael Carrick e sheh si një përforcim të duhur për repartin e sulmit teksa në anën tjetër londinezët po synojnë ta transferojnë gjermanin dhe e shohin si pjesë të projektit të Chelsea-it për sezonin e ardhshëm.

    Kujtojmë që Karim Adeyemi ka realizuar 8 gola e bëri 5 asistime në të gjitha garat këtë sezon për Borussia Dortmund.

  • Adixhiku: Kurti bënte plane për fajësim të opozitës derisa ishte në tavolinë me ne, s’shoh arsye për t’u takuar më

    Adixhiku: Kurti bënte plane për fajësim të opozitës derisa ishte në tavolinë me ne, s’shoh arsye për t’u takuar më

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë sot se s’do të ketë më takime me Albin Kurtin për çështjen e presidentit, meqë procesi është kompromentuar.

    Abdixhiku ka thënë se të mërkurën u mor vesh se derisa Kurti ka qenë duke biseduar me opozitën, në anën tjetër ka bërë skenarë për të fajësuar opozitën, duke i thënë presidentes Osmani që të futet në garë sa për të bërë kuorumin për Glauk Konjufcën.

    “Procesi është kompromentuar tani. Mbrëmë kuptova nga deklarimet e Presidencës se deri sa ne kemi qenë në biseda, ata kanë shkuar kanë kërkuar fajësime për opozitën. Në një anë je në tavolinë me dikë, në anën tjetër bën skenar të fajësimit. Ky është kompromentim i rëndë i procesit, prandaj s’shoh arsye të kemi takime të tjera për këtë çështje”, ka thënë Abdixhiku të enjten.

    Aktualisht, i vetmi kandidat zyrtarisht i propozuar për president është Glauk Konjufca nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

  • Ekstradohet nga Britania drejt Shqipërisë, anëtari i grupit të Laert Haxhiut

    Ekstradohet nga Britania drejt Shqipërisë, anëtari i grupit të Laert Haxhiut

    Lorenc Lala, i njohur edhe si Kristian Lala dhe Ilir Lamberti, 49 vjeç, lindur në Lushnje, është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë.

    Lala ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, me vendim Nr. 691, datë 01.10.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale: “Vrasje për gjakmarrje”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

    Lala dyshohet se ka bashkëpunuar me Laert Haxhiun, Artan Tafanin, Lulzim Spahijan, Enriko Xhahysan dhe Bledar Berberin për të kryer vrasjen e Albi Bashaliut, më 27 dhjetor 2021 në Gjocaj, Peqin. Ai dyshohet se ka siguruar armët dhe mjetet e transportit për grupin kriminal, si dhe largimin nga vendi i ngjarjes.

  • Arsim Bajrami ka hequr dorë nga vetofrimi si kandidat për President

    Arsim Bajrami ka hequr dorë nga vetofrimi si kandidat për President

    Ish ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, dje ka tërhequr kandidaturën e tij për President të vendit.

    Ai tha se drejt këtij vendimi e shtyri mospërkrahja nga partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, për konceptin e një kandidati konsensual,

    Bajrami ka thënë se vetofrimi i tij kishte për qëllim “ekskluzivisht kontributin në tejkalimin e krizës së thellë politike dhe institucionale, në të cilën, sipas tij, vendi po hyn në vitin e dytë”.

    Sipas tij, përvoja me “mbi tri dekada në proceset shtetndërtuese do të vihej në funksion të unitetit politik dhe qytetar, si dhe të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve të Kosovës”.

    Bajrami nënvizoi se angazhimi i tij nuk “kishte motive personale apo karriere, por ishte shprehje e përgjegjësisë qytetare dhe gatishmërisë për t’i shërbyer vendit në një moment të ndjeshëm për demokracinë dhe stabilitetin institucional”.

    Ai i uroi sukses cilitdo president apo presidente që do të zgjidhet, duke shprehur “gatishmërinë që në kapacitetin e tij akademik dhe profesional, të kontribuojë në proceset shtetformuese dhe në forcimin e institucioneve demokratike”.

    Në fund ai ka falënderuar ata që i dërguan mesazhe mbështetëse pasi e lajmëroi vetofrimin e tij.

  • OVL-UÇK thonë se nuk u ftuan në seancën solemne të Kuvendit: E papranueshme dhe fyese

    OVL-UÇK thonë se nuk u ftuan në seancën solemne të Kuvendit: E papranueshme dhe fyese

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pasi, siç thonë ata, nuk janë ftuar në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, që u mbajt në nderim të Epopesë së UÇK-së.

    Në reagim e tyre në Facebook, thuhet se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe thellësisht fyes për luftëtarët dhe familjet e tyre.

    “Është e papranueshme dhe thellësisht fyese që në një seancë solemne të Kuvendi i Republikës së Kosovës kushtuar Epopesë së UÇK-së, të mos ftohen fare përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta. Pikërisht ata burra e gra që me pushkë në dorë ngritën dhe mbrojtën idealin e lirisë, ata që sakrifikuan gjithçka për këtë shtet, sot u lanë jashtë një ceremonie që i kushtohet historisë dhe sakrificës së tyre. Kjo nuk është vetëm një neglizhencë institucionale, por një shpërfillje e drejtpërdrejtë ndaj luftëtarëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe gjithë atyre që bartën mbi supe barrën e luftës për liri”, thuhet në reagim.

    Sipas OVL-UÇK-së, është paradoksale që të flitet për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës brenda sallës së Kuvendit, ndërsa jashtë saj të lihen pikërisht njerëzit që e krijuan atë histori me gjakun dhe sakrificën e tyre.

    “Është paradoksale që të flitet për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës brenda sallës së Kuvendit, ndërsa jashtë saj të lihen pikërisht njerëzit që e krijuan atë histori me gjakun dhe sakrificën e tyre. Kategoritë e dala nga lufta nuk kërkojnë privilegje, por respektin institucional që u takon. Historia e luftës çlirimtare nuk mund të kujtohet duke përjashtuar ata që e bënë atë histori”, shkruhet nga OVL-UÇK.