ATV

Blog

  • VV propozoi Konjufcën, Abdixhiku: Presidenti duhet të jetë figurë konsensuale, jo kandidat me librezë partiake

    VV propozoi Konjufcën, Abdixhiku: Presidenti duhet të jetë figurë konsensuale, jo kandidat me librezë partiake

    Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka folur lidhur me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që Glauk Konjufca të jetë kandidat për president të vendit.

    Abdixhiku tha se procesi për zgjedhjen e presidentit nuk ka qenë i dakorduar në këtë formë dhe se LDK-ja ka kërkuar një kandidat konsensual, e jo një figurë partiake.

    “Ky nuk është proces me të cilin jemi marrë vesh. Kemi thënë që nuk duhet të ketë imponime dhe nuk duhet të ketë kandidatë me librezë partiake. Është thënë që duhet të ketë kandidat konsensual, por kjo nuk duket si konsensus. Gara nuk jep zgjidhje, por vetëm zgjedhje. Presidenti nuk është çështje e një gare partiake dhe as çështje e 61 votave, por e unitetit nacional brenda Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku për Klan Kosova.

    Sa i përket mundësisë së mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit sot, Abdixhiku tha se LDK-ja nuk ka marrë asnjë ftesë.

    “Ne nuk kemi marrë ftesë për seancë dhe përderisa nuk kemi marrë ftesë, nuk mund të supozojmë nëse do të ketë apo jo një të tillë”, tha mes tjerash ai.

  • Oklahoma City Thunder dhe Los Angeles Lakers shënojnë fitore-Boston Celtics pëson humbje në shtëpi

    Oklahoma City Thunder dhe Los Angeles Lakers shënojnë fitore-Boston Celtics pëson humbje në shtëpi

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Kampioni aktual Oklahoma City shënoi fitore përballë Neë York Knicks,dhe atë me 3 pikë epërsi 103:110.

    Chet Holmgren me 28 pikë e 8 kërcime si dhe Shai Gilgeous Alexander me 26 pikë e 8 asistime ishin më efikasët për Thunder,teksa Karl-Anthony Toëns me 17 pikë e 17 asistime dhe Jalen Brunson me 16 pikë e 15 kërcime ishin më të mirët tek Knicks.

    Në anën tjetër Los Angeles Clippers mundi Indiana Pacers me rezultat 130:107.

    Kaëhi Leonard me 29 pikë e 8 kërcime ishte më efikasi tek Clippers,teksa kontribut dha dhe Bennedict Mathurin me 23 pikë e 8 kërcime.

    Tek Pacers Pascal Siakam me 29 pikë të shënuara,por këto ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Ndërkohë Boston Celtics u mposhtë në shtëpi nga Chorlotte Hornets me rezultat 89:118.

    29 pikët e Derrick Ëhite nuk ishin të mjaftueshme që Boston të shënoj fitore,njëjtë sikurse edhe 20 pikët e Jaylen Broën dhe 11 kërcimet e bëra.

    Tek Hornets më të mirët ishin Kon Knueppel me 20 pikë,si dhe LaMello Ball dhe Brandon Miller që realizuan 18 pikë secili.

  • Lirohet për qarkullim magjistralja Pejë – Prishtinë

    Lirohet për qarkullim magjistralja Pejë – Prishtinë

    Pas punimeve në urën e Dollcit njjë ditëshe, magjistralja Pejë – Prishtinë është liruar për qarkullim.

    Kjo rrugë është bllokuar paraditen e së mërkurës.

    Ministria e Infrastrukturës pati kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për shqetësimet e mundshme gjatë kësaj periudhe.

  • Presidentja Osmani parakalon para ushtarëve të FSK-së

    Presidentja Osmani parakalon para ushtarëve të FSK-së

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka parakaluar para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Aty pas pak do bëhet rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”.

    Në ceremoni janë të pranishëm po ashtu kryetarë komunash, përfaqësues diplomatikë, ministra dhe deputetë.

    Gjithashtu, pjesë e aktivitetit janë edhe familjet e dëshmorëve, përfshirë familjen e Adem Jashari.

  • Gjashtë persona të plagosur nga mbetjet e një droni që ra në Abu Dhabi

    Gjashtë persona të plagosur nga mbetjet e një droni që ra në Abu Dhabi

    Mbetjet e një droni të rrëzuar plagosën gjashtë persona në Abu Dhabi të enjten. Kështu u tha nga zyra e medias e Emirateve të Bashkuara Arabe.

    “Autoritetet në Emiratin e Abu Dhabit iu përgjigjën një incidenti që përfshinte rënien e pjesëve të një droni në dy vende në zonën ICAD 2, pasi forcat e mbrojtjes ajrore e kapën me sukses dronin. Incidenti rezultoi në gjashtë lëndime të lehta deri të moderuara të shtetasve të Pakistanit dhe Nepalit”, tha zyra e medias e Abu Dhabit në një deklaratë.

  • Fisnik Asllani po monitorohet nga Barcelona për sezonin e ardhshëm

    Fisnik Asllani po monitorohet nga Barcelona për sezonin e ardhshëm

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Fisnik Asllani gjithnjë e më shumë po pëlqehet nga gjigantët e njohur evropianë.

    Asllani ka shprehur interesim që të largohet nga Hoffenheimi në fund të sezonit,dhe një ndër ta është edhe gjiganti katalunas Barcelona e cila po monitoron situatën e Asllanit.

    Përndryshe gazeta katalunase Sport bën të ditur se Barca është në avantazh për të siguruar shërbimet e 23 vjeçarit,ndërkohë që klubi gjerman po kërkon rreth 30 milionë euro e cila është e mjaftueshme për Barcelonën e cila po kërkon një pasardhës për Robert Leëandovskin.

    Kujtojmë që Fisnik Asllani po kërkohet edhe nga klube të tjera në Evropë si: Chelsea, Tottenham Hotspur,Aston Villa dhe Bayern Munich.

  • Shefi i NATO-s: Irani është afër të bëhet kërcënim për Evropën

    Shefi i NATO-s: Irani është afër të bëhet kërcënim për Evropën

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Irani është “afër” të shndërrohet në një kërcënim për Evropën.

    Në deklaratat e tij, Rutte theksoi rëndësinë që Irani të mos ketë mundësi të përbëjë rrezik për sigurinë e vendeve evropiane. Ai gjithashtu shprehu mbështetje për veprimet e presidentit amerikan Donald Trump për shkatërrimin e aftësive bërthamore dhe raketore të Teheranit.

    Sipas shefit të NATO-s, është thelbësore që komuniteti ndërkombëtar të sigurojë që Irani të mos zhvillojë kapacitete që mund të kërcënojnë rajonin dhe Evropën në të ardhmen.

  • Fillon monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë

    Fillon monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë

    Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës ka njoftuar se ka filluar monitorimin e tregut të karburanteve në Kosovë, duke përfshirë tregtimin me shumicë dhe pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e naftës dhe benzinës në pikat e shitjes.

    Në njoftimi, thuhet se të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtari në tregtimin e karburanteve janë aktualisht nën monitorim.

    Sipas tyre, përmes këtij procesi synohet të sigurohet mbrojtje nga marrëveshjet e ndaluara, abuzimi me pozitën dominuese dhe praktikat e bashkërenduara ndërmjet ndërmarrjeve që operojnë në këtë treg.

    “Rikujtojmë se çdo marrëveshje, bashkërendim apo veprim i njëanshëm ndërmjet bizneseve, që ka për qëllim ose efekt rritjen artificiale të çmimeve, ndarjen e tregut apo kufizimin e konkurrencës, përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe është subjekt i sanksioneve ligjore”, thuhet në njoftimin në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

    Autoriteti thekson se në praktikë çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare përditësohen vazhdimisht, duke reflektuar faktorë të ndryshëm si oferta dhe kërkesa, kostot e përpunimit dhe zhvillimet ekonomike e gjeopolitike. Për këtë arsye, pritet që edhe luhatjet e çmimeve në tregun vendor të reflektojnë ndryshimet në tregjet ndërkombëtare, duke u bazuar në parimet e transparencës dhe funksionimit të rregullt të tregut.

    Autoriteti u bën thirrje bizneseve që:

    të veprojnë në përputhje me parimet e konkurrencës së lirë dhe të ndershme;
    të shmangin çdo formë të bashkërendimit të çmimeve me operatorë të tjerë;
    të tregojnë përgjegjësi sociale ndaj qytetarëve dhe konsumatorëve, veçanërisht në këtë periudhë të zhvillimeve ekonomike dhe gjeopolitike.
    “Autoriteti i Konkurrencës thekson se ky proces monitorimi po zhvillohet në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me MINT-in, ATK-në, Doganën dhe mekanizmat e tjerë përgjegjës për zbatimin e ligjit, me qëllim të sigurimit të respektimit të plotë të legjislacionit në fuqi, si dhe të vendimeve dhe rregulloreve të përcaktuara nga institucionet relevante në Republikën e Kosovës”.

  • Presidentja Osmani pritet të mbajë konferencë pasdite

    Presidentja Osmani pritet të mbajë konferencë pasdite

    Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka sinjalizuar se ajo mund të mbajë një konferencë për media më vonë gjatë ditës.

    “Pritet të ketë, mbase, pasdite. Ju njoftojmë”, ka thënë shkurt Kupina për mediat.

    Kjo pasi, Kurti përfundimisht nuk e nominoi Osmanin për Presidente të vendit.

  • Çitaku: S’mund të propozojmë një emër vetëm për t’i siguruar kuorumin Kurtit

    Çitaku: S’mund të propozojmë një emër vetëm për t’i siguruar kuorumin Kurtit

    Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova nuk është një lodër fëmijësh, e ku e bëri të qartë se ata bënë punën e tyre sa i përket çështjes së presidentit/es, dhe se nuk mund ta propozojnë një kandidat vetëm e vetëm që t’ia sigurojnë kryeministrit Albin Kurtit kuorumin.

    “Ky Parlament dhe Kosova nuk është lodër fëmijësh. Është ndërtuar me gjak, me mund, me sakrificë. Dhe ne, si Partia Demokratike e Kosovës, kemi bërë pjesën tonë të punës. Jemi përgjigjur pozitivisht kërkesave për takim, jemi munduar që të ofrojmë zgjidhje. Mirëpo, çfarë është kërkuar nga ne është nënshtrim ndaj vullnetit politik të zotit Kurti. Zoti Kurti ka fituar 50% të votave dhe për atë arsye qeveris i vetëm dhe udhëheq kuvendin. Mirëpo, Presidenti i Republikës duhet të jetë një grua apo burrë që përfaqëson unitetin qytetar dhe, mbi të gjitha, i cili apo e cila do të ishte garantues i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ne nuk mund të propozojmë një emër vetëm sa për të marrë pjesë dhe sa për t’i ofruar dhe siguruar kuorumin zotit Albin Kurti. Ne kemi qenë të qartë, ne kërkojmë që Presidenti i ardhshëm të jetë produkt i një procesi politik, i dialogut dhe marrëveshjeve”, tha ajo.

    E pyetur nëse do të qëndrojnë në sallë, në rastin nëse vec krijohet mundësia për të mbajtë seancën për të votuar presidentin/en, ajo tha se këtë e kanë bërë të qartë, duke nënvizuar se Kosova ka nevojë për stabilitet, e që kjo është në dorën e Kurtit.

    “Jo, jo, e kemi bërë të qartë, besoj tash e shumë kohë. Kosova ka nevojë për institucione, Kosova ka nevojë për stabilitet dhe është në dorën e zotit Kurti që të reflektojë. Imagjinojeni tash e sa muaj ne vijmë këtu, flasim për poste, për emra të përveçëm, kush do të jetë kryetar, kush do të jetë president. E në fakt ne do të duhej të ishim këtu për të shkarkuar bordin e ZRRE-së, do të duhej të ishim këtu për të folur për brengat dhe hallet e qytetarëve të Kosovës, e jo për egot e pushtetarëve”, tha ajo.