ATV

Blog

  • Llapi arrin në gjysmëfinale të kupës së Kosovës-Eliminon Malishevën pas penalltive

    Llapi arrin në gjysmëfinale të kupës së Kosovës-Eliminon Malishevën pas penalltive

    Skuadra e Llapit ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës,duke eliminuar ekipin e Malishevës pas ekzekutimit të penalltive pasi koha e rregullt përfundoi 2:2.

    Mysafirët e nisën mjaft mirë ndeshjen të cilëtë kaluan në epërsi përmes Mevlan Zekës në minutën e 4-të,dhe me këtë rezultat të dyja skuadrat shkuan në pushim.

    Në pjesën e dytë Llapi u hodh në kërkim të golit të barazimit,dhe këtë e arriti Besar Musolli në minutën e 49-të që shënoi për 1:1 dhe të dyja ekipet shkuan dy herë nga 15 minuta.

    Në vazhdime u shënuan dy gola ku së pari Mevlan Zeka riktheu epërsinë e Malishevës në minutën e 107-të,dhe kur u mendua që ekipi mysafir siguroi gjysmëfinalen në skenë doli Fuad Ajvazi që barazoi në 2:2 dhe ndeshja shkoi në ekzekutimin e penalltive dhe më të saktë ishin futbollistët vendas të cilët në fund festuan kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

  • Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete – policia nis hetimet

    Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete – policia nis hetimet

    Një rast i vdekjes së dyshimtë është regjistruar sot në veri të vendit, ku një person është gjetur pa shenja jete në një fshat të Zveçanit.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar gjatë ditës së sotme, pasi autoritetet janë informuar nga stafi mjekësor për një person që dyshohej se kishte ndërruar jetë.

    “Në lidhje me këtë informatë, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, ndërsa nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës në vendngjarje. Viktima është identifikuar si D.M (1962).”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

  • Chelsea përgatit ofertë mbi 50 milionë euro për Vitor Roque

    Chelsea përgatit ofertë mbi 50 milionë euro për Vitor Roque

    Klubi anglez Chelsea FC po planifikon një transferim të madh gjatë afatit kalimtar të verës për sulmuesin e Palmeiras, Vitor Roque. Sipas raportimeve nga Bolavip, “Blutë” po përgatisin një ofertë që mund të kalojë 50 milionë euro për të testuar vendosmërinë e klubit brazilian.

    Chelsea e ka ndjekur prej kohësh 21-vjeçarin dhe pritet të avancojë negociatat në mesin e vitit, nëse sulmuesi vazhdon formën e tij mbresëlënëse nën drejtimin e trajnerit Abel Ferreira.

    Palmeiras e konsideron Roque si një nga lojtarët kyç të projektit të klubit dhe aktualisht kërkon më shumë se 50 milionë euro, shifër që ishte përmendur edhe vitin e kaluar. Kontrata e lojtarit me klubin brazilian është e vlefshme deri në dhjetor të vitit 2029, gjë që rrit ndjeshëm vlerën e tij në treg.

    Që nga transferimi te Palmeiras në mars të vitit 2025, Roque ka qenë në formë të shkëlqyer. Ai ka realizuar 25 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 68 paraqitje në të gjitha garat.

    Edhe këtë sezon ai ka nisur fuqishëm, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e para të ligës. Shpejtësia, presioni ndaj mbrojtjes kundërshtare dhe aftësia për të finalizuar aksionet e bëjnë atë një profil që përputhet me strategjinë e rekrutimit të lojtarëve të rinj nga Chelsea.

    Bisedimet mes klubeve kishin ngecur vitin e kaluar. Ndërkohë, interes për sulmuesin kishin shfaqur edhe Manchester United dhe Tottenham Hotspur gjatë afatit të janarit, por aktualisht Chelsea mbetet klubi më i lidhur me një transferim të mundshëm në verë.

    Palmeiras nuk ka nxitim për ta shitur lojtarin dhe shpreson që paraqitjet e tij në garat e mëdha do të rrisin edhe më shumë vlerën e tij në treg.

  • Kërkohet paraburgim për Mossin dhe dy tjerët për sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli

    Kërkohet paraburgim për Mossin dhe dy tjerët për sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë për reperin Mossi dhe dy të dyshuarit e tjerë për sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.

    “Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesën në gjykatën kompetente për të tre personat”, ka thënë ajo.

    Tre të dyshuarit ndërkohë gjenden në ndalim nga e mërkura.

    Sipas Prokurorisë, artisti nga Prishtina dyshohet për tri vepra penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Kanosje” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

    “Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokurori i shtetit në koordinim të ngushtë Policinë e Kosovës pas hetimeve intensive kanë ndaluar tre (3) persona, një prej tyre është edhe reperi Mossi për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas nenit 185 të KPRK-së, “Kanosje” sipas nenit 181 të KPRK-së, dhe veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” në bazë të nenit 269 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

  • Dogana ndalon produkte kozmetike të padeklaruara në kufirin e Vërmicës

    Dogana ndalon produkte kozmetike të padeklaruara në kufirin e Vërmicës

    Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave kozmetike të padeklaruara në pikën kufitare të Vërmicës.

    Gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në vend, zyrtarët doganorë zbuluan 610 produkte kozmetike dhe të kujdesit personal, përfshirë produkte për lëkurën, flokët, maska për fytyrë dhe parfume të markave të njohura.

    Drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, por pas kontrollit të detajuar u konstatua kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallrave.

    Autoritetet kanë ndërmarrë veprimet procedurale sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa Dogana u ka bërë thirrje qytetarëve që të deklarojnë çdo mall që tejkalon kufijtë e lejuar.

  • Irani paralajmëron se Evropa do të ‘paguajë çmimin’ nëse hesht ndaj luftës

    Irani paralajmëron se Evropa do të ‘paguajë çmimin’ nëse hesht ndaj luftës

    Irani ka kërcënuar vendet anëtare të BE-së për qëndrimin e tyre në konflikt.

    “Vendet në bllok do të paguanin çmimin, herët a vonë nëse do të heshtin për sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit”, ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë së jashtme Esmaeil Baqaei për transmetuesin spanjoll TVE, megjithëse nuk dha detaje.

    Ai gjithashtu përsëriti mohimet e mëparshme iraniane se një raketë balistike e rrëzuar nga mbrojtja ajrore e NATO-s që po shkonte drejt hapësirës ajrore turke nuk ishte lëshuar nga Irani.

    Ndryshe, shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha se Neni 5 nuk është në tryezë pasi mbrojtja ajrore e aleancës rrëzoi dje një raketë balistike mbi hapësirën ajrore të Turqisë.

    Rutte tha se incidenti ishte “serioz”, por “askush nuk po flet për Nenin 5”.

    Raportohet se Neni 5 thotë se nëse një aleat i NATO-s përballet me një sulm të armatosur, çdo anëtar tjetër i Aleancës do ta konsiderojë këtë si një sulm të armatosur kundër të gjithë anëtarëve dhe do të ndërmarrë veprimet që i konsideron të nevojshme për të ndihmuar aleatin e sulmuar.

  • Këshilltari i Kurtit: Vetëvendosje nuk ia ka borxh Vjosa Osmanit ta bëjë presidente

    Këshilltari i Kurtit: Vetëvendosje nuk ia ka borxh Vjosa Osmanit ta bëjë presidente

    Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me debatin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe rolin e Vjosa Osmani në këtë proces.

    Zulfaj ka theksuar se Osmani është zgjedhur në dy nga pozitat më të larta shtetërore falë votave të Lëvizja Vetëvendosje.

    “Vjosa është zgjedhur kryeparlamentare dhe presidente me votat e Lëvizjes Vetëvendosje. Dy nga tri pozitat më të larta në shtet, Kryeparlamentar dhe President, pozita që nderojnë çdo qytetar, Vjosa Osmani i ka marrë me ndihmën e Lëvizjes Vetëvendosje. Asnjë figurë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka mbajtur të dy pozitat, pavarësisht kontributit dhe atributeve të tyre”, ka shkruar ai.

    Sipas tij, Osmani nuk është anëtare e Vetëvendosjes dhe karrierën politike e ka ndërtuar fillimisht te Lidhja Demokratike e Kosovës.

    “Vjosa nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është ngritur si figurë politike përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Megjithatë, gjatë kohës sa ishte në LDK, ajo nuk arriti të marrë asnjë post të lartë shtetëror pa votat e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Zulfaj.

    Ai ka rikujtuar gjithashtu se në zgjedhjet e vitit 2019 Osmani ishte vendosur nga LDK si kandidate për kryeministre, por sipas tij nuk arriti të fitojë zgjedhjet.

    “Për herë të parë kur LDK e konsideroi për një pozitë më të lartë ishte në zgjedhjet e vitit 2019. Në kohën kur pritej që Albin Kurti të fitonte zgjedhjet, LDK e vendosi Vjosën si kundërkandidate për kryeministre dhe në listë ia dhanë numrin 81. Ajo i humbi ato zgjedhje, ndërsa kur filluan negociatat për koalicionin qeveritar, LDK e mënjanoi nga procesi”, ka shtuar ai.

    Zulfaj ka theksuar se në historinë e pasluftës së Kosovës nuk ka pasur rast që koalicioni qeverisës të zgjedhë një president nga opozita.

    “Në historinë e pasluftës së Kosovës nuk kemi pasur asnjë rast kur pozita, pra koalicioni qeverisës, ka zgjedhur një president nga opozita. Po ashtu duhet theksuar se në historinë e pasluftës së Kosovës nuk ka pasur kurrë rast kur një subjekt i vetëm fiton gjysmën e elektoratit, siç është rasti me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shkruar ai.

    Sipas tij, edhe në vitin 2021 koalicioni qeverisës kishte tri pozitat kryesore shtetërore.

    “Në vitin 2021 koalicioni Vetëvendosje–Guxo kishte edhe qeverinë, edhe kryeparlamentarin, edhe presidencën. Ky është koalicioni që e bëri Vjosën presidente”, ka theksuar Zulfaj.

    Ai ka shtuar se aktualisht i njëjti koalicion po propozon një kandidat tjetër për president.

    “Sot është i njëjti koalicion që, sikur më 2021, po propozon një kandidat tjetër për president nga radhët e veta. Kësaj here një kandidat që ka gëzuar konsensus si kryetar i Kuvendit dhe mbështetje të madhe popullore”, ka shkruar ai.

    Në reagimin e tij, Zulfaj ka thënë se Osmani është figurë e respektuar, por sipas tij Vetëvendosje nuk ka obligim ta mbështesë për një mandat tjetër.

    “Vjosa është figurë e nderuar, ish kryeparlamentare dhe presidente dhe e denjë për çdo pozitë, por Vetëvendosje nuk ia ka borxh Vjosës ta bëjë presidente”, ka deklaruar ai.

    Ai ka folur edhe për rolin e presidentit në sistemin politik të Kosovës, duke theksuar se fuqia kryesore vendimmarrëse i takon Kuvendit dhe shumicës parlamentare.

    “Republika jonë është demokraci kushtetuese parlamentare. Presidenti nuk ka fuqi ekzekutive, sepse fuqia ndodhet në Kuvend, te shumica parlamentare. Është shumica parlamentare ajo që miraton buxhetin dhe përcakton orientimin e politikave dhe zhvillimit të vendit”, ka shkruar Zulfaj.

  • F-35 izraelit rrëzon aeroplanin luftarak iranian mbi Teheran, publikohen pamjet e betejës

    F-35 izraelit rrëzon aeroplanin luftarak iranian mbi Teheran, publikohen pamjet e betejës

    Një aeroplan luftarak F-35I i Forcave Ajrore Izraelite rrëzoi një aeroplan luftarak iranian Yak-130 të prodhuar në Rusi mbi Teheran të mërkurën, tha IDF.

    Incidenti shënoi gjithashtu herën e parë në rreth 40 vjet që Forcat Ajrore Izraelite u angazhuan në luftime ajër-ajër me aeroplanë me pilot, transmeton Telegrafi.

    Herën e fundit që aeroplanët e forcave ajrore izraelite rrëzuan një aeroplan armik me pilot ishte më 24 nëntor 1985, mbi Liban. Në atë incident, një F-15 i IAF rrëzoi dy aeroplanë luftarakë sirianë MiG-23.

    Në një audio regjistrim të publikuar nga ushtria, shefi i IAF, gjeneralmajor Tomer Bar, i tha pilotit të F-35I se veprimet e tij ishin “historike”.

    “Përgjimi historik mbi qiellin e Teheranit është një shprehje e fuqisë së forcave ajrore dhe vendosmërisë suaj personale. Misioni tjetër tashmë po ju pret”, tha Bar.

    Duke folur me gazetarët, komandanti i bazës ajrore Nevatim — ku ndodhen aeroplanët F-35 të IAF — tha: “Ne e identifikuam aeroplanin, e ndaluam dhe e lëshuam [një raketë]”.

    “Aeroplani iranian rrezikoi aeroplanin [tonën]. Mund ta kishte goditur aeroplanin tonë, kështu që e qëlluam”, tha gjenerali i brigadës “Daled,” — i identifikuar vetëm nga grada dhe inicialet e emrit në hebraisht.

    Komandanti i bazës ajrore tha se F-35 qëlloi raketën ndërsa ajo ishte duke synuar vendet e regjimit iranian në Teheran. Ai tha se F-35 “e di si ta bëjë këtë shumë shpejt dhe me saktësi”.

    Piloti që qëlloi aeroplanin iranian ishte relativisht i ri në forcë, sipas komandantit të bazës ajrore, megjithëse tha se ky nuk ishte fluturimi i tij i parë në Iran.

    Pamjet e postuara në mediat sociale supozohet se tregojnë avionin që rrëzohet mbi malet Lavasan, pak në veri të Teheranit.

    “Avioni iranian rrezikoi avionin [tonë]. Mund të kishte goditur avionin tonë, kështu që e qëlluam”, tha gjeneral brigade “Daled”, – i identifikuar vetëm nga grada dhe inicialet e emrit në hebraisht.

    Komandanti i bazës ajrore tha se F-35 qëlloi raketën ndërsa ishte në mes të synimit të vendeve të regjimit iranian në Teheran. Ai tha se F-35 “e di si ta bëjë këtë shumë shpejt dhe me saktësi”.

  • Humbi vajzën 8-vjeçare nga leukemia, Hysni Gucati: E hetuam shumë vonë, ishte në fazën e fundit

    Humbi vajzën 8-vjeçare nga leukemia, Hysni Gucati: E hetuam shumë vonë, ishte në fazën e fundit

    Në një rrëfim emocional në emisionin “Studio A” në ATV, Hysni Gucati ka ndarë një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij – humbjen e vajzës së tij 8-vjeçare nga Leukemia.

    Gucati tregoi se sëmundja u zbulua shumë vonë dhe se në momentin kur familja mori diagnozën, ajo tashmë kishte arritur në një fazë shumë të avancuar.

    “E hetuam shumë vonë. Kur u diagnostikua, ishte në fazën e fundit, gjithmonë me shpresën që bënë më mirë, por kjo shpresë nuk zgjati”, u shpreh ai.

    I njohur si një nga figurat e respektuara në vend, Gucati është veteran i luftës në Kosovë dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aktualisht ai shërben si kryetar i Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK‑së, duke qenë një zë i rëndësishëm për komunitetin e veteranëve./ATVLIVE.TV

  • Izraeli u bën thirrje banorëve të Bejrutit të evakuohen: Sulme të reja po vijnë

    Izraeli u bën thirrje banorëve të Bejrutit të evakuohen: Sulme të reja po vijnë

    Ndërsa Izraeli lufton në një front të dytë në Liban kundër Hezbollahut, ushtria ka lëshuar një alarm urgjent për banorët në periferitë jugore të Bejrutit, të njohura gjerësisht si fortesa të Hezbollahut, duke u thënë atyre të evakuohen menjëherë nga shtëpitë e tyre.

    “Çdo lëvizje drejt jugut mund t’ju vërë në rrezik jetën”, tha zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee, duke sinjalizuar se sulme të reja po vijnë.

    “Ne do t’ju njoftojmë në kohën e duhur për t’u kthyer në shtëpitë tuaja”, shtoi ai.

    Urdhri për evakuim shënon herën e parë gjatë këtij konflikti që ushtria izraelite u ka bërë thirrje pjesëve të gjera të kryeqytetit libanez të evakuohen.

    Paralajmërimet e mëparshme për evakuim në Bejrut kanë qenë për ndërtesa specifike që IDF-ja i ka goditur më pas.

    Urdhri i fundit mbulon katër lagje kryesore në periferitë jugore Dahieh të qytetit.

    Ndërkohë, Nawaf Salam, kryeministri libanez, ka bërë thirrje për ndalimin e çdo aktiviteti ushtarak nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në vendin e tij.

    Ndryshe, grupi militant Hezbollah me bazë në Liban mbështetet nga Irani.

    Ministri i Informacionit i Libanit shtoi se çdo anëtar i IRGC-së do të arrestohet dhe se një ndalim i grupit do të hapte rrugën për deportim.