ATV

Blog

  • Kosova dhe Shqipëria organizatore të kampionatit evropian në vollejboll në vitin 2027

    Kosova dhe Shqipëria organizatore të kampionatit evropian në vollejboll në vitin 2027

    Kosova dhe Shqipëria pritet që të organizojnë kampionatin evropian të volljebollit për grupmoshat U-16.

    Vendimi për të organizuar në mbledhjen e bordit administrativ të Konferderatës Evropiane të Vollejbollit,ku kjo është konfirmuar edhe nga presidenti i CEV-it Roko Sikiriq nëpërmjet një letre drejtuar dy krerëve të federative përkatëse  Bahri Gjinovci dhe Erlind Pëllumbi.

    Përndryshe turneu pritet të zhvillohet në Prishtinë dhe Tiranë,teksa pritet të marrin pjesë rreth 16 shtete evropiane.

    Ndërkohë FVK-ja shkruan se ky vendim i CEV vije në saje të oragnizimit të suksesshëm të evropianit U16-të për vajza nga Kosova dhe Shqipëria,dhe që u vlerësua lartë nga drejtuesit e CEV-it.

    Kujtojmë që ky kampionat që do të zhvillohet në Kosovë dhe Shqipëri pritet të sjellë talentët premtues në vollejbollin evropian.

  • Një dron lëshohet drejt Azerbajxhanit, Irani mohon se e ka nisur ai, fajëson Izraelin

    Një dron lëshohet drejt Azerbajxhanit, Irani mohon se e ka nisur ai, fajëson Izraelin

    Një dron iranian goditi një aeroport të Azerbajxhanit pranë kufirit të përbashkët të të dy vendeve, duke shënuar herën e parë që një shtet në Kaukaz është shënjestruar nga Irani që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Teheranit.

    Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha se droni goditi ndërtesën e terminalit në një aeroport në Nakhçivan, një enklavë Azerbajxhani në kufi me Iranin, duke dëmtuar një pjesë të kompleksit dhe duke plagosur dy civilë, raporton The Guradian, transmeton Gazeta Express.

    Azerbajxhani thirri të dërguarin iranian pas kësaj ngjarje.

    “Një dron goditi ndërtesën e terminalit të aeroportit në republikën autonome të Nakhçivanit, ndërsa një dron tjetër ra pranë një ndërtese shkolle në fshatin Shakarabad,” tha ministria e jashtme e Azerbajxhanit në një deklaratë.

    “Ne i dënojmë fuqimisht këto sulme me dron të nisura nga territori i Republikës Islamike të Iranit, të cilat rezultuan në dëmtime të ndërtesës së aeroportit dhe plagosje të dy civilëve.

    Por, forcat e armatosura iraniane mohuan nisjen e një sulmi me dron ndaj Azerbajxhanit.

    “Republika Islamike e Iranit… mohon se forcat e saj të armatosura nisën një dron drejt Republikës së Azerbajxhanit”, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura në një deklaratë të transmetuar nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim e Iranit.

    Duke ia atribuar sulmin Izraelit, ai tha: “Veprime të tilla nga regjimi sionist për të prishur marrëdhëniet mes vendeve myslimane përmes mjeteve të ndryshme janë të mirë-dokumentuara”.

  • Gjyqi i dytë ndaj Thaçit ecën shpejt, Specialja: Prokuroria duhet të mbyll rastin e saj deri më 18 mars

    Gjyqi i dytë ndaj Thaçit ecën shpejt, Specialja: Prokuroria duhet të mbyll rastin e saj deri më 18 mars

    Gjykata Speciale ka njoftuar se pas marrjes në pyetje të dëshmitarit Christopher Kelly, ka përfunduar edhe procesi i dëshmisë së dëshmitarëve të Prokurorisë në rastin kundër Hashim Thaçit për aktakuzën e dytë për ndëhyrje në drejtësi.

    Pas kësaj, Gjykata ka përcaktuar afatet e tjera procedurale, duke i kërkuar Prokurorisë që të mbyll rastin e saj deri me datën 18 mars.

    “Pas dëshmisë së dëshmitarit, palët trajtuan çështjet e caktimit të afateve dhe hapat e mëtejshëm në procedurë. Në një urdhër me gojë, Gjykatësi i Vetëm caktoi afatet e mëposhtme, ndër të tjera:ZPS-ja duhet ta mbyllë çështjen e saj deri më 18 mars 2026. Ekipet e Mbrojtjes duhet të paraqesin çdo njoftim të Rregullës 130 (rrëzimin e akuzave) deri më 19 mars 2026. Çdo mocion në mbështetje të njoftimeve të tilla duhet të paraqitet deri më 25 mars 2026.ZPS-ja duhet të paraqesë përgjigjen e saj ndaj çdo mocioni të tillë deri më 1 prill 2026”, thuhet në komunikatë.

    Derisa seanca e paraparë për 6 mars është shtyrë dhe do të njoftohet për të njejtën në ditët në vijim.

  • Irani pa internet tash e 120 orë

    Irani pa internet tash e 120 orë

    Ndërprerja e internetit në Iran ka kaluar tashmë 120 orë, me lidhjen në vend që ka rënë në rreth 1% të niveleve të zakonshme, sipas organizatës së pavarur monitoruese “NetBlocks”.

    Organizata shtoi se kompanitë iraniane të telekomunikacionit po kërcënojnë me veprime ligjore përdoruesit që përpiqen të kenë qasje në internetin global, raporton CNN.

    Ky veprim e ka bërë të vështirë që të merret një pasqyrë e plotë e asaj që po ndodh brenda Iranit.

  • Gjykata Administrative hapet më 5 maj

    Gjykata Administrative hapet më 5 maj

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e 363-të, ka marrë vendim që Gjykata Administrative të fillojë punën nga data 5 maj 2026.

    Gjatë mbledhjes u bë e ditur se Gjykata Administrative do të funksionojë si gjykatë e shkallës së parë.

    “Gjykata Administrative do të funksionojë si gjykatë e shkallës së parë, me juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ajo do të jetë kompetente për shqyrtimin dhe vendosjen e të gjitha konflikteve administrative, përfshirë edhe kontestet që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës në sektorin publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

  • “Momir Pantiqin e kam pa në kodër”, dëshmitari rrëfen si u plaçkitën, maltretuan dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre

    “Momir Pantiqin e kam pa në kodër”, dëshmitari rrëfen si u plaçkitën, maltretuan dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre

    Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj dy të akuzuarve për krime lufte, Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, është dëgjuar dëshmitari i Prokurorisë, Avdi Rexhaj, i cili rrëfeu ditën kur u larguan nga shtëpitë e tyre, ndërsa rrugës kishte parë të akuzuarin Pantiq.

    Dëshmitari Rexhaj dekalroi se të gjithë të dëbuarit nga shtëpitë e tyre, që ishin nga fshatra të ndyshme të asaj zone, ishin në kolonë me traktorë, ndërsa aty në qëndër të fshatit Staradran kishe parë të akuzuarin Pantiq, i cili sipas tij i drejtonte se nga të merrnin rrugë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Atë ditë që kemi dalë prej shtëpive, në kodër të Staradranit, një traktor para meje, këtë Momir Pantiqin e kam pa në kodër, me sheshir”, tha Rexhaj.

    Më 7 maj 1999, dëshmitari Rexhaj theksoi se ishin nxjerrë nga shtëpitë e tyre, ishin plaçkitur, maltretuar dhe dëbuar në drejtime të ndryshme. Tha se me vete, në traktor kishte 20 anëtarë të familjës, që ishin nisur në drejtim të Kukësit.

    Paraprakisht, të gjithë ishin mbledhur tek “Livadhi i Grabovcëve”, ku ishin të rrethuar nga forca të mëdha policore të armatosura.

    “Unë kam komuniku me një polic, ma ka qitë hartën që kemi me shku në këtë drejtim edhe keni me shku për Shqipëri”, tha Rexhaj.

    I pyetur nga prokurori special Armend Zenelaj lidhur me të akuzuarin Pantiq, dëshmitari para trupit gjykues deklaroi se atë e njihte si inspektor të sigurimit shtetëror.

    “Po, një periudhë ka qenë inspektor i sigurimit shtetëror, pastaj është emëru si kryeshef i Policisë të Komunës së Istogut”, tha Rexhaj.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 1 shtator 2024 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ish-kryeshef i stacionit policor në Istog, Momir Pantiq dhe ish-polici Zharko Zariq, ngarkohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

    Sipas aktakuzës, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, më datën 19 maj 1999 në fshatin Dubravë, saktësisht në burgun e Dubravës pas bombardimeve të NATO-s ku si pasojë kishin mbetur të vrarë 3 të burgosur shqiptarë, Pantiq si kryeshef i stacionit policor bashkë me forcat policore serbe kishin shkuar për të marrë kontrollin e situatës dhe pasi pushuan bombardimet në përbërje edhe të gardianëve kanë hyrë në dhomat e të burgosurve dhe kanë ushtruar dhunë sistematike, duke i rrahur në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, vetëm për faktin se ishin shqiptarë.

    Në aktakuzë thuhet se bombardimet e NATO-s kanë vazhduar edhe më 21 maj, ku mbetën të vrarë 18 të burgosur shqiptarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Ndërsa, një ditë pas në mëngjes gardianët, të burgosurit, serbë të armatosur bashkë me forcat policore dhe Njësitë Speciale të cilët gjendeshin nën komandën e Stacionit Policor në Istog, fillimisht i kanë mbledhur të burgosurit shqiptarë në fushën e sportit dhe më pas, siç thuhet në aktakuzë filluan të gjuajnë me armë zjarri të llojeve të ndryshme, kurse nga mbrapa murit të burgut kanë gjuajtur me bomba në drejtim të burgosurve shqiptarë.

    Gjithmonë, duke iu referuar aktakuzës, forcat policore serbe të Stacionit Policor në Istog, nën udhëheqjen e Pantiqit po ashtu, kidnapuan një civil shqiptar me pseudonimin “A1”, të cilin e dhunuan seksualisht. Përveç viktimës “A1”, në aktakuzë përshkruhet dhunimi i një viktime tjetër- “B1”. Dy të pandehurit, po ashtu akuzohen për vrasje të disa familjeve në Komunën e Istogut.

  • Vitinha hedh poshtë mundësinë që të kalojë tek Real Madrid në verë

    Vitinha hedh poshtë mundësinë që të kalojë tek Real Madrid në verë

    Ylli portugez Vitinha ka hedhur poshtë mundësinë e një transferimi në Real Madrid në verën e këtij viti.

    Në një intervistë për Canal 11 portugezi iu përgjigj thashethemeve që e lidhën me klubin mbretëror,dhe Vitinha thotë se është tejet i lumtur tek kampioni i Francës dhe i Evropës PSG.

    “Do të ishte një gabim të largohesha nga PSG. Ndihem shumë mirë këtu, më pëlqen të jem këtu, edhe familja ime e pëlqen”

    Përndryshe Vitinha thotë se aktualisht nuk është gjëja më e mirë tani transferimi tek Real Madrid,dhe sipas tij tek PSG synon që të luaj edhe në sezonin e ardhshëm.

    Kujtojmë që Vitinha në 37 ndeshje të zhvilluara për PSG-në këtë sezon ka realizuar 6 gola e bëri 10 asistime në të gjitha garat.

  • Ligji për të huajt, Lista Serbe ankohet te shefi i UNMIK-ut

    Ligji për të huajt, Lista Serbe ankohet te shefi i UNMIK-ut

    Lista Serbe i është ankuar shefit të ri të UNMIK në Kosovë, Peter Due, për atë që e cilëson si përkeqësim të situatës së sigurisë dhe pozitës së serbëve në Kosovë.

    Një delegacion i kësaj partie, i udhëhequr nga kryetari Zlatan Elek, zhvilloi një takim me kreun e UNMIK-ut, gjatë të cilit, sipas njoftimit të Listës Serbe, u diskutua për ‘sfidat me të cilat përballet komuniteti serb’.

    Sipas kësaj partie, përfaqësuesit e saj e njoftuan shefin e UNMIK-ut për problemet që, siç thonë ata, i hasin serbët në baza ditore.

    Në takim thuhet se u ngrit edhe çështja e paralajmërimeve për zbatimin e ligjit për të huajt dhe atij për automjetet, për të cilat përfaqësuesit e kësaj partie thanë se duhet të jenë “alarm për të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”.

    “Nëse një qasje e tillë vazhdon, ekziston rreziku real që të rrezikohet edhe më tej mbijetesa e popullit serb në Kosovë, të dëbohen mijëra bashkëkombës tanë dhe të rrezikohen institucionet vitale”, citohet të kenë thënë përfaqësuesit e Listës Serbe.

  • Kurti nga kazerma “Adem Jashari”: Populli e ka UÇK-në e UÇK-ja e ka epopenë e saj

    Kurti nga kazerma “Adem Jashari”: Populli e ka UÇK-në e UÇK-ja e ka epopenë e saj

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Epopeja e UÇK-së përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës, gjatë ceremonisë së shënimit të Epopesë së UÇK-së, që po mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

    Kurti tha se populli e ka UÇK-në e UÇK-ja e ka epopenë e saj.

    “Në historinë moderne të Kosovës, Epopeja e UÇK-së paraqet traditën përmes së cilës i referohemi ngjarjes më totale dhe përcaktuese në rrugën e betejave të shqiptarëve për liri në Kosovë përgjatë shekullit XX-të. Populli e ka UÇK-në e UÇK-ja e ka epopenë e saj, e cila është ngritur përreth rezistencës së armatosur dhe sakrificës së familjes Jashari më 5, 6 dhe 7 mars 1998, si një ngjarje shembullore e fuqisë së qëndresës të dalë nga guximi dhe gatishmëria për të sakrifikuar gjithçka për liri”, tha Kurti.

  • Osmani: FSK-ja është trashëgimtare e UÇK-së

    Osmani: FSK-ja është trashëgimtare e UÇK-së

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është trashëgimtare e UÇK-së.

    Osmani foli nga Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ku po shënohet 28-vjetori i Epopesë së UÇK-së, dhe ku u zhvillua edhe rreshtimi i kuadrateve të FSK-së.

    Osmani tha se ceremonia është një akt nderimi për sakrificën që solli lirinë e Kosovës.

    “Në këtë tokë të shenjtëruar nga sakrifica që u ngrit mbi gjakun e dëshmorëve dhe që mban emrin e pavdekshëm të komandantit Adem Jashari, jemi mbledhur sot për një akt nderimi që e tejkalon kohën. Në këtë manifestim madhështor për Epopesë e UÇK-së dhe Ditën e kazermës ‘Adem Jashari’, ne rikujtojmë çmimin e lirisë dhe betimin që u bë që ne sot të jetojmë të lirë dhe me dinjitet. Është përkujtim i përjetshëm i një figure që është bërë simbol i përjetësisë kombëtare, komandantit legjendar Adem Jashari dhe i gjithë familjes Jashari. Ata nuk zgjodhën rrugën e lehtë, por zgjodhën sakrificën dhe përjetësinë”, tha Osmani.

    Ajo njëherësh tha se në Prekaz, Adem Jashari dhe familja e tij e shndërruan shtëpinë në kështjellë rezistence, ndërsa gjakun e tyre në vulë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

    “Familja Jashari është altar i lirisë kombëtare dhe krenari e çdo shqiptari”, tha presidentja Osmani.