ATV

Blog

  • Amendamentet kushtetuese për zgjedhjen direkte të Presidentit-  Cakolli flet për procedurat

    Amendamentet kushtetuese për zgjedhjen direkte të Presidentit- Cakolli flet për procedurat

    Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, e sheh të vështirë dhe të papërshtatshme mundësinë e ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

    Ai ka shpjeguar procedurën e cila duhet të ndiqet që amendamentet të hyjnë në fuqi, duke theksuar se për miratimin e tyre duhet aprovimi i shumicës së dyfishtë:

    Amendamentet kushtetueses sa i përket mënyrës së zgjedhjes së presidentit janë dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese në maj të viti 2012.

    Për këto amendamente, që janë 11 sosh, gjykata pati dhënë vlerësimin e saj në korrik të viti, prej tyre gjykata pati rrëzuar 8 prej neneve duke i lënë të tjerat në fuqi.

    Kjo nënkupton që procedura që kërkon përfshirjen e Gjykatës Kushtetuese e që është më e gjata tashmë është përmbyllur.

    Në këtë rast, sipas rregullores të Kuvendit, nevojitet që komisioni për legjislacion t’ia paraqesë brenda një jave rekomandimet për amendamentet seancës plenare.

    Seanca plenare tashmë mund të thirret kurdo meqenëse është konsumuar afati javor që kur gjykata ka dhënë vlerësimin e sa.

    Amendamentet votohen veç e veç në mënyrë të hapur dhe hyjnë në fuqi menjëherë pas momentit në votimit në Kuvend.

    Sidoqoftë, në rastin e tanishëm, duhet të sillet në Kuvend edhe një ligj i ri që rregullon çështjen e zgjedhjes së presidentit. E ky i fundit, për tu miratuar do të merrte kohë deri në dy apo tre muaj, përveç nëse ka shmangie nga afatet për të cilat nevojiten 2/3 të votave të deputetëve të pranishëm.

    Në terma praktik, kjo situatë dhe skadimi i afatit e bënë jashtëzakonisht të vështirë e po aq edhe të papërshtatshme mundësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe zgjedhjes së drejtpërdrejt të presidentit në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit aktual nga Kuvendi.

  • Juristi Fetahu për nismën e Osmanit: Amendamentet janë shpallur kundërkushtetuese, kjo është tallje

    Juristi Fetahu për nismën e Osmanit: Amendamentet janë shpallur kundërkushtetuese, kjo është tallje

    Juristi Faton Fetahu, ka reaguar pasi që presidentja Vjosa Osmani ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, për të cilat tha se ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

    Fetahu në deklarimin e tij për Gazetën Express, ka vlerësuar si të ‘’papërgjegjshme dhe juridikisht absurde’’, nismën e Osmanit për procedim dhe votimin e ‘’amendamenteve që janë shpallur në kundërshtim me Kushtetutën’’.

    ‘’Nisma për procedimin dhe votimin e amendamenteve që janë shpallur në kundërshtim me Kushtetutën është e papërgjegjshme dhe juridikisht absurde. Në aktgjykimin KO29/12 dhe KO48/12, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka konstatuar qartë se Amendamenti 3, që ndryshon nenin 86 për zgjedhjen e Presidentit, konkretisht paragrafi 3 që kufizon kandidimin vetëm për subjektet që kanë kaluar pragun zgjedhor, është në kundërshtim me Kapitullin II të Kushtetutës’’, ka thënë ai.

    Tutje, Fetahu, ka shtruar pyetjen se si ‘’mund të propozohet për votim një amendament që nuk e ka kaluar testin kushtetues?’’, duke shtuar se, ‘’kjo është mungesë elementare njohje të Kushtetutës’’.

    ‘’Si mund të propozohet për votim një amendament që nuk ka kaluar testin kushtetues? Për një juriste dhe asistente në fakultet, kjo është një mungesë elementare njohjeje të Kushtetutës dhe procedurës kushtetuese – më shumë se gabim, kjo është tallje me rendin kushtetues’’, ka thënë ai.

  • Sunny Hill Festival 2026 po vjen, biletat Believers tani janë në shitje!

    Sunny Hill Festival 2026 po vjen, biletat Believers tani janë në shitje!

    Sot nis zyrtarisht kapitulli i ri për Sunny Hill Festival 2026. Me daljen në shitje të biletave Believers, festivali hap fazën e parë për edicionin e vitit 2026, duke ftuar fansat më besnikë të bëhen të parët që sigurojnë vendin e tyre në një nga festivalet më të përfolura të Evropës për tre vjet rresht.

    Believers janë tradicionalisht grupi i parë i biletave dhe ofrojnë çmimin më të ulët për gjithë edicionin e festivalit me qasje në të gjitha skenat, duke shpërblyer ata që besojnë në përvojën e Sunny Hill përpara se të zbulohet lineup-i i artistëve. Programi i plotë i këtij edicioni do të publikohet pasi të përfundojë kjo fazë e biletave – një moment që çdo vit shndërrohet në një nga zbulimet më të shumëpritura të verës dhe festivaleve në gjithë Evropën Juglindore dhe përtej.

    Pas një edicioni rekord vitin e kaluar, Sunny Hill Festival hyn në vitin 2026 me plane edhe më të mëdha. Në vitin 2025 festivali mirëpriti pjesëmarrës nga mbi 60 vende të botës, duke gjeneruar rreth 22 milionë euro ndikim direkt ekonomik për Kosovën dhe duke çuar kapacitetet e akomodimit në vend në gati 99% të rezervuara gjatë ditëve të festivalit.

    Rritja e festivalit ka qenë e qëndrueshme çdo vit, me një zgjerim që në disa edicione ka arritur deri në 30%, duke e kthyer Sunny Hill në një nga ngjarjet kulturore dhe muzikore me ndikimin më të madh në rajon.

    Ky sukses është reflektuar edhe në vlerësimet ndërkombëtare: për tre vite radhazi, Sunny Hill Festival është renditur ndër Top 10 festivalet më të mira në Evropë (katëgorinë mid-size), sipas Shoqatës Evropiane të Festivaleve të Muzikës me seli në Holandë.

    Edicioni i vitit 2026 pritet të jetë edhe më i madh i Sunny Hill Festival. Organizatorët paralajmërojnë një festival më të madh se kurrë më parë, me më shumë artistë ndërkombëtarë, më shumë skena, një program edhe më të zgjeruar dhe një audiencë globale që vazhdon të rritet çdo vit.

    Për disa ditë çdo verë, Prishtina shndërrohet në destinacionin më interesant evropian të muzikës, kulturës dhe energjisë rinore. Qindra gazetarë dhe media prestigjioze ndërkombëtare – përfshirë The Neë York Times, BBC, The Guardian, Vogue, Elle dhe shumë të tjera – kanë raportuar ndër vite nga Sunny Hill, duke e prezantuar Kosovën para qindra miliona njerëzve në mbarë botën.

    Me nisjen e shitjes së biletave “Believers”, fillon zyrtarisht numërimi mbrapsht për një tjetër verë që pritet ta vendosë Prishtinën në qendër të hartës globale të festivaleve.

    Sunny Hill Festival 2026 po vjen – dhe fansat e parë që i marrin biletat e tyre shpejtë do të bëhen pjesë e përvojës së paharrueshme të këtij edicioni.

  • Real Madrid përballë Celta Vigos me sfidë dhe mungesa të shumta

    Real Madrid përballë Celta Vigos me sfidë dhe mungesa të shumta

    Real Madrid viziton Celta Vigon të premten, me shpresën për t’u afruar në vetëm një pikë nga Barcelona, para ndeshjes së Champions League ndaj Manchester City. Trajneri i përkohshëm Alvaro Arbeloa theksoi se ekipi do të luftojë për titull sa kohë ka mundësi matematike, pavarësisht dy humbjeve radhazi në kampionat.

    Ekipi madrilen është goditur nga lëndimet: Rodrygo, Kylian Mbappé, Jude Bellingham dhe Éder Militão janë jashtë, ndërsa mbrojtësi Dean Huijsen mungon për shkak të pezullimit. Arbeloa nënvizoi se nuk do të ketë justifikime dhe se momentet e vështira tregojnë vërtetësinë e ekipit.

    Mbappé dhe Bellingham po ndjekin trajtime për rikuperim, me shpresën për të qenë gati për përballjen me City. Çdo vendim për gjendjen e lojtarëve do të merret nga shërbimet mjekësore të klubit.

  • Gareth Bale zbulon pse nuk shkoi te Manchester United: “Isha i lidhur me një marrëveshje xhentëlmenësh”

    Gareth Bale zbulon pse nuk shkoi te Manchester United: “Isha i lidhur me një marrëveshje xhentëlmenësh”

    Gareth Bale ka rrëfyer për herë të parë pse nuk u transferua te Manchester United, edhe pse oferta e tyre ishte më e lartë se ajo e Real Madrid.

    Ylli uellsian tregoi se kishte biseduar me trajnerin David Moyes, por një marrëveshje e veçantë me kryetarin e Tottenhamit, Daniel Levy, e pengoi largimin te një rival i Premier League.

    “Zemra ime ishte vendosur te Real Madrid. Kisha një marrëveshje xhentëlmenësh me Levy: largimi jashtë Anglisë do të ndodhte vetëm nëse Spurs nuk kualifikoheshin në Champions League,” rrëfeu Bale në podcastin Stick to Football.

    Një lajm që tregon se shpesh pas transferimeve milionëshe fshihen marrëdhënie dhe marrëveshje të fshehta që nuk i shohim në sipërfaqe.

  • Amendamentet kushtetuese për presidentin dërgohen në komisionet përkatëse për shqyrtim

    Amendamentet kushtetuese për presidentin dërgohen në komisionet përkatëse për shqyrtim

    Anëtari i Komisionit për Legjislacion nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka njoftuar se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka kërkuar komisionit të shqyrtojë amendamentet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani.

    Sipas këtyre amendamenteve, presidenti/presidentja zgjidhen nga populli.

    Ai theksoi se këto amendamente mbështeten me arsyetimin se një model i tillë do të ndihmonte në eliminimin e ngërçeve politike që në të kaluarën kanë penguar funksionimin normal të institucioneve dhe kanë rrezikuar stabilitetin institucional.

    “Sapo u ngarkuam si Komision për Legjislacion nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli”, ka thënë Adnan Rrustemi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

  • Haxhiu pas kërkesës së Osmanit: I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve

    Haxhiu pas kërkesës së Osmanit: I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka pranuar amendamentet kushtetuese të proceduara nga presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashohin që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

    Përmes një njoftimi publik, Haxhiu ka theksuar se këto amendamente synojnë të shmangin ngërçet institucionale që lidhen me zgjedhjen e kreut të shtetit dhe të sigurojnë stabilitet më të madh institucional.

    “Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, thuhet në njoftimin e Haxhiut.

    Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

  • Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

    Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

    Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese me të cilat ka propozuar që presidenti të zgjidhet direkt me votë nga populli.

     

  • Shtyhet për 12 mars seanca paraprake për çështjen ndaj Ilir Metës

    Shtyhet për 12 mars seanca paraprake për çështjen ndaj Ilir Metës

    Seanca paraprake ndaj ish-presidentit të Shqipëria, Ilir Meta, është shtyrë për më 12 mars për shkak të mungesës së avokatëve të Pirro Xhixho.

    Në këtë proces janë të përfshirë edhe Monika Kryemadhi dhe disa të pandehur të tjerë. Në seancën e 26 shkurtit, Meta dhe Kryemadhi kishin kërkuar pushimin e çështjes.

    Sipas SPAK, ndaj tyre rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa hetimet kanë zbuluar disa skema të dyshuara korrupsioni dhe përdorim të pushtetit politik.

  • Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq

    Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq

    Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe municion gjatë një kontrolli në një shtëpi të braktisur në komunën e Leposaviqit, pas pranimit të një informacioni për praninë e tyre në atë lokacion.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti është zbuluar gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin e veriut, ku njësitë policore kanë dalë në terren për të verifikuar informacionin e pranuar.

    Pas pranimit të informatës, njësitë relevante policore kanë dalë në lokacion dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë, një kallash, një pistoletë me dy karikatorë të zbrazët dhe 128 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    “Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë tek Policia në numrin 192”, thuhet në njoftim.