ATV

Blog

  • Bashkëshorti i Presidentes mirëpret dorëheqjen e Avdylit nga Guxo: Heshtja ndaj linçimit dhe thirrjeve për pushkatim është bashkëfajësi

    Bashkëshorti i Presidentes mirëpret dorëheqjen e Avdylit nga Guxo: Heshtja ndaj linçimit dhe thirrjeve për pushkatim është bashkëfajësi

    Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes ka quajtur “akt të rrallë integriteti dhe guximi politik” dorëheqjen e Haxhi Avdylit nga Guxo, partia e themeluar nga Vjosa Osmani.

    Avdyli tha se dha dorëheqje nga Guxo “në shenjë proteste dhe për të mos u identifikuar” me fusahtën linçuese që tha se po bëhet ndaj presidentes. Sadriu tha se heshtja në këtë rast do të ishte “bashkëfajësi”.

    “Kjo dorëheqje e Dr. Haxhiut, deputet në disa mandate, është një akt i rrallë integriteti dhe GUXIMI politik në një kohë kur debati publik po helmohet nga linçimi, shpifjet dhe madje thirrjet për “pushkatim” të Presidentes. Kur politika bie në këtë nivel, heshtja nuk është neutralitet, por bashkëfajësi”, shkroi Sadriu në një postim në Facebook.

    “Demokracia nuk mbrohet me linçime, kërcënime, thirrje për dhunë dhe dehumanizim të kundërshtarit; ajo mbrohet nga ata që kanë guximin të thonë MJAFT MË kur kalohet çdo kufi i njerëzores dhe i politikës”, shtoi ai.

    Sadriu tha se “në një Kosovë të lirë, askush nuk duhet të heshtë përballë gjuhës së dhunës”.

    “Sot është Presidentja; nesër mund të jetë kushdo tjetër cak i thirrjeve për “pushkatim” dhe i këtij dehumanizimi të rrezikshëm”.

  • Xabi Alonso drejt rikthimit te Liverpool- Raportohet për marrëveshje verbale me “Reds”

    Xabi Alonso drejt rikthimit te Liverpool- Raportohet për marrëveshje verbale me “Reds”

    Trajneri spanjoll Xabi Alonso mund të rikthehet në mënyrë sensacionale te gjiganti anglez Liverpool në rolin e trajnerit.

    Sipas raportimeve të medias spanjolle OK Diario, Alonso ka arritur një marrëveshje verbale me klubin nga “Anfield” për të marrë drejtimin e skuadrës duke filluar nga sezoni 2026/27.

    Raporti thekson se marrëveshja e parashikuar është një kontratë trevjeçare, megjithatë aktivizimi i saj lidhet drejtpërdrejt me performancën e trajnerit aktual të Liverpoolit, Arne Slot. Nëse tekniku holandez arrin të udhëheqë skuadrën drejt triumfit në Ligën e Kampionëve këtë sezon, marrëveshja me Alonson mund të anulohet.

    Sipas burimeve, kontaktet e para joformale mes palëve kanë ndodhur në fund të muajit nëntor, në një periudhë kur Alonso po përballej me presion te klubi i tij aktual. Në atë kohë, drejtuesit e Liverpoolit nisën të shqyrtonin seriozisht mundësinë për ta rikthyer ish-mesfushorin e tyre në bankinën e ekipit duke filluar nga vera e ardhshme.

    Interesimi i Liverpoolit për Alonson nuk është diçka e re. Në verën e vitit 2024, ai ishte një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e klubit, ndërsa në garë për shërbimet e tij ishte edhe Bayern Munich. Kjo erdhi pas suksesit të madh që ai arriti në Gjermani, ku udhëhoqi skuadrën drejt titullit kampion dhe Kupës, duke përfunduar sezonin në kampionat pa asnjë humbje.

    Megjithatë, në atë periudhë 44-vjeçari vendosi të qëndrojë te klubi i tij dhe refuzoi ofertat e gjigantëve evropianë. Tashmë mbetet të shihet nëse rikthimi i tij në “Anfield” do të realizohet në të ardhmen e afërt.

  • SPAK-u publikon raportin vjetor: Mbi 45 milionë euro dhe kriptomonedha të bllokuara

    SPAK-u publikon raportin vjetor: Mbi 45 milionë euro dhe kriptomonedha të bllokuara

    Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka publikuar këtë të hënë raportin për vitin 2025. Në pjesën ku flitet për bllokimin e valutave të kriptomonedhave thuhet se janë bllokuar mbi 45 milionë euro pasuri dhe kriptomonedha.

    Sipas raportit, thuhet se Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë gjatë vitit 2025, masa konkrete për rritjen e rolit aktiv të prokurorit, permirësimin e cilësisë së hetimeve dhe forcimin e ndjekjes penale per veprat penale më shgetësuese për rendin dhe sigurin publike.

    Sa i përketë pastrimit të parave, gjatë vitit 2025, vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara nga SPAK-u ishte rreth 45.4 milionë euro, përfshirë edhe kriptovalutat. Hetimet financiare kanë përmirësuar ndjeshëm identifikimin e rrjeteve të pastrimit të parave dhe lidhjet e tyre ndërkombëtare.

    Në drejtim të rritjes së hetimeve të nisura kryesisht, nga 294 procedime penale të reja të regjistruara për vitin 2025, 109 procedime janë të regjistruara kryesisht. Kjo e dhënë perfaqeson rreth 37% të totalit të procedimeve të reja për vitin 2025. Kjo vlerë per vitin 2024 ishte në masën 19.8% (65 hetime të nisura kryesisht në 328 procedime penale të reja të regjistruara për vitin 2025). Ky tregues pasqyron një angazhim të shtuar për të mos u kufizuar vetëm në referimet e institucioneve të tjera, por për te ushtruar një rol proaktiv ne identifikimin dhe ndjekjen e veprave penale.

    Sa i përket luftës kundër korrupsionit, veçanërisht në nivele te larta, gjatë vitit 2025, janë hetuar nga SPAK (procedime të mbartura dhe të regjistruara rishtazi) 27 procedime penale me 30 persona nën hetim/të pandehur, të cilët janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë. Hetimet në këto çështje janë zhvilluar duke ndjekur standarde profesionale dhe duke synuar dërgimin për giykim te rasteve të mbështetura ne prova të plota dhe solide.

    Sa u përket hetimeve financiare, Prokuroria e Posaçme ka konsoliduar praktikën e kryerjes së hetimit financiar krahas kryerjes së hetimit penal. Gjatë vitit 2025, pranë Prokurorisë së Posaçme janë regjistruar 13 procedime pasurore dhe janë trajtuar 18 referime pasurore, ndaj subjekteve që bien në fushën e zbatimit të ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009, për masat parandaluese kundër pasurisë.

  • Audi, telashe me modelin A8?

    Audi, telashe me modelin A8?

    Gjërat po ndryshojnë në tregun e makinave luksoze.

    Mercedes kohët e fundit prezantoi një S-Class të përditësuar plotësisht si një përgjigje paraprake ndaj rimodelimit të ardhshëm të BMW Series 7.

    Është raportuar se e ardhmja e Audi A8 është në pikëpyetje pasi modeli nuk mund të porositet më në tregun vendas.

    Në fakt, porositë u mbyllën rreth dy javë më parë, me klientët që mundën të konfiguronin modelet përfundimtare A8 më 18 shkurt.

    Audi nuk ka njoftuar se kur do të përfundojë prodhimi, por meqenëse vetura nuk është më e disponueshme për porosi në territorin vendas, është çështje kohe.

  • Llapi fiton derbin ndaj Ballkanit-Prishtina futet në krizë të rezultateve-gjilani fiton në udhëtim kundër ferizajt

    Llapi fiton derbin ndaj Ballkanit-Prishtina futet në krizë të rezultateve-gjilani fiton në udhëtim kundër ferizajt

    Kanë përfunduar tre ndeshjet e ditës së hënë në kuadër të xhiros së 23-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

    Llapi i është rikthyer fitoreve duke mposhtur me rezultat 2:0 Ballkanin,në derbin e kësaj fundjave.

    Muhamet Hyseni në minutën e 17-të dhe Edon Sadriu në fund të pjesës së parë shënuan për fitoren e ekipit të Tahir Batatinës e cila tani ka 26 pikë në pozitën e 7-të,kurse Ballkani edhe përkundër humbjes mbetet e dyta  me 39 pikë.

    Malisheva në anën tjetër shënoi fitore kundër Prishtinës me rezultat 3:0,ku golat për vendasit i shënuan Etink Brruti dhe Laurent Xhylani nga penalltia,teksa i njëjti futbollist shënoi edhe në minutën e 73-të,dhe vlen të përmendet që kryeqytetasit mbetën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Ardian Limanit.

    Malisheva gjendet në pozitën e 4-të me 37 pikë,njëjtë sikurse Prishtina që gjendet një pozitë më lartë.

    Gjilani ndërkohë vazhdoi serinë e fitoreve duke mposhtur Ferizajn në udhëtim 2:1.

    Armend Thaqi dhe Senad Jarovic realizuan për mysafirët,teksa për vendasit shënoi Oguns.

    Gjilani pozicionohet në pozitën e 5-të me 36 pikë,kurse Ferizaj është e 8-ta me 23 pikë të grumbulluara.

  • Gabimet që bëjmë me karikimin e pajisjeve

    Gabimet që bëjmë me karikimin e pajisjeve

    Jemi në vitin 2026 por ne ende shqetësohemi për atë karikues që lamë në prizë, hekurin që harruam ta heqim nga priza, laptopin që lamë ndezur gjatë gjithë natës dhe se nuk e shkarkuam telefonin në 0% në mënyrë që bateria të mos prishet.

    A duhet të vazhdojmë të shqetësohemi për këto gjëra? Apo mund të jemi “shpërfillës” dhe t’i lëmë telefonat tanë në karikim?

    Ne kemi vendosur të mësojmë më shumë rreth këtyre pyetjeve të zakonshme. Sepse ndërsa pajisjet që ne përdorim çdo ditë janë të reja, njohuritë tona rreth tyre mund të jenë të vjetra.

    E pasakta e parë: Ju nuk duhet ta karikoni telefonin tuaj gjatë natës

    Falë baterive moderne të litium-jonit, ju lehtë mund të ngarkoni telefonin tuaj gjatë natës. Këto lloj baterish kanë kontrollues që ndalojnë së mbushuri kur bateria është e mbushur. Pra, mos u trembni që bateria juaj do të prishet kur karikohet.

    E vetmja gjë për të cilën mund të dëshironi të shqetësoheni është mbinxehja e telefonit. Për shkak se shkëmbimi i nxehtësisë nuk është i përsosur, mund të mos jetë ideja më e mirë për të ngarkuar telefonin tuaj brenda natës. Në mënyrë që të mos blini një model të tillë, lexoni me kujdes rishikimet e tij.

    Duhet t’i shkarkoni pajisjet në 0%

    Le të flasim më shumë rreth baterive litium-jon. Gjëja është se ato kanë një numër të kufizuar të cikleve të ngarkimit (për shembull, një iPhone ka rreth 500 cikle). Një cikël është ngarkesa e plotë nga 0% në 100%. Nëse ngarkoni baterinë nga 90% në 100%, përdorni vetëm 1/10 e ciklit.

    Në mënyrë që të mos humbni një cikël të plotë, më mirë do të ishte ta ngarkoni telefonin tuaj disa herë në ditë (nëse keni mundësinë, natyrisht).

    Sipas ekspertëve, bateria juaj do të funksionojë për një kohë më të gjatë nëse e mbani tarifën diku rreth 40% në 80%.

    Në të kaluarën, ekspertët rekomanduan shkarkimin e baterisë në 0%, por sot gjithnjë e më shumë bateri kanë një pajisje të integruar kalibruese. Këto bateri të zgjuara zvogëlojnë domosdoshmërinë e kalibrimit, megjithatë, nëse telefoni juaj po vepron çuditshëm kur humbet ngarkesën e tij shumë shpejt, duhet ta kalibroni atë herë pas here.

    Ju nuk duhet t’i lini karikuesit në priza

    Përkundër faktit se është i përshtatshëm dhe nuk do të keni nevojë ta kërkoni atë gjatë gjithë kohës, rregullat e sigurisë thonë se ngarkuesit duhet të hiqen menjëherë pas përdorimit. Kjo për shkak se një zjarr mund të fillojë si rezultat i një fuqie të madhe.

    Situata të tilla, veçanërisht në qytete, ndodhin shumë rrallë. Pra, kjo masë paraprake është kryesisht e padobishme.

    Sidoqoftë, ka 4 herë kur një karikues duhet të jetë i hequr nga priza :

    • Shtëpia juaj nuk ka mbrojtje nga rrufetë, kështu që ka rritje të shpeshtë të energjisë dhe energjia elektrike shpesh është e fikur.
    • Ju keni kafshë që janë të lira në shtëpi. Në këtë rast, ata lehtë mund të kafshojnë kordonin e rrymës.
    • Fqinjët tuaj kanë rrjedhje uji.
    • Karikuesi juaj nxehet ose bën zhurmë edhe kur nuk është i lidhur me pajisjen. Në këtë rast, është më e lehtë të zëvendësoni karikuesin në vend të të gjithë apartamentit.

    Prandaj, ju takon juve të vendosni nëse do ta lini ngarkuesin në prizë apo jo. Nuk do të prishet, kështu që kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësoheni.

    Laptopët mund të mos funksionojnë nëse karikohen vazhdimisht

    E njëjta gjë vlen edhe për laptopin tuaj si me telefonin: Bateritë moderne bllokojnë ngarkimin e baterisë kur është e plotë. Ekspertët rekomandojnë shkarkimin e baterisë në 0% vetëm një herë në muaj.

    Mbinxehja e pajisjes ose puna në kushte të këqija janë më shpesh shkaku i ndonjë dëmtimi. Pra, kryesisht, janë gabimet e përdoruesve dhe jo të ngarkuesit që mund të prishin pajisjen.

     

  • Juventus synon transferimin e Bernardo Silvas në verë

    Juventus synon transferimin e Bernardo Silvas në verë

    Mesfushori portugez Bernardo Silva karrierën mund ta vazhdojë në Serie A sezonin tjetër.

    Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio gjiganti italian Juventus synon që të siguroj shërbimet e yllit të Man.City-it,dhe atë si transfer i lirë pasi Silva ka kontratë me Citizens deri në fund të sezonit.

    Përndryshe transferimi tek Zonja e Vjetër e portugezit mund të realizohet vetëm në rast Juve e siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm,dhe kjo mund të jetë e vështirë për gjigantin italian marrë parasysh edhe pagën e lartë që synon ta ketë Silva.

    Në anën tjetër Silva nuk dëshiron të rinovojë kontratën me City-in,dhe se dëshiron të provojë një aventurë të re jashtë Premierligës angleze.

    Kujtojmë që Bernardo Silva ka shënuar vetëm 2 gola në 38 ndeshje për Man.City-in në të gjitha garat.

  • Aktakuzë ndaj një hetueseje policore për personat e zhdukur, keqpërdori informatat zyrtare

    Aktakuzë ndaj një hetueseje policore për personat e zhdukur, keqpërdori informatat zyrtare

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj një hetueseje policore me inicialet F.B., nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”.

    Sipas prokurorisë, e pandehura në cilësinë e hetueses në ekipin për Hetimin e Personave të Zhdukur dyshohet se ka shfrytëzuar qasjen në sistemin zyrtar të Policisë së Kosovës për të siguruar të dhëna personale dhe informacione mbi të kaluarën kriminale të një personi.

    Dyshohet se këto të dhëna ajo ia ka dërguar përmes aplikacionit “WhatsApp” një miku të saj, me inicialet A.P., i cili më pas i ka publikuar ato në një emision televiziv më 20 dhjetor 2025.

  • Policia jep detaje për dronin e gjetur në Muçibabë, s’dihet origjina e tij

    Policia jep detaje për dronin e gjetur në Muçibabë, s’dihet origjina e tij

    Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka dhënë detaje lidhur me dronin e gjetur në afërsi të fshatit Muçibabë.

    Ai ka thënë se droni është gjetur i rrëzuar dhe jo duke gjiruar.

    Në emisionin “tre8tre”, Hashani ka thënë se hetimet do të tregojnë prejardhjen e dronit.

    “Me të marrë informatën, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka marrë mjetin. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar dhe nuk kemi informata se nga ka ardhur mjeti. Ky fshat është në kufi, afër pikës kufitare me Serbinë. Ne kemi pasur informatat nga rrugët tona operative dhe e kemi gjetur dronin në tokë. Policia e Kosovës ka marrë informata nga rrugët operative, dhe hetimet në vazhdim do të tregojnë se si është gjetur droni aty”, ka thënë ai.

  • Presidenca thotë se Osmani po e pret Gjykatën Kushtetuese për ta nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve të reja

    Presidenca thotë se Osmani po e pret Gjykatën Kushtetuese për ta nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve të reja

    Presidentja Vjosa Osmani është në pritje të Gjykatës Kushtetuese përpara se ta nënshkruajë dekretin për datën e zgjedhjeve të reja parlamentare.

    Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, tha se ajo i ka njoftuar për këtë edhe partitë në takimimin konsulaltiv, në të cilin nuk mori pjesë Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka dërguar në Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

    “Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, tha Kupina.