ATV

Presidenca thotë se Osmani po e pret Gjykatën Kushtetuese për ta nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve të reja

Written by

in

Presidentja Vjosa Osmani është në pritje të Gjykatës Kushtetuese përpara se ta nënshkruajë dekretin për datën e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, tha se ajo i ka njoftuar për këtë edhe partitë në takimimin konsulaltiv, në të cilin nuk mori pjesë Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka dërguar në Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

“Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, tha Kupina.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *