ATV

Category: ZGJEDHJET

  • Dita e gjashtë e fushatës së LDK-së, Abdixhiku premton pagë 900 euro për policët, ushtarët dhe zjarrfikësit

    Dita e gjashtë e fushatës së LDK-së, Abdixhiku premton pagë 900 euro për policët, ushtarët dhe zjarrfikësit

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubime në Dragash, Prizren, Suharekë dhe Prishtinë, në kuadër të ditës së gjashtë të fushatës.

    Në tubimin e mbajtur në Dragash, i pari i LDK-së u fokusua te familja si shtyllë themelore e shoqërisë dhe e shtetit. Ai prezantoi vizionin për themelimin e një Ministrie për Familjen dhe politika të qëndrueshme shtetërore që synojnë mbështetje ekonomike, sociale dhe demografike për familjet kosovare.

    “Dragashi është ndërtuar mbi familjen. Këtu familja ka qenë sigurim social, mbështetje ekonomike dhe strehë morale. Prandaj Kosova duhet të investojë seriozisht te familja, sepse familja nuk është barrë për buxhetin, por investimi më i sigurt për të ardhmen”, deklaroi Abdixhiku.

    Gjatë tubimeve në Prizren, Suharekë dhe Prishtinë, Abdixhiku kritikoi ashpër qeverisjen aktuale, sipas tij, pesë vitet e fundit kanë qenë vite të humbura për Kosovën.

    Ai u zotua për, investime në arsim dhe çerdhe punësim të garantuar për të rinjtë, zhvillim të shëndetësisë, forcim të sigurisë dhe investime të mëdha në ekonomi dhe zhvillim lokal.

  • Dita e gjashtë e fushatës së PDK-së, Hamza premton barna falas dhe qendra kujdesi për të moshuarit

    Dita e gjashtë e fushatës së PDK-së, Hamza premton barna falas dhe qendra kujdesi për të moshuarit

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, zhvilloi ditën e gjashtë të fushatës së tij elektorale me tubime në Rahovec dhe Gjakovë.

    Në Rahovec, Hamza u takua me qytetarë dhe fermerë, të cilët i quajti “heronj të punës së ndershme që ruajnë traditën dhe kontribuojnë për forcimin e shtetit”. Ai shtoi: “Bashkë. Përpara. Për Rahovecin. Për Kosovën. Për të ardhmen e përbashkët!”

    Në një video të shpërndarë mëngjesin e sotëm, Hamza u shpreh se qytetarët e Kosovës përballen me një zgjedhje të qartë: të vazhdojnë rrugën e pasigurisë dhe kaosit ose të zgjedhin stabilitet, zhvillim dhe shpresë. “Unë zgjedh të ecim përpara për familjet tona, për fëmijët tanë, për Kosovën. Bashkë përpara,” tha ai.

    Kandidati i PDK-së vizitoi gjithashtu Institutin Kombëtar të Teknologjisë dhe Inovacionit (ICK), ku u njoh me projektet më të fundit në fushat e inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike dhe printimit 3D. Ai deklaroi: “Si kryeministër, do të punoj që Kosova të bëhet një shtet i dijes, me ekonomi digjitale të zhvilluar dhe mbështetje të vazhdueshme për inovatorët tanë.”

    Hamza zhvilloi edhe një takim me pensionistët, duke premtuar mbështetje konkrete për këtë kategori: rritje 50% të pensioneve, barna falas dhe qendra kujdesi për të moshuarit.

  • Albin Kurti premton zonë industriale në Podujevë

    Albin Kurti premton zonë industriale në Podujevë

    Në ditën e gjashtë të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi një tubim madhështor në Podujevë, ku kryetari i saj dhe kandidati për Kryeministër të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, prezantoi projektet dhe investimet që Qeveria e ardhshme synon të realizojë.

    Ai gjithashtu foli për projektet specifike për Podujevën: ndërtimin e Liqenit të Pollatës, 14 çerdhe të reja, kompleksin e parë të banesave të përballueshme me 133 njësi, pishinën gjysmë-olimpike, qendrën multifunksionale dhe renovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”.

    Një zotim i veçantë është zona industriale që sipas Kurtit është investimi më i madh në historinë e këtij rajoni.

    “Na duhet një fitore më e madhe se ajo me 9 shkurt,” përfundoi Kurti, duke i bërë thirrje qytetarëve të mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje.

  • Dita e gjashtë e fushatës së AAK-së: Haradinaj premton mbështetje për biznese dhe turizëm

    Dita e gjashtë e fushatës së AAK-së: Haradinaj premton mbështetje për biznese dhe turizëm

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidati për Kryeministër, Ramush Haradinaj, zhvilloi sot ditën e gjashtë të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare me një tubim të madh në Deçan.

    Gjatë tubimit, Haradinaj u shpreh: “Aleanca krah Deçanit. Deçani krah Aleancës. Deçani, me krenarinë dhe njerëzit e tij, e dëshmoi edhe një herë se di të qëndrojë krah ideve të mëdha dhe vizionit për Kosovën.” Ai prezantoi planin 4-vjeçar të AAK-së, vizionin për zhvillim të qëndrueshëm dhe kandidatët e partisë.

    Kryetari i AAK-së theksoi potencialin e Deçanit si qendër turistike dhe rekreative, duke u fokusuar te zhvillimi i turizmit, ekonomisë lokale dhe mirëqenies së qytetarëve. “Ne duhet t’i qëndrojmë krah Deçanit për turizëm, ekonomi lokale dhe mirëqenie për qytetarët,” tha ai.

    Në një videomesazh të shpërndarë gjatë ditës, Haradinaj deklaroi: “Ka njerëz për të cilët flet historia, ka njerëz për të cilët flet populli, e ka edhe të tillë për të cilët flasin aleatët. Ramush Haradinaj është këtu! Gati për të marrë përgjegjësinë si kryeministër i ardhshëm i Kosovës.”

    Përveç takimeve me qytetarët, ai vizitoi edhe biznese lokale dhe ndërkombëtare, duke premtuar mbështetjen e AAK-së për sektorin privat: “Aleanca krah sektorit të bizneseve! Zhvillimi ekonomik ndërtohet duke qenë krah bizneseve që krijojnë vende pune, transferojnë dije dhe hapin tregje të reja.”

  • Dita e gjashtë e fushatës së NISMËS, Fatmir Limaj: Bashkë po e çajmë rrethimin

    Dita e gjashtë e fushatës së NISMËS, Fatmir Limaj: Bashkë po e çajmë rrethimin

    Në ditën e gjashtë të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për Kryeministër të Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, ka vazhduar angazhimet e tij në terren, duke zhvilluar takime të drejtpërdrejta me qytetarë në kuadër të mobilizimit për këto zgjedhje.

    Gjatë ditës, Limaj ka vizituar Shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, duke vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e kësaj shoqate ndaj familjeve dhe fëmijëve në nevojë.

    “Sot, bashkë me kryetarin Kastrati, patëm nderin dhe kënaqësinë të vizitojmë Shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’, një dritë shprese për qindra familje dhe fëmijë në nevojë. Ajo që shohim këtu është shumë më tepër sesa një shoqatë, është dashuri, përkushtim dhe humanizëm i pastër. Halil Kastrati është një humanist i madh, një njeri që po sjell shpresë, gëzim dhe buzëqeshje për ata që kanë më shumë nevojë”, u shpreh Limaj.

    Më pas, fushata u zhvendos në Prizren, ku Fatmir Limaj, së bashku me ekipin e tij, vizitoi tregun e kësaj komune dhe u takua drejtpërdrejt me qytetarë. Gjatë takimeve, ai mori përkrahje të fuqishme nga qytetarët, të cilët u shprehën të vendosur se në zgjedhjet e kësaj të diele do ta votojnë Nismën Socialdemokrate dhe kandidatin e saj për Kryeministër, me synimin për “ta çarë rrethimin”.

    Po ashtu, përmes një video-incizimi me aktivistët dhe përkrahësit e Nismës në Prizren, Limaj u shpreh:

  • “Barazi dhe dinjitet për fitore”, IRDK vazhdon fushatën elektorale në Mitrovicë

    “Barazi dhe dinjitet për fitore”, IRDK vazhdon fushatën elektorale në Mitrovicë

    Në ditën e gjashtë të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim elektoral në Mitrovicë. Kryetari i IRDK-së, Elbert Krasniqi, para mbështetësve theksoi rëndësinë e barazisë dhe dinjitetit, si vlera kyçe të programit politik të partisë, nën sloganin e fushatës “Barazi e dinjitet”.

    Gjatë tubimit, Krasniqi ndau pamje nga Mitrovica, duke shkruar: “Mitrovica, dinjitetshëm për fitoren e IRDK-së 128”, mesazhi që u prit me entuziazëm nga qytetarët e pranishëm.

    Ndërkohë, gjatë ditës Krasniqi ndau edhe pamje nga takimi i së dielës, ku i ftuar ishte kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

    Në postimin e tij, ai theksoi bashkëpunimin mes IRDK-së dhe Qeverisë së Kosovës, duke shkruar:“IRDK sot priti Kryeministrin Albin Kurti. Vlerësime për bashkëpunimin tonë deri më tani në zhvillimin e Republikës dhe përmirësimin e gjendjes së komunitetit. Për të vazhduar bashkë në Kurti 3, angazhim maksimal nga strukturat e IRDK-së. IRDK 128.”

    IRDK ka bërë të ditur se fushata do të vazhdojë me takime me qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës, duke synuar forcimin e përfaqësimit politik dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve.

  • Lumir Abdixhiku premton mbështetje për fëmijët, çiftet e reja dhe energji të sigurt për Kosovën

    Lumir Abdixhiku premton mbështetje për fëmijët, çiftet e reja dhe energji të sigurt për Kosovën

    Në ditën e pestë të fushatës elektorale të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare, me tubime masive në Kacanik, Ferizaj dhe Viti. Kryetari i LDK-së dhe kandidati për Kryeministër i Republikës së Kosovës, Lumir Abdixhiku, prezantoi programin e partisë dhe masat konkrete që synojnë zhvillimin ekonomik, social dhe arsimor të vendit.

    Në Kacanik, Abdixhiku premtoi mbështetje të drejtpërdrejtë për qytetarët.

    Në Ferizaj, kandidati i LDK-së për Kryeministër prezantoi projektin strategjik për energji me fokus në centralin e gazit amerikan, duke siguruar energji të qëndrueshme dhe duke luftuar ndikimin e mafias energjetike. Abdixhiku theksoi se zbatimi i këtij projekti do të ndalë humbjet prej mbi 1 miliard euro nga importi i energjisë dhe do të mbajë paratë e qytetarëve brenda Kosovës për zhvillim lokal.

  • Haradinaj premton rritje të subvencioneve dhe mbështetje për fermerët

    Haradinaj premton rritje të subvencioneve dhe mbështetje për fermerët

    Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Republikën e Kosovës ka hyrë në ditën e pestë, me aktivitete intensive të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili sot ka zhvilluar tubime elektorale në Istog dhe Pejë.

    Gjatë tubimit në Istog, Haradinaj theksoi lidhjen e ngushtë mes Aleancës dhe qytetarëve të kësaj komune, duke deklaruar se “Aleanca është krah Istogut dhe Istogu është krah Aleancës”. Ai e cilësoi tubimin si një bashkim të qytetarëve që refuzojnë të mbeten spektatorë të së ardhmes së tyre. Në këtë takim u prezantuan kandidatët për deputetë të AAK-së, si dhe plani katërvjeçar i partisë, i cili, sipas Haradinajt, përfaqëson vizionin dhe angazhimin real për zhvillimin e vendit.

    Pas Istogut, Haradinaj vazhdoi aktivitetet në Pejë, ku u prit nga mbështetës të shumtë. Duke e quajtur Pejën qytet historik dhe gjithmonë në anën e vendimeve të mëdha, ai tha se këto zgjedhje paraqesin një moment kthese për të ardhmen e Kosovës. Në tubim u prezantua vizioni i Aleancës për katër vitet e ardhshme, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik, ndërtimin e aleancave të forta, si dhe rolin e kulturës si shtyllë e identitetit dhe progresit shoqëror.

    Gjatë ditës, kryetari i AAK-së ka ndarë edhe një video-mesazh kushtuar fermerëve, ku ka prezantuar prioritetet e programit të Aleancës për bujqësinë. Ai premtoi rritje të subvencioneve dhe mbështetje direkte për fermerët, fuqizim të agrobiznesit dhe prodhimit vendor, investime në infrastrukturën bujqësore, teknologji moderne dhe mekanizim bashkëkohor.

  • Fatmir Limaj fton qytetarët dhe bashkëluftëtarët për të mbështetur

    Fatmir Limaj fton qytetarët dhe bashkëluftëtarët për të mbështetur

    Në ditën e pestë të fushatës së Nismës Socialdemokrate, kandidati për kryeministër të Kosovës, Fatmir Limaj, ka vijuar vizitat dhe takimet me qytetarët në të gjithë vendin, duke kërkuar mbështetjen e tyre për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor. Limaj është mirëpritur me entuziazëm të madh në tubimet e ndryshme, ku qytetarët kanë shprehur përkrahje dhe optimizëm për vizionin e tij për të ardhmen e Kosovës.

    Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Limaj ka ndarë momente nga takimet, duke përshkruar atmosferën dhe energjinë pozitive që e shoqëron fushatën e tij: “Nga Vushtrria, me miq e dashamirë, të rreshtuar për ta çarë rrethimin! 122”, shkruan Limaj, duke theksuar bashkimin dhe përkushtimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët.

    Përmes mesazheve të tij të fuqishme dhe takimeve të drejtpërdrejta, Limaj synon të mobilizojë jo vetëm votuesit e zakonshëm, por edhe komunitetin e bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve që kërkojnë ndryshim dhe stabilitet.

    Gjatë takimeve, ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, unitetit dhe pjesëmarrjes aktive në procesin demokratik, duke shtuar: “Të gjithë në rresht, krenarë e bashkë, për të çarë rrethimin. Faleminderit nga zemra për përkrahjen e madhe nga çdo anë e Kosovës”.

  • Bedri Hamza premton lehtësime për bizneset, përfshirë ndryshimin e pagesës së TVSH-së

    Bedri Hamza premton lehtësime për bizneset, përfshirë ndryshimin e pagesës së TVSH-së

    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot aktivitete elektorale në komunën e Suharekës, Shtimes dhe Lipjanit, duke takuar qytetarë dhe duke prezantuar planet e tij për zhvillimin ekonomik para zgjedhjeve parlamentare më 28 dhjetor.

    Gjatë vizitës në Prizren, Hamza zhvilloi biseda me bizneset lokale, duke përfshirë edhe takimin në ESNAF me biznesmenë dhe zejtarë. Ai prezantoi masa konkrete për lehtësimin e barrës financiare dhe burokratike për biznese: ndryshimi i pagesës së TVSH-së për mallrat e importuara pas shitjes dhe jo në kufi, lirimi i bizneseve me qarkullim deri në 10,000€ nga tatimi, dhe tatimi sipas fitimit real për bizneset me qarkullim deri në 30,000€. Përveç kësaj, ai premtoi përmirësim të qasjes në kredi dhe mundësi më të mëdha për investitorët, që do të rrisnin konkurrencën dhe punësimin.

    Në një video të shpërndarë mëngjesin e sotëm, Hamza flet për nevojën e bashkimit dhe tejkalimit të përçarjeve dhe krizave në Kosovë.

    Ndërsa në tubimin e mbajtur në Suharekë, Hamza falënderoi qytetarët për mikpritjen, “Therandë, faleminderit për mikpritjen! Bashkë për mundësi të reja. Hapi tjetër është përpara. Bashkë. Përpara.”