ATV

Category: ZGJEDHJET

  • LDK premton 500 milionë euro për ndërtimin e spitalit të ri qendror, më modernin në ballkan

    LDK premton 500 milionë euro për ndërtimin e spitalit të ri qendror, më modernin në ballkan

    Kryetari i LDK-së dhe kandidati për Kryeministër të Republikës së Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar sot aktivitetet elektorale në kuadër të ditës së nëntë të fushatës për zgjedhjet parlamentare, me tubime në Shtime, Lipjan dhe Prishtinë i cili paraqiti vizionin dhe zotimet programore të LDK-së për qeverisjen e ardhshme.

    Gjatë tubimit në Shtime, Abdixhiku foli gjendjen e vështirë energjetike në vend, duke përmendur faktin se jashtë sallës nuk kishte energji elektrike. Ai tha se kjo pasqyron realitetin e vitit 2026, ku qytete e qytetarë përballen ende me mungesë të energjisë. Megjithatë, sipas tij, brenda sallës kishte një energji tjetër, energjinë e shpresës dhe ndryshimit.

    Në Lipjan, kandidati I LDK-së për Kryeministër dha një pasqyrë të gjendjes socio-ekonomike në Kosovë, duke thënë se realiteti është më i rëndë sesa propaganda. Ai përmendi ikjen e të rinjve, rritjen e kostos së jetesës, pagat e ulëta, nënvlerësimin e punëtorëve, pensionet e pamjaftueshme dhe çmimin e lartë të energjisë elektrike teksa prezantoi zotimet kryesore të programit qeverisës të LDK-së.

    Në fund, Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime dhe të mbështesin LDK-në dhe 110 kandidatët e saj për deputetë, duke i cilësuar ata si kuadro të përgatitur për qeverisje.

  • AAK premton pavarësi energjetike, paga me dinjitet dhe Kosovën drejt NATO-s

    AAK premton pavarësi energjetike, paga me dinjitet dhe Kosovën drejt NATO-s

    Në ditën e nëntë të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vazhduar aktivitetet e saj me tubim elektorale në Rahovec, ku u prit me mbështetje dhe pjesëmarrje të madhe qytetare.

    Kryetari i AAK-së dhe kandidati për Kryeministër të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj nga Rahoveci tha se në Rahovec mbajtëm një takim, i cili u bë një premtim mes njerëzve që besojnë se jeta në Kosovë mund të përmirësohet.

    Gjatë ditës, Haradinaj ndau edhe një videomesazh drejtuar qytetarëve, ku bëri thirrje për pjesëmarrje aktive në zgjedhje.

    Në një tjetër videoincizim, kandidati për kryeministër theksoi rëndësinë e prodhimit vendor të energjisë dhe pavarësisë energjetike të vendit. Ai kujtoi se projektet për prodhimin e energjisë në Kosovë ishin ndërprerë dhe se sot qytetarët dhe ekonomia varen nga tregu dhe çmimet e tregtarëve.

    Gjatë aktiviteteve të ditës, Haradinaj ndau edhe një mirënjohje për këngëtarin e mirënjohur Afrim Muqiqi, zërin e vargjeve të njohura kushtuar Komandant Zahir Pajazitit.
    “Aleanca krah artistëve!”, theksoi ai, duke vlerësuar kontributin e artistëve në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe identitetit kombëtar.

  • AAK, Punë për vendin dhe qytetarët

    AAK, Punë për vendin dhe qytetarët

    Në ditën e tetë të fushatës zgjedhore, aleanca për ardhmërinë e Kosovës, zbaroi në Suharekë, komunë kjo që edhe e zotërojnë.

    E nikoqiri i këtij tubimi elektoral, kryetari bali Muharremaj, s’kruseur fjalët e falënderimet për kreun e partisë, teksa atyre që ia besuan mandatin në krye të komunës, iu kërkoi votë që për nivel qendror.

    Në mesin e shumë qytetarëve, kandidati për deputet nga lista e AAK-së Burim Ramadani, tha se kryetari i komunës është shembull i udhëqesisë, sikurse dhe kandidati për kryeministër, që synon ta marr drejtimin e shtetit.

    Zë i tyre në kuvend premtoi se do të jetë edhe Albana Bytyqi, nëse merr besimin e qytetarëve.

    E vetë ai që synim ka qeverinë, Ramush Haradinaj, u zotua se do të punoi për vendin dhe qytetarët.

    Aleanca, ditën e mbyllën në Klinë, ku patën tubim me qytetarë.

  • PDK premton përkrahje për veteranët dhe invalidët e UÇK-së

    PDK premton përkrahje për veteranët dhe invalidët e UÇK-së

    Nga Bastioni më i madh Drenica, Partia Demokratike e Kosovës, kërkoi përkrahje që në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, të dalin fitues.

    Por para se masës s’iu fliste kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, jehuan thirrjet për UCK-në dhe krerët e saj.

    Nga salla e mbushur me qytetarë, Lushtaku, tha se vendi i duhet një kryeministër që s’bënë dallime në komuna, por iu shërben të gjithëve

    Salla u elektrizua kur kandidati për kryeministër Bedri Hamza, përshëndetit ish-presidentin Hashim Thaçi, që po gjykohet në Hagë.

    E nga premtimet e tij, ndër prioritetet e para do të jenë edhe ata që i shërbyen vendit në kohë lufte.

    Këtu u prezantuan edhe kandidatët për deputet që vijnë nga kjo komunë e që në total janë 14.

  • Vetëvendosje në Kamenicë, kërkon votë që qeverinë ta bëjë e vetme

    Vetëvendosje në Kamenicë, kërkon votë që qeverinë ta bëjë e vetme

    Lëvizja vetëvendosje ditën e nisi në Kamenicë, në takim me qytetarë

    Ati kryetari I partisë që po kërkon mandatin e tretë si kryeministër Albin Kurti, kërkoi votë që këtë herë ta bëjnë qeverinë vetë, e mos të varën nga partitë e tjera.

    Por nuk la anash as premtimet, nëse synimin për ta vazhduar punën në qeveri e arrin me 28 dhjetor.

    Kurti vizitoi edhe Junikun, ku u zotua për investime në bujqësi.

    Lëvizja vetëvendosje ditën e mbylli në kryeqytet ku takoi qytetarët.

  • Abdixhiku në Anamoravë: Autostrada prioritet i qeverisë së LDK-së

    Abdixhiku në Anamoravë: Autostrada prioritet i qeverisë së LDK-së

    Në ditën e tetë të fushatës zgjedhore, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdoi takimet me qytetarët në Anamoravë, ku kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, prezantoi zotimet konkrete të LDK-së, që prekin rajonin por edhe vendin.

    Fokusi kryesor ishte Autostrada e Anamoravës, e cilësuar si projekt strategjik kombëtar.

    Abdixhiku theksoi e Anamorava do të jetë prioritet qeverisës, me investime në infrastrukturë, zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.

    Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, LDK garon me numrin 123.

  • Lista Serbe kërkon 10 Mandate, Premton siguri dhe dinjitet për Serbët

    Lista Serbe kërkon 10 Mandate, Premton siguri dhe dinjitet për Serbët

    Lista Serbe ditën e nisi në Shtërpcë, komunë kjo që kanë udhëheqin

    E si në nivel lokal, partia më e madhe serbe, kërkoi nga qytetarët e këtij komunitet, që tua japin besimin edhe për zgjedhjet nacionale.

    Masës fillimisht iu drejtua kryetari i komunës Ivica Tanasijević, i cili u kërkoi bashkëqytetarëve që mos ta lënë këtë parti nën 10 deputet në kuvend.

     “Dhjetë mandatet në Kuvendin e Kosovës na garantojnë se jemi shtyllë e pashmangshme në ruajtjen e interesave tona dhe në mbrojtjen e popullit tonë në këto hapësira. Një votë për Listën Serbe është votë për një të nesërme më të mirë, për një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë, për qëndrim dhe mbijetesë. Është votë për një jetë të qetë dhe dinjitoze për çdo njeri. Votojmë që të jemi zot në tokën tonë, që zëri ynë të dëgjohet dhe të respektohet. Në këto zgjedhje nuk mbrojmë vetëm një të nesërme më të mirë, por edhe vatrat tona shekullore, historinë tonë të pasur, faltoret, ruajmë nderin e të parëve tanë dhe tokën që na është lënë trashëgimi”, tha kryetari i Shtërpcës, Ivica Tanasijević

    Nga kryesia e partisë, Igor Simiq që për disa mandate qe deputet në kuvendin e Kosovës, kërkoi votë për siç tha, që të fitoi populli serb.

     “Në Listën Serbe besojmë se kryeqyteti i të gjithë serbëve është Beogradi dhe jo Prishtina, dhe të gjithë në këtë sallë e dinë mirë këtë. Fatkeqësisht, po ashtu e dini se në radhët tuaja, në radhët e popullit serb, ka disa që janë mashtruar nga Prishtina, u kanë premtuar gjëra, u kanë dhënë dhurata të ndryshme. A është e mundur që një njeri të blihet për 100 euro, që për 100 euro të shesë të ardhmen e fëmijëve të vet dhe të popullit të vet? Nga ana tjetër, përballë nesh është një njeri që ka votuar për t’u marrë toka bujqve serbë në Zubin Potok dhe Leposaviq, që nuk u kundërshtua kur u formua muzeu i gjenocidit të serbëve në Kosovë, që nuk tha asnjë fjalë kur u sulmuan institucionet tona, Qendra për Punë Sociale, kur u përpoqën ta vështirësonin maksimalisht jetën e popullit tonë”, u shpreh Simić.

    Sipas përfaqësuesve të kësaj partie, prioritet mbeten siguria, mbrojtja e pronës dhe institucioneve serbe, si dhe krijimi i kushteve për qëndrim dhe jetë të dinjitetshme të qytetarëve.

  • Në ditën e shtatë të fushatës, NISMA ua dedikon mërgimtarëve

    Në ditën e shtatë të fushatës, NISMA ua dedikon mërgimtarëve

    Kryetari i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi me votimin e numrin 122 “qahet rrethimi”.

    Sipas Limajt, votimi i numrit 122, është veprim i guximshëm në të mirë të vendit.

    Ky takoi edhe mërgimtarë, të cilët sipas tij do t’i ndihmojnë në misionin për ta qarë rrethimin.

    Madje këta vazhdojnë t’i drejtohen Limajt me nofkën e luftës.

    Diasporës me mesazh, iu drejtua edhe kandidatja Arbreshë Krasniqi.

    NISMA Socialdemokrate garon me 110 kandidatë.

  • LVV premton siguri dhe begati në gjakovë

    LVV premton siguri dhe begati në gjakovë

    Numri një në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në ditën e shtatë të fushatës, mestjerash e kaloi edhe në Gjakovë.

    Ky tha se salla është nxehur në 116 gradë farenhajt.

    Sipas Kurtit, me LVV-në në qeverisje, kosovarët do të kenë siguri dhe begati.

    Kurti premtoi edhe rritje të shtesave për fëmijët.

    Ai tha se sa më shumë fëmijë aq më shumë ndihmë nga shteti.

    Kurti tregoi se do ta vazhdojë sërish projektin e supërpunës, nëse fiton zgjedhjet.

    Vetëm se tash, do të bëhet edhe superpuna për gratë, sipas Kurtit.

    Sipas Kurtit, me mandatin e ri të LVV-së, kosovarët do të kenë edhe kontrollime shëndetësore.

    Ndërkaq edhe Mimoza Kusari, gjakovarja që udhëheq alternativën që ka koalicion me LVV-në, iu drejtua të pranishmëve.

    Numri i kolicionit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, është 116.

  • PLE paralajmëron befasitë për zgjedhje

    PLE paralajmëron befasitë për zgjedhje

    Partia Liberale Egjiptiane, synon t’i ketë dy deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

    Kryetari i partisë, Veton Berisha, njëherësh numri një në listën e PLE-së, thotë se kështu arrihet ajo që ai e quan fitore e madhe.

    Kështu, Berisha bënë thirrje që të votohet numri 120 të dielën e zgjedhjeve.

    “Është koha që të gjithë bashkë të e mbështesim shtëpinë e vetme të popullit Egjiptian dhe Ashkali e ajo ështe Partia Liberale Egjiptiane-PLE”, shkroi Berisha në rrjete sociale.

    Edhe numri dy në listën e PLE-së, Bashkim Krasniqi, kërkoi votë, ndërsa tha se fushata e tij do të jet modeste.

    Krasniqi premtoi për befasi në ditën e zgjedhjeve.

    PLE garon me 74 kandidatë.