ATV

Category: ZGJEDHJET

  • Kronika zgjedhore: Dita 4 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 4 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e katërt të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • AAK në ditën e katër, kërkon mbështetje nga qytetarët

    AAK në ditën e katër, kërkon mbështetje nga qytetarët

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, gjatë të martës kërkoi mbështetjen e qytetarëve për kandidatin Ali Krasniqi në Obiliq.

    Se sa i rëndësishëm është fokusi në këtë komunë e tha vetë Haradinaj duke kthyer në vëmendje vendimet që ai vetë i mori kur ishte kryeministër për Obiliqin.

    Kësisoj ai thotë se me Krasniqin në krye, Obiliqi do të zhvillohet edhe më shumë.

    Vota nga qytetarët po kërkon edhe Nazim Gagica i cili po garon për Gjilanin,

    Në një video që postoi në Facebook, Gagica shpalosi programin qeverisës për Gjilanin.

    Fokusin thotë se do ta ketë në shëndetësi.

    Në një komunë tjetër, në Suharekë, edhe për një mandat garës i ka hy Bali Muahrremaj.

    Në katër vjetet e ardhshme, ai thotë se do të ketë internet falas në të gjithë qytetin.

    Aktiv gjatë ditës ishte edhe kandidati i Prizrenit, Besnik Krasniqi.

    Krasniqi thotë se qytetarët po reflektojnë pozitiviet në takimet që po zhvillojnë, derisa tha se janë të interesuar për ndryshim.

    Në Strellc të Decanit, kryetari aktual i cili po synon edhe një mandat tjetër, Bashkim Ramosaj takoi afaristë dhe banorë të këtij fshati të cilëve iu ofroi mbështetje.

  • Vetëvendosje kërkon votën, premton ndryshime në çdo komunë

    Vetëvendosje kërkon votën, premton ndryshime në çdo komunë

    Anëtarë e kandidatë të Vetëvendosjes edhe në ditën e katër të fushatës zgjedhore kanë vazhduar takimet me qytetarë në lagje e fshatra rreth e qark Kosovës.

    Kandidati për Prishtinën, Hajrulla Ceku zgjodhi Kodrën e Trimave për të takuar banorë të kësaj zone. Sipas tij, në cdo takim që po zhvillon po sheh gatishmëri për ndryshim, derisa po premton që zëri i tyre do të dëgjohet.

    Vota për Alban Hysenin kryetar edhe për një mandat kërkoi lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

    Ndërkaq kandidati për Podujevën i cili po synon edhe një mandat tjetër për Podujevën, Shpejtim Bulliqi përmes një video ka treguar se premtimet i mbajti për fushën e arsimit derisa tha se nuk do të heq dorë edhe më tej për perfeksionimin e këtij dikasteri.

    Për një mandat tjetër po garon edhe Qemajl Aliu në Shtime. Në takim me disa sipërmarrës premtoi edhe më tej mbështetje, duke thënë se bizneset e reja janë vende të reja pune.

  • Dita katër, kandidatët e PDK-së aktiv, premtojnë investime të ndryshme

    Dita katër, kandidatët e PDK-së aktiv, premtojnë investime të ndryshme

    Planet për Kodrën e Trimave i pati në fokus të martën në ditën e katër, kandidati i PDK-së, për Prishtinën, Uran Ismaili.

    I njëjti në këtë lagje, nga ora 19:00 zhvilloi takim me qytetarë.

    Kandidati për Vushtrrinë nga PDK, Ferit Idrizi pas takimit me dy futbollist premtoi se të rinjtë do të kenë përkrahje. Idrizi poashtu, votën edhe për një mandat tjetër e kërkoi edhe në lagjen Kaqanolli të fshatit Dobërllukë.

    Përkrahje për klubet sportive premtoi edhe kandidati për Mitrovicën, Arian Tahiri.

    Po ashtu si kryetar i ardhshëm, Tahiri tha se do të angazhohet për krijimin e mundësive të reja për gratë në Mitrovicë, duke ofruar trajnime profesionale, mundësi punësimi dhe mbështetje për bizneset e reja të tyre.

    Përveç prezantimit të kandidatëve për asamble në Facebook, kandidati i PDK-së për Drenas, Petrit Hajdari thotë se mori vulën e fitores pas takimit me qytetarët e Verbovcit.

    Besim për ta udhëhequr Lipjanin nga PDK-ja po kërkon Shukri Buja. Buja edhe në ditën e katër të fushatës ka takuar banorë të fshatrave të ndryshëm, duke ua premtuar mbështetjen nëse ai bëhet kryetar.

    Investime për Turizëm për Rahovecin premtoi kandidati Edon Cana.

    Partia Demokratike e Kosovës që garon me numrin 191 në zgjedhjet e lokale tubimin kryesor e mbajti në Gjilan, ku prezantoi kandidatin Riad Rashitin dhe u shpalos programi qeverisës.

  • PSD-ja premton përmirësim të kushteve të jetesës

    PSD-ja premton përmirësim të kushteve të jetesës

    “Derë më derë” kandidatja e PSD-së, për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini e ka vazhduar aktivitetin e saj të fushatës duke kërkuar besimin për kryetare.

    Në ditën e katërt të fushatës Besa Shahini, prezantoi politikat komunale që ulin shpenzimet mujore.

    Ngjashëm, aktive gjatë ditës qe edhe bashkëpartiakja e saj që garon në komunën e Decanit, Natyra Kuci.

    Gjatë të martës, Kuci shkoi në fshatin Vranoc i Vogël, ku paraqiti gjendjen e urës kryesore të fshatit, për të cilin tha se paraqet rrezik për të gjithë e sidomos për fëmijët.

    Me Natyra Kucin, në krye të Decanit u zotua se do i jep prioritet përmisimit të kushteve infrastrukturore të fshatrave, përkundër interesave politike.

    Edhe kandidati për kryetar komune në Kamenicë, Qëndron Kastrati, ka kërkuar mbështetje nga kamenicasit, nën slloganin “PËR KAMENICËN DESTINACION”.

  • “Lidhja e Prishtinës”, prezanton ekipin garues për kuvendin komunal

    “Lidhja e Prishtinës”, prezanton ekipin garues për kuvendin komunal

    Lidhja e Prishtinës, hapi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tëtorit të hënën.

    Kjo iniciativë politike që bartës të listës ka Fehmi Kupinën, po kërkon mbështetjen e prishtinasve, që t’i ruaj edhe më tej vendet në kuvendin komunal.

    Me numrin 115 garojnë, e sipas Kupinës “Lidhja e Prishtinës” fokusohet në infrastrukturë e arsim.

    “kerkesat e juaja do të jenë agjenda jonë, lagje të jetuesheme për qytetarë e jo për interesa partiake… do të ketë barazi në investime,… arsimi e ardhme për fëmijë, 115-shi, në Prishtinë garon me 56 kandidatë për Asamble.

  • LDK-ja prezanton programet qeverisëse nëpër komuna

    LDK-ja prezanton programet qeverisëse nëpër komuna

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, në ditën e katër të fushatës zgjedhore publikoi një video në të cilën prezantoi zgjerimin e linjës së autobusëve urban nëpër lagjet e kryeqytetit, qe tha se u bë për herë të parë.

    Përparim Rama, i cili po kandidon për një mandat të dytë, tha se po synon lidhjen e zonës rurale me atë urbane.

    Takime me qytetarë nuk pati gjatë të martës, veç aktiv qe në rrjete sociale.

    Në facebook Rama i LDK-së, që garon me numër 113, prezantoi edhe projektin për lidhjen infrastrukturore të Arbërisë me qendrën e qytetit.

    Aktiv qe edhe bashkpartiaku i tij, në komunën e Prizrenit, Driton Selamanaj,

    Para qytetarëve preaznoti programin qeverisës për realizimin e të cilit kërkoi mbështetje nga ata.

    Tubimin kryesor Lidhja Demokratike e Kosovës, e pati në Klinë. Në këtë komunë u prezantua Arben Limanaj, për të cilin u kërkua mbështetje.

    Veç premtimeve para të pranishmëve u prezantuan edhe kandidatët për asamble të Klinës.

  • Nisma në Prizren prezanton kandidaten për kryetare komune

    Nisma në Prizren prezanton kandidaten për kryetare komune

    Nisma Socialdemokrate hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren.

    Të martën, u prezantua kandidatja për kryetarë të kësaj komune, Albulena Balaj-Halimaj.

    Nga shatërvani i Prizrenit, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, kërkoi mbështetje për Albulenën.

    Derisa u prit me duartrokitje, Balaj-Halimaj prezantoi programin e saj qeverisës.

    Aktive qe këto ditë edhe Xhevahire Izmaku, kandidatja për Vushtrrinë.

    Ajo ndau një video në rrjete sociale, duke treguar për gjendjen e rëndë të lagjeve në Vushtrri.

    Sipas Izmakut, Vushtrria meriton një pushtet që punon për njerëzit e saj e ajo tha se do të jetë zëri i tyre.

  • KQZ: Vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve

    KQZ: Vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të martën se po vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe përfaqësuesve të mediave për monitorimin e zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvendet komunale, që do të mbahen më 12 tetor 2025.

    Sipas njoftimit të KQZ-së, kërkesat për akreditim duhet të dorëzohen online brenda disa afateve të përcaktuara.

    Deri më 17 shtator 2025 është afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike, të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

    Deri më 27 shtator 2025 është afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare si dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja.

    Ndërsa deri më 7 tetor 2025 është afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare.

    Nga KQZ-ja kanë thënë se janë në fazën finale të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, me qëllimin kryesor garantimin e transmetimit në kohë dhe pa probleme të rezultateve preliminare, pas sfidave që shoqëruan procesin zgjedhor të mëparshëm në shkurt të këtij viti.

  • Kronika zgjedhore: Dita 3 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 3 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.