ATV

Category: ZGJEDHJET

  • Policia ndalon edukatoren në Pejë për 48 orë për keqtrajtim të një fëmijës

    Policia ndalon edukatoren në Pejë për 48 orë për keqtrajtim të një fëmijës

    Një edukatore në Pejë është arrestuar sot nën dyshimet se ka keqtrajtuar një fëmijë.

    Në një lidhje direkte në emisionin “COMPASS” në ATV, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, konfirmoi rastin.

    “Dyshohet se është ushtruar dhunë ndaj një fëmije të moshës së ndjeshme, konkretisht 2-vjeçare. Në këtë rast, edukatorja e kopshtit fillimisht është intervistuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë,” tha Nikçi.

    Rasti fillimisht është raportuar nga prindërit e fëmijës, të cilët kishin dyshime për keqtrajtim.

    Mirëpo, pas sigurimit të incizimeve, prokuroria ka hasur në dhunë fizike.

    Sipas zëdhënësit të prokurorisë në Pejë, brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të paraqesë kërkesë për të siguruar praninë e të pandehurës në procedurë penale.

    Për më shumë detaje, ndiqni videon më poshtë.

  • Kronika zgjedhore: Dita 19 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 19 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e nëntëmbëdhjetë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Buzhala:Rama ka abuzuar me pushtetin

    Buzhala:Rama ka abuzuar me pushtetin

    Gazetari Mentor Buzhala akuzoi kryetarin aktual të kryeqytetit, Përparim Ramën, për abuzim me pushtetin.

    Sipas Buzhalës, shmangia nga ballafaqimi me kundërkandidatët është në favor të Ramës.

    “Gjithë kohës do të sulmohet për dy arsye: e para, sepse ka abuzuar me pushtetin – unë kam rreth 150 shkrime për këtë; dhe e dyta, sepse nuk i ka përmbushur premtimet,” deklaroi Buzhala.

    Ai vlerëson se nëse do të kishte një debat mes kandidatëve për Prishtinën, më i dëmtuari në këtë mes do të ishte kandidati i PDK-së, Uran Ismaili.

    “Edhe në këtë kuptim, pse ai duhet të përballet? Me çfarë? Gjatë gjithë kohës në debat do të jetë në mbrojtje, sepse do të sulmohet vazhdimisht. Nëse do të kishim një debat me tre persona, më i dëmtuari do të ishte Ismaili, sepse debati do të orientohej te Çeku dhe për akuzat ndaj tij,” tha Buzhala.

    Për më shumë detaje, ndiqni videon më poshtë.

  • Demi tregon si duhet te zhvillohen debatet

    Demi tregon si duhet te zhvillohen debatet

    Gjatë debatit në emisionin “CONTEXT” në ATV, Agron Demi nga Instituti ATLAS ka propozuar mënyra më efikase për organizimin e debateve gjatë fushatës zgjedhore.

    “Sipas meje, do të duhej të bëhej njëfarë orari i përbashkët medial, ashtu siç ndodh në Amerikë. Organizohen debate me short, disa kandidatë shkojnë në një medium, me të njëjtin format dhe të njëjtat pyetje, për shkak se tash po shoh që debatet po përsëriten – njësoj në RTK, njësoj në KTV,” tha Demi.

    Ai theksoi se sot situata me mediat është shumë më ndryshe krahasuar me të kaluarën.

    “Para 8 apo 12 vitesh, kur mbaheshin fushatat, i kishe vetëm tri televizione dhe ishte më e lehtë për secilin kandidat të merrte pjesë. Tash, deri te kanali numër 10, janë 9 televizione që organizojnë debate ,” shtoi Demi.

    Për më shumë detaje, ndiqni videon më poshtë.

  • Zeqiri: Tregon arsyen pse Rama nuk po merrë pjesë në debatet televizive

    Zeqiri: Tregon arsyen pse Rama nuk po merrë pjesë në debatet televizive

    Gazetari Florent Zeqiri, në emisionin “CONTEXT” në ATV, ka shpjeguar arsyen pse kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, nuk ka marrë pjesë në debatet televizive.

    “Sipas informatave që kam, Përparimi nuk e ka pranuar përballjen e sotme sepse ka dhënë njëfarë premtimi për të qenë më 6 tetor në një medium të caktuar, dhe deri atëherë nuk e ka ndërmend të marrë pjesë në debate të tjera,” tha Zeqiri.

    Ai kritikoi këtë qasje, duke e cilësuar si të papranueshme shmangien e përballjeve publike, sidomos në media të rëndësishme.

    “Është e papranueshme të iket nga përballja në mediume, sidomos në televizione kryesore. Në fund të fundit, është televizioni ai që informon qytetarët dhe, në një farë forme, ndihmon që ata të krijojnë mendim se kujt t’ia japin votën,” theksoi Zeqiri.

    Për më shumë detaje, ndiqni videon më poshtë.

  • Sefaj: Shmangia e debateve është arrogance, duhet të hakmerren në balotazh

    Sefaj: Shmangia e debateve është arrogance, duhet të hakmerren në balotazh

    Analisti Ali Sefaj ka kritikuar kandidatët që shmangin përballjet publike në kuadër të zgjedhjeve lokale, duke e quajtur këtë sjellje një formë arrogance, për të cilën, sipas tij, qytetarët duhet të hakmerren në raundin e dytë të zgjedhjeve.

    “Në rast se ndonjëri prej kandidatëve nuk vjen të ballafaqohet me kundërkandidatët, ata që nuk e kanë fatin të kalojnë në balotazh, ose që nuk i marrin votat për të shkuar në raundin e dytë, duhet të mos e mbështesin ose ta kundërshtojnë,” deklaroi Sefaj.

    Sipas tij, zgjedhjet në Kosovë nuk fitohen përmes rrjeteve sociale.

    “Unë mendoj se në Kosovë nuk fitohet me Facebook e as me TikTok. Nëse do të fitohej kështu, Uran Ismaili do ta kishte fituar garën katër vite më parë, sepse e kishte një ndër fushatat më të mira që janë parë në Ballkan, jo vetëm në Kosovë,” theksoi Sefaj.

    Për më shumë detaje, ndiqni videon më poshtë.

  • Kandidatët e VV-së zotohen për mbështetje të fuqishme ndaj fermerëve dhe zhvillim gjithëpërfshirës

    Kandidatët e VV-së zotohen për mbështetje të fuqishme ndaj fermerëve dhe zhvillim gjithëpërfshirës

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku e ka vendosur zhvillimin ekonomik si një nga shtyllat kryesore të platformës së tij.

    Çeku tha se bizneset janë motor i rëndësishëm i rritjes dhe mirëqenies në kryeqytet duke shtuar se platforma e tij ofron zgjidhje të bazuara në realitet.

    Në Gjilan, kryetari aktual Alban Hyseni, që kërkon mandatin e dytë, është zotuar për vazhdimin e mbështetjes për ndërmarrësinë, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, si dhe për ndërtimin e një Qendre për të Moshuarit me standarde moderne.

    Kryetari aktual i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka prezantuar projektin e parkut në Kopërnicë me investim prej 288 mijë eurosh, si pjesë e vizionit për përmirësim të jetës në çdo lokalitet të komunës.

    Në Mitrovicë, kandidati Faton Peci ka premtuar rigjallërimin e zonave të Vinarcit e Luginës së Ibrit me zhvillimin e infrastrukturës, ujësjellësit dhe mirëmbajtjes së liqenit.

    Në Lipjan, kandidati Ilir Qeriqi ka denoncuar ndërtime të egra që rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe është zotuar për një qasje të re në planifikimin urban dhe sigurinë publike.

    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është zotuar për vazhdimin e mbështetjes për fermerët, përmes dhënies së pajisjeve moderne dhe përkrahjes në prodhim bujqësor.

    Në Suharekë, kandidati Hamdi Bytyçi ka bërë një zotim se 100% e pagës së tij, gjatë mandatit, do të dedikohet për bursa për studentët.

    Në Ferizaj, kandidati Enver Haliti ka premtuar ndërtimin e ngrohtores qendrore afër Kazermës së Ferizajit, me impiantin e kombinuar solar të fuqisë 50 MW.

    Në Vushtrri, Sylejman Meholli ka shpalosur një plan për ringjalljen e sektorit të bujqësisë duke përfshirë subvencione për qumështin, kultivimin e patates, shpezëtarinë dhe ndërtimin e një tregu të gjelbër funksional.

    Në Malishevë, Valon Hoti është zotuar për mbështetje të madhe për bujqësinë, përmes subvencioneve, mekanizimit modern dhe politikave që favorizojnë prodhuesin vendor.

  • Dita e 19-të e fushatës, premtimet kyçe të kandidatëve të PDK-së në komuna

    Dita e 19-të e fushatës, premtimet kyçe të kandidatëve të PDK-së në komuna

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismajli, premton një qytet funksional me theks në infrastrukturë, ndriçim publik, legalizim të pronave dhe transport të përmirësuar, veçanërisht në lagjen Kolovica.

    Në Gjilan, kandidati Riad Rashiti ka vendosur shëndetësinë primare në qendër të programit të tij, duke premtuar investime prej 4.7 milionë eurosh.

    Rrahim Tërnava në Fushë Kosovë ka premtuar transformimin urban përmes ndërtimit të sheshit përgjatë rrugës “Nëna Terezë”, përmirësime në infrastrukturë, ujësjellës dhe kanalizim, si dhe digjitalizim të shërbimeve komunale.

    Përparim Ramusa në Shtime ka vendosur zhvillimin ekonomik si prioritet, duke premtuar mbështetje për bizneset lokale dhe krijim të vendeve të reja të punës.

    Ferit Idrizi në Vushtrri premton vazhdimin e investimeve edukative në bashkëpunim me sektorin privat për aftësimin profesional të nxënësve.

    Arian Tahiri në Mitrovicë është fokusuar në përkujdesjen për të moshuarit, duke premtuar ndërtimin e një shtëpie të dinjitetshme për ta dhe aktivitete sociale për këtë kategori.

    Në Pejë, Arta Vokshi – Nallbani ka vënë theksin në ekonominë lokale, duke dëgjuar bizneset dhe qytetarët me qëllim ndërtimin e një Peje më të drejtë dhe më të fortë.

    Shaqir Totaj në Prizren, që synon mandatin e dytë, ka përqendruar fushatën në shëndetësi, me investime të reja në QKMF.

    Totaj bashkë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ka zhvilluar takim edhe me studentët e Prizrenit ku është zotuar për bashkëpunim të ngushtë me të rinjtë dhe i ka inkurajuar ata të angazhohen aktivisht në ndërtimin e së ardhmes së qytetit.

  • NISMA vazhdon fushatën elektorale, premton subvencionim për testin NIFT

    NISMA vazhdon fushatën elektorale, premton subvencionim për testin NIFT

    Por si kandidate për kryetaren e Prizrenit, Albulena Balaj Halimaj nga Nisma Socilademokrate ka premtuar subvencionim nga komuna për çdo grua që merr rekomandim nga gjinekologu për të bërë këtë test.

    Kandidatja e Nismës gjatë së mërkurës ishte në vizitë edhe në Shoqatën e e Bjeshkatarëve “Sharri”.

    E mbështes fuqishëm çdo iniciativë që nxit zhvillimin e qëndrueshëm dhe i inkurajoj bjeshkatarët të vazhdojnë me pasion në misionin e tyre për ta bërë Prizrenin një destinacion të veçantë për turistët vendas e të huaj deklaroi Albulena Balaj Halimaj.

    Balaj Halimaj vazhdoi aktivitet zgjedhore gjatë ditës.

    Ajo priti në takim ekipin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian. Gjatë takimit u ndanë përvojat nga fushata zgjedhore, sfidat dhe rëndësinë e një procesi transparent e gjithëpërfshirës. Aty u theksua po ashtu edhe roli i grave në garën për udhëheqje komunale.

    Kryetari aktual i Malishevës, Ekrem Kastrati, kandidat edhe për një mandat në krye të komunës ka zhvilluar takime me banorët e Mleqanit dhe Tërpezës.

    Kastrati më pas vazhdoi edhe në fshatin Temeqin dhe Bardh. Sipas kryetarit aktual këto fshatra janë të vendosur për fitoren e madhe të Nismës në Malishevë.

    Kurse kandidatja tjetër grua e Nismës për Vushtrrinë Xhevahire Izmaku vazhdoi takimet me gratë e qytetit.

  • Zhvillim ekonomik, shëndetësi dhe turizëm, prioritetet e kandidatëve të LDK-së

    Zhvillim ekonomik, shëndetësi dhe turizëm, prioritetet e kandidatëve të LDK-së

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama, i cili kandidon edhe për një mandat të dytë promovoi projektet e realizuara, si transformimi i hapësirave publike në Postën e Kosovës, dhe theksoi se në Qendrat e Mjekësisë Familjare po ofrohen kontrolle mamografie falas.

    Në Deçan, kandidati Jeton Mushkolaj premton bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat, duke e konsideruar partner strategjik për zhvillim të qëndrueshëm.

    Arbër Ismajli kandidat për kryetar të Gjilani, ka prezantuar tri projekte për lagjen Pogragjë ndër to edhe shndërrimin e Kalasë së Pogragjës në destinacion turistik.

    Ndërsa në Fushë Kosovë, kandidati Besnik Osmani është zotuar për mbështetje të vazhdueshme për bizneset artizanale dhe fuqizimin ekonomik të grave.

    Mbështetje për bizneset e vogla e familjare premtoi Gëzim Plakolli nëse arrit të bëhet I pari I komunës së Mitrovicës.

    Në Rahovec, kandidati Burim Krasniqi ka prezantuar projektin SOS Butoni, aplikacion synon t’u vijë në ndihmë qytetarëve në raste urgjente shëndetësore. Krasniqi ka theksuar se ky projekt do të realizohet brenda vitit të parë të mandatit.

    Driton Selmanaj, kandidati për Prizren, ka prezantuar konceptin e “One-stop-shop” për bizneset e qytetit, një platformë që synon të lehtësojë ofrimin e shërbimeve financiare e tatimore.

    Sokol Haliti, aktualisht në krye të komunës së Vitisë, kërkon votën për një mandat tjetër, duke prezantuar rezultatet e arritura në vendbanime si Radivojci dhe duke u zotuar për vazhdimin e projekteve zhvillimore në të gjitha fushat jetike.

    Ditën e 19-të të fushatës, kandidati për kryetar të Ferizajt, Visar Azemi, ka kritikuar pushtetin aktual për mungesë të realizimit të projekteve të premtuara.